Ardhja e Dytë

o Pjer, urrejtja është njëra anë e medaljes, lakmia është tjetra.
Pra, si Napoleoni edhe Hitleri shkuan t’i bien muzhikut jo nga inati por nga lakmia…
Cka ata kërkonin ishte hapësira pafund e Rusisë - bashkë me Siberinë, pra parja: drithi, mineralet, tregu dhe fuqia njerëzore!

Paçka se si njeri edhe tjetri nuk arritën të imagjinonin se vështirësia e fitimit të një lufte nuk matet me strategjinë; fuqinë njerëzore apo me shkallën e armatimit por me gjeografinë dhe meterologjinë: thellësinë strategjike të territorit (shto edhe acarin e dimrit rus!). Nryshe, Evropa perëndimore është një gjë, Rusia është gjë tjetër!

E kam lexuar ne shqip librin, dhe kam pershtypjen se nuk eshte vetem 1 traktat Versaje, aty jane mbledhur disa here fuqite e medhaja.

Atehere po pres ta gjeni librin.

O Inquiz…
ende s’e ke kuptuar se:
tema VQ (vari qurret) e Pjerit është një si lloj tape që ai përdor për t’ju mbullur gojën publikut kurioz?

VQ eshte per tregun e lire apo per tregun e Stalinit? Apo eshte per Tregun e Kurvave ku flasin 1000 karakurva?

Natyrisht-natyrisht Xixa, ate e kam menduar edhe une, biles do te shtoja se duhet te ken qene edhe bashkpunimi i fshehte Britani-Rusi (ne shekujt 17-18-19) qe i ka shtyre keto dy fuqite (Fr e Gj) tu bien. Nje autor (dhe jo vetem nje) qe flet per keto shekuj, e vinte theksin tek dakorsia prapa skene qe benin keto dy vende (Br-R) per shume çeshtje.

E gjeta z.Pjer. Keni pjeserisht te drejte. Ka nje Traktat Versaje te vitit 1871, por pjesa ku keni pjeserisht te shtrember, sic e thashe, eshte qe Gjermania nuk ka humbur asnje territor, perkundrazi.

Athere kush kane qene te demtuarit nga ky traktat i Versajes se 1871 .

Franca. Meqe nuk e flitni gjuhen barbare, po jua perkthej nga Wiki

Traktati i Versajes u ratifikua me vone nga Traktati i Frankfurtit … qe e beri renien e Frances te dukshme per pjesen tjeter te kontinentit dhe tregoi forcen e nje perandorie te bashkuar gjermane.

xixe, menjeane Vari Qurret, kjo teme eshte nje konfuzion total edhe per studjoze niveli, çfar thote njeri nuk thote tjetri.
Kjo sepse nuk ekzistojne kritere universale per te vlersuar shtetkombet, funksionin dhe sjelljen e tyre ne histori. Ndjehet qe ekzistojne analogji dhe paralele historike, por nuk arrihet te kapen komplet fenomenet.

Edhe ketu e njejta gje po ndodh: se gjermoni mer jau, se anglezi mer jau, se francezi mer jau, ku mer vesh tina nga gjeopolitika.

un tani jam tu dale po deshe muhabetin e vazhdojme ma vone.

A ha, ti i shifke nga Wikipedia, po a jane te sakta 100% .

Besoj se burimi me i mire ne pritje te librit. A e dini si thote nje kolegu juaj ekonomist, z. Pjer. Qe Wikipedia eshte me e besueshme se librat

Mundet, por nga djemte ketu ndigjoj qe thone se Wikipedia nuk eshte e sakte, se shkruan kushdo aty, jo njerez serioze.

Wiki eshte si Peshku, z. Pjer, te gjithe e shajne, e prape shkruajne aty. Edhe Wikipedia eshte gjeja e pare se ciles i drejtohemi shumica, dhe pastaj kur marrim informacionin, bejme sikur e dinim dhe i futim nje te shame Wikit.

2 Likes

Tiku, Napoleoni per te mire apo per te keq ka hyre ne histori dhe eshte nje i pavdekshem. Nuk e di a e beson dhe ti kohen e tij si shenje e djallit mbi toke. Ne ate kohe ai eshte quajtur dhe vete antikrishti dhe kjo nuk eshte cudi po te njohesh mardheniet e tij me Romen dhe kishen( ne ate kohe dhelpra matane la manche-it i frynte shume ketij fakti). Si nje self-made man ai nuk besonte aspak ne zot. Ambicioz dhe manipulator gjenial Napoleoni cdo gje( fitore, sukses, pasuri, humbje) e shikonte jo si dhurate nga providenca por si rezultat te vullnetit te tij per te diktuar ngjarjet. E ke pyet ndonjehere veten se kush ishin armiqte ( jo ata konvecionale me pushke e topa) e tij dhe cfare perfaqesonin ata ne shoqerine franceze por dhe me gjere ne europen e bashkuar napoleniane? Ndersa per filozofet qe merren me percaktimin e karakterit te tij apo vepres se tij, per vete faktin se jane " nga mbrapa faktit te kryer" i ben thjesht tjerres leshi ( jo ne kuptimin banal fare por aty afer :grinning:).

Se harrova. Piktura me siper eshte teper domethense per te treguar “la grandeur d’un petit homme”. Sfinksi kjo legjende mbi 4500 vjecare, ne gjunje para Perandorit hipur mbi kale. Me.i madh se legjenda, i pavdekshem si mosha e sfinksit.

tani nuk kam kohe me tjerr lesh napoleonik, do muhem ta sqaroj ma gjate nga masdita, por shkurt nje mendim mengjezor.

Kur ke nje ide ose bindje, kjo nuk duhet te jete ne kontradikte me nje ide tjeter tenden. Eshke ky problemi i pasjes se idese ose bindjes, jo qe dikush tjeter ka ide te kundert me ty, gje qe do te ndodhe se s’ben.

Konkretisht nese mban Napoleonin per t’moth, duhet te mbash edhe Stalinin per t’moth (edhe shok Enver per pasoje), biles me t’moth se Napolonin sepse pushto gati gjithe planetin. Ky lloj arsyetimi ka logjike brenda nese merr parasysh qe Revolucioni i Tetorit eshte vazhdimsi e Revolucioni Francez, dhe me fitimtar. Kjo eshte gje me se evidente, pranuar nga klasiket e marksizm-leninizmit dhe ithtaret e tyre, gjithashtu edhe nga kundeshtaret e tyre.

Keshtu para se te shohim nese ishin te mdhej apo te vegjel Napoleoni, Stalini, shok Enver e kompania bella, ti sqarou se ke nje problem, nuk je konseguent ne ide dhe bindje.

Mos u merzit, nuk eshte problem i moth, pare qe e kane ne pergjithsi njerzit, te mdhej dhe te vegjel qofte. Por madheshtia e vertete e njeriu fillon ketu.

  1. Lust – unrestrained sexual craving
  2. Gluttony – to overindulge, especially by overeating
  3. Pride – inflated sense of one’s accomplishments
  4. Sloth – laziness, lack of effort
  5. Wrath – uncontrolled feelings of hatred and anger
  6. Greed – the excessive desire for material things
  7. Envy – Jealousy towards another’s happiness

Para se te flasim per njerezit e medhej, i hedhim nje sy 7 kritereve te thjeshta, te vjetra sa koha. Dhe pastaj te arrijme ne konkluzionin: E pse mos ngelen bishat ne histori?

Me siper kam permend Hegelin qe duke pare perandorin nga dritarja, pra “pergjate faktit te kryer”, e quan “shpirt i botes” (Weltseele), maksimumi qe mund t’i behet nje personi, As Krishtin nuk mund ta quash me teper se kaq. Me pas, “pergjate faktit te kryer” Waterlo, ndryshoi mendim (siç ka ndodh per kete rast me shum njerez te tjere t’mdhej: Betoven, Gete, etj). Kshu Hegeli ka tjerr leshin e Napolonit dal vivo, dhe e ka tjerr duke e lavderuar me teper se ty dhe kushdo tjeter.

Tjeter, nuk eshte kriten vlersimi “hyrja ne histori”, historia eshte e mush tumllas me maskarej qe kane hyre ne te dhe ja kane futur asaj sa krahu. Ne histori ka hyre ronshem edhe Hitleri, ti e vlerson per kete?

Ne histori ka hyre edhe Krishti, krahas me Napoleonin, Hitlerin dhe Ver Llapen qe ka hyre ne Historine e Rrugeve te Tiranes, si vlersohen keta personazhe, vetem nga fakti qe kane hyre ne histori, apo edhe per vlerat e tyre te verteta?

u bon t’gjith si komt e dhise!

Absolutisht dakort me ty qe kriter i vetem nuk eshte e hymja dhunshem ne histori. Por si zoteri i lexuar qe je e di qe Napoleoni kete e ka nje nder kriteret.
Per disa Napoleoni mund te krahasohet me Stalinin, Hitlerin apo dhe Enverin tënë ( ma kishe be pyetje me lart). Per dike qe i njeh vetem si emra edhe mundet dhe ti fus ne nje thes.
Mbas revolucionit francez dhe kaosit qe pasoi ( nuk ishte ai nxitesi, perkundrazi e urrente kaosin) Napoleoni shihej( mbas fushates se Italise dhe Egjiptit) nga te gjithe si shpresa per te rikthyer froncen :grinning: e Charlemagne-it. Kjo ne planin e jashtem, ne te brendshmin ai njihet si reformatori i pare i shtetit modern qe kemi sot si model ( republika). Pati guximin te ndaj fene nga shteti dhe te krijoj licete e pare publik per te gjithe, kodin civil e penal sikurse perndoqi dhe vrau pa meshire ( jo bashkeluftetaret si shoku enver dhe stalin) ate pjese te aristrokracise franceze qe bashkepunonte me angline kunder tij.
A jane keto te mjaftueshme per te hyre ne histori? Kutin per ta vleresuar ( pavaresisht se jam dashamires ndaj figures se tij) nuk e kam. Por fakti eshte aty, te historia.