A keni ndonje shprehje ose frazë tuajën origjinale që shpreh një ide pak a shumë të saktë dhe te kuptueshme?
Për shembull:
(meqë kam vjedh sa jam zhdëp në internet, po ju jap mundësi të vidhni edhe ju po deshët; një anonim nuk gëzon të drejtë autori):
Shoh vërdallë shumë historianë të zanatit që as historinë e jetës së tyre nuk dijnë të rrëfejnë.
Nuk e mba mend do të thotë “nuk e mban në mendje”.
E madhe është pesha e kujtesës, po aq sa edhe peshë e mëkatit që duhen muskuj shpirtërorë për ta mbajtë në mendje.
Liria seksuale e bën kujtesën tokë e djegur, ndërsa shtërngesa seksuale e bën tokë e xanun.
Historiani shkruan histori voluminoze se si Toskëria dhe Gegëria bashkë kanë pjellë Shqipërine, dhe nuk di të rrëfejë historinë se si Palloshi dhe Malokja (ose në versionin përkundrazi: Maloku dhe Palloshja) kanë pjellë historianin dora vetë; bile atij as i ka shkuar mendja ndonjëherë ta rrëfejë historinë, të tijën dhe të vëndit tij, si pjellori seksuale.
Interesi për një personazh historik, me përjashtim të rastit kur kundrohet si model për tu imituar, është një mënyrë e dobët për t’i bërë bisht jetës personale, e cila natyrshem duhet të ketë më tepër interes se çdo jetë tjetër, thëne kjo jo në kuptimin e egoizmit banal (“duaj të afërmin si veten”). Historiani shkruan historinë e jetës së të tjerëve me iluzionin që t’i shpëtojë mizerjes së jetës së tij, por vjen çasti edhe për Requetin të bëhet i ndërgjegjshëm se nuk i shpëtohet dot neverisë së qenies duke shkruar biografinë e markezit Rollebon që ka jetuar 500 vjet më parë.
Rrëfimeve historike për epokat totalitariste ju mungon pashmangshëm një detaj: implikimin e vetë autorit dhe rrethit shoqëror të tij në krimin total, drejtpërdrejt apo jodrejtpërdrejt qoftë.
Për krimin e indiferencës nuk ka dëshmi, dhe nuk ka si të ketë sepse indiferenca nuk dëshmohet dot, e derimë sot as nuk dënohet dot me ligj.
Ekzistojnë një kategori personash që ndodhen në majë të fuqisë - jo vetëm në krye te shtetit, por të çfardo strukture qoftë, edhe më paqsore - që janë të pranishëm në vëndin e krimit si thjeshtë dëshmitarë, si sekretarë që marrin shënim ekzekutimin, vendimin, fjalën e thënë dhe asgjë tjetër, janë thjeshtë ekzistencë si materie inerte, makinë shkrimi Oliveti. Në fakt këta as funksionin e dëshmitarit nuk kanë, sepse asnjëherë nuk janë të pranishëm edhe në qenien e tyre, pret më kot të mësosh prej tyre ndonjë gjë që nuk di dhe që nuk dihet. E megjithkëtë janë këta që i dinë sekretet, sepse këtyre ju besohen.
Ekziston një mënyrë për të kuptuar se kujt i digjte më tepër miza e krimit total: atij që gërthiste më tepër se të tjerët sapo erdhi demokracia dhe iku komunizmi.
Bota është plot me njerëz të dështuar që nuk vlejnë një lek sepse ndjehen të tradhëtuar nga bashkëshorti. Tradhëtia bashkëshortore godet dhe prish intimitetin më të thellë dhe më qendror të shpirtit njerzor duke paralizuar krejt qënien e lirë krijuese të të tradhëtuarit, i heq atij lirinë, nuk e bën të aftë për asgjë, vetëm për të vuajtur në mënyrë mekanike si robot vetëm e vetëm për një çështje natë e ditë. Vënia e brinjëve katandis personin në një copë leckë pa vlerë që nuk i duhet askujt, as vetes.
Nga kjo pikpamje është njësoj edhe për ata që kanë frikë se tradhëtohen, madje është shumë më keq “frika nga frika se mos ajo …”.
Shembull i shkëlqyeshëm për rastin e dytë të frikanjosëve (muzika shumë e lezeçme, shumë e shkathët në shoqërim të psikologjisë së ngjarjes). Ky birbo tradhëton i pari gruan e vet tepër të ndershme, dhe i ndjerë në faj për të pabërën, fillon e dyshon e të bëhet xheloz për gruan në mënyrë aq morboze, sa që e shtërgon ta tradhëtojë edhe ajo. Atëherë u qetsua “si gjithë të tjerët”, kështu maro filmi që nuk e ka pa akoma Stalker dhe Korrikse:
Njerzit ankohen se ndjehen të vetmuar për shkak se i tradhëton mbas kraheve bashkëshorti, miku, kolegu etj, vetëm shkrimtari e ndjen veten të tradhëtuar nga shteti, institucionet, shtëpitë botuese, kritika, publiku.
Kujtesa nuk funksionon si mekanizëm pa shpirt, sikur me qenë tefter magazinieri ku rregjistrohen të gjitha faktet dhe ndodhitë e sistemuara nëpër rafte të magazinës dhe Arkivit të Shtetit (qelizave të trurit), por gjallon si farfuritje bipolare kujtesë-harresë, që përkon me farfuritjen koshiencë-subkoshiencë. Kujtesa është gjithnjë proçes i interesuar, mban mend diçka që të intereson si “interesante”, dhe diçka tjetër që nuk të leverdis si e papëlqyeshme, e “harron” duke e rrasur në humnerën e subkoshiencës.
Nuk e di se si harrova!
Po shyqyr qe u kujtove mor i uruar!
Ne jemi të etur për Tjetrin kushdoqofte ai sepse komunikimi me Tjetrin është tejet i çmuar për të stimuluar krijimin. Për rrjedhojë edhe debati më idjot me një koqe maskarai ka vlerë stimuluese të jashtëzakonshme për të zbuluar ide të reja dhe krijuar aforizma të reja.
Urrejtja është akoma dashuri sa e pa shndërruar në indiferencë.
Ka njerëz që kanë vuajtur jo pak në jetë, megjithatë kanë bërë të tjerët të vuajnë shumë më tepër.
Në debatet kulturorë postmodernë kolegët intelektualë urrehen për vdekje midis tyre më keq se kamionistët alabakë, megjithkëtë shtiren sikur respektojnë mendimin e tjetrit dhe lirinë e mendimit (meqë e kërkon moda dhe ligjet e kohës), ndërkohë që mundohen të asgjësojnë njeri tjetrin me fraza etike të thëna me edukatë sinjorile rafinato.
Kulmi i inteligjencës është të dish të bësh edhe idjotin kur e do puna.
E njëjta histori gjithmonë!
Historia (si individuale ashtu edhe publike) nëse nuk kryhet, detyrimisht përsëritet në mënyrë që të kryhet, me ndryshimin se ribën vaki gjithnjë e më tepër abstrakte si kurdisje, pra më fshehur, më e komplikuar për shkak se entropia e universit rritet.
Nuk tejkalohet një sistem, regjim apo vizion i vjeter, as duke ju kundërvënë dhe as duke u tallë më të, por duke sjellë një vizion të ri dhe duke e aplikuar atë.
Prekursorët janë të bezdishëm për të gjithë, si për kundështarët, ashtu edhe për ata që i ndjekin nga pas. Madje në disa raste edhe për pasardhësit të gjëndur në vështirsi për të kuptuar se "si ka ndodh që … ".
Ankesa e rëndomtë e padronit, ose punëdhënësit si term politikall korrekt, “jeni mosmirnjohës se unë ju mbaj me bukë” (shprehje në origjinë e atit të familjes) me të cilën mbajnë peng shpirtërisht puntorët, është e vërtetë për sindikalizuesin e rrebeluar me vënd e pa vënd kundër padronit (me origjinë urrejtjen e atit, Kompleksin e Edipit). Por i rrebeluari me të drejtë, mund të ankohet dyfish me plot të drejtë se nuk mjafton padrejtësia e pësuar, por duhet të mbajë mbi samar vrasjen e ndërgjegjes për shkak se në parim duhet me qenë mirnjohës ndaj autoritetit, në këtë rast padronit të ndërmarrjes që është projeksion i figurës autoritare të atit biollogjik. Në fakt kjo e dyta është vuajtja e vërtetë, dhe këtë çdo revolucionar e di mirë thellë në shpirt, ashtu si e dinë mirë bijtë e Fjodor Pavlloviç Karamazovit.
Eshtë pikërisht kjo drama e çdo revolucionari që e bren përbrënda deri në shkatërrim të plotë në post-revolucion.
Bota ka strukturë duale ekziston koncepti i Vazhdimësisë, alias Law of Continuity, lex continuitatis (natura non facit saltus i latinëve, “nature never makes leaps” i Leibnicit), dmth aspekti evolucionar, por ekziston edhe e kunderta e tij: koncepti i Pavazhdimsisë, Law of Discontinuity e “teorise se bashkësive” të Kantorit, natyra diskrete e materies zbuluar nga mekanika kuantike, zhvillimi me hop cilësor, aspekti revolucionar, Revolucioni me një fjalë.
Që prej lashtësisë këto dy vizione përleshen me njëra tjetrën në bejlegun metafizik (dhe jo vetem), dhe herë fiton njera e herë tjetra si në zgjedhjet elektorale.
Sekreti i ndërtimit të botës gjendet i koncentruar tek natyra ambige e dritës: valë apo thërmijë? Që do të thotë: Vazhdimsi apo Pavazhdimsi? Evolucion apo Revolucion? E djathtë maloke apo e majtë palloshe? Njëra bole apo tjetra bole?
Krijimi ekziston si ekulibër alternativ ndiz e fik fap-fup në çdo çast: fap digjet në Pavazhdushmëri e fup shuhet në Vazhdushmëri.
Kam më tepër frikë kur gabojnë të tjerët se kur gaboj vetë, sepse kur gabon vetë, paguan një faj që kushedi edhe mund të falet, ndërsa kur gabojnë të tjerët prit hakmarrjen e sigurtë si fajtor pa faj.
Nuk ka gabim në kuptimin negativ përveç se moral - i cili është destruktiv -, çdo lloj gabimi tjetër është një mundësi për krijim, ose me saktë mundësi për rikrijim rikonstruktiv. Këtë të vërtetë e njohin më mirë se të tjerët krijuesit, në mënyrë të ndërgjegjshme apo të pandërgjegjshme qoftë, vetëm nëpërmjet gabimit dilet ngja gjëndja e harmonisë status quo të mëparshme. Në këtë mënyrë ka krijuar edhe Zoti. S’ka mënyrë tjetër.
Nuk ka mënyrë më të mirë për të bërë sherr me tjetrin, tani dhe kudo qoftë, se sa të përmëndësh Zotin në koment ose në post.
Të gjitha muhabete rreth frikës nga vdekja janë dokrra intelektuale të thëna për tu dukur si zgjuarsira, thellë thellë ne mendojme se nuk do të vdesim kurrë. Në fakt kjo është provë më banale, njëkohësisht më se e vërtetë, që e përtemja ekziston, që ka jetë pas jetës.
“Teoritë e komplotit” janë produkt i shpresës (hë për hë e kotë) që bota mund të kontrollohet, ose me fjalë tjera që bota është e kontrollueshme. Eshtë mizore t’ja heqësh këtë shpresë njeriut.