550 vjetori i vdekjes së Skënderbeut

I Motho, nuk e kam per zemer fare temen, per mua ky muhabet eshte: Hedhin budallenjte e shmutizimit nje gur ne lume … Une sic e sqarova, nuk e zhvendosa te ashtuquajturin diskutim ne ceshtjet “morale”, pra “c’te keqe ka”. Se po hapej kutia e Pandores e “c’te keqe ka”-ve, nuk do mbyllej kurre. Ja, meqe kam hamendesuar nga ato qe ke shkruar, se nuk e kam lexuar vete, qe Kapo te ka akuzuar per “fuks 5-leksh” (Kapo qe vuan nga sindroma e Stokholmit, nga familje e perndjekur qe i shkon pas Komandantit sekretar Partie), atehere c’te keqe ka kur del nga burgu pas njezet vjetesh dhe meson qe ai qe te ka kallezuar nuk eshte ndonje fuks 5-leksh, po gruaja jote? Kjo nuk t’i ndryshon vitet e burgut, i bere qe i bere. Po le te biem dakord qe nuk eshte njesoj, te hapet nje plage me e madhe. Ose qe te kthehemi me ne teme, cfare do te ndryshonte nese Skenderbeu nuk do ekzistonte fare. Ose me gjere, nese Shqiperia nuk do ekzistonte fare? Asgje, toka njesoj do rrotullohej. Po nuk besoj se eshte kjo pergjigja. Kjo pyetja qe ben Blendi dhe pergjigjja qe i jep, e them me keqardhje, eshte nul, une e quaj “kullere”, “metro”, “kozmopolitane”, “liberale”, “mutikulturaliste”, veri cfare epiteti te duash, vetem realiste e te mencur mos e quaj. Se mendo si do te vinte nese je familjar i dikujt qe eshte vrare nga serbet jo nje shekull me pare, po nje dhjetevjecar me pare, “per flamurin e Skenderit” dhe meson se Skenderi eshte gjysme serb. Pra, me gjere, si ndihesh kur heroi yt kombetar gjenetikisht i perket pergjysme armikut me te eger te kombit tend qe ka ushtruar gjenocid ndaj teje. Keta “kullerat” si Blendi kujtojne se jetojne ne Skandinavi e kane per fqinj danezet e suedezet dhe jo kafshe si serbet e greket. Pak dite per pare u vra ai serbi ne Mitrovice, Ishte nder me te moderuarit, thane. Ky nder me te moderuarit u denua per krime lufte. Mendo si jane “te pamoderuarit”.
Tani te kthehemi te shmutizuesit. Ka shmutizues si Alba me zamete ngambrapa qe te marrin gjak ne vetull per te verteten historike, o do ta nxjerrin si ka qene “Skenderbeu historik” dhe t’ia heqin te gjitha levozhgat e mitizimit, o nuk do t’i trese dheu. Jo per gje, po se “Skenderbeu historik” do ta beje boten me te mire, bota eshte keshtu si eshte tani, me keto halle qe ka, vetem se prej “Skenderbeut mitik”. Ka shmutizues si Lubonja qe shkojne pak me thelle e me gjere, duke thene qe mitin e Skenderbeut e perdorin politikanet dhe qe mitizimet ushqejne nacionalizmat ne Ballkan e jane te rrezikshem. Mund te hidhen poshte lehte keto “arsyetime”. Nuk besoj se Skenderbeu eshte aq “trendi” sa te jete perdorur kaq shume nga politikanet per te fituar vota a per t’i hedhur hi syve popullit e per ta bere te harroje hallet e perditshme. E as nuk i ka bere shqiptaret kaq nacionaliste sa te vrasin fqinjet ne emer te Skenderbeut. Perkundrazi, Skenderbeu vetem mund t’u jape shqiptareve nje ndjenje te shendeteshme krenarie per ate qe jane, ndjenje te cilen nuk ua ka dhene sa duhet, perndryshe nuk do ta kishin katandisur vendin aty ku e kane katandisur dhe nuk do donin te largoheshin. Lufta kunder nacionalizmit duhet bere ndaj atyre kafsheve fqinje te shqipove qe thashe, jo ndaj shqiptareve qe nuk e duan vendin aq sa duhet, le te kalojne ne nacionalizem. “Know your audience” thone amerikanet ne keto raste.

2 Likes

puna është se fatet e shqiptarëve kanë ngelur në dorë të kategorisë ‘‘alba dhe kapo-aleko’’! është e kotë të përpiqesh me argumente logjike tu mbushësh mëndjen këtyre të bëhen njerëz me dinjitet dhe të drejta! përbotistët,fetaristët,krahinaristët, mund ti futësh për lehtësi grupimi tek ‘‘evgjitët kulturorë’’.këta të gjithë i bashkon kompleksi i poshtësimit! nuk ua drejton dot gungën në kurriz. ajo pakicë që ka dinjitet dhe e quan veten shqiptar,duhet të shprehet më me forcë . kur kjo kategori nuk ja doli dot në 13-n ,kur përbënin shumicë absolute,tani as që bëhet fjalë!thjesht duhet një shkundje .

1 Like

Nuk dua te marr Alben neper goje, por marr shembull nje marrje pozicioni te saj (qe mund te ishte i kujtdo qofte tjeter) ne nje koment te bere diku, dikur, per te ilustruar mentalitetin: thjesht e bukur, lavderonte racen cifute sepse ka nxjerrur njerez te medhenj. Nuk them te na akordohet edhe neve nje cmenduri ideje si suksesi apo deshtimi si trajte gjenetike (per sa mendoj per gjenetiken ne lidhje me madheshtine apo vogelsine e races, futemi ne fushe naziste) por nuk eshte fare shume te lejohemi pa u qortuar te nderojme e te kujtojme qe ne historine tone te pergjakur e te shtypur ka pasur dhe njerez te tille si Skenderbeu qe kane krijuar rezistence ndaj pushtuesit dhe shtypesit te huaj.

Ceshtja se si mesohet Historia ne shkolle, i perket akademikes dhe akademikeve. Sikur ka pak lidhje ne nje teme ku diskutohet per çmitizimin. Mitizimi, nderimi, kujtesa jane pjese mese normale dhe te shendoshta e cdo kulture, e dashur Alba. Nuk eshe e pazakonte qe kudo te shkosh te hasesh monumente, apo festa ne nderim te njerezve apo diteve qe kane shenuar historine.

Gjithe kjo qe ke shkrujt mund te reduktohet thjeshte qe ti je nje “konsevator”; e ve ne thonjza se kam vene re qe ne pergjithsi je politikisht i majte (me teper nga lloji i sulmit kunder te djathteve), dmth i bie te jesh progresist. Nuk eshte ndonje qamet i madh ky lloj kontradikte ne nje kohe ose epoke qe ne vetvete eshte kontradikta absurde.

Pra ne kete teme ti i bie te jesh me kombetaren e te djathtes klasike, cila eshte nje fele legjitime, siç eshte legjitime fela tjeter qe kundeshton me perfaqsues Alben, Blendin, etj. Garant per kete legjimitet eshte demokracia, dhe venia ne dyshim i ketij legjimiteti automatikisht rezulton venie ne dyshim e demokracise qe presupozon dy fela. Nuk ka demokraci pa dy fela.

Pra edhe nje tjeter kontradikte, ju edhe doni demokraci, por e doni me nje fele. Jo pune qe s’behet, atehere quhet gje tjeter.

Sidoqofte doni ç’doni ju, apo kundeshtaret tuaj, ne kete situate vetem nje vere ne uje mund te beni, sigurisht mund te beni edhe nje dor muhabet, ne parlament, ne media, ne blog e kudoqofte tjeter.

Mitizimi ndihmon perkohesisht por jo kur behet e veterte e perjetshme.
Per ceshtjen ne fjale :
Fama e skenderbeut e krijuar nga priftnat e Vatican me Marin barletin ne krye dhe e rizbuluar nga De Rada beri shqiperine apo me mire identitetin shqiptar ne shek XIX .
Vepra e tij shkaterroi shqiperine Ne shek XV .

Nga cili personazh tjeter ne histori do te frymezoheshin me mire?

Mitizimi eshte pjese e natyrshme e shoqerise. Nuk do te kishim as trashegimi artistike, kulturore e as historike pa te.

https://www.google.it/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=9&cad=rja&uact=8&ved=0ahUKEwiOyZX0gO_YAhVDwBQKHUuqDhYQFghOMAg&url=https%3A%2F%2Fwww.ikvi.at%2F%3Fp%3D8646&usg=AOvVaw3hzrHCYzTQT6N8ij6Rgc_q

Nese ti quan plakun Mere dhe sejmenet e tij ACDC, Kapo & co te djathte, atehere jam i majte. Por po te perifrazoj Ibrahimovicin, sa eshte ime më e virgjer, aq jane keta te djathte. Edhe une jam dyfelor sigurisht, afroj me grupin e mikut tend qe te mungon aq shume O Cimo!, po sec kam dicka te vecante, ashtu si edhe Zhardina, meqe e permende, sec ka dicka te vecante nga grupi Gjembi, “konservator” brenda dhe “progresiste” jashte. Mbase e vecanta ime eshte qe ne perpjekjen per t’u ngjitur lart e per t’u bere mbifelor si ti, bera nje vere ne uje dhe me shume u bera jofelor, nga ata qe ti i ke me shume zet, meqe njefeloret e kane nje ideal, ose dyfeloret dy, kurse ne jofeloret jemi njerez pa ideale.

trumpit i duket vetja stivi rivs

Nga Naser Aliu

Kërkuan debat për Skënderbeun edhe atë të pasionuar dhe bindur në pakundërshtueshmërinë e argumenteve të tyre. Qëllimi? Ndërtimi dhe kristalizimi i diferencimeve të reja nacionale brendashqiptare. E bënë këtë duke qenë të bindur si nxënësit e zellshëm që kanë mësuar tabelën e shumëzimit përmendsh. Matematika e tyre është e thjesht dhe sugjeronte edhe përmbylljen në favor të bindjeve të reja të zbërthimit. Logjika e shqyrtimit ishte kjo: Skënderbeu ka vrarë osman mysliman, madje edhe shqiptarë të besimit islam, që kanë bashkëpunuar me osmanët. Meqenëse ai ka vrarë mysliman, atëherë ai është armik i islamit dhe shëmbëlltyrë e krishterimit. Më saktë, e krishterëve katolik. Meqenëse ai ishte armik i osmanëve mysliman, ne jemi sot me shumicë të tillë, atëherë nuk ka asnjë arsye racionale, ta konsiderojmë hero, por t’ ia kthejmë shqiptarëve me besim katolik, ose, le ta marrë kush të dojë. Konkluzioni: “Ai është armik i joni.” Referenca mbështetëse të idesë mund të gjenden në Afganistan, kur talebanët rrënuan përmendoret e Budës. Nëse e kanë bërë ata, pse ne nuk rrënojmë përmendoren e Skënderbeut apo të Nënë Terezës?

Zëvendësimi i Skënderbeut nuk do të jetë i vështirë. Kemi mjaft personalitete, që kanë luftuar shqiptarët krishterë dhe një i tillë, mund të shpallet solemnisht hero i shqiptarëve të Kosovës. Kategorizimet e reja nacionale, kanë për qëllim ndërtimin e bindjeve të reja dhe shndërrimin e të së vërtetës në pronë. Kjo domethënë faktet shkencore t’ u nënshtrohen vështrimeve fetare. Diferencimi me forcë i shqiptarëve në bindje fetare, është hapi i parë drejt përçarjes së kombit me pasoja edhe për paqen e brendshme, ndoshta edhe me ndryshimin e kufijve në Ballkan.

E gabueshme ishte nervoza për ftesën e Zdravko Çoliçit në Tiranë. E drejtë është pyetja që duhet shtruar: pse dhe si merituam këtë mungesë empatie nga një moderator? Pyetja e dytë: pse nderoi një shqiptar këngëtarin serb duke emërtuar kafenenë e tij me “Zdravko Çoliç”? Kjo e dyta mund të shpjegohet vetëm duke ditur motivet e atij afaristi, që zgjodhi atë emër duke ditur se do të trazonte dhe pezmatonte shumë shqiptarë. Madje, edhe duke rrezikuar investimin e vet dhe bojkotin e mundshëm. Cilat kanë qenë arsyet e tij dhe a ka edhe ngarkesë emocionale mosdurimi ndaj shqiptarëve të Kosovës? E kishte bërë me vetëdije të plotë për të provokuar, ishte një hakmarrje subjektive apo ishte thjesht mënyra më e mirë, më e shpejt, për t’u vënë në qendër të vëmendjes? Këto dy ngjarje mirëpo nuk zhbëjnë ndihmën e shtetit shqiptar dhe shqiptarëve pas deportimit.

Përleshja brendashqiptare dhe paragjykimet janë në rritje e sipër. Dëgjohen shpesh nga dy palët apo shihen nëpër komente të gazetave. Ekzistojnë paragjykime reciproke. Janë shfaqur shumë fenomene, shumë mendime dhe lëvizje tek populli shqiptar, që kanë gjeneruar kokëvarje (rezignacion), huti dhe shumë shpresa tek ata që bëjnë këtë propagandë dhe agjitacion. Zakonisht ekstremistët e çdo lloji janë të bindur se posedojnë të vërtetën absolute. Heshtja e shteteve shqiptare ka ushqyer dhe nxitur këtë debat vetposhtërues.

Skënderbeu qenka armik i shqiptarëve mysliman, pse ka luftuar pushtuesin. Pushtuesin që ka mbledhur tatime tek ne dhe ndërtuar pallate në vendin e vet. Ky pushtues që ne tani duhet ta shpallim si NATO-n – ide që përkrahin madje edhe akademik dhe intelektual- nuk ka vrarë vetëm shqiptarë të krishterë, për të cilët tek kërkuesit e debatit mungon ndjeshmëria, por ky pushtues gjatë çdo kryengritje deri në çlirim, ka vrarë edhe shqiptarë mysliman. Sipas tyre, ne duhet ta shpërfillim pushtimin, sepse nuk kemi më ndjenja dhembshurie për katragjyshërit e vrarë, ose katragjyshet e dhunuara. Stërgjyshërit tanë paskan merituar si vrasjet, ashtu edhe dhunimet.

Ata sulltan që kanë vrarë shqiptarë të të gjitha besimeve shqiptare, kanë vrarë dhe pushtuar edhe arab mysliman. Perandoria jo që vetëm vrau dhe veproi si çdo pushtues tek ne -pushtues i mirë nuk ekziston, por i egër dhe shumë i egër- por ashtu siç na vrau neve, vrau dhe nënshtroi edhe vendet arabe, që në mesjetë krenoheshin me zhvillimin e shkencës dhe kulturës, nga ishte shërbyer edhe Europa, ku ekzistonte indeksi i librave të ndaluar.

Perandoria Osmane ashtu si na hodhi neve pas për disa shekuj në fushën kulturore dhe shkencore, këtë realizoi me sukses edhe me vendet arabe. Ndalimi i shqipes nuk u bë për të na mbrojtur nga serbet, por për të na asimiluar tërësisht. Shqiptarët që fituan pozita në perandori, nuk i fituan pse ndjeheshin shqiptarë patriot, por pse ndjeheshin osman dhe të gjithë ata qeveritarë osman, pa përjashtim, nuk kërkuan ndryshimin e ligjit, që ndalonte gjuhën e tyre amtare.

Perandoria Osmane pushtoi Sirinë duke vrarë arab mysliman, pushtoi Palestinën duke vrarë arab mysliman, pushtoi Egjiptin duke vrarë arab mysliman dhe në fund mori nën pushtet të vetin edhe dy vendet e shenjta: Mekën dhe Medinën. Nuk u ndalë aty dhe vazhdoi me pushtimin e Algjerisë… Asnjë vend arab Perandoria Osmane nuk ka pushtuar me negociata, por vetëm duke i vrarë dhe nënshtruar në fushëbetejë. Asnjë vend arab, nuk ka ndërmend të rivlerësojë Perandorinë Osmane dhe ta konsiderojë si Perandori Çlirimtare dhe asnjëri vend nuk ka ndërmend ta quajë të drejtë vrasjen dhe masakrimin e stërgjyshërve.

Nuk ka asnjë dyshim se ai që është turk apo ndjehet turk, mund të krenohet me Perandorinë Osmane. Kjo nuk mund t’ i ndalohet. Por nëse merren parasysh ato mendime, atëherë do të ketë pasoja. Atëherë nuk do të kemi provokime me Zdravkon si njeri i ftuar apo me Zdravkon si kafene, por revanshizmi mund të vazhdojë. Nëse Kosova përligj mendimin se Skenderbeu duhet rivlerësuar dhe shpallur armik, atëherë do të jetë logjike që sulltanët, Murat e Mehmet, të shpallen liberatorë dhe heronj të kombit apo të një pjese të kombit. Ndoshta të kombit kosovar. Çfarë do të ndodh pastaj?

Meqenëse heronj duhet shpallur ata që kanë vrarë shqiptarë katolik, shqiptarë ortodoks, atëherë mund të dalë kërkesa tjetër në jug të Shqipërisë nga një grup ekstremistësh të provokuar nga ekstremizmi kosovar dhe t’ i nënshtrohen helenizimit që bëhet nga uzurpatorit i Kishës Ortodokse Shqiptare. Sipas atij rezonimi, sipas asaj logjike, sipas asaj analogjie, ata mund të shpallin Millosheviçin hero. Edhe ky ka vrarë shqiptarë mysliman. Duke çmenduri, por e mundur. Ne jemi prodhues të çmendurive dhe çudive. Ne kemi një elitë barinjsh me titull shkencor dhe barinj, që mendojnë se dinë më shumë shkencëtarët. Një ekstremizëm prodhon tjetrin, kjo dihet tashmë. Katolikët do të mbetet me heronjtë e vet dhe shqiptarë të vetmuar. Shqiptarët e Kosovës me heronjtë e rinj do të quhen kosovarë, shqiptarët ortodoks duke mos u pajtuar me kosovarët, do t’ i dorëzohen helenizimit. Me realizimin e këtyre projekteve, që nesër do të marrin edhe emrin e nismëtarit, përfundon ekzistenca e kombi shqiptar siç e njohim sot. Plane të tilla përçarëse dhe rrënuese, nuk ka ditur të projektojnë as Çubrilloviçi, as Ivo Andriçi, as Akademia Serbe në vitet e 90, as Millosheviçi. Diferencimi i dhunshëm i shqiptarëve dhe defragmentimi në baza fetare, do të jetë dhurata e radhës që mund t’ i bëhet Serbisë dhe Greqisë. Ashtu si Serbia u ndje disi e dëmshpërblyer me apelin amerikan se ata mund të vriten nga shqiptarët gjatë festave të pashkëve, ashtu si u ndje e lumtur me ngritjen e gjykatës për të gjykuar qeveritarët shqiptarë. Të “vërtetat” e propaganduara janë bindëse për ata din pak ose fare. Shkrimtarja austriake Marie von Ebner – Eschenbach thotë: “Ai që nuk din asgjë, është i detyruar të besojë çdo gjë.“ Ato argumente, me pak përjashtime, i beson shtresa e paarsimuar.

Kosova dhe Shqipëria duhet të ndërtojnë shtetin ligjor dhe kjo do të mundësonte bashkimin, por pa ndihmën amerikane, nuk bëhet kurrë. Kosova duhet shkrirë në Shqipëri dhe zhduk emrin Kosovë edhe nga harta gjeografike. Është toponim serb. Nëse në të ardhmen Europa radikalizohet në aspektin fetar, në veri ka tendenca të tilla, atëherë shteti i Kosovës do të ndahet dhe casus belli do të jenë kishat serbe. Rusia më nuk është ajo e Jelcinit, por po i kthehet carizmit. Askush nuk ka besuar se pushtohet Krimeja, tanimë e dimë të gjithë.

Kosova në opinionin publik perëndimor nuk ka më atë empati dhe simpati që ka pasur në vitet e 90. Imazhi saj është dëmtuar tmerrësisht shumë. Përkrahja politike ndaj Kosovës është parimore, por jo si dikur dhe nuk vështrohet më si viktimë. Serbia nuk përjetohet më si armike apo kundërshtare, por si mike. Ky vështrim mund të duket si “science fiction”, por ne kemi aftësi për të prodhuar edhe kataklizma të tilla.

Popullit shqiptar nuk i duhen klerikë që propagandojnë ndarjen, por klerikë që angazhohen për paqe dhe dashuri në mes njerëzve dhe popujve. Përkatësia fetare e një shqiptari nuk është me rëndësi, por kontributi tij për Mëmëdheun…

O Pjer,

Po të mos e dija që e ke plot qilarin me ato shishet e tua të famshme të verës dy lekshe , do të kisha thënë se je bërë synet (dhe mysliman)!

Në mos, s’të ka mbetur shishe bosh më këmbë dhe je bërë tapë!

Thjesht për kuriozitet: të ka hik’ gruja me pushime që po na sjell të tilla shkrime të shpifura me Skënderbe Ali?

Ne fakt i dashur, jam duke pire vertet nje vere te bardhe te lire, dhe per ta rregulluar shijen, i kisha hedhur dje ca rozmarine te thate, dhe shija sot, ishte e perkryer :laughing:
shkrimin e hasa tek Forumi-Al, dhe ne fillim nuk po e kuptojsha, mirpo kur u perqendrova me mire, doli ideja se per çfar fliste. te rekomandoj ta lexosh dhe nje here por jo vertikalisht.

1 Like

Të them e ka fajin vera dy lekshe…?

Hajt’ po them e ka rozmarina!
(jo vertikalisht po edhe diagonalisht ta lexosh Aliu mbetet Ali - veç nji Pjer tapë e merr vesh se me çfar ushkuri i lidh brekët ky Aliu pri Kosovet!)

mos u nxito i nderuar, lexoje dhe nje here per mua, pa paragjykime;
" … Ne jemi prodhues të çmendurive dhe çudive. Ne kemi një elitë barinjsh me titull shkencor dhe barinj, që mendojnë se dinë më shumë shkencëtarët. Një ekstremizëm prodhon tjetrin, kjo dihet tashmë…"
" … Perandoria Osmane ashtu si na hodhi neve pas për disa shekuj në fushën kulturore dhe shkencore, këtë realizoi me sukses edhe me vendet arabe…"
" … Zakonisht ekstremistët e çdo lloji janë të bindur se posedojnë të vërtetën absolute. Heshtja e shteteve shqiptare ka ushqyer dhe nxitur këtë debat vetposhtërues…"

M’u mbush mendja top:

thjesht, faji është i rozmarinës belge!