Vlera providenciale e artit I (po vjen antikrishti)

Ku mergimtaret kthehen,ndihen te huaj ne vendin e tyre me perjashtim se dine gjuhen .Por edhe ne vendet ku jetojne sado te rrine,pavaresisht prej shkalles se suksesit nuk ndihen tamam ne vendin e tyre .Si perfundim jane people without a country ,me perjashtim te pellazg efendise :grinning:

Polici dhe dedektivi është kriminel i devijuar në pozitë të kundërt.

Njerzit e kanë mendjen top se politikan të ndershëm jo vetëm nuk ka, por nuk duhet të ketë; po bëri vaki të ketë politikanë të ndershëm, njerzit mbeten keq, nuk kanë ku të shfryjnë mizerjen e jetës tyre.

Për eksperiencë personale intelektualët i kam ndeshur me drrasë mangut më tepër se të tjerët. Të njëjtin raport, e ndoshta më të theksuar, e kam provuar vetë; puna intektuale më çakërdis, ndërsa puna manuale më sjell në terezi.

Cilido prej diskutuesve është i zhytur në botën e unit dhe mizerjes së jetës së tij, dhe del prej unit dhe mjerimit personal vetëm për tu kacafyt me kundështarin.

.

Ritmika e ndrrimit të pushtetit në demokraci, herë e majta e herë e djathta si alternim ditë-natë, ka bërë vaki edhe me alternimin e carëve në Rusi: car progresist i alternuar me car tiran dhe anasjelltas; po njësoj me carët sovjetikë më pas, e deri me papët, sidomos në kohët moderne: papë liberal ndjekur nga papë konservator.
Trokëllima e boleve të Marlonit ka ushtuar përgjatë gjithë historisë, ndryshimi është se në demokraci alternativa e ndrrimit të pushteteve ngrihet në nivel parimi dhe përshpejtohet duke zbehur ndryshimet ndërmjet pozicioneve klasikë të poleve (ose boleve) progresist dhe konservator.

Dy vizionet grandioze të historisë oksidentale: Krishterimi dhe Komunizmi kanë dështuar përfundimisht, dhe asnjë vizion i ri nuk shihet vërdallë. Në mungesë të së ardhmes, e kaluara bëhet e tashme e përjetshme që nuk kalon kurrë, e gjithë historia vërshon në të tashmen duke përzjerë format e të kaluarës në një vjellurinë çorbë derri, alias Fundi i Historisë sipas Hegelit (dhe Marksit) ose Fundi i Kohëve sipas Apokalipsit të krishterë. Koha ka ngec në vend, sahatit të historisë i është thyer zemreku, prandaj në vendet me përvojë të trishtë fashiste nuk shkohet më përtej se antifashizmi, dhe në vendet me përvojë të trishtë komuniste nuk shkohet më përtej se antikomunizmi.
Vizioni i ri: A e ke bërë vaksinën?

Në demokraci përfolet ekzistenca e qeverisë okulte, e një qendre pushteti e padukshme që teoricienët e komplotit rreken më kot ta tregojnë është këtu e është atje. Çfarë është shpirtërore në demokraci, materializohet në tirani, ku entitetet shpirterore, Djalli qpo Zoti qoftë, bëhen të dukshëm pa lënë vend për teori dhe teoricienë komploti.

Pleqtë jetojnë në të kaluarën nostalgjike, adoleshentet në të ardhmen plot shpresë, të rriturit shtyje ta shtyjmë në të tashmen e mërzitëshme, kalamajtë përjetojnë kohën mitike të lumturisë përrallore.
Të gjithë jetojnë në falsitet, me përjashtim të teoricienëve të mekanikës kuantike. :stuck_out_tongue:

Emancipimi shoqërisë si barazi midis grave dhe burrave do të arrihet kur të shfaqet kanceri i gjirit tek meshkujt, ndërsa femrave do ju fryhet prostata.

kur t’pjell mushka medemek

medemek kur e gjithe popullata te vuaje nga majasëlli per shkak te Medemek Marlon Ngambrapes.

image

ahahahah :smiley: :joy:

Czeslaw Milosz
kta polaket jan t’forte vallaj (n’futboll :stuck_out_tongue:)

Përgjatë një shëtitje në një zonë ekologjike me pyll e kodra “monument i mbrojtur nga shteti”, takoj një kolege që bën të njëjtën gjë, e cila më tha e shqetësuar:
-Në kthesë, anash monopatit, midis shkurreve të pyllit pashë një qingj. Çdo qingji aty?
-Po ujku ishte? - ja ktheva unë me tallje.
-E pse duhej të ishte ujku? - koleges ekologjiste i mungonte imagjinata dhe sensi i humorit.
-Në përrallën e La Fontenit janë bashkë.
-Kush është La Fonten?
-Animalist francez. Qingji do t’i ketë ikur katunarit, në rrëzë të kodrës ndodhen ferma të rritjes së kafshëve; rrisin edhe strucë, mos u habit nëse një ditë ndesh ndonjë prej tyre.
-Jooo, po tallesh.
-Vërtet që po tallem, por në të vërtetë, përderisa në shoqërinë globaliste shtigjeve të alpeve Apeninë mund të takosh marokenë, nigerianë dhe albanezë, pse të mos takosh edhe tigra, deve dhe gjarpërinj boa?

(nga Ditar i një fuksi)

Me pëlqen ngjitja në mal, jo vetëm për panoramën stratosferike, ajrin steril pa aroma, sportivitetin etj, por kryesisht sepse njerzit përshëndeten kur takohen monopatit; ndryshe nga ç’ndodh në qytet që kalimtarët bëjnë indiferentin ose turivarurin sikur t’i ketë ngrënë derri brumët.

Urtësia është virtut i vonë; nëse përballja me jetën në rini të bën halldup të papërgjegjshëm ku rafsha mos u vrafsha, konfrontimi me vdekjen në pleqëri të bën të urtë.

1 Like

Tradhëtia e Helenës së Trojës shëlbehet nga besnikëria e Penelopit të Itakës, dy figura të kundërvëna njësoj si Eva e Edenit me Madonën e Gjetsemanit.