A keni ndonje shprehje tuajën origjinale?

Vështirsia e tekstit është të pranohet, e kontekstit të aplikohet.

1 Like

Vesin nga virtuti, të vërtetën nga falsiteti i ndan një fije gati e padukëshme, madje edhe e papërcaktueshme meqë varet nga pikëpamja e vëzhguesit. Autostima e njerit, tjetrit përkundruall i duket arrogancë nëse hapësira midis vëzhguesve nuk ngjitet nga tutkalli i stimës të ndërsjelltë.

ahere une ndjehem jashte keti universi …

asnjeri nuk ka stime per ty, dhe ti nuk ke stime per asnjeri? Po te jesh kaq keq po te jap une i çik stime sa me qene pak ne ket univers :smiley:

cfare nenkupton , stime ?

i njeh vleren tjetrit, dhe ne nje kuptim me te thelle: e don dhe njekohesisht e nderon, ke nje dashuri te arsyetueshme ose racionale, jo dashuri kapriçoze iracionale.

thua qe jam hibrid, ketu ? duhet te ndot unviversin tim aq te perfeksionuar qe te pranoj pakez bote e tjetrit te ardhur nga bordello e nje dimesioni te panjohur ? gjithesesi duhet …?

neqoftese e ke fjalen per peshkun kur thua “ketu” ke te drejte qe nuk pranon tjetrin e panjohur. Por nese e ke nda mendjen te ngordhesh beqare e ke gabim se s’ka perfeksion ne nje individ. Individi sado i perfeksionuar me qene eshte gjysmagjel, dmth nje trap dhe i rrezikshem per vete e per te tjere perqark.

ra ne toksor ,sa bukur shkruhej deri tash permes kodeve te pergjithshme … e kthej ne te njejten monedhe …
p.s. -
une perderi sa kam lindur me dy fije tru skam ardhur ne kete univers te ndjehem e tradhetuar,as te harkmirrem per ndjesin qe mund te krijohet nga e ashtequajtura bordelo univerzale , kam nje mision me te veshtire ,kam ardhur ne kete bote te zbuloj universin e tjetrit te bashkeveproj me te duke marr me te miren prej tjetrve .(e quditerishte tjeret nuk e kuptojne qe permes tyre persosi universin tim )

ngavash se nuk je as ne toke e as ne qiell me muhabetet qe ben, je ne ne ferr, dmth realisht je ne bordellon universale te tradhetise he burra, pavarsisht se ruan nostalgjine e Edenit zanafillor te humbur ne formen e komentit te fundit qe ka formen e parimeve te pergjithshme.

ky mendim vrehet qe eshte jashte keti margjinizimi ne analiz qe u munduam ta veme ne kontest
perse duhet te banalizohet mendimi nga ekstremiteti ne ekstremitet ?

merpo mendimit ja gjejme fillin, e ndryshojme kollaj si te dush tina, por si t’ja bejme realitetit qe eshte ekstremisht banal infernal?

aspak banal or tina . nuk di qe ka me qiletersi se realiteti i shprehur ne anonimitet , eshte realitieti idiotesk ne jete reale qe na detyron perhir te modestise se shpikur nga vet ne te mshefim vlerat qe posedojme .

Interesante eshte universi i individid , perse panikohet kur tjetri e ckodon ?

kam shkruar nje pjese te trete te serise “Anonimiteti” akoma te pa publikuar, ku mendoj se i jep pergjigje muhabetit tend konfuz, prandaj them mendoj.
Naten e mire se eshte vone, tani me duhet te bej nje xhiro te vogel ne erresire misterioze para se te flej.

kjo eshte , ajo ndjesia qe ndjen ne ajre ,universi eshte ne paqe me veteveten dhe ne harmoni permbyll diten …

Dështimi i shoqërisë shqiptare në këto 30 vjetët e fundit nuk është shqiptar siç e paraqesin intelektualet e mdhenj; Shqipëria nuk ka kryqe të jetë origjinale as në dështim, nuk ka takat as të dështojë me forcat e veta sepse e ndihmon bota me ndihma umanitare. :stuck_out_tongue:

1 Like

Duke lexuar një shkrim të Frojdit për nje formë të fenomenit të transfert-it negativ (i psikoanalizuari urren psikoanalistin mbasi i është rrëfyer, projekton mëkatet tek prifti modern), të cilin e kishte ndeshur vetë gjatë seancave psikoanalitike me pacientët e tij, kuptova pse-në e urrejtjes absurde mbarëpopullore ndaj Kishës, sidomos katolike, si gjimnastikë mëngjezi dhe në çdo orë të ditës. Katolikët i kanë rrëfyer priftërijve për dy mije vjet rresht tërë qelbsinllëqet e tyre personale, e tani ju duket sikur Kisha thotë: “ju njohim mirë se çfar merde jeni”. Prandaj krejt i kuptueshëm reaksioni mbarëpopullor: “fjalët mbrapsht!” o mashtrues të korruptuar, o obskurantiste mesjetarë, o feminicidë, pedofilë etj; saktë fenomeni i projeksionit si vetëmbrojtje: akuzohet tjetri për çfarë je vetë.

Të jesh intelektual nuk është e thënë që të jesh inteligjent që është krejt tjetër gjë. Një intelektual lodron me njohuritë e fituara që ka magazinuar, kënaqet me to duke bërë lodra fjalësh dhe konceptesh, e lë intelektin të lirë ose e stërvit në palestrën e logjikës dhe absurdit; një inteligjent sheh realitetin siç është për ta rrokur qënësinë e tij me gjithë qënien, pra bashkë me intelektin angazhon njësoj edhe vullnetin dhe ndjenjën. Ndërsa një intelektual synon vetëm intelektin puro që është dhunti luçiferike.

1 Like

Sa vjen e më tepër nuk sheh film ose lexon më libër të hajrit, o banalitete çfardo o rafinime artistike për të justifikuar dëshirën humanoide për krim dhe perversion. Duket si një garë kampionati midis, shkrimtarëve, regjisorëve dhe fansave: kush zbret më poshtë në rrethet e ferrit. Një mërzi e tmerrshme, asgjë të re nga fronti i Oksidentit, vetëm zbritja në ferr merr tatëpjetën poshtë e më poshtë, dhe do të ndalet kur ngjarjet e ekranit dhe librit të ndodhin në të vërtetë dal vivo, siç ka bërë vaki në fakt para se të trokiste ora e çdo lufte botërore në shekullin e kaluar.

1 Like