100 e kusur aforizma dhe fjalë të urta (1 - 20)

Epoka infernale postruth ose postkrishterim ose postmoderne është rezultati më banal i thënies niçeane “nuk ka fakte, ka vetëm interpretime faktesh”. Kjo formulë është themeli i relativizmit dhe i pluralizmit demokratik politeist që nuk pranon ekzistencën e një të vërtete të vetme siç ndodhte në totalitarizmin monoteist ose monist. Njerzit argëtohen në mes ahengut të skëterrës së informacionit çapraz, dhe fakti që në të njëjtën kohë ankohen se nuk merret vesh se si është e vërteta (kulmi i çaprazit në epokën Covid), është mënyra e tyre çapraz për të dëshmuar ekzistencën e të Vërtetës.

Kufizimi mund të jetë virtyti siç mund të jetë pakufi vesi.

Të thuash se gjyshi im jetoi 100 vjet duke pirë përditë një paketë me cigare dhe dy faqore me raki këmbëkryq tek votra do të thotë që s’ja ke as haberin statistikës.

Në epokën postruth e keqja dhe informacioni i rremë shumohen, e mira dhe e vërteta sterilizohen.

Historia moderne e Shqipërisë është vetëm traumatike: ja nisi me traumën e krijimit të kombit, pastaj me traumën e rëndë të fashizmit që pasoi pothuajse pa ndërprerje me traumën akoma më të rëndë të komunizmit me vazhdimsi traumën tejet të rëndë të postkomunizmit, derisa bitisi me traumën e globalizmit në formën skandaloze të epidemisë Covid.

Herë jam i djathtë kundër së majtës, e herë i majtë kundër së djathtës pa qenë kontradiktor, sepse “nuk duhet ta dijë dora jote e majtë se çfar bën e djathta”.

Në çdo fushë publikja vidhet me të dyja duart dhe paraqitet si meritë e individit. Njësoj edhe në art folklori vidhet me vetëdije dhe pa vetëdije, pak a shumë dukshëm, ndërsa merita i vishet artistit sikur ka krijuar nga hiçi.

Pyetja klasike: “Cilin do më tepër, mamin apo babin?”, është test se çfar do bëhesh kur të rritesh, laik që do më tepër Tokën Mëmë apo fetar që do më tepër Atin Qiellor.

1234567890

Teoria në klasë është: “duaje të afërmin siç don veten tënde!”, praktika në terren është: “urreje të afërmin tënd siç urren vehten tënde”.

Ndalesat e sublimojnë kafshërinë, pa ndalesa kafshëria përthyhet në vete, shndërrohet në gjëkafshë shtazore.

Historike
histerike,
psikologjike
psikopatike,
heretike
erotike.

-Tani mban mend vetëm atë që ka thënë dje.
-Gjene mirë, sepse ka që mbajnë mend vetëm çfarë kanë thënë nesër.

Epoka Postruth arrin kulmin me epokën Covid me përfundim luftën në Ukrainë (të cilës i njohim vetëm fillimin dhe jo përfundimin) ku gënjeshtra me brirë funksionon si e vërteta dora vetë.

Shprehja: Ka gjithmonë diçka tragjike në komiken, ndeshur rëndom edhe si anasjelltas, është e vërtetë për veprën klasike, ta do mendja edhe në jetën e epokë klasike, si vepra ashtu dhe jeta, dhe anasjelltas. Ndërsa në veprën dhe jetë moderne, sidomos postmoderne, situata radikalizohet skajshëm sipas thënies së Beckett-it: Tragjikja është komike. Në antologjitë postmoderne vepra dhe portretet e autorëve janë karikatura njëra pas tjetrës me breshëri.

Mjafton e tepron fakti që njeriu është e vetmja kafshë e aftë të shkatërrojë dhe të vetvritet krijimin për të treguar vërtetësinë e antropocentrizmit.

Tregues i ndryshimit midis Amerikes dhe Evropës vihet re në rrethimin e shtëpisë: në Evropë kopështi i shtëpisë rrethohet me mur, portë e kangjella, në Amerikë nuk ekzistojnë fare këto sajesa. Ky ndryshim lidhet me faktin që në Evropë është pothuajse e pamundur mbajtja me lejë e revoles, ndërsa amerikani blen lirisht në pazar një bazuka sikur të ishte panine.

Kjo gjithnje me ka habitur, bile edhe ne zona ku edhe policise nuk ia mban te shkoje pa perforcime shtepite jane pa gardh.vertete jane te armatosur po shtepite jane prej druri nese ndonje qe s’te ka shume xhan ta ka vene syrin mund te te djege si miun apo te te qelloje me kallash nga jashte se jane ne shumice mure druri.

eshte pune kulture, edhe ne Rusi ekziston kultura e drurit. Nuk ekziston arkeologji rure sepse s’ka çfar zbulon, pellazgjiken e kane ngrene krimbat. Deri edhe kompleksi i Kremlinit eshte prej druri dhe traresh, po njesoj izbat, kishat dhe katedralet ruse. Pra materiali qe perdoret per te ndertuar shtepite nxjerr ne shesh natyren imperialiste te Rusise dhe Amerikes. :smiley: Shembull perfekt qe konceptet, ambicjet shpirterore dhe vizionet materializohen ne konkretesi; çfar eshte ne hava, eshte edhe ne toke.

Është tepër e mërzitëshme të kesh gjithmonë të drejtë.