ka shume menyra permes te cilave nje film “te jete” i vleresuar. Mesiguri edhe ky do kete gjetur menyren e vet per t’ia mberritur.
Konfirmimin (konfirmimi dhe konforti duhet te kene te njejten rrenje etimologjike) e vleresimit (rehatine e mepasme te gjykimit) nganjehere e gjen edhe permes nje interviste te vete autorit (autores) se nje vepre artistike. Në nje te fundit te regjizores, lexoja se, pas nje montazhi të parë, filmi i saj zgjaste 3 ore (nderkohe qe ai i shfaqur ne kinema, vetem 1 ore e 35 minuta). Regjizorja shpjegonte se si kish hequr skena te tera, bile edhe me personazhe qe nuk figurojne ne varjantin perfundimtar.
Kur ke pare filmin, kupton qe ka bere shume mire (arsyet mund ti diskutoj vetem me dike qe ka parë filmin). Kupton po ashtu qe, ndofta, nje tjeter menyre per te thene se çeshte nje film i mire mund te jete dhe kjo: nje film i mire eshte nje kronike e ‘pafundme’ jete, por qe nje regjizor ka ditur ta rrudhe në nje kohezgjatje më te shkurter. Ose thene ndryshe: pikerisht ndjesia qe të lë nje i tille ne fund te tij : deshira qe mos kish ‘te sosur’ (te mos mbaronte “aq shpejt”).
Dua te them: nganjehere, ajo puna e ‘vleresimit’, eshte e thjeshte fare: spektatori nuk do qe filmi te mbaroje. Dhe kjo ndjesi e tij, ne fakt, eshte merite, dmth dhe vlerë (e filmit, sigurisht)
po, kjo qendron gjithmone. Dhe perben nje sinjal te mire.
(te zbuloj se nuk desha te thoja egzaktesisht “te jete i vleresuar” se nuk duhet te kete rendesi vleresimi per se, por as desha te perdor “ben kinema te mire” sepse jo cdokush mund te perdore ca terma, kerkon nje nivel njohurish ne kete pune. Dhe desha me thene ka menyra te ndryshme per te bere kinema te mire dhe ky film patjeter ka gjetur menyren e vet sesi (bazuar ne cfare ke shpjeguar ne recensen).
Por mora pergjigje qe me hyn ne pune patjeter)
i hodha nje sy trailerit. Trailer s’eshte baze per te folur, por pare edhe analizen e bere gjithashtu, krijova pershtypjen se fuqia e krijimit ushqehet nga liria e madhe ne personalitet te kesaj vajze brez millenium.
po te ishte keshtu do e merja me rezerva pak. Personalisht, megjithe lirine e individualizmin (ne sensin anti-mainstream) e jashtezakonshem te ketij brezi masiv, megjithqe i kane dhuruar nje freski plot oksigjen botes se sotme, dyshoj qe aspiratat e tyre tejkalojne interesat e tyre vetjake (mendoj, ka mundesi kete e determinon individualizmi i tyre, si vecori e inkurajuar heret ne kete grup te madh shoqeror). Kam pershtypjen kemi te bejme me nje brez te painteresuar per boten dhe qe tani per tani mbetet i okupuar me eksplorimin e individualizmit e lirise vetjake. Mendimi im eshte se, permes mjeshterise ne zoterimin e te drejtave personale, millenials po shndrrohen ne shfrytezuesit e ardhshem te botes se trete te paditur e lene ne injorance, ndonese jo i drejtperdrejte shfrytezimi, dhe jo me te njejtat metoda klasike si koleget bashkekohore te klases milionere. Pra behet fjale per borgjezi neoliberale, e cila nuk ka asete bankare, ama gjithe duke qene loosers, sigurojne pa problem pushtete e te drejta.
Millenials jane ende ne fazen qe e habisin brezin paraardhes, dhe fenomenet e lirive te personaliteteve te tyre kane kohe qe jane subjekt i asaj kinemaje qe konsiderihet e mire, pikerisht prej vleres se shtuar qe i jep autoriales, individualiteti i njeriut. Shembuj ka plot, qe nga Amy Schumer e Trainwreck, deri tek “Get out” e Jordan Peele.
E gjithe kjo llafologji qe bera, per te thene qe, nese klecka qendron tek ekscentralizmi i vajzes heroine, do doja ta merrja me ca rezerve vleren e ketij filmi. Do doja te gjeja te tjera arsye per krijim, pervec frymezimit prej moskokecarjes mbi te pergjithshmen, nga millenials.
It is clear that Serraille has made a portrait of a very specific individual but that she’s also saying something more general about her own generation. The thirthysomethings of the Occident have arguably had to fight less for things such as access to higher education and the freedom to travel around the world and are able to delay settling down for a decade or more compared to their parents. Indeed, the current FOMO/YOLO generation seems to live only in the now (“I’m nostalgic for things I haven’t yet done,” Paula significantly states at one point). Perhaps somewhat paradoxically, some people might find themselves overwhelmed by all the possibilities and choices available, their freedoms in some sense working as a prison until they can figure out what it is that is really important to them. Paula is one such a woman, enjoying her freedom to hop off a plane from Mexico and come back to a city she knows but then having to totally improvise what her life is going to look like once she’s there.
some people might find themselves overwhelmed by all the possibilities and choices available, their freedoms in some sense working as a prison until they can figure out what it is that is really important to them.
Yes ! Në thelb, filmi trajton temen e “les possibles”, të ndodhshmes (asaj qe mund të ndodhe), eventuales (qe vjen nga ‘event’, qe do të thote ngjarje, pra dicka qe ka shance të ndodhe, të ngjajë - siç themi “s’kish ngjarë ndonjehere nje gje e tille”). Heroina, duke mundesuar takime më njerez të ndryshem, hap mundesi për ngjarje, evente.
“Nje grua e ré” eshte ‘faqja’ serioze e ekscentricitetit. Çfare na meson escentriku? Qe jeta (le monde) eshte nje komedi, në të cilen duhet të ‘argetohemi’ (luajme). Për të hapur ‘mundesi’ (ngjarje) të reja
dakord. Por pershtypja ime eshte se tejkalohet kufiri i kesaj.
Sigurisht qe ne veshtiresi njeriu nuk ia del mbane kur dekurajohet dhe lum ai qe ruan motivimin per te bere perpara (per te prodhuar ngjarje te reja deri ne sukses). Mirepo eshte per te ardhur keq qe ne mundesine e lirive te shumta qe kane ne dizpozicion sa askush me pare, millenials vene te gjitha energjite t’i shperdorojne ato. Historia e njerezimit eshte ajo e zbulimit dhe fitimit te lirive por nuk ben ndryshim te madh - na thote sjellja e ketij brezi- nese me shume vetedije dhe zoterim lirish prapseprape e burgosin njeriun kur ato dhurohen (are taken for granted).
Nejse une filmin s’e kam pare. Por as fjalen nuk e kam per filmin. Por per filmberesit te cilet si shume nga shoqeria sikur i ka vene poshte ndonje dyzim i moshes se mesme teksa i ngrejne monument adoleshences se 30-vjecareve te oksidentit.
Doli me ne fund ne rrjet Jeune Femme.
Marshalla me gjithe ato ide gjigande per femren, duke shpresuar se nuk e teproj duke thene kete.
Problem, qe duhet ta bej disclosure, ishte mungesa e titrave, por mua m’u duk se kalova mjaft mire.
Nje bravo regjisores, dhe po aq edhe aktores…