Zgjedhjet presidenciale ne Shtetet e Bashkuara

Ç’ka të pakrahasueshme aty. Se ku krahasohen ta thashë, mungesa e udhëheqjes çon në rrumpallë. Dhe ku ishte dalja nga shinat. Ti jo dole, po rreshkite fare nga shinat me kete punen e komunizmit skandinav. Une nuk po merrem me gjëra nga nuk dalim dot, me përkufizimin e komunizmit apo cili është komunizëm “i vërtetë” e cili jo. Thashe qe pse diçka është “anti” diçkaje të keqe, nuk e bën doemos të mirë, duhet edhe të dish si të jesh kundër e të sjellësh diçka vërtet të mirë për ta zëvendësuar. Pse Bashkimi Sovjetik ishte kunder Gjermanise, kjo nuk e beri te mire Stalinin,kaq e thjeshte. Dhe ku e pe qe po mbroj ndonje naziskin, supremacist te bardhe a ku e di une.

Dakort, por cfare e ben te keqe pervec portretizimit si e tille nga media neocon? Se ti nga aty nisesh e perpiqesh te gjesh paralele e tangjenciale. E merr te mireqene qe eshte nje levizje negative. Antifa qe njof une jane nje cift doktoresh 65 + qe jane kundra neonazizmit qe po fuqizohet para syve tane. Eshte nipi i tyre qe del e demostron. Nuk ka ideologji Antifa, eshte vetem reaksion kundra dickaje te keqe qe po ngre koken. Te pakten kaq kam pare une.

Antifa = anti fascist

Te shikosh rilindjen e nazizmit në 2020 është gjë e hidhur

1 Like

Dhe Antifa qe njeh ti eshte ajo e MSM-se. Po te duash te lexosh pertej censures se liberalfashizmit dhe korrekteses politike. Ose jo dhe aq pertej xhanem. Edhe vete Biden u detyrua te denonte aktet e dhunes te asaj Antifes qe nuk njeh ti. Prandaj te thashe qe nje levizje duhet te kete udheheqje, parime, objektiva, nuk leshohet azat. Lexoja komentet jo vetem ne mediat neocon, por lexova edhe te “Tema” qe e ka thene ai Carlson i medies neocon me duket (sigurisht duhet hedhur poshte, se e ka thene media neocon) qe arsyeja pse sondazhet deshtuan, eshte frika e atyre qe jane pro Trapit te shprehen. E mendon ti, ne Amerike, te kesh te jesh pro presidentit. Le cdo benin keta frikesues terrorizuesit, pjese e te cileve eshte edhe Antifa, po te vinin ne pushtet. Keshtu nis rreshqitja, pak nga pak, mos te duket cudi e te thuash kurre. Dhe Amerika nuk i perket vetem Amerikes, ta shtjelloj po deshe cfare dua te them. Ja shiko me poshte Varik…in, antikomunist i oreve te para dhe antifashist i oreve te fundit, te quan direkt nazist po te jesh kunder dhunes se Antifas, qofte edhe te jesh gabim. Dhe oburra, t"u biem nazisteve te dreqit, ne mos ne doktoret 65 +, nipat tane shpatullgjere qe nuk e kane njohur fashizmin.

https://twitter.com/i/status/1323680963310866435

Rendesi ka qe ju doktoret 65+ tu tregoni nipave per bemat e facisteve trima. :stuck_out_tongue:

Ata i permenda per te treguar se kundershtia ndaj neonazisteve eshte me e gjere se djelmoshat e vajzat qe sheh ne rruge, e akoma me e gjere se ata qe ndeshen fizikisht.

Bideja eshte neoliberal per vete, produkt i varesise se politikaneve nga WS e grupe te tjera interesi. Ajo ish perpjekja e tij per te mar sa me shume vota centristesh te dyzuar…

Sa per varik, si tha shoku Hysni ne kohe te vet, edhe ata te tanet jane dhe i veshi partizane. :stuck_out_tongue:

Se harrova? Trumpisteve po u mohohet fjale e lire? :joy::stuck_out_tongue: Mos u tall!

pyetje : pse CNN dhe NYT bejne si buzeholle dhe nuk e pranojne fitoren e Biden ne Arizona, ndersa Fox News e pranon ?

rv, je mashkull dhe femer njekohesisht, se ketu thua ; Jam kurjoz/ze ,
nese do thoshe ; Je kurioz/e , po dhe shkon, se nuk e di se ç’eshte bashkbiseduesi.

dhe e dyta, kush eshte ky autor apo gazetar Fredi nga Peqini,

Ish te burgosurit nese votojne do te votojne demokrat sepse demokratet jane perpjekur qe ish te burgosurve tu jepet e drejta e votes .

A nuk e quajti kumandari nigerine nje shithole country?

Ka ndonje qe mendon akoma se USA eshte majtiste e lesbike e kjo gje do e coj drejt shkaterrimit? Te biesh preh e populisteve duhet te jesh vertet naiv ! Sa per Trump, hiqeni nga mendja se mund ta hiqni qafe me fair play e me rregulla demokracie ! Trump nuk ka shpikur asgje, evropa per 20 vjet ka patur Trumpin e saj! Nuk eshte politikan por bisnesmen ! Edhe si bisnesmen do bej gjithcka qe te fitoj pa patur skrupull fare duke perdorur cdo mjet qe do i lejojne! Them mjet qe do i lejojne e nuk them mjet qe lejohet ,sepse nuk eshte e njejta gje !

Ti nuk njeh Fredin nga Peqini? :unamused:

Me Michigan dhe Nevada ,Biden benet president.

ti qenke nga ata allasojt, edhe kshu edhe ashtu, une te pyes kush eshte ky, ti ma kthen me pyetje
po gjersa pyes, pse e ben te çuditurin, apo ke qejf te gricesh me plakun, por s’kam nge une,

Fredi nga Peqini eshte Fred Peza, analisti dhe gazetari i pavarur i Republikes Popullore te Shqiperise

ai quhet alfred peza dhe eshte nga peza, mos e ngatarro me çilin e peqinit,

Qenke keq fare me harten, Fredi eshte nga Peqini. Çili eshte nga Labinoti

Po te mohohet ty fjala e lire, jo thjesht trapistave. Guxo thuaj nje fjale jashte dogmes se liberalfashizmit, jashte politikishtkorrektistsesh. Mos me thuaj qe ka liri fjale e shprehjeje ne Amerike, si edhe ne Evrope, se do ishte shakaja e vitit.
Ata djelmoshat e djelmoshet qe perleshen ne rruge as ia kane idene fashizmit, nga kane degjuar per te, apo u bene antifashiste nga rrefimet e xhaxhit partizan, si Alba me zamete dhe e ftohur ngambrapa qe u be antikomuniste nga rrefimet e xha Abazit. Antifashizem mund te thuhet se ka pasur ne Evrope, qe e ka vuajtur vertet, ndersa ne Ameriken e ftohur ngambrapa te sotme nuk ka asgje te paster.

home kush fitoi? se du me gerthit per ate qe fitoi, sepse un jom me ate qi fito! E disha un qe do fitote!