A keni ndonje shprehje tuajën origjinale?

Sa herë e kemi parë pisk kemi nxjerrë lahutat dhe çifteliat për t’i kënduar Besës, Mikpritjes, kreshnikëve. Shyqyr Zotit tashmë është e qartë se besa dhe mikpritja dhe kreshnikët tanë janë mite që na i kanë përhapur ca udhëtarë të krisur të nja dy a tre shekujve më parë dhe sot s’ka asnjë dyshim se besa, mikpritja, divat që dashurohen me Zana, rrokullisin shkëmbinj, tundin male, vrasin kuçedra me shtatë koka, janë përralla, dhe shqiptarët nuk janë asgjë tjetër përveçse ca tragjikomikë autodestruktivë.
Edison Ypi

Nuk është aspak e qartë se kur krijuesi ngambrapamodern akuzon Traditën për hipokrizi dhe Modernitetin për degradim kriminal, e bën nga dëshpërimi tradicional apo nga lezeti i pjesmarrjes me hipokrizi në këtë degradim modern.
E vetmja qartësi është turbullira ngambrapamoderne “ujku mjegull do!”.

Kur autori i një vepre arti kritikon degradimin e shoqërisë moderne bashkëkohore merr pjesë, pa dashur ose me vetëdije, me kënaqësi në festat moderne la dolce vita të derrit dhe dosës me justifikimin e liçencuar se autorit i duhet të identifikohet natyrshëm me protagonistin që ta rikrijojë atë dhe veprën.

Nga ana tjetër spektatori (ose lexuesi) ka liçensën të identifikohet me protagonistin (për pasojë edhe me autorin) nëse dëshiron të shijojë la grande bellezza të veprës.

Kështu autori, spektatori, lexuesi janë bashkë me derrin dhe dosën në të njëjtën turmë qeflie që zbavitet me lezet t’modh.

1 Like

@Alba2265,
mu kujtu edhe nje bukuri e jashtme qe me ka bere pershtypje ne mergim, qe do ja shtoj 4 tè tjerave te regjistruara me pare:

Sapo kisha arritur jashtë shtetit si mërgimtar, llafe muhabet me një një intelektual t’modh vendas, ndër të tjera më tha:

-Të gjitha femrat janë kurva!

-Jo nuk është e vërtetë - i thashë - për shëmbull edhe ti e ke një nënë që nuk besoj ta quash të tillë.

-Kurvë është edhe ajo! - më tha pa i bërë tërr syri.

Ma mylli gojen, rrupi-supi, ketij i them un argument shkencor objektiv, i pavarur nga interesi personal subjektiv. Pranej jane te zhvilluara vendet e jashtme, jo si ne qe i rregullojme te gjitha gjonat sipas qefit dhe leverdisë.

Më estetik se vargu aleksandrin,

shkruar në faqe të librit,

është glasa e zogut marin,

lëshuar në breg të detit.

i Modhi :smiley:

Lexohet një libër për tu gjetur në shoqëri me dikë, edhe me një autor tashmë të vdekur, por kryesisht me lexues potencialë që ndërkohë po e lexojnë si edhe ti. Fatkeqsisht në eksplozionin kulturor të sotëm, vështirë të gjesh njeri që ka lexuar të njëjtin libër (pa llogaritur fenomenin masiv të celularizmës që ka nxjerr apsajt celulozizmën). Tani vetmia është më e madhe se kujtohet, dhe nuk luftohet më me mjete letrare, siç rekomandohej pak kohë më parë në situatën lockdown, e cila shpirtërisht ka qenë dhe mbetet mbizotëruese për shkak të epidemisë moderne të virusit të vetmisë.

Të kesh frikë është fare normale sepse frika është një reagim i natyrshëm për ruajtjen e jetës nga rreziqet e rastit; anormale është të dhitesh n’brekë prej frykës, sepse nuk të afrohet njeri pranë se qelbesh erë.

Përmbysja historike e laicizmit:

Nga i Afërmi tek Tjetri, nga “duaje të Afërmin tënd” tënd tek “respektoje Tjetrin”, nga mëkati origjinal tek ndjenja e fajit, nga falu çdo mëngjez tek lexo gazetën çdo mëngjez, nga mbaj kreshmë tek mbaj dietë, nga çdo të djelë në meshë tek çdo të djelë në stadium, nga rrëfenjëtore e priftit tek divani i psikoanalistit, nga shprehja “është e shkruar në Bibël” në frazën “kjo është shkencore”.

Që të mos harrosh duhet ta kesh tjetrin brënda vetes dhe jo vetëm para syve.
Ndryshe shprehja: “ku t’kom pa!”.

Një person vërtet i lirë nuk varet nga lloji i sistemit shoqëror ku jeton. Ndryshe liria nuk ekziston.

Poezia është mbivlera e punës prozaike në epokën e kapitalizmit, i cili është edhe letrar, madje kryesisht letrar, poetik, sublim, qiellor. Pra poezia është nektari, lëngu esencial i përftuar prej shtrydhjes së shpirtit punëtor nga shfrytzimi i pamëshirshëm i kapitalizmit letrar.
“Pijini longun!”.

(jom kurioz: sa vete i lexojne dhe i kuptojne keto shprehje t’mdhoja te te Modhit :smiley:)

Posi jo më, kom un një shprehje origjinale timen qe e kom vjedh në internet:

Mos i fut hundët n’pilaf kot mbas pilafit se nuk mban më ujë pilafi!

Te jesh jasht shtetit do të thotë të jesh brënda vendit.

Vonë kam kuptuar (më mirë vonë, se kurrë) se disa lloj leximesh në sasi të konsiderueshme do kish qenë më mirë që të mos i kisha bërë për të gëzuar më tepër shëndet.

Njerzit duan fort një atdhe hipotetik të ndodhur kushedi se ku në hava sureale ose në trurin e tyre të mbrapshtë, ndërsa në realitet marrin pjesë aktive ose gjënden në mënyrë pasive në konfliktin politik majtë-djathë; dmth në fakt përbuzin të paktën gjysmën e mëmëdhetarëve të tyre.

Na ishte një herë në Amerikë një restorant që quhej “Amerikë”. Na ishte seç na ishte edhe një emigrant shqiptar që punonte në këtë restorant si pjatalarës, i cili nxorri kokën tek sporteli i mencës, dhe u çorr si bori në drejtim të askujt të pranishëm që edhe ishte, edhe nuk ishte - një gomar me bishte:
-Ç’po na thoni, pse gënjeni njerzit me barcaleta? Për të ngrënë hëngrëm, për të marrë morrëm, por për të ikur nuk ikim dot sepse vazhdimisht ka pjata për të larë!

Kundërakuzë për akuzën e rëndomtë se “komenti jot është jasht teme”:

Në një botë inkoherente dhe false, koherenca dhe e vërteta ndodhen gjithnjë jasht teme.

Si është më mire të jesh ekstrovers apo introvers? Ka shumë më tepër rëndësi të mos jesh pervers.

Dëshmi që trokëllima politike ngambrapamoderne e 2 boleve të Marlonit është muzikë xhaz i lashtë:

Ti pikëllohesh për një bimë ricini që nuk arrite ta rritësh, që në një natë lindi e në një natë vdiq, po unë që duhet të kem mëshirë për Ninivën, një qytet i madh, në të cilin ka më tepër se njëqind e njëzetmijë njerëz, që nuk të dinë dallojnë të djathtën e tyre nga e majta e tyre, dhe një numër të madh kafshësh - Jona 4, 10.

Gjërat mund të bëhen edhe në kushte të pamundura, madje bëhen më të mira, me të sakta e më produktive se në kushte komode; dëshmi kjo se pengesat janë providenciale, që rruga e vërtetë është pista atletike e kapërximit me pengesa.