550 vjetori i vdekjes së Skënderbeut

Hanko Halla.:smiley: , me dole ne shteg ne temen e duhur. -e mban mend te ajo tema e Much qelbanixit.:smiley: qe kishte bere nje monografi pacavure si surrati i vet, medemek zbulime historike per Skenderbeun… aty ti solle nje shkrim nga studiuesi i modh Vehbi , i cili ne fakt nuk thoshte ndonje gje te mencur, thjesht me elokuence gjuhesore stiste per bukuri nje rremuje argumentash pa kuptim… dhe argumenti me i modh i studiuesit te modh ishte ; ‘‘perderisa Skenderbeu eshte heroi jone Kombetar, si ka mundesi qe nuk kemi kenge folklorike te trasheguara per te dhe bemat e tij ?!’’

Ok. te ajo teme debatuam, dhe te jam pergjigjur perse ‘‘nuk kemi’’… gje qe ne fakt e pohonte edhe Vehbija po ne ate shkrim, por si nje argument qe i interesonte per dicka tjeter…
-sidoqofte, une te pata thene : eshte e pamundur te kemi ne Shqiiperi kenge te trasheguara nga gurra popullore per Skenderbeun sepse turqit u kujdesen ne 500 vjet te cbenin dhe te zhduknin gjithcka kishte te bente me Skenderbeun, plus ndryshimit te thlelle kulturor qe pasoi… jo me kot ne e pesuam me keq nga te gjithe popujt e Ballkanit (gje qe e pranon edhe Vehbija)… te pata thene gjithashtu ,qe nese do te duam gjurme te Skenderbeut ne folklor, nuk duhen kerkuar ne Shqiperi, por te Arbereshet qe iken dhe u shperngulenkudo ne Evrope. Itali, Kroaci, Bullgari, Ukraine… etj etj. Arbereshet e Ukraines, p,sh, qe permblidhen vetem ne 2 fshatra, festojne me fanatizem, nder shekuj , festen e Shen-Gjergjit, per nder te Gjergj Kastriotit

dhe shiko se cfare degjova rastesisht … nje nene plake 94-vjecare, Arbereshe e Zares (Kroaci) , kendon nje kenge te vjeter per Skenderbeun:slight_smile: -ja, kshu kshu, thuaj Vehbise, po edhe ti bashke me Vehbine…:smiley:

3 Likes
2 Likes

Aria e operes Skenderbeu,te Antonio Vivaldit.

1 Like

Po ajo hematoma tek kofsha e djathte?!!!

Mire qe eshte vetem bust. Imagjino te ishte monument!

nashi e kemi thene se shqipot pavaresisht se hala nuk kane mesuar si te qeverisen e te mbajne nje shtet jane formuar si komb e miti i skenderbeut sherbeu si gur themelie.Vehbiu e njerez te tjere te mencem perpiqen te hedhin drite mbi personin e vertete historic .


…Statujat e Skënderbeut në qytete të Evropës, emrat e rrugëve dhe të shesheve, dhe nderimet e tjera që i bëhen atij burri, nuk kanë shumë të bëjnë me shqiptarët dhe Shqipërinë; por me Skënderbeun atlet të Krishtit…

booo, kush e thote kete trapllek, Vehbija ? -se nuk marr mundimin te lexoj shkrimin e tij. -po mire, ky Skenderbeu ishte Alien keshtu, apo vinte nga bota e perrallave ?! -edhe rilindasit e zgjodhen rastesisht, figure mitike, edhe shpiken nje mit… te vrane o Miti te vrane, oiiii:smiley: -Skenderbeu ishte princ, arber paraardhes i shqiptareve, komandantet dhe aleatet e tij ishin 90 % fisnike areber-shqiptare, gjithashtu edhe ushtaret e tij… edhe keshtjellat ku jetonte , luftonte e i mbronte, ishin e jane shqiptare… atehere si nuk paska lidhje te drejtperdrejte me shqiptaret , dmth me historine tone te mesjetes??
edhe evropianet, ne cdo nderim ; bust, emer rrugesh etj e theksojne fort kete fakti, dmth qe eshte Hero i Shqiperise … ne Londer…
ne Rome te sheshi Albania… e kudo…
prandaj keto lloj argumentash ju bejne qesharake.

1 Like

Me duket po e keqkupton. Une e lexoj qe statujat dhe nderimi i tij ne Evrope u be jo se ishte shqiptar por sepse mbrojti evropen (qe ishte e krishtere) nga dyndja myslimane. Edhe serb te ishte, ato njelloj do ja benin nderin. Keshtu te pakten e lexoj une.

1 Like

Skenderbeu ishte Arber, dhe te gjithe arberit liridashes dhe fisnike, mbas vdekjes se tij dhe pushtimit te trojeve arberore nga perandoria Otomane, e braktisen token e tyre per ne Itali, Greqi e gjetke. Ata qe ngelen dhe u islamizuan u quajten shqipetare.

mere njehere mundimin per te lexuar shkrimin e tij.me kujton xaken qe ishte me aktivi ne sulmet kondra librit te oliver Schmidt megjithese pranoi se nuk e kishte lexuar fare :smile:

po ky sulmi me i modh: nuk e kom lexu!

tjetri sulm i mbetur eshte: si tja bejme qe te mos lexojne as te tjeret?!
(sinjalizo adminin)

-nuk mendoj se e kam keqkuptuar… puna eshte se Skenderbeu ishte arber–> shqiptar dhe pikerisht me keto lloj teorish keta synojne jo vetem ta cmitizojne Skenderbeun por edhe ta quajne si te parendesishme etnine e tij. qe dmth, terthorazi mohojne vijimin ,normal, historik te Kombit tone.
une nuk e di nese Moxarti i krijoi veprat ne kohen e vet si “austriak” ?! sepse nuk kishte Austri aso kohe… por ama di qe austriaket sot e mbrojne me fanatizem etnine e tij austriake… jane grindur me gjermanet per kete kombesine e Moxartit (qe fundja keta jane vellezer,nje race) dhe nuk lejojne te diskutohet fare dhe mburren me te !
ashtu sikurse mburren italjanet sot me me artin, kulturen dhe figurat historike te mesjetes , nderkoh qe ne mesjete nuk kishte as Itali dhe as italjane… e keshtu mund te vazhdoj me te gjithe kombet e shquara te Evropes sot, qe mburren me figurat historike te mesjetes se heret e te vone… -atehere nuk e kuptoj ; pse mos te mburren edhe shqiptaret sot me historine e tyre te mesjetes, (para)osmane ku Skenderbeu ishte kulmi ?!

2 Likes

Jam kunder censures. Po na vdiqen: hap peshkun e vetem per Trump-in lexoj.:grin:

1 Like

E drejte, e kemi shkelur ca me trampin. Me mire te bisedojme per Saren.

P.S. ka plot tema te tjera te hapura jo per trampin ku mund te diskutoni.

Jo po serb,jo po atlet ( në 3000 metërsh?:blush:),jo po dreqi me të birin ! Mbret i Epirit thotë vula! As për Evropë,as për krishtërim nuk luftoi! Për trojet arbëre, shqiptare luftoi. Kaq. Jo po luftonte për integrim evropian! Thjesht një karderr shqiptar që nuk pranoi rolin e jevgut!
Prandaj evgjitëria e sotme nuk e ka për zemër

3 Likes

Me ate qe kam lexuar, A.V. mbron nje kombetarizem te bazuar tek humanizmi, dinjiteti dhe e ketushmja duke iu dhene me pak vlere apo peshe referencave historike. Cmitizimi, ne kete rast, kam pershtypjen qe nuk ka funksionin objektiv te zbardhjes te se vertetes historike ( ne fund te fundit formati i blogut nuk e mundeson kete ), por te nenvletesimit te lidhjes tone identitare me mitet.

Sidoqofte Skenderbeu nuk mund ta kete kurre heroizmin mitik te Trump.

Uroj qe politikanet tane te te gjitha kraheve ,te mos ta fshehin kur te vij vella Erdogan per vizite …