A keni ndonje shprehje tuajën origjinale?

Liria e interpretimit të fakteve - bazë e pluralizmit demokratik dhe diskutimit publik - impilkon legjitimitetin e çdo lloj pikpamje dhe interpretimi, pra edhe të shpifjes, nga e cila nuk lahesh dot as me sapunin e vendimit gjyqësor i pafajshëm. Njolla në biografi mbetet në diskursin e opinionit publik, edhe kur dosja rezulton e pastërt, madje edhe kur dihej mirë që i marruri nëpër gojë padrejtësisht, ka qenë i pastërt.
Edhe në qoftë qelibar personi, është atmosfera e ndotur.

1 Like

Dëshmi e sigurtë që vëndi po varfërohet vit mbas viti është fakti që çdo janar kalendari vjetor i shërbimit të plehrave të diferencuara, i dërguar falas në kutinë e postës nga Komuna, vit mbas viti ka format më të vogël, gërma më të vogla dhe shumë më tepër reklame në faqosje.
Njëkohësisht dëshmi që çfar ndodh në makro e vë re edhe në mikro, nëse sheh rreth e qark me sy esëll. Madje një kalendar i hyrë në ujë vit mbas viti, e tregon degradimin gradual të situatës më mirë se numrat, statistikat e grafiqet e PBB dhe GDP, të cilat në epokën Koronavirus kanë rezultuar të gjitha TVLS.

(jua thote Stalker suedezi se çfar do te thote akronimi TVLS :smiley:)

-Joyce, Proust, Musil dhe Man janë gjeni me madhështi të pakrahasueshme, janë katedrale evropiane.

-Vërtet janë katedrale, por nëntokësore, me drejtim ose shenjë ndryshe.

Pornografia shteron vetveten, prandaj, mbas do kohe e praktikuar dhe përdoruar, nuk e vihet re më, si në jetën personale, ashtu edhe në bejlegun publik kontemporan. Hormonet qetsohen.

Njerëzit janë aq tepër i obsesionuar pas seksit sa që, në çoroditje të plotë, e llaçkavisin atë me gjithçka ekzistuese, përveç me bashkëshorten e tij: vdekjen (Eros-Thanatos).

Një çift i lumtur në rrugë:

Ajo:
-Një gabim i imi ka qënë …

Ai e ndërpreu me një ngërdheshje cinike:
-Një nga gabimet e tua …

1 Like

Ngushëllim për shkrimtarin e modh që ankohet i zemëruar për indiferencën e publikut, nuk ja var njeri, asnjeri nuk ja lexon shkrimet:

-Mos u mërzit Mister Hyde, nuk je kurrë vetëm, të lexon Doktor Jekyll!

Historitë tregohen si ritual funerali, mbi kufoma hidhen lule.

Shprehja e hidhur latine Nemo propheta in patria, ka edhe komplementaren e saj në dolce stil novo: Vai a casa tua albanese di merda!

Thënia gjermane: Duhet të jetë një gjykatës në Berlin është komplementare me fjalën e urtë ruse: Rusia është e madhe dhe Cari është larg.

1234567890

0987654321 !

1 Like

Një intelektual i modh avranitas më thoshte: Të jemi ne sa çereku i Greqisë!, ndërkaq unë si intelektual i modh arbëresh ja ktheva:

-Të jeni ju sa çereku i Italisë, e të jemi ne sa çereku i Gjermanisë, e të jenë dojç yberalles sa çereku i Amerikës, e atëherë të gjithë intelektualët e mdhenj të planetit do jenë njësoj çerek mendje fare!

por edhe sa çereku i njerzve t’nershëm s’do ish keq

1 Like

Vetja nuk është vetëm vetvetja, është edhe tjetri përkundruall.

Ligjërimi i drejtësisë është një fushë të minuar ku llaçkaviten: drejtësia juridike në emër të popullit që ekziston si term, drejtësia në emër të mbretit që nuk ekziston më, dhe drejtësia hyjnore e Hyjit në të cilin askush nuk beson më.
Tani besohet tek drejtësia e Procesi-t të Kafkës.

Të gjithë ata që shkruajnë në social, gazeta dhe media të tjera, brënda në thes edhe shkrimtarët e famshëm të çdo kohe dhe vendi që shkruajnë libra, rrejnë veten se po konvertojnë njerzit. Nuk ka ndodhur kurrë që një person të ndryshojë mendim ose të konvertohet nga pjesmarrja aktive ose qenia spektator në një debat, i cili është një mënyrë jete sportive si gladiator ose tifozërie si spektator fans ulur në shkallaret e stadiumit. Dëgjohet rreth e përqark për raste konvertimi nga leximi i një vepre madhore, por nuk është fare e vërtetë, kjo është një mënyrë e fansave për të glorifikuar artificialisht autorin e modh, çfar ne lexojmë me pasion është një justifikim i çfarë ne besojmë. Autori dhe vepra e modhe vetëm fortifikojnë besimin tonë, por nuk e japin ose krijojnë atë nga hiçi, dhe as e edukojnë në kuptimin origjinal të termit edukim (nxjerrje jasht çfarë brënda personit është e strukur dhe topitur).
Konvertimi është pasojë e sakrificës së dëshmitarit=martirit, akti i dëshmisë është akt sakrifice, po nuk pa tjetri që sakrifikon, nuk ja mbush mendjen kurrë. Edhe në të përditshmen është ky shkaku që na bën të besojmë tek ata prindër, familjarë, miq, shokë etj, të cilët kanë sakrifikuar diçka për ne. Zhan Valzhani u konvertua, nga përkatësi e të keqes në të mirës, vetëm mbasi pa në të gjallë aktin e sakrificës së abat Mirielit në incidentin e shëndanëve prej argjendi, dhe jo sepse lexoi Biblën apo Ismail Kadarenë. Sigurisht Zhan Valzhani, kishte vuajtur më parë aq se të ishte gati për konvertim, gjë që abat Mirieli e kuptoi se në rastin e Valzhanit ja vlente të sakrifikonte.

Në debatin shekullor ka Zot, jo s’ka Zot, të zhvilluar nga fetarë dhe ateistë, të dy pikpamjet janë njësoj legjitime: vërtet ka Zot, por edhe s’ka zot nëse besimtarët nuk kryejnë përgjegjsine tyre në Tokë, dhe presin ta kryejë Zoti në Qiell. Pra dy pikpamjet e diskursit publik midis fetarë dhe ateistë janë dy gjëndje shpirtërore legjitime funksionale: besimtarët duhet të veprojnë sikur Zoti të mos ekzistonte, ndërsa ateistët duhet të veprojnë sikur Zoti të ekzistonte. Kjo lodër fjalësh false (dialektika është një falsitet që tregon të vërtetën - shprehje që është kulmi i dialektikës, dmth kulmi i falsitetit që tregon të vërtetën si mise en abyme) ndan shoqërinë në dy kategori false që ka të vërtetë brënda vetëm sherrin, i cili është rezultati i vërtetë i konceptit fals të zhvillimit dialektik.

E vërteta finale vendimtare mbi dhe është se dy gjendjet shpirtërore besimtar dhe ateist janë origjinalisht dhe natyrshëm komplementare në shpirt të çdo personi, dmth personi duhet të kryejë si duhet përgjegjsinë e tij, që të tregojë se është me të vërtetë qënie e lirë.

Fakti që Koronavirus vdes pleqte, është shenjë paralajmëruse e Mëmës Natyrë që njerzimi është plakur shpirtërisht, në kuptimin që nuk pjell më asgjë të re dhe nuk e pranon të renë, duke rrezikuar në këtë mënyrë daljen në pension të Krijimit mbarë.

Që kur kam zëvëndësuar një dhëmb për herë të parë ndjehesha artificial si krijesë dhe çfarë thoshja, situatë që pak nga pak normalizohej për të mu dukur si e natyrshme. Kjo kujtesë natyrshëm më ngjall tmerr për të ardhmen e diskursit artificial prej plasmasi shqiptuar nga proteza plastmasi prej pensionisti. Një nofull plastmasi detyron, jo vetëm fjalët, por edhe mendimet të jenë prej plastmasi.