A do te zhvillonte dot zgjedhje parlamentare sot Shqiperia?

Ky eshte arsyetim sipas se cilit disa kushte duhet te piqen qe te anetaresohesh diku, dhe pastaj shembujt qe ti jep nxjerrin se PS-ja ishte kontributori kryesor qe keto kushte te piqeshin per NATO-n. Ndersa une them qe te pakten ne rastin e NATO-s, nuk ka domethenie pothuajse fare se cfare ben njera apo tjetra parti ne pushtet, ata zgjodhen nje moment arbitrar dhe bene ftesen, dhe ne u futem. Sepse NATO te ben pjese te nje tregu ushtarak te madh, dhe nga kjo pikepamje nuk i intereson shume “klima e biznesit” apo stabiliteti social apo niveli i korrupsionit etj etj. NATO eshte ne themel institucion Ushtarak, i cili te trajnon dhe pastaj te perdor. Ama asgje e keqe deri ketu.

Ne teme tjeter dhe meqe ra fjala, PD-ja sot eshte nje parti qe po t’ja vizitosh faqen e web-it nuk ka asnje gje konkrete te shkruar, pra parti pa program. A ka patur ndonjehere dicka te publikuar ne ate faqe, qe kur ka mberritur interneti?

te lindurit pas 90 nuk e kane idene minimale te kohes se enverit, ose ne rastin me te mire kanje nje ide te vagullt si dicka diktatoriale negative, e vjeter.
Mund te jete dhe gje e mire dhe e keqe ky fakt.

te falenderoj qe ma solle Nenin 11 ketu, e megjithse nuk jam specialist i fushes se ligjeve, them se ligji eshte shume mire, biles me duket si i kendejshmi :grinning: perendimor.
per pyetjen qe ben po te sjell nje eksperience belge ;
po mbyllej orari i votimeve, mirpo media dhe kontrrolloret e qendrave te votimit, po njoftonin se kishte akoma njerez qe po rrinin ne radhe dhe po vinin akoma.
qeveria, duke qene se nuk mund te dilte kundra ligjit, ligj i cili eshte pak a shume si ai i siperpermendurit, hyri ne bisedime urgjente me partite pjesmarrse ne votime per te marre nje mendim prej tyre, se nese mund te lejoheshin disa qendra votimi te rrinin edhe 1 ore me shume hapur, dhe pasi morri okejn nga partite, dha direktiven qe ne ato qendra votimi qe kishte rradhe, te lejohej edhe 1 ore me shume hapur.

ti me sjell Nenin 106 , nje Nen qe per mua eshte i pa rendesishem
se kur duhet te votojne antaret e qendrave te votimit, kjo nuk i prish pune kujt, dhe me teper nuk eshte pjese e abuzimeve.
duhet ta kerkojme tjeterkund lepurin e abuzimeve dhe manipulimeve.
pyetja kardinale qe shtrohet eshte ;
a jane te gatshem dy krokodilet, te ulen se bashku me partite e vogla te interesuara, per ndryshimin e Kodit Elektoral ne interes te demokracise.
pra te mos i fusin hundet me, te rrijne larg, sa me larg nga komisionet e zgjedhjeve, nga qendrat e votimit.
e thene shqip dhe perendimorçe; te pirdhen nga komisionet e votimit, dhe kete detyre ta marrin njerez te ndershem, pa parti, administratore te rregullt te shtetit.
partite apo koalicionet, te dergojne nga nje vezhgues, por jo percaktues

ligji ketu, me duket i rregullt, e besoj se shume pika jane ne rregull, po nuk çalon problemi ketu, se psh, ne shum vende perendimore nuk para perdoret kjo lloj metode me boje, se mjafton vetem regjistrimi i kartes se identitetit, dhe nuk bo vaki te paraqitesh dy here, se ha gjobe.
pra vetem nga ky fakt, kuptojme se lepuri fshihet tek komisioni i qendres se votimit, jane ata te piset qe ndodhin keto pislliqe.
Po te zgjedhim psh, nje komision ku te kete perfaqesues ;
1 nga pozita,
1 nga opozita,
1 nga partite e vogla,
1 nga shoqeria civile,
1 i pavarur,
1 nga populli, lagjia aty, njeri i njohur per integritet e ndershmeri,
1 nga studentet i/e ndershem,
me siguri qe do te kemi zgjedhje te rregullta, dhe kur te filloje numurimi, (nese eshte jo elektronik), te filloje nga jo partiaket, por nga studenti/tja, i pavaruri, personi i shoqeris civile, e me pas te kaloje fleta tek perfaqesuesi i partive.
Edhe ai kufiri i arritjes se 2,5 % per tu futur ne parlament, nuk me duket i drejte, kjo gje i privon nga perfaqesimi partite e vogla, prandaj une do te isha per uljen e saj ne kufirin prej 1% .

ate qe thua ti e kam te qarte fare mire nga menyra se si u futen ne BE Rumania, BUllgaria, Estonia, Lituania e Letonia qe ne ate kohe nuk ishin me mire se c’jemi ne sot, dhe per nga numri i vrasjeve, si Lituania, si Estonia, jane me keq se Shqiperia.

Por eshte e vertete qe bashkepunimi me boten jashte vjen kur ka stabilitet ne vend, dhe ate stabilitet e sollen te majtet nga deri ne 2004, ndersa Berisha beri cmos qe ta prishe, qe ne vitin 1998 me grusht shteti, me sulmin ne komisariatin e policise se tropojes prape nga viti 2000 ne mos gaboj. PAstaj prape me protestat ne vitin 2001, si dhe me protestat e tjera deri ne 2004, dhe majde dergoi tropojane te protestojne ne bruksel kur takohej Nano me te huajt per marrveshjen e stabilizim asocimit, dhe qelluan me gure hotelin ku ishin te huajt dhe nano.

Rama, nga viti 2005 e deri ne prill te vitit 2009, kur u be pranimi ne NATO, nuk beri asnje proteste, dhune jo e jo.

po aty, konkluzioni

O zoteri ky ligj qe thua ti “me duket ne rregull” une sapo te provova qe eshte shkruar me negative te dyfishte, gje qe mohon kushtin qe thoni ju. Pra po ta lexosh ne shqip thote qe “boja mund te iki per me pak se 24 ore” dakort jemi me gjuhen?
Keto komisione qe nderton ti jane pa baza. Shiko cfare ndryshimi ka nje njeri i pavarur me nje ne “shoqerine civile”? Pastaj cfare ndryshimi ka nje “i pavarur” me nje “nga populli”? Ti e diqe te pavarurit jane “nga populli” apo jo? Po e le ketu.

Keto komisione jane themeluar qe ne komisionet me te vegjel per te qene sa me perfaqesues politikisht. Por keto perfaqesi kane lista, pra teserja e partise ty te ben kandidat per keto komisione. Nese nuk ke kandidate ti nuk perfaqesohesh dot as ne zgjedhje sepse nuk ke numrat e duhur ose nuk i mibilizon dot. Prandaj Basha duhet patjeter te pranoje te depolitizoje komisionet, pra ti marrin ne duar njerezit, “populli”.

ketu nuk po te kuptoj, çfar kushti po them une ?

i pavaruri, nuk ka ndryshim nga nje i popullit, thjesht te zgjidhet nje figure jo partiake dhe i njohur per asnjanesine/neutralitetin e tij.
e kupton, qe sikur komisionet e qendrave te votimit, te fuksionojne keshtu te pakten (siç them une), do te kete nje permisim ne krahasim me komisionet e gjeri-tanishmet.
une nuk them se do arrihet persoshmeria, por ama do kete permisim, dhe puna/eksperienca qe do vije e do provohet, do na mesoje me teper se si ta permisojme me tej kete pune.

Po, ne vije te pergjithshme jemi dakort qe duhen ndertuar komisione teknike. Ndersa per Nenin 105 edhe njehere, per timbrimin ne doren e majte, thelbi eshte se duhet thjesht me lexu tekstin e ligjit, asgje me shume, dhe teksti duhet te ishte “që nuk hiqet për më pak se 24 orë”, por ne fakt eshte shkruar që nuk hiqet për JO më pak se 24 orë

puxha, ky teksti qe ti permen ketu, nuk ka shume rendesi

ketu une nuk shoh noi gjo tragjike, ti kapesh pas nje gjetheje, nderkoh qe e interpreton kete gjethe si nje peme.
votimet, nuk zgjasin me shume se 12 ore, keshtu qe teksti nuk ka aspak handikapte.

puna eshte, se ; kur do behet komisioni qendror i zgjedhjeve dhe komisionet e qendrave te votimit, apolitike.

Jo vetëm protesta, opozita zbulon planin ‘B’ për të ndalur mbajtjen e zgjedhjeve lokale

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho që nuk përjashton as futjen në grevë të ish-deputetëve dhe simpatizantëve, për të evituar organizimin e ‘zgjedhjeve farsë’.

"Të gjitha format e mundshme në varësi të zhvillimeve politike do të merren në konsideratë” :v:

Disa “mendime te pakrehura”:

  1. Opozita nuk ka thelb pozitiv, ne kuptimin filozofik. Mungesa e thelbit eshte mese evidente besoj duke pare tezen negative qe ka ngritur, pra kunder qeverise, por pa peshe.
  2. Opozita nuk ka besueshmeri - kjo sepse kryetari i saj aktual ka kaluar disa pozicione zyrtare ne te cilat nese nuk ka demtuar, ka treguar paaftesi domethenese, kujto ketu vetem staniacionin qe shkaktoi ne bashkine e tiranes, pa hyre te ne te thellat e 11 janarit, kohe kur ky i fundit ishte ne krye te ministrise se brendshme, apo tenderin e rruges se kombit, kur ishte minister transportesh (ketyre seriozisht qe nuk dua apo kam interes t’ju hyj, po pati durim ndonjeri, bujrum). Figura tjeter qe e njollos, eshte ajo e te shoqes se presidentit, e cila buron nga LSI, nje parti qe u kthye ne zyre nepotizmi dhe krajonismi per vite rrjesht, duke pothuajse shkaterruar meritokracine ne aparatin shteteror pergjithmone. Fatmiresisht ky fenomen in asaj periudhe po luftohet. Presidenti jone aktual, eshte moralisht i kapitulluar, qe pasi u kap mat me video-pergjimin e 7%-shit te famshem; afere te cilen si me magji e fitoi ne gjyq duke pretenduar se ishte montazh. Pra ne jetuam ne boten e cudirave per ca kohe, dhe Iliri na tregoi qe vrima e lepurit shkonte edhe me thelle, aq thelle sa…nuk kishte hyre ndonjehere aq thelle.
  3. Opozitat ne ballkan po duken arkaike. Ndoshta ka ardhur koha te shikojme nga kina, te kuptojme qe shteti eshte me eficent me nje force, sesa me dy. Demokracia parlamentare e kesaj forme pra eshte nxjerre menjane, si fenomen i dores se dyte.
  4. Opozitat ne ballkan, duke operuar si orkester me njera-tjetren, ne kushtet kur dirigjenti eshte i padukshem, te bejne te mendosh, dhe te dyshosh se dirigjenti nuk eshte pozitiv.
  1. Media, ne momentin kur pranon qe “eshte” pushtet, pra ka pushtet, duhet te pranoje qe ka edhe pergjegjiesi. Gazetaria me integritet profesional dhe moral eshte dicka qe studiohet, nuk ka nevoje ta shpjegoj une (qe nuk kam lidhje per me teper) ne nje forum ne internet. Ceshtja eshte se gazetaria ne shqiperi per momentin eshte ne krize gjithashtu, prandaj si rrjedhoje gjithashtu me besueshmeri te ulur, dhe pse jo aq sa opozita.

nuk merret vesh ne komentin tend nese flet ne pergjithsi si koncept, apo per situaten reale, sepse i perzjen te dyja. Dhe duket jo pa qellim. E ke fjalen qe te eleminohet opozita e sotme e djathte, apo opozita e pergjithsi? Dmth te eleminohet e majta kur te jete ne opozite.

Duket jo pa qellim, por ne fakt eshte pa qellim, sic e shkruajta ne krye, mendime te pakrehura; pra pa ndonje lidhje. Por qe ta sqaroj qendrimin tim: opozites reale te sotme i uroj rimekembje/riciklim/ringjallje/rifreskim te mbare, pa asnje paragjykim. Ndersa pika 3 eshte per ne pergjithesi si koncept. Dhe nuk po them “te eliminohet” apo zgjidhje-dhenese te ketij tipi, sepse nuk do ja lejoja vetes kete lloj gjykimi, pasi nuk kam edukimin e duhur. Eshte thjesht observimi se opozita si domosdoshmeri eshte jo gjithmone e natyrshme, sepse disa probleme apo stade zhvillimore ndoshta nuk kane nevoje per opozite, ne sensin qe nje opozite e panatyrshme e ngadaleson arritjen e nje qellimi vital. P.sh. nese sot ka rene zjarr ne Notre Dame, nuk besoj se eshte ngritur nje komision partiak me perqasje te ndryshme se si ta perballojme zjarrin.

Nuk e kisha fjalen per qellim te bere kastile, qellimi ndonjehere eshte i pavetedijshem. Psh po te ishte i majte, atehere do te ishte ky rast. Tani nuk eshte nevoja te tregosh se çfar je, nuk ka pike rendesie per mu. Nxirri vete perfundimet.

Ndersa persa i perket propozimit nuk eshte kaq kollaj te behet realitetet, sepse i bie te prishet nje sistem, dmth te prishet Evropa, sepse demokracia eshte nderhyrje e Evropes ne Ballkan. Kur te prishet Evropa - me kete stil ka per t’u prish patjeter - atehere do te duket sa kollaj eshte.

Qellimi i pavetedijshem nuk mund te jete i imi, sepse une e thashe qellimin tim. Pastaj si mund te kete pavetedija qellim? Qellim eshte interpretimi qe i ben vetedija (jote ne kete rast) veprimeve qe i ve ne kontekst. Te kesh qellim do te thote te kesh vullnet; a mund te pretendosh qe psh zemra qe rreh ka vullnet? E pastaj nevoja per te futur njeri-tjetrin ne shportat “majtas” dhe “djathtas” vetem sa e shterpezon fillin.