550 vjetori i vdekjes së Skënderbeut

Ti si frymor humanisto-liberal a ku di une se cfare, do vazhdosh me te njejtin tip pyetjeje: c’te keqe ka po te ishte Skenderbeu xhuxh, homo, zezak, grua etj., dhe une do vazhdoj me te njejtin lloj pergjigjeje qe te dhashe heren e pare.

Rrofsh per pergjigjen I Moth, dhe jam dakord, po thjesht e kisha pyetjen per Alben me zamete ngambrapa, a do ishte me mire a me keq per te sikur ftohjen ta kishte ngapara, domethene kur eshte me keq, kur ftohet robi ngapara apo ngambrapa.

alben un nuk e ngas me qe kur u konvertua dhe filloje te citoje nga Libri per paganet e blogut. Ka akoma pune per te bere, por njerin çap e ka hedhur.

Per te mos ta prish qefin as ty, kape kete qe nuhat diçka me feçken e tij poetike frenge prej 69-teshi ngapara-ngambrapa:

In his Lord Chesterfield’s Ears, Voltaire pokes fun at that immortal soul who nine months dwelt amidst excrement and urine. Like all idlers, Voltaire hated mystery. He might at least have detected, in this choice of dwelling place, a grudge or satire directed by Providence against love, and thus, in the method of procreation, a sign of Original sin. After all, we can make love only with the organs of excretion - Charles Baudelaire Intimate diaries XVIII

Kjo tregon qe je frymor me konplekse primitive, apo te vjeteruara.

1 Like

Jo per te te kundershtuar po me teper per muhabet:
Nuk ka rendesi se nga vinte zhvillimi, nga anzhuinet apo nga arberit: klima politike, kulturore dhe fetare e tokave arbnore ishte nen driten jeshile ku premisa per nje te ardhme oksidentale ishte me e madhe ne ate kohe se te themi ne shek. e 18-te, ku ne, ne shume pikepamje, i ishim larguar goxha Europes. Njeriu i Mesjetes ishte i zdrukthtuar ne formen me te thjeshte te tij: ai bente nje jete konform me natyren, friken dhe respektin e madh qe vinte nga fenomenet e saj te papritura dhe Zotit. Prandaj Kisha ishte institucioni numer nje ne jeten e njeriut te asaj kohe, i cili nuk ishte i sigurt ne do ti dilnin te korrat e drithit ate vit apo jo. Kisha ishte lekura e dyte ekzistenciale e njeriut mesjetar.
Ne Ballkan apo gjetke ka gjithashtu plot raste ku bashkejetesa e dy popujve te ndryshem ka qene edhe nje lloj perfitimi kulturor siperior: Serbet e Novi Sadit psh. kane perfituar nga hungarezet apo gjermanet qe jetonin si minoritet ne veri te vendit. Kolonializimi gjermaneve te Danubit (Donau-Schwaben) gjithashtu ka lene shume gjurme pozitive kulturore ne Kroaci, Transilvani te Rumanise etj.

jo per te bere muhabet, por me teper per te te kundeshtuar:

Pse shikon mundesi perfitimi kulturor superior ne bashkejetesen midis dy kombesive, dhe nuk shikon njesoj edhe per bashkejetesen midis dy feve?

Pse njera e nenes e tjetra e njerkes?

1 Like

Ne mesjete nuk mund te flasesh per komb (natio), kombet u krijuan me vone. Behet fjale me teper per etni dhe jo kombe.
Per bashkejetesen e kujt feve e ke fjalen?

pse ka ndonje fe te nenes apo njerkes nga pikpamja e bashkejeteses?

pse ka ndonje epoke historike te nenes apo te njerkes per çeshtje te bashkejeteses si koncept ne vetvete?

Ti je nje frymor well ahead of your time, duket qe makina e kohes te ka zbritur gabimisht ne epoken tone. Kam pershtypjen qe ti nuk do ta kishe problem nese djali yt do te kishte lindur xhuxh dhe homoseksual, po ne te epokes sone kemi kete fetishin e gjatesise per shembull. Keshtu, populli shqiptar ka thenien “Me mire m… se i vogel”. Po kjo nuk ndodhe vetem me popullin tone trim. Per shembull, ajo per te cilen genjejne meshkujt me shume ne kohen tone ne keto uebsajtet e njohjeve personale, eshte gjatesia, gjithmone thone se jane nja dy cm me te gjate te pakten. Ose po te shohesh ne youtube nje nga keto videot, “Dhjete gjerat me…” , nje nder dhjete gjerat me te shemtuara sipas videos, ishte kur nje mbrojtes i tha Messit: “Sa i vogel qe je”. Po qe te kthehemi te Skenderbeu, thone qe ne shtatoren ne Rome e kane bere trupvogel, sepse Viktor Emanueli, si frymor i epokes sone me komplekse, jo i asaj epokes shume te larget nga ke ardhur ti, kishte kompleksin e trupit te vogel dhe nuk donte ta bente Skenderbeun trupmadh. Megjithate, duket se ne ate epoken tende, frymoret mund te jene pa komplekse, po jo me te mencur se ne, se ndryshe do ta kishe nokur se cfare thashe, e nuk do me beje te bej ate qe nuk doja te beja: te perserisja cfare thashe. Se e shkrova e zeza mbi te bardhe qe nuk ishte puna e komplekseve te nje frymori si une, por meqe shmutizuesit thoshin se shtatmadhesia ishte pjese e “Skenderbeut mitik”, jo e “Skenderbeut historik”, vura ne dukje se nuk eshte e vertete. Shpresoj te mos besh prape pyetjen e frymorit pa komplekse “C’te keqe do te kishte po te ishte Skenderbeu nje nga ‘elfat’ e Babagjyshit” ose nje nga xhuxhmaxhuxhet e Borebardhes. Megjithese nuk e di po me duket se ne ajer po avitet nje tjeter pyetje pa komplekse “C’te keqe ka po ta kete bere Skenderbeu me Vrana Kontin”.

Nuk po me sqaron se per cilet fe e ke fjalen. Nje katolik nga Shkodra mesjetare do mund te kuptoheshe fare mire me nje katolik nga Venediku i asaj kohe, me kushtin qe di gjuhen perkatese, se normat, tradicionet dhe morali do ishin respektivisht te njejta. Ndryshimi i etnise ketu nuk do sillte percarje. Perzierja e fese me kombin ketu ne kete teme eshte i gabuar.

Burimi: Portrait de Gjergj Kastrioti Skanderbeg (ou Georges Scanderbeg) Georges Scanderberg, 1405-1468) roi d’Albanie . In ‘Histoire des Papes (…) Crimes des Rois-Reines-et-Empereurs a travers les siecles’ par Maurice Lachatre, 1863 .

image

1 Like

po mir na sqaro pse nje katolik i etnise kroate dhe nje nje katolik i entnise italiane ose i etnise austriake i thyen kafken njeri tjetrit.

ç’paten, ishin mire, pse ju hyri zekthi?

ne themeli te irritimit nese thua dicka me pak se hiperbola lavderuese , te disa memedhetareve me qellime te mira e patriotike por naïve qendron sindromi i malokeve ballkanas qe ne mungese te harritjeve kombetare e mbajne gjalle veterespektin kombetar me bemat e te pareve te tyre .
ceshtja shtrohet :a do tua mesojme kalamaqerve historine si nje mjet per te ngjallur krenarine kombetare apo si mjet per te mesuar te verteten , per te ndjekur faktet kudo qe te cojne pavaresisht se mund te na pelqejne neve apo jo?

1 Like

ahahahaha :laughing:

jo vetem kaq, por edhe: “Shum mire po ta ket bere, sepse rezulton edhe profet i epokes ngambrapa”.

Arban, meqe e paske shum per zemer kete teme, nuk e di nese e ke lexuar nje te fresket te ngjashme me komente me interesante dhe me te interesuara per te mbrojt ide:

“Why then 'tis none for you; for there is nothing either good or bad, but thinking makes it so.”

Ne jemi 80 milionë turq, kurdë, çerkezë, gjeorgjianë, romë, boshnjakë dhe shqiptarë”, citohet të ketë thënë lideri turk Erdogan

I menjehershem ka ken reagimi i kryetar i i PDK, Nard Ndoka për ket deklaratat te kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan për etnitë që përfshihen në Turqi.

Ai kritikon edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama duke thënë se duhet t’i përgjigjet kësaj deklarate, pasi kombin shqiptar as prejardhja e as gjuha nuk e lidh me asnjërin prej këtyre kombeve aq me keq me Romet.

“Erdogani mbetet një otoman, që po pengon vendin e tij, por edhe vendin tonë drejt integrimit europian! Ky është viti i Gjergj Kastriotit, jo i Recep Tayyip Erdoganit! Ky është vit europian; jo otoman!”

a nuk deklaroi tervit kumandari juaj ne stamboll se jemi si bicim vellezerish me turqit ?apo you ka zene amnezia:grinning::grinning:

Po cfare ka thene Erdogan per tu kritikuar? Dhe cfare ka te pavertete aty? Qe nuk ka pakice shqipetare ne Turqi? Po sigurisht qe ka. Vete imzot Fan Stilian Noli ka lindur ne Ibrik Tepe , nj komunitet qe banohej kryesisht nga shqipetare brenda teritorit te Turqise. Kjo sa per ta ilustruar. Po ti o Kapo me Nard Noken meresh? Te dija me pak budalla.

1 Like