A keni ndonje shprehje tuajën origjinale?

Quajtja e tjetrit: “ti je budallë mër jau!” është një konstante jo vetëm midis njerzëve çfardo - rasti më tregues: përfundimi i muhabetit midis anonimëve në social, por edhe midis gjenive - rasti më pikant: raporti midis Shopenhaurit dhe Hegelit që janë sharë mbarë e prapë.
Nga kjo pikpamje nuk ka asnjë të zgjuar, rezultojnë të gjithë budallej. E në fakt të gjithë janë budallej, ndryshimi i vetëm është se janë budallej ndryshe.

Fjala e urtë: Përbri një burri të madh ndodhet gjithnjë një grua e madhe, është shumë e vërtetë, përbrinjë të Adamit ndodhej edhe Eva :smiley: (mçef aty afer ndodhej edhe hidrauliku)

Vargjet e pare te Kenga e Pare e Komedise hyjnore te Dantes:

Nel mezzo del cammin di nostra vita
mi ritrovai per una selva oscura
ché la diritta via era smarrita.

(Në mes të udhëtimit të jetës sonë
U gjenda në një pyll të zi skëterre,
Se e kisha humbur udhën e drejtë)


Eshte fakt qe grate ne Mesjete nuk e rruanin “pillin e zi” dhe leshin e sqetullave siç bejne sot. Beatriçja nuk e rruante fare mër jau! :smiley:

1 Like

[quote=“InkuizitoriMoth, post:516, topic:5553”]
Nel mezzo del cammin di nostra vita
mi ritrovai per una selva oscura
ché la diritta via era smarrita.
[/quote]

1 Like

thot il Vate me vete: t’i bi majtas apo djathtas, te ferkoj bolen e majte apo bolen e djathte?

:laughing: :rofl: :joy:

Rreth figurës së Kadaresë akoma zhvillohet një diskutim pro e kundër që atokohë ishte një lloj sporti kombëtar me përmasa tifozlliku gati kriminal (kulmi i fenomenit ka qenë debati me Qosen për identitetin evropian të shqiptarëve, më pas fillojë tatëpjeta). Mbaj mend se i biri i një shkrimtari të njohur atëbotë, quante simpatizuesit e tij: “klysh të Ismailit!”; me shumë mundësi opinion i të atit të tij, që çuditërisht ishte me biografi të keqe, por si shkrimtar ishte i llojit linear si koleget zyrtare. E sjell këtë shembull për të treguar se reagimi - pro e kundra - ishte absurd sepse nuk gjendej logjikë që justifikonte deri në fund tifozllikun, që në fund të fundit është i tillë sepse nuk ka logjikë.
Por si fansat ashtu dhe detraktorët, sot e mot dhe në të gjitha nivelet e intelektualizmës, e kanë asimptotë Kadarenë, e tentojnë, përkatësisht me përgjunjëzime dhe pështyma, pa e arritur dot.

Po m’thoshte njoni mrome i merzit se kishte bo llafe me nje dava gamori qe e kishte sulmu me kot. E po mire, i thashe une, nuk eshte se ka ndodh ndonje gje e jashtezakonshme, kjo eshte gjeja me zakonshme qe mund te ndodhe.

-E di, por me duket sikur vetem sulmues kam rreth meje.

-Me tu bere koshient se çfar ndodh rreth teje, me te hap syte e vetedijes per here te pare, gjeja e pare qe kupton, konstaton qe je rrethu nga dava gamoresh qe sulmojnë.

-!?

-Por gjeja e dyte qe duhet me kuptu per te mos perfundu edhe ti vete dava gamori si gjithe te tjeret, eshte te thush menjehere sapo konstatuar si me siper:

-Dio mio, edhe un nje gamor i tille jam si gjithe te tjeret?!

Më i famshëm nga të gjithë është ai që i ka pirë lëngun famës pa e provu.

Kur e majta vjen në pushtet bëhet nji çikë e djathtë, dhe kur vjen e djathta bëhet një çikë e majtë se ashtu osht i punë (lodrimi asimetrik është simetria e vërtetë).

Ne pergjithsi njerzit nuk ndryshojne, as nuk mesojne te reja, as nuk i harrojne te vjetrat. Pra vetem degradojne, ju rritet entropia dhe elementet metalike ne trup, dmth plaken, bëhen të drunjtë. Sa më tepër kalon koha aq më tepër e ndesh këtë fenomen, sidomos në gjendje mërgimi që i takon të njohurit me hope, prandaj natyrshëm vëzhgimi i tyre.
Ndyshimet e vërteta në kuptimin pozitiv ndodhin nga kriza te thella qe lidhin personin me vdekjen: ndonje kancer vdekjeprures i sheruar nga nje mrekulli e pashpjegueshme, depresion i thelle nervor per shkak te nje humbje te madhe (person i dashur, pushtet, pasuri), eksperienca e luftës në llogore, e ndonjë gjë e ngjashme e këtij lloji që ka lidhje gjithnjë me vdekjen.

Pa eksperiencën e vdekjes nuk ka ndryshim të personit, thënë ndryshe: nuk ka ringjallje pa vdekur me parë.

Me kujtove nje tip seminari qe mbajti nje nga pastoret me influecues ne bote ne nje samit lidershipi.

"Kur isha 22 vjec vendosa te hap kishen e pare ne lokalitetin ku jetoja. Shkova tek avokati, per te regjistruar ligjerisht kishen (ne SHBA). - Perse po e ben?, - me pyeti avokati. Qe te ndryshoje njerzit ju pergjigja. - Bir kam 20 vite qe punoj si avokat edhe mund ta siguroje qe njerzit nuk ndryshojne kurre. Tradhetaret do mbeten tradhetar, mashtruesit do mbeten mashtrues. - Une ja vendosa doren ne shpatull, e pash ne sy edhe ju pergjigja ashtu sic di me mire tja jap nje 22 vjecar. “Sigurisht qe mund te ndryshojne old man”

1 Like

“S’paska ndryshuar fare filani!” është shprehje e dëgjuar rëndom, veçanërisht mbas emigrimit masiv ku ish miqtë e ngushtë takohen mbas kalojnë vite pa u takuar. E kam fjalën për ndryshim shpirtëror, pa vënë fare në hesap ndryshimet fizike: paret në bankë, makinë, vilë, dhjamë në plënc dhe në gushë etj, që tani marshalla vihen re me tonelata.

Që të shohesh ndryshimet tek tjetri, duhet të kesh ndryshuar vetë në rradhë të parë, nuk e vë re kurrë çfarë nuk ke bërë vetë dhe atë që nuk je vetë. Pastaj nëse tjetri sheh që nuk ke ndryshuar, ta bën muhabetin sipas kokës sepse bota është refleks i çfarë jemi. Me një që ka mbetur kalama nga mendja, muhabet kalamani do vazhdosh të bësh, ç’të bësh tjetër, muhabet për teorinë e relativitetit?
Njerzit ndryshojnë vërtet jo pse kanë kapërcuer Atllantikun me pampor, por mbas një vuajtje stërmadhe që i vë në raport të drejtërpërdrejtë me vdekjen, e në këtë mënyrë ndryshojnë raportin edhe me jetën. Kjo është një konstante në biografinë e njerzve që vërtet kanë bërë diçka krijuese dhe novatore në çdo fushë: shkencë, religjion, art etj, pavarsisht se si eksperiencë-dëshmi shpesh mungon në biografi, ose fshihet si intimitet ose rrëfehet në mënyrë false.
Shëmbulli i gjenive të mëdhej vlen si ilustrim për të treguar mekanizmin që ndryshon njerzit. Shyqyr zotit ka edhe gjenij të vegjël që mund t’i takojmë në të përditshmen dhe ja u dime si i kane hallet ne biografi.

2 Likes

“Nuk i besoj as këmishës që kam veshur” është fjala e urtë më e nytë që kam dëgjuar ndonjëherë. Jam kurioz të di nëse është përdorur si fjalë e ndyrë para krijimit të Sigurimit të Shtetit, apo mbasi nënshtetasit ndjeheshin të siguruar kur vishnin këmishët e tyre të pabesa.

Fjala ndonjëherë ka fuqi të jashtëzakonshme derisa mund të krijojë edhe një institucion: “U tha, u ba!”.

Vetëm në gjëndjen lockdown ose kur dilet në pension mund ta kuptohet tamom se sa e vërtetë është shprehja e Zanafillës:

Para Zotit një ditë është si një mijë vjet dhe një mijë vjet si një ditë e vetme - Letra e dytë e Pjetrit, kap. 3.

Mjafton fakti që fillon e përpiqesh për të gjetur se si është e vërteta në një Teori Komploti tregon se e hongre telin e nryshk, kaq e pate, u infektove nga mikrobi i paranojës, dmth potencialisht je komplotist me rrezikun të infektosh tarallakun e radhës dritë e ditunisë përpara do të na çojë.

Ah sikur ta dinte Guy Fawkes s’do i kishte hy fare atij muhabeti…

Pasanikë nuk janë vetëm ata që kanë monedha ari në kasafortë, ka shumë mënyra për të qenë i pasur. Për shembull: ekziston edhe pasuria e tundshme dhe e patundëshme intelektuale, dhe në këtë rast të varfërit trokë janë analfabetët. Sistemi universitar amerikan është një industri ku xhirojnë miliardat, dhe të diplomuarit janë në borxh tërë jetën për të paguar shpenzimet e universitetit, krahas borxheve për blerjen e shtëpisë dhe makinës.

Intelektualët e mdhej me shumë të drejtë kërkojnë të vendoset barazia në një botë të komanduar padrejtësisht nga padronë barkderrë, por nuk vënë re, ose bëjnë sikur, faktin që vetë bëjnë të njëjtë gjë si padronë kokderrë në zonën idustriale të ideve dhe intelektit.

Sa më tepër kalon koha, aq më tepër kujtimet e shkruara në intervista dhe të biseduara në televizion ndyshojnë për shkak të lodrave që bën kujtesa. Fenomeni është i mirënjohur në studimet e miteve, sa herë tregohet e ritregohet, rrëfimi ndryshon duke u riformatuar dhe riformuluar, sipas qefit dhe interesit, në mënyrë të ndërgjegjshme ose të pandërgjegjshme qoftë.

Bardët modernë nuk kanë më dëshmitare, të cilët janë pjesërisht të vdekur dhe pjesërisht të dalë jashtë shtetit në mërgim; gjendja e jashtëzakonshme e shtetrrethimit të sotëm ka rritur numrin e dëshmitarëve të vdekur dhe distancat reale midis të intervistuarve dhe të mërguarve jo të pranishëm. Midis bardëve të mbetur ekziston një marrëveshje e heshtur: ti fol ç’të duash, kështu edhe unë jam i lirë të flas ç’të dua, ndërsa fansat veshllapushë faqepadirsur e marrin për ar gjithcka që shkëlqen.

Çfarë po ndodh, bëri vaki edhe mbas çlirimit në 45-sën, me ndryshimin e vetëm se llapa-llapa pavarësisht kush është ngambrapa ishte e kontrolluar nga Komiteti Qendror.

1 Like

Dëshmia e pa interesur dhe objektive e fakteve nuk korespondon detyrimisht me të vërtetën, kush jeton në falsitet dëshmon fallcon, gjë që vë në dyshim gjithë shkencën, jo më gjyqet në emër të popullit, apo në emër të dreqit me të birit.