A keni ndonje shprehje tuajën origjinale?

Historia e personalitetit kulturor modern është histori divorcesh, ose thënë më troç është pallim grash të njëri tjetrit duke i shkëmbyer ato në mënyrë legale. Sa më tepër kalon koha, aq më të rrallë bëhen artistët e mdhenj dhe intelektualët e shquar që nuk ndrrojnë bashkëshortet si mbreti gratë në Hollivud (modeli seksual i imituar). Me logjikë i bie që edhe gratë të ndërrojnë bashkëshortët si mbretëresha burrat, dmth edhe gratë i pallojnë burrat njëra tjetrës, meqë loja zhvillohet me dy lojtarë, atë që lë njëri ose njëra, e merr tjetri ose tjetra. Megjithse shprehja “ndërron si mbretëresha burrat” nuk para shkon si folkloristikë, dhe shoqëria moderne gjithsesi mbetet akoma mashkulloriste që ve re më tepër se çfar bën sulltani në harem, sa më sipër përbën një dëshmi që sekset në thelb janë të barabartë, për mirë apo për keq qoftë.

Thuhet rëndom: “njeriu ka të mirat dhe të këqijat e tij”, me kuptimin se tjetrin duhet pranuar ashtu si është, gjë që është e domosdoshme të bëhet, por jo si pranim i një fataliteti të së mirës dhe të keqes pranë e pranë në përjetësi, por pranim si kusht fillestar për të zhdukur më pas të keqen përfundimisht nga njeriu.
Në të vërtetë hë për hë njeriu përgjithsi është vetëm i lig, e mira e tij në më të shumtën e rasteve shërben për të mbuluar, fshehur dhe justifikuar të keqen - hipokrizia nuk do të mund të ekzistonte pa të mirën -, gjë që e dëshmon edhe thënia bamirëse e sapo analizuar: “njeriu ka të mirat dhe të këqijat e tij”.

Konsideruar fejesa si bangoprovë seksuale e partnerit, dmth “ta provojmë një herë se si është, pastaj ta marrim për grua” (ose për burrë në kohët moderne), është injorancë e tmerrshme që as nuk njeh, as kupton dhe as konsideron proçeset magmatikë eros-thanatos që zhvillohen në qendër të qenies, me tamam “nuk merr fare erë nga jeta”. Ta provosh seksualisht një herë, është njësoj sikur ta provosh vdekjen një herë; pra një gomarllëk me brirë në rastin më të mirë, sepse një herë vdekur, nuk kthehesh më si fantazmë nga e përtejmja për ta regjistruar vdekjen tënde në librin e gjëndjes civile.

Referuar parullës revolucionare frojdiste të 68-tës “bëni seks, mos bëni luftë!” (ndërlidhje frojdiste midis eros dhe thanatos) rezulton paradoksal raporti i të dhënave statistikore që krimi i feminicidit është gjithnjë në rritje në vende seksualisht të zhvilluara. Në fakt paradoksale është parulla në fjalë, sepse eros dhe thanatos, përveç se ndërlidhen, edhe identifikohen me njera tjetrën, pra parulla rezulton “jo ush po gomor”, dmth absurde “bëni luftë, mos bëni luftë”. Moderniteti rizbulon me mjete të tjera, madje të kundërta, dhe në një kontekst të kundërt atë çfarë ishte kanonike në shoqërinë fanatike obskurantiste mesjetare. Sipas Kanunit të Lekës çnderimi seksual shlyhej me vdekje, drejtësi dhëmbë për dhëmbë e sy për su, identifikim i Eros me Thanatos.

Lexoje kete komentin :joy:
VRKRT

7 Dhjetor, 2020 22:06 te 10:06 pm

Dashka me fitu n Wembly ky koqja pa bole topesh !
Si puna a atyre shqiptarve qe kur zbriten nga vaporrat e eksodit t vitit 1991,ashtu t leckos e pabuks,flisnin ke RAI ,se kishin qejf me u martu me prezantuset e bukra italjane t RAI t,
Njoni tha du me u martu me Rafaela Kara,tjetri donte t zente dashnore ate miss italia…kurse Duka sot don t fitoj n Wembly…

Intelektuali i modh oriental bo i dor muhabet, intelektuali i madh oksidental bën një diskurs, ndërsa bashkëbisedim bëjnë vetëm të vdekmit në vorr.

Kush urren tjetrin gëzon si sadist dhe kush don të afërmin vuan, por edhe ky i fundit gëzon si mazoist. Kështu të gjithë knoqen tu bo qef t’modh sado-mazo.

Realiteti, i parë në sy, çliron fantazinë nga makthet sepse realiteti qendron më lart se çdo fantazi; dokumentari qendron më lart se çdo fiction.

Vetvrasja është akti më individualist që ekziston, dhe për këtë arsye është akti më luçiferik.

Intelektual i modh që provokon intelektualët e vegjël duke bërë një pyetje që e presupozon vetë përgjigjen: preferon jetën e mjerë të një artisti famoz (Van Gog si model mjerimi), apo jetën e një personi çfardo (psh vëllai i Van Gogut, gallerist afarist), është dyfish i mjerë vetë, sepse gjenia nuk është kostum që vishet dhe çvishet sipas qefit, por është destin fatal që kryhet, e që pastaj edhe duhet të shlyhet. Një pyetje të tillë e bën vetëm një hipokrit që jeton për qef të vet dhe bën intelektualin për luks, ose një injorant me diplomë që nuk i ka as idenë se çfar vuajtje dhe mizerje ka zanati i të çmendurit.
Dyshoj se përgjigja e drejtuar të zotit të punës do të ishte ajo e presupozuar nga pyetja idjote e mësipërme. Pastaj, si nuk ekziston edhe një dëshmi e vetme që dikush i ka drejtuar këtë pyetje vetë Van Gogut ose ndonjë kolegu të tij të ngjashëm me të në çmenduri, parë që shëmbuj të ngjashëm janë pak si tepër, aq sa duket sikur çmenduria është kusht sine qua non për të qenë artist i modh.

Nuk është e lehtë të deshifrosh ëndrrat, por më e vështirë është të dallosh ëndrrat profetike nga infernale që nuk kanë pikë kuptimi, dhe prandaj është i pamundur deshifrimi i tye. Nuk ka kuptim te kërkosh kuptim në ferr, ëndrra të tilla janë thjesht makthe, ashtu si janë makthe shumica e veprave surealiste ose onirike.

Qeshja si akt satanik ushtoi për herë të parë në kozmos kur ra Adami dhe Eva. Jehonë e kësaj qeshje primordiale është impulsi i gajasjes që na pushton në mënyrë inkoshiente kur ndonjë person me pushtet bie nga fiku (si Faja që nuk e zu dekiku), përfshirë edhe në rastin më banal të mundëshëm kur shohim të rrëzohet një person në asfalt.

Pothuaj gjithnjë shkaku pse merr fund një love story nuk merret vesh kurrë tamam, sepse mizerja mbahet sekrete për të shpëtuar sa për sy e faqe-n.

Nga leximet, dhe akoma më tepër nga muhabetet me të njohurit, vë re se çështja e dënimit me vdekje, edhe kur shtrohet në mënyrë racionale si çështje drejtësie, me justifikime dhe arsyetime logjike, statistika etj, sidoqoftë pro apo kundër, thellë-thellë nën të ndjehet firoma kutërbuese e diskursit të frikës nga vdekja.

Shtrohet ceshtja:Drejtesi apo Hakmarrje?
Whoever sheds man’s blood, By man his blood shall be shed, For in the image of God He made man. -Genesis 9:6

Kanadaja ekziston si shtetkomb vetëm që në filmat e Hollivudit, kë e ndjek policia si shkelës rendi, të ketë ku të marrë arratinë për të kapërxyer kufirin amerikon drejt veriut.

1 Like

Çdonjeri ka të vërtetën e tij, dhe të gjithë kanë të vërtetën e Ponc Pilatit.

Idenë që Amerika vetem zgjeron përmasat e Evropës (njësoj si Perandoria Romake zgjeroi dhe përhapi kulturën e Greqisë së Lashtë), në kuptimin që idetë cilësore të kultivuara në ngushticat evropiane zgjerohen sasijorisht në prateritë amerikane, e verifikova përsëri me një ndodhi personale me përmasa mikroskopike albaneze. Një shok atëbotë, të atin drejtor të një institucioni, se ku kishte gjetur një vaskë banjoje te zmontueshme të kohës së qepës, dhe e kishte instaluar në ballkon. Vaska kishte pothuaj përmasat e ballkonit të apartamentit, dhe ishte një pamje qesharake horror të shihje se si pllaquritej djali i drejtorit në atë zheg gushti gjithë qef me brekë banjo në atë biçim pishine 2 metra katror të plasaritur ku dikur lahej plaka e deklasuar Nurihan.
Nuk ka shumë kohë pashë një video të djalit të drejtorit, të emigruar prej kohësh në Amerikë, që pllaquritej “si pun drejtori” në një pishinë rrethore 10 metra katror të instaluar në kopsht të shëpisë. Jo vetëm pishina dhe plëndësi i tij, por edhe qefi i modh në fytyrën e dhjamosur kishte marrë përmasa praterike amerikone.

1 Like

Perëndimi është Greqia + Krishtin, pra krishterimi është njëri prej dy gurëve themelues të shoqerisë dhe kulturës perëndimore. Urrejta kundër fesë është kundërprodhuese; urrejtja nuk rri në këmbë, se nuk mund të qëndrohet në këmbë duke urryer njërën këmbë.

Afaristi i vërtetë është një artist me sens të theksuar realiteti, të cilin e ka në proporcion të drejtë me sensin e theksuar estetik.