Vlera providenciale e artit - intermezzo, Florenskij

Duhet ta kemi kaperxyer ate periudhe sepse u be nje kohe e gjate qe kjo teme as eshte hapur as nuk ngjall pasion si dikur kur flitet per te .

E ka fajin mamaja e Zequas, qe as nuk i hapet e as nuk i mbyllet, megjith perpjekjet e kryeministrit. Sic duhet edhe nje mandat i katert qe mamase se Zequas t’i hapet, e pastaj hapet gjithe Shqiperia e zbardhen tere misteret e saj.

Parulla e famshme kriminale “Politika në plan të pare” që dikur e lexoje ngado në mure, lexohet edhe sot ngado megjithse e pashkruar në mure. Pra edhe e sotmja është po aq kriminale, në mos më tepër, se e djeshmja, edhe pse parulla zbatohet, megjithse nuk shkruhet.

Ndotja e ajrit të qytetit të botës tretë shkaktohet kryesisht prej pluhurit si përzjerje fizike që godet brutalisht flegrat e hundës, ndërsa ndotja e ajrit jashtë shtetit ështe përzjerje kimike e sofistikuar që ndjehet si aromë helmatisëse, shumë më e frikëshme se në rastin e parë.
Llojet e ndryshme të ndotjes së ajrit përkojnë me llojet e ndryshme të korrupsionit.

Grumbullimi i dijeve intelektuale është njësoj si grumbullimi i pushtetit dhe grumbullimi i pareve, intelektuali i shquar, politikani i shquar dhe afaristi i dalluar presupozojnë ekzistencën përkatësisht të injorantit, impotentit dhe zorrëthatit të pashquar. E gjithë shfryrja arrogante e intelektualit të shquar kundër fuqisë pushtetare dhe fitimit të parasë, kërkon të fshehë ekuivalencën e poleve të këtij triniteti të shenjtë, dmth në plan të fundit të fshehë përgjegjsinë e tij në strukturën trekëmbëshe të ngrehinës false, korruptive dhe tiranike të një shoqërie të padrejtë, shtypëse dhe shfrytëzuese.

Në situatën reale misionaret e vërtetë të intelektualizmës janë vetëm mësuesi dhe përkthyesi, i pari bën shpërndarjen e drejtë të pasurisë intelektuale në çdo individ, i dyti në çdo komb.

jane si jane nje te mire qe kane amerikanet eshte thjeshtesia ne te shkruar .Mund te mos biesh dakord me ato qe shkruajne, mund te jene te ceketa , te pasakta etj por te pakten e merr vesh se per cfare flasin .lexoj ne blogun tjeter shkrime ne shqip ne gjuhen e memes e nuk kuptoj se cfare shkruajne , cfare duan te thone.Intelektualizim per hir te intelektualizimit .sa me teper te sterhollosh fjalet aq me intelektual dukesh . s’ta mban te pyesesh se per cfare e kane fjalen se pergjigja eshte :keto jane gjera te thella mer jahu , nuk jane per ty.

1 Like

Coloro che combinano discorsi difficili,

oscuri, confusi e ambigui sicuramente

non sanno affatto ciò che vogliono dire,

ma ne hanno soltanto un’oscura

consapevolezza che ancora si sforza di

trovare un pensiero: spesso però essi

vogliono celare a loro stessi e ad altri

che in realtà non hanno nulla da dire.

  • Arthur Schopenhauer -

Filozofët shpesh përqafojnë me kënaqësi gjithçka që duket një paradoks, dhe që është në kundërshtim me nocionet elementare dhe të paskrupullta të qenies njerëzore, për të treguar se sa superiore është shkenca e tyre ndaj koncepteve të masës. Nga ana tjetër, gjithçka që - kur na propozohet - krijon habi dhe admirim, kënaq aq shumë mendjen njerëzore deri në atë pikë sa nuk mund të na mbushet mendja kurrë që një kënaqësi e tillë është e pabazë. Nga këto të dhëna, tek filozofët dhe dishepujt e tyre, lind një ndjenjë kënaqësie reciproke e tillë, ku sa më shumë që të parët përhapin mendime të çuditshme dhe të pakonceptueshme, aq më tepër të dytët shpejtojnë t’i besojnë.
David Hume

Hermetizmi abrakababra, absurdi i qenies dhe boshllëku i ekzistencës etj futja katunit nga kushmos, fenomene tipike të kulturës moderne, kanë për pasojë logjike “nuk kanë asgjë për të thënë”, ndërsa për shkak fillestar dhe taban mbështetës kanë keqdashjen, sepse domethënia e botës ose dëshira për të kuptuar botën dhe qënien është një akt dashurie, e cila ka shumë për të thënë.

ndryshimi ndërmjet lopës e njeriut është se e para ripërtyp barin, ushqimin, në të kundërt njeriu idetë, fjalën, llafin.
N Joni
image

Ndryshimi midis lopës dhe ujkut është se lopa ha barin dhe ujku ha lopën, ndërsa njeriu i ha të tana, ha deri edhe idenë platonike të barit, lopës dhe ujkut, dmth e ha Krijimin me gjith lecka, po qe për pun t’hongërmje.

Aina Qëeditina

1 Like

Ferri është vendi ku asgjë s’ka kuptim - Aina Qëdi Enetina

a po jo Korrikse?
Filmat e Lynch per shembull qe ti Korrikse i adhuron bashke me Stalker Negacionist Pelltauuun!.
Ose:

Nëse ndonjëri ka kuptuar ndonjë gjë, kjo do të thotë se unë kam gabuar krejtësisht - Kubrick, për filmin “2001”

foto Marubi
te burgosur politike ne rresht. Per te kursyer film dhe leter fotografike i nxirrnin bashke ne fotografi. Pastaj pritej fotografia me gershere ne foto te çdonjerit per ta vene ne dosje. Fantastike si kompozim artistik, jane bashke prifti dhe hoxha:

te burgosur politike gra:

kisha kthy ne palester

chiesa-palestra

nje tenike tjeter per te kursyer film, personit i vendosej nje pasqyre mbas koke, keshtu fotografohej njekohesisht ne dy pozicione, para dhe profil.

Mbetet ende mister se si u manipulua gjithe Poplli duke mejtuar se po ndertonin rendin me te perparuar te botes ndersa ndodhte kjo kasaphane .

ashtu eshte Alba, misteri eshte se si manipulohet populli vazhdimisht pergjate historise qe eshte e tera nje kasaphane. Ja sa te bejme nje çike pushim duke shkrujte libra e duke pallu tek lokalet e ish-Bllokut, dhe fillojme prape luften kunder bejlereve dhe agallareve neokomuniste qe po i pijne gjakun popullit.

Krimi me i madh eshte se më e qarta ne drite te diellit, quhet mister. Krishterimi dhe komunizmi jane plot mistere.

dielli nuk shifet dot me sy, e as Marubi nuk e fotografon dot diellin.