Emigranti, sado të jetë i integruar në atdheun dhe mëmëdhen e adaptuar, jeton dy jetë, në të përditshmen përsëritëse pa memorie dhe në të kaluarën për shkak të kujtimeve të paintegrueshme në një realitet kulturor hane shan e hane Bagdat me atë të origjinës nostalgjike. Papajtueshmëria midis të sotmes dhe të kaluarës, është gjëndje ekzistenciale e rëndom qenies, reflektuar në art si konflikt midis reales dhe onirikes, banales dhe nostalgjikes, fizikes dhe metafizikes, dokumentarit dhe fiction. Kjo papajtueshmëri në qënien emigruese shndërrohet në konflikt të skajshëm, ku më përtej bihet në skizofreni, e cila me përkufizim është gjëndja e personit të sëmurë në pamundësi të dallojë realitetin nga ëndrra, të këtushmen nga e përtejmja.
Sa më sipër është saktë gjëndja ekzistenciale e dëshiruar prej artistit t’modh, dmth të emigruarit t’modh, nganjëherë edhe e arritur, pak rëndësi ka: si pacient spitali me pizhama me vija, apo si artist i modh me kravatë në skenën e kulturës.