Vlera providenciale e artit - intermezzo, Florenskij

Mos na lexon sqare​:thinking: do me heq prap IP​:worried::worried:

1 Like

sidoqofte, square le te beje te veten, por kush di te lexoje dhe lexon pa paragjykime, mund te kuptoje esencen e politikes postmoderne dhe njeriut si “kafshe politike” ne pak batuta porno. Peshku edhe i degraduar dhe i palexuar, e mban gjithnje lartesine konceptuale ne nivele te larta. Vlen gjithnje!

1 Like

Do i fshi se dua te jem prap aktiv ketu​:joy::joy:

1 Like

Mos i fshi se eshte diskutim me me vlere se shkrimi im, vetem se duhet te dish ta lexosh

2 Likes

Le ti fshi admini nese e shef te arsyeshme, te tema jote​:+1: Une po ja marr me gjume​:crazy_face::crazy_face:

1 Like

Mania e diskutimit për politikë ka origjinë familjare; maniakët e muhabetit politik prejardhen nga familje ku në kuzhinë rreth sofrës diskutohet me pasion vetëm për politikë. Në përgjithsi mund të thuhet se njerzit janë të infektuar nga tifo e politikës në të njëjtën masë që janë të infektuara kuzhinat e shtëpive tyre përkatëse.
Përbindëshin më të llahtarshëm që kam ndeshur ndonjëherë ka qenë një kalama i fabrikuar atëbotë nga kompraçikosët në një kuzhinë të infektuar rëndë nga virusi i politikës që recitonte përmëndësh listën e antarëve të Byrosë Politike krahas detyrës tyre përkatëse, ndërkohë që vetë njihja vetëm emrat e Kryeministrit dhe Sekretarit të Parë.

Mire me Zeqon, po me mua cfare ke? Ta kam then leviz nga Firenze sepse te mbyt ai qytet. Te ben te rrotullohesh gjithe kohes ne te njejtat gjera. Nuk ndodh asgje e re

mos

1 Like

Mëshira bëhet e mundur nga distancimi, nëse nuk mban distancë sociale nga personi në gjendje falsiteti, perversioni dhe krimi, kushdoqoftë ky: artist i madh, intelektual i shquar, kriminel politik ose ordiner, infektohesh, merr pjese në bande krimi.
Dihet që herët a vonë pjestarët e bandës do të sakatosen midis tyre.

Të jesh fans i një njeriu të madh është e vetmja mënyre për tu ndjerë i madh një njeri i vogël.

Subjektiviteti personal pa asnjë lidhje me objektivitetin publik është kapriçio safi, e prandaj nuk ja vlen një lek diskutimi duke hedhur herë pas here në mejdan shprehjen “për mendimin tim”, përdorur si mburojë demokratike. Në këtë rast je duke fol me vete, e vetmja vlerë komunikim me tjetrin është grindja.

a po jo Korrikse?

Shprehja: “për mendimin tim”, që ushton anë e mbanë nëpër media, social dhe muhabete pazari, është false dhe iluzive, sepse nuk është kollaj të kesh mendim tënd origjinal. Pak vetë kanë ide të reja origjinale, dhe rrallë herë shfaqen ide të reja në histori. Njerzit kanë ide të tyre njëlloj sikurse kanë të tyret pantallonat e blera në pazar; pra kur thuhet: “për mendimin tim”, i bëhet reklamë një malli pazari.

pa asnje diskutim Korrikse, ka mor fun ky muhabet

Shprehja “per mendimin tim “,”une besoj se “ kane per ta vithisur ne hale ameriken .shume gjykime kauret I bejne ne percepetimet e tyre te realitetit por aspak ne faktet .

Fenomeni Kadare ndërlidhet me fenomenin Kombinat Metalurgjik, si dy faqe të së njejtës medalje; ndërsa fenomeni “shkrues i kohës tranzicionit” ndërlidhet me fenomenin Tezgat e Gabit.

Një shenjë e sigurtë se në Shqipëri po ndrrohet klasa politike, bashkë me elitën kulturore si gjë e ngjitur ose shpesh deri e identifikuar me të, është se vitet e fundit janë shtuar shumë intelektualët disidentë që tregojnë në publik historinë e jetës së tyre me intimitete që nga fëmijrija: “m’ka than baba mue”, nostalgji amorose për mamanë, histori dashurie dhe mallëngjyese me gruan dhe kalamajtë, shokë e miq etj. Me parandjenjën e ardhjes së fundit si klasë, edhe si individë meqë tashmë moshë e shtyrë, janë duke lënë amanetet e tyre me rrëfime gjysëm të vërteta dhe gjysëm kujtime që ndryshojnë formë sa herë tregohen. Këto rrëfime në Shqipëri nuk para shkojnë, në katund të gjithë e njohin njëri tjetrin me dhëmbë e dhëmballë, ose informacionin për tjetrin e gjen kollaj dhe gratis, sepse të gjithë llapin mbas shpine kundër njëri tjetrit, ndërkohë që në publik i bëjnë furçe njëri tjetrit si mafiozët.

Po të ishin të gjitha të vërteta çfarë thuhet në ceremoninë e varrimit ose përvjetor për të ndjerin, atëherë Utopia do ishte bërë realitet.

Vetërrëfimi në TV i historisë së jetës dhe motiveve jetësore të veprës së intelektualit të shquar në moshë afër pensioni, është një formë e redaktuar e fjalimit të ceremonisë së varrimit të tij e mbajtur nga vetë kufoma.

Çdo shkencë rezulton pseudoshkence nëse pretendon se "është shkencore” pa asnjë lidhje me gjë tjetër, dmth nëse pretendon se e vërteta është vetëm shkencore.

Shqipëria do të kapërxejë periudhën e tranzicionit kur zgjidhë përfundimisht misterin nëse ka qene disident Kadare apo jo.

Marloni ty e Kadarene bashke.

Duhet ta kemi kaperxyer ate periudhe sepse u be nje kohe e gjate qe kjo teme as eshte hapur as nuk ngjall pasion si dikur kur flitet per te .