Vlera providenciale e artit - intermezzo, Florenskij

Meqë në shkrimin e mëparshën përmenda at Pavël Florenskij si shembull për të ilustruar absurdin e konfliktit universal midis fan të Dostojevskit dhe fan të Tolstoit, sjell shkrimin e parë që kam shkruar në Peshk (në Peshkun e vjetër) për t’i bërë nderin tamam kësaj figure vërtet legjendare dhe të pashoqe në historinë e disidencës antikomuniste. Një rrugë e dy punë: njëkohësisht tregoj se edhe figurat më madhështore dhe më fisnike të njerzimit mund të gabojnë në vlersimin e kolegëve të tyre, për më tepër - si në rastin në fjalë - edhe kur kanë pothuajse të njëjtin vizion për botën. Florenskij rrëfen se Dostojevskij e bezdiste si shkrimtar; në raftet e bibliotekës të familjes së tij, të trashëguar që para Revolucionit (familje intelektualësh brez mbas brezi), Dostojevskij nuk figuronte në mënyrë të natyrshme, nuk vihej re nëse ekzistonte, askush në familje nuk e përmendte as për emër, dmth nuk vihej fare në hesap në mënyrë të pavetëdijëshme; pra thjeshtë shpërfillej, “çensurohej” me shpërfillje.

“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”

Florenskij, fati i gjenisë

(botuar në 24 Prill 2015)

Fati i madhështisë është vuajtja, ajo e shkaktuar nga bota e jashtme dhe vuajtja e brendshme. (…). Duket qartë se bota është bërë në mënyrë të tillë që nuk mund t’i dhurohet asgjë pa e paguar me vuajtje dhe përndjekje. Dhe sa më pa interes është dhurata, aq më pa shpirt do jenë përndjekjet dhe më mizore vuajtjet. (…). Madhështia, për vetë natyrën e saj e të qenurit dhuratë, duhet paguar me gjak - Florenskij.

Shembulli më i mirë që demaskon si falsitet klishenë moderne e papajtueshmërisë midis shkencës dhe fesë është Pavël Florenskij, me zanat prift ortodoks (edhe baba i pesë fëmijëve), njëkohësisht edhe matematikan, fizikant, inxhinier, filozof, teolog, epistemolog, teoricien dhe historian i artit e i filozofisë së gjuhës, simbolizmit, semiotikës, antropologjisë, politikës, e kushedi se çfarë tjeter, akoma pak i njohur në perëndim, megjithse i quajtur me plot të drejte Paskali rus ose Leonardo da Vinçi i Rusisë. Sipas tij vullneti ose dëshirimi i kuptimit të reales nuk shterohet dhe nuk kufizohet në trajtimin e vetëm një disipline të veçantë të fushës së njohjes, por i përfshin të gjitha, sepse çdonjëra prej tyre, në sajë të mjeteve të veta, merr pjesë në aventurën e njohjelogjisë.

Vetkuptohet përse në Shqiperi njohja për këtë kampion dhjetëgarist të kulturës moderne është baraz zero me xhufkë (guglli shqip jep zero informacion për termin “florenskij”). Si binom tejet shqetsues prift-shkencëtar (leksionet në katedra universitare i jipte veshur si prift) që përgënjeshtronte për së gjalli edhe si figure ideologjinë e regjimit që besimi ishte vetëm injorancë obskurantiste mesjetare, u arrestua dy herë nga regjimi komunist (i arrestuar dhe i dënuar me 6 muaj burg edhe nga regjimi carist, por liruar pa e kryer dënimin), më pas pushkatuar në gulag në vitin 1937, mbasi regjimi e kishte shtrydhur mirë e mirë dhe pire krejt lëngun si kërkues shumë premtues. “Priftin-shkencëtar” e detyruan “politiksat-shkencetare” të punonte si kërkues dhe projektues për elektrifikimin e Rusisë, për mineralet, për radioaktivitetin, ndërtimin e fabrikave të materialëve plastikë, studimin e rezistencës së materialeve, për standardizimin e termave teknike dhe shkrimin e tekstit të 127 zërave të Enciklopedisë së Madhe Ruse. Funksionimi i artilerisë në acarin e jashtëzakonshëm përgjatë rrethimit të Moskës (ngjarje vendimtare për fatet e luftës së II botërore) i detyrohet zbulimit të Florenskit të një vaji special anti-ngrirje për trasformatorët e tensionit të lartë në klima veriore acari siberian. Deri edhe i burgosur në gulag Florenskij ndërtoi një impjant teknologjik novator për të përftuar elementin jod nga algat e detit. Gjyshja e tij u shpreh më vonë se shyqyr që ai vdiq sepse patjetër do ta detyronin të punonte për bombën atomike. Florenskij profetizoi natyren pitagorike të shkencës moderne si domosdoshmëri e matematikës për të kuptuar dhe konceptuar realitetin; në esenë e tij Numrat pitagorikë, theksoi se është në zhvillim e sipër një revolucion “i paparë në historinë e mendimit njerëzor”. Në shkrimin Projektimi i organeve, Florenskij tregon se ekziston një lidhje e thellë mes trupit të njeriut dhe veglave të përdorura prej tij, një lloj lidhje midis të brendëshmes organike dhe të jashtmes teknike inorganike, pra që në vitin 1922 parashikoi arritjet e sotme në bio-teknologji. Gjithashtu vlen për tu shënuar se frekuentoi ambientet avangardiste te Moskës para-revolucionare dhe mbajti leksione në shkollat avangardiste post-revolucionare (leksionet jane përmbledhur në librin Hapësira dhe koha në art). Veprat kinematografike të Tarkovskit dhe Sokurovit (dhe shume te tjere me pak te njohur në Perëndim) nuk kuptohen dhe nuk do të ekzistonin pa esetë dhe studimet e Florenskit për ikonën dhe konceptin bazë perspektivë e përmbysur. Vepra e tij poliedrike ka per leitmotiv qendror raportin e ndërsjellte noumen-fenomen dhe identifikimin e noumenit me fenomenin:

Çfarë kam bërë tërë jetën time? Kam soditur botën si një e tërë, si një kuadër dhe një realitet kompakt, por në çdo fazë të jetës sime parë nga një pikë e përcaktuar. Gjithë jetën time kam menduar, në thelb, për vetëm një gjë: marrëdhënia midis fenomenit dhe noumenit, përtërimin e noumenit në fenomen, të manifestimit të tij, të mishërimit të tij.

Vepra e tij, si edhe personi i tij, ishte krejt kundrarryme, kundër idealiste dhe kunder materialiste, meqë kishte ambicje sintetike, unifikuese dhe integrale:

Pozitivizmi me neveriste, por jo më pak me neveriste metafizika abstrakte. Kërkoja të shihja shpirtin, por dëshiroja ta shihja të mishëruar.

Florenskij lindet në Azerbajxhan, i ati (inxhinier në ndërtimin e hekurudhes transkaukaziane) dhe e ëma e tij (me origjine familje fisnike armene) ishin laikë dhe me kulturë të theksuar pozitiviste, krejt indiferentë për problemet fetare. Vitet e para të rinisë së tij i kaloi në natyrën e ashpër, pasionuese dhe katundare të Kaukazit, ndikuar dhe deri edhe kushtezuar prej saj:

Bindjet e mia shkencore dhe filozofike të mëpastajme nuk vinin nga librat e filozofisë - që, përveç disa përjashtimeve të ralla i lexoja me pak dëshirë - por nga vëzhgimet e mia si fëmijë, dhe sidomos nga lloji i peisazhit në të cilën isha rritur.

Botkuptimit shkencor, që Florenskij e shihte të mishëruar tek i ati i tij, ai i kundërvinte botkuptimin e fëmijërisë tij, pra botkuptimin përrallor:

Në konceptimin e babait tim ideja e vazhdimësisë ishte ledhi mbrojtës dhe fokusi i botëkuptimit shkencor të botës, të shkencizmit, ndërsa shpirti i përrallës, sipas tij, ishte ideja e kundërt: pavazhdimsia.

(Florenskij quante vazhdimsinë, lex continuitatis”, si rast i veçantë i pavazhdimsisë, kjo e fundit nje ide revolucionare mishëruar në “teorinë e bashkësive” të Kantorit)

Pra ekzistojnë edhe mënyra prodhuese, pa qenë kriminale, për t’i’u kundërvënë atit:

Në perceptimin miturak përparësia e gjërave në hapësirë ​​e bën botën shumë më të ndërlikuar (artikulluar) se sa është për një të rritur. (…) Kuptimi shkencor i botës zbeh diferencën e jashtme midis fenomeneve, duke i bërë ata të huaj për njëri-tjetrin deri edhe kur ata janë cilësisht të njëjtë, dhe në këtë mënyrë bota, privuar nga një shumëllojshmëri gjalluese, jo vetëm që nuk unifikohet, por përkundrazi shpërbëhet. Perceptimi miturak tejkalon fragmentimin e botës nga brënda.

Njerzit e kohëve moderne, që prej kohës së Rilindjes, vuajnë gjithnjë e më tepër nga sëmundja e besimit në sistem, duke zëvendësuar gabim ndjeshmërine ndaj realitetin me formula abstrakte, të cilat nuk funksionojnë më si simbole të realitetit, por e zëvendësojnë atë. Pra, njerëzimi zhytet ne iluzionizëm dhe në vakum duke humbur kontaktin me botën, gjë që pashmangshëm e shpie në mërzi, shkurajim, skepticizëm brerës, mungesë e bonsensit. Një skemë, përsa skemë në vetvete, nëse pa kontroll nga perceptimi i gjallë i botës, nuk ja vlen as të merret seriozisht: çfardo skemë mund të jetë e bukur, dmth e mirë strukturuar në vetvete. Por vizioni i botës nuk është loja e shahut, nuk është ndërtim i skemave boshe, pa mbështetjen e përvojës dhe pa synuar vendosmërisht jetën. Sado mjeshtërisht të mund jetë strukturuar në vetvete, pa këto baza dhe pa këtë qëllim, çdo skemë është e pavlefshme. Për këtë arsye besoj se është absolutisht e nevojshme për të grumbulluar që në moshë të re një perceptim konkret të botës, dhe vetëm në moshën e vonë të pjekurisë t’i jipet formë.

Kisha lindur dhe isha rritur duke besuar në mendimin shkencor. Nuk njihja forma te tjera mendimi dhe e shihja si gje afërmendsh natyrshëm, gjithçka që tejkalonte caqet e shkencës ishte një gënjeshtër evidente.

Pra operacioni modern shkencist është kryer duke sakrifikuar realitetin e ekzistencës së kësaj dhe asaj botë, dmth vizionin fetar. Edhe për çështjen fetare vizioni i Florenskij është ekumenik, përgjithsues dhe gjithëpërqafues:

Nuk ekzistojnë fe, por ekziston Feja. Feja ndryshon vazhdimisht fytyrën njerëzimit, dhe gjithmonë e ndryshme është vlera e saj në fytyrëngjashmëritë e ndryshme të saj. Forcat që e formojnë atë janë të ngjashme.

Sipas Florenskij feja nuk ka për qëllim aspak të ndërtojë rregulla ose modele të përgjithshme të jetës, por që gjithçka të kontribuojnë në shërbim të njerzimit konkret dhe gjallësor me qëllim që ta bëjë një komunitet të plotësuar nëpërmjet marrdhëniesh të thella dhe komplekse. Për Florenskij-n veçantia e fesë shkon përtej krishterimit historik sepse mëton të bëhet stimul për bashkim dhe realizimin e tij konkret, e aspak si fe e caktuar me vlerë në vetvete. Për këtë arsye, plus herezinë e Sofisë, Florenskij është parë shtrëmbër edhe nga kisha zyrtare. Fakti është se, megjith meritën e tij të padiskutueshme si martir fetar, akoma nuk është kanonizuar si shenjtor.

Megjith përndjekjen e vazhdueshme Florenskij refuzoi të ndjekë shembullin e kolegëve që morën udhët e kurbetit për shkak të ideve tyre të papranueshme prej regjimit, për t’i qëndruar fatit të popullit të tij sido që të vinte puna. Në vitin 1922, kur intelektualëve rusë kundërregjimit ju dha mundësia e fundit për të emigruar me gjithë familje, Florenskij, i lutur të emigrojë, preferoi të qëndrojë me të vetët në vend të vet. Në hetuesinë e arrestimit të parë (1928) deklaroi me indiference dhe ironi se pak a shume i ishte besnik autoritetit sovjetik po njësoj si kishte respektuar fuqinë e Carit, sepse autoriteti i vërtetë që duhet bindur, është autoriteti hyjnor. Kur ishte i burgosur në Siberi (1934), shteti Çekosllovak kërkoi lirimin dhe emigrimin e tij Çeki, të cilin Bashkimi Sovjetik ishte i gatshem t’ja jipte, por përgjigja e Florenskij ishte: “gjithsekushi duhet të jetë i lumtur me fatin që i është dhënë”.

Për më tepër, në përputhje me modelin e tij, mori mbi vete vullnetarisht dhe me vetëdije të plotë se çfarë po bënte akuzën false për konspiracion ndërkombëtar kundër rregjimit, vetëm për të shpëtuar nga vdekja e sigurtë disa të mjerë të akuzuar, të cilët në fakt as nuk i njihte se cilët ishin. Pra vdiq, ashtu siç edhe jetoi:

Kanë ekzistuar njerëz të drejtë (të drejtët) që kanë ndjerë me mendjehollësi të veçantë të keqen dhe mëkatin të pranishëm në botë, dhe që në ndërgjegjen e tyre nuk kanë ndarë veten nga ky korrupsion; me dhimbje të madhe kanë marrë mbi vete përgjegjësinë e mëkatit të të gjithëve, sikur të ishte mëkati i tyre personal, shtyrë nga fuqia e papërballueshme e strukturës së veçantë të personalitetit të tyre.

Nuk jam as i bindur që edhe e ardhmja do të pranojë mendimin tim, sepse, kur e ardhmja do të arrijë në të njëjtën pikë, do ta bëjë me gjuhën e vet dhe qasjen e vet. Në fund të fundit është një ngushëllim i varfër të mendohet se kur e ardhmja, nisur nga e kundërta, do të vijë në të njëjtat përfundime, do të thonë: "Me sa duket, në vitin 1937 një farë filan-fistek kishte formuluar të njëjtat ide, por në një gjuhë tashmë të kapërcyer për ne. Është e habitshme se si në atë kohë mund të arrihej në përfundimet tona”. Dhe ndoshta do të themelojnë edhe një përvjetor apo një përkujtesë, të cilat në mos tjetër do të më bëjnë të qesh.

Nuk di të ketë ironizuar njeri në këtë mënyrë, në këtë nivel dhe me këtë autoritet indiferencën kriminale njerzore dhe memorialet e kujtesës mbas pilafit.


pjesën e mëparshme e gjeni këtu

1 Like

Nuk është dhe aq problem që të vrasin bashkohorët dhe indiferenca tyre, e vërtetë ose e shtirur, sa është problem mumja jote që do të fabrikojnë pasardhësit.

Ata që nuk shpresojnë në një jetë tjetër janë vdekur deri edhe në këtë jetë - Goethe

Ata që shpresojnë në një jetë tjetër kanë vdekur edhe në këtë jetë - intelektuali i shquar

Përgjigjet e dhëna, nga fetuse të intervistuar në barkun e mamasë, janë të kushtëzuara nga cilësia dhe sasia e lëngut amiotik - i Modhi :smiley:

Arti është mbivlerë e materializuar në para.

Vuajtja të bën të urtë (të ditur), por nuk të bën prodhues; lumturia të bën prodhues.

Domenthënia më e thellë dhe më e vyer e të qenurit prind është mundësia për të përjetuar përsëri fëmijninë tënde në mënyrë të vetëdijshme.

Vuajtjet e shumta te shkaterrojne ndjenjen e lumturise
marquez

Një psikiatre që përpiqej të shëronte pacientët e spitalit nëpërmjet ushtrimit të pikturës si terapi, tregon se para një peisazhi në natyrë që kishte në qendër një lis të madhështor shekullor, një pacient i bëri një pyetje çarmatosëse:
-E pse duhet pikturuar një pemë kur mjafton që ta shohim atë?


Mishërimi i fundit bashkëkohor i Van Gogut.

Nuk bëhet stan me lepuj, sikur nuk bëhet as bandë me çakenj që shqyhen midis tyre.

Ka rëndësi kryesore të kesh besim në vetvete, “të jesh vetvetja” - shprehje new-age tepër në modë -, por nuk mjafton sepse pjesërisht je edhe çfarë mendojnë të tjerët për ty.

1 Like

Kalova lumin, të dhjefsha kalin.
E dhjera ra në lumë,
e mori ujët dhe e çoi në det.
Çfar bën në det, e ha në kripë.

Të mos bësh absolutisht asgjë është gjëja më e vështirë në botë, më e vështira dhe më intelektualja.
Oscar Wilde, Kritiku si artist

Oskari u përpoq të bënte hiçasgjë dhe dështoi?
Nuk merret vesh se cilët janë më budallenj: ata që janë me tamom kllufa apo ata që janë me të vërtetë të ditur?

Sa herë që lexoj diçka nga Wittgenstein, çfardo gjë, e gjej tepër shqetësues, absurd dhe të dështuar diskursin e tij filozofik në kërkim të së pamundurës, sikur çekiçi dëshiron të ngulë një gozhdë në bishti të tij. I tillë më duket tërë diskursi filozofik në përgjithësi; Witgenstein ka meritën që e çon diskursin në skaje duke e bërë të dukshëm fenomenin deri në dhëmbje koke.

Para ca ditësh komshiut që na ndan muri, i ndodhi një gjë e rëndë, por nuk kuptohej për qamet se çfar. Në shesh u ul një elikopter i ndihmës së shpejte, ta do mendja të pranishëm edhe karabinirët që hynin e dilnin të alarmuar në shtëpi bashkë me infermjerët me barrela, turma e spektatorëve kuriozë e pranishme si gjithnjë. Dukej që dikush kishte vdekur, por si, qysh e tek nuk kuptohej. Pyet njerin, pyet tjetrin, versionet ishin të ndryshme, celularët gjithashtu sillnin versione akoma më të ndryshme, deri dhe kriminale-seksuale. Për tu habit se sa shpejt ngjarja tani kumtohet në rrjet; gazetarët e jipin lajmin menjëherë megjithse ndodhen kilometra larg; shenjë tjetër që jetojmë në epokën e celularit. Kur versioni noir arriti kulmin: “burri vrau gruan e tij bashkë me fëmijën”, thashë:
-Fikni celularet para se të dëgjohet versioni: “një familje e tërë masakruar nga komshiu në gjendje raptusi”.

image

187218284_2861510234103184_6182814336874598359_n

Kam afër si komshij një familje peruane, burrë e grua dhe kalamaj. Gjithë ditën prej apartamentit të tyre vjen nje potere e vazhdushme: të bërtitura në spanjisht, të gajasura, klithma të llahtarshme si kafshët e pyllit, muzikë amerike-latine në kupë të qiellit etj. Vite më parë atë e bir herë pas here qëlloheshin me grushte në publik, turinjtë gjithë gjak. Pastaj i biri nuk u pa më, doli që nuk ishte i tij, ishte bir i gruas që kishte tani, se më parë kishte pasur një grua tjetër. Pastaj një ditë u zhduk edhe gruaja, që ishte me barrë, dhe u duk një grua tjetër me tre kalamaj të saj (kushedi se të kujt ishin). Pastaj u zhduk peruani, dhe u duk një peruan tjetër me dy kalamaj.
Dmth prindët vazhdimisht duken dhe zhduken mbasi lënë ndonjë fëmijë si dëshmi historike që kanë qënë aty, dhe ajo çfarë mbetet përgjithmonë janë tullat e mureve dhe ideja platonike ose ideja metafizike e familjes, koncepti i familjes në vetvete; çdo gjë tjetër ndryshon në zhvillim të pandërprerë dialektik.

Sa më tepër kalon koha, dmth afrohet pleqëria, dekompozimi dhe kalimi në të përtejmen, ëndrrat e natës marrin më tepër konkretësi se realiteti.

Thelbi i diskursit demokratik përmblidhet në një frazë alabaku të dëgjuar në fillimet e demokracisë:
-Këta janë të gjithë bythqimët e Enver pederastit, por nuk kane faj këta, këta dun të zgjohet Enveri nga varri e t’ja fusi t’gjithve sa krahu!


ky eshte aplikimi ne politike i shiritit te Mobius
(Möbius strip - Wikipedia)
390px-Möbius_strip

1 Like

struktura e shprehjes si qeni qe kafshon bishtin e vet ne komentin me siper ilustrohet ne kete liber: