ehh autori
Le monde a soif d’amour : tu viendras l’apaiser - Rimbaud
(mrena n’thes ene gazeta Le Monde ku ka mbajte nje interviste anonime Foucault)
Dituria jonë bazohet mbi vuajtjen tonë
Unë dua vërtet vetëm ata që janë më të mirë se unë.
(dmth un du vetëm veten time, sepse un jom me i modhi nga te gjithe, s’ka me te mire se une)
It is through suffering that learning comes.
[Aeschylus]
Niçe thotë për Dostojevskin:
“ … besoj përsa më thotë, ani pse e ndjej që është në kundështim me instiktet e mia themelore”
Kjo frazë është komplimenti më i mirë që mund t’i bëhet dikujt që qendron në të vërtetë, dhe për më tepër, është konfirmimi më i përsosur që e vërteta është objektive në themel të shpirtit njerzor, dmth që jeta ja vlen (potencialisht teorikisht) të jetohet sepse në bazë të ndodhet natyra origjinale ose Zoti. Pra ka Zot dhe mundësi shëlbimi. E vërteta konsiderohet subjektive sepse bëhet e tillë kur subjekti e deformon nëpërmjet proçesit të rimocionit ose represionit psikologjik duke e zhytur hallin e tij në të vërtetën objektive dhe duke e llokoçitur atë. Prandaj diskursi njerzor është një e vërtetë e llokoçitur, është çorbë derri infernale e të vërtetës, alias llomotitjet aluçinante të protagonistit të Kujtime nga nëntoka.
e ka vjedh nga une, plasën duke me vjedh te gjithe
“For in much wisdom is much grief: and he that increaseth knowledge increaseth sorrow .” - Ecclesiastes 1:18.
Përditë kuptoj ma thellë, e pëditë vuaj ma thellë - Migjeni
(nje hajdut tjeter)
Ndoshta nuk eshte hajni.Thone kinezet, indianet e cifutet ndonese te shkeputur nga njeri tjetri harriten ne te njejtat konkluzione morale…
Hajni eshte se i vetmi i vjedhur jom une, i Modhi , te tjeret jane hajdute qe e majne veten per te nershem.
nëse njerëzimi do të kish një datë të caktuar lindjeje, në njëzetekatër orët e para të ekzistencës së tijë, tha gjithshka*
N Joni
*me përjashtim të një prillit
Në njëzetekatër orët e para të ekzistencës së tijë njerzimi tha gjithshka; në vazhdim, derisa del në pension ngambrapamodern, njerzimi ç’tha gjithçka*: jo mër se nuk e kisha me kët kuptim, por e kisha me qetër kuptim se ashtu osht i pun.
As N Joni
*me perjashtim te 5 prillit, qe duhej te ishte data e zgjedhjeve, poi te mos ishte 1 prilli dhe regjizori i modh Godard qe i rëntë Covid19 dhe e shpëlaftë mortja nga faqja e dheut qe te shpetojme ne dhe ai, meqe “arti thote te verteten duke genjyer” dhe tere historia e njerzimit eshte vetem 24 ore të 1 prillit
Që prej Frojdit inkonshi ose subkonshi janë terma të përdorur gjërësisht në kuptimin si gjë që nuk e kontrollojmë dot, nuk i bijem në të drejtpërdrejt, dëshirat dhe sjellja e një personi mvaret nga pulsione të fshehta iracionale që ai nuk njeh. Prej këtej edhe pretendimi dhe rropatja e psikoanalizës për të shpjeguar racionalisht këto pulsione iracionale, të bëjë konshe çfarë është inkonshe, e në këtë mënyrë të shërojë pacientin, njeriun. Termat përdoren njësoj edhe nga kundështarët e frojdizmit.
Çfarë është vërtet inkonshi, ku ndodhet, prej çfarë materiali përbëhet, si lidhet me konshin, etj? Një sërë pyetjesh, të cilat, nga përgjigjet që marr, duket se në ekzistencën e inkonshit besohet si dikur besohej tek bota e përtejme.
Edhe pyetja e pyetjeve: a është e mundur të besohet në inkonsh dhe në botën e përtejme njëkohësisht? Apo ekziston vetëm njëra prej tyre e interpretuar në dy mënyra të ndryshme: laike dhe fetare?
S’ka pikë rëndësie se çfarë je: politik apo apolitik, militant politik apo indiferent politik, i majtë apo i djathtë, i baraztundur apo i anashtundur, ka rëndesi të mos jesh bishtdredhur ngambrapatundur e fare i shkundur.
Po tregote mromë njoni që shpie picat me porosi derë më derë, se në një shtëpi kur i hapën portën automatike prej hekrash i doli përpara një qeni i frikshëm. E zonja e shtëpisë i tha të mos friksohej, e ai ju përgjegj se nuk kishte si të mos friksohej nga një qen që dukej si ari.
Nejse, kur u kthy në piceri ra telefoni, e meqe qëlloi aty afër, ngriti dorezën. Ishte zonja shtëpisë që u ankua se dërguesi i picave i kish ofenduar qenin e saj duke e quajtur “qen si ari”.
Krisi gazi hareshëm kur po e tregonte këtë anekdote të pranishëmve. Qesha edhe unë, por më pas i thashë se nuk ishte vetëm për të qeshur, ishte edhe për tu tmerruar nga ky lloj hipersensibiliteti pervers që është faqja e medaljes së një hiperkriminaliteti potencial; ky lloj tipi delikat në një situatë tjetër të pushkaton tek muri si qen (“sa një ari”). Përjetojmë kohë shumë të frikëshme; i her për i her jena tu bo qef t’modh duke fluturu me presh në hava, po do t’ja nijmë zanin kur të përplasemi pëlltau në asfalt.
Sa më në extremis paraqitet një situatë ose shtrohet një ide, aq më tepër interpretime do të ketë, dhe aq më tepër të kundërta do të jenë këto interpretime.
Franca për shekuj e shekuj ka pas si emblemë zyrtare këndezin (nga fisi i galëve që mbanin gjelin si simbol tribal, luftëtarët galë mbanin dy fletë këndezi në përkrenare), që është simbol mashkullor (“ngrefet si gjel”). Monarkia franceze ishte monarki mashkullore sepse ishte e ndaluar me ligj që mbreteresha të mbretëronte vetëm pa mbretin, pra mbretëresha me ligj nuk quhej, quhej vetëm me burrin përkrah; ndryshe nga psh Ingliterra mund që mund të mbretërohej, dhe mbretërohet akoma, nga një grua pa burrë, madje ishte Mbretëresha Elisabetë që e bëri Anglinë mbretëreshë të detrave.
Megjithatë polet e bipolarizmit mashkull-femër (dhe jo vetëm) e nxjerr kokën sidoqoftë, sado shtypur, deformuar dhe shpërfytyruar. Francën e shpëtoi nga zhdukja e sigurtë një femër, Zhan D’Arka, dhe simboli i republikës franceze është la Marianne, liria në barikada cicëjashtë. Historia e Francës mund të thuhet me 4 fjalë: nga mashkulli tek gruaja, që në fakt është edhe rrugëtimi i historisë së botës.