100 e kusur aforizma dhe fjalë të urta (1 - 20)

Admirimi dhe përbuzja e publikut, të përzjera bashkë, sjellin bezdi të pastërt.

Ferri me përkufizim është vëndi ku nuk ka kuptim asgje e ku nuk mund të kuptohet gjë, prandaj që bota të kuptohet duhet dalë prej keqdashjes dhe keqkuptimit.

Ringjallja e fundit dhe përfundimtare e krishtërimit si lëvizje ishte farsa qesharake e rebelimit proletar të Solidarnoshit që në fakt ringjalli turbokapitalizmin.

Një hero vritet në të vërtetë vetëm nëpërmjet indiferencës. Demokracia shërben për të na shpëtuar nga heroizmi (“i bekuar një vend që s’ka nevojë për heroj”), por kush do të na shpëtojë nga indiferenca?

Femrave të bukura ju duket vetja e shëmtuar sepse ndjeshmëria për shëmtinë shpirtërore njerzore është safi, nuk ka alibinë e shëmtisë fizike.