Nuk e ke kap thelbin e ndryshimit, ose e ke kap pjeserisht kur ve re qe ne pikturen e pare raporti midis figurave eshte normal si komunikim, ndersa ne te dytin Sfinksi i hidhet ne fyt Edipit, eshte kercenues, ve re se nje puter me thoj ja ka vendosur pothuajse mbi organin seksual, gje qe eshte shum shqetsuese dhe kercenuese sa here shef pikturen. Ne piken me te dobet te trupit ndodhen thonjte e nje mostre hibride, per me teper pothuajse femer, qe çaplon organin me thonj (ka nje psikologjisje per kete, artisti nderkohe qe bente kete veper i vdes i ati). Qe kur e kam pare per here te pare, akoma kalama, me shqetsoi shume, e akoma sot kam te njejtin reagim pa asnje ndryshim.
Pa u zgjat me shume, pozicionet e trupave jane te ndryshme (ne te dyten Edipi eshte me shpatulla per muri), fizionomite gjithashtu te ndryshme, çdo gje, edhe koloriti, ne pikturen e dyte eshte agresive, aktive, dinamike, me kontraste te forta, ndersa piktura e para eshte statike, si te thuash filozofike, e matur, ne tis grije.
Nga pikpamja formale Edipi dhe Napoleoni jane te ngjashem se te dy jane shpetimtare - perkatesisht i Tebes dhe i Frances, Evropes, e me tej botes mbare - te thirrur nga fati (prandaj dhe Sfinksi). Dhe si shpetimtare detyrimisht duhet te perballen me kompleksin e Edipit, pra edhe nga pikpamja jo formale jane te ngjashem. Ne kuptimin me te thelle, te gjithe njerzit jane shpetimtare ne nje fare kuptimi, ne mos te vendit te tyre, krahines, lagjes, tribuse, familjes, bashkeshortit, vetes se tyre, pra te gjithe kane nje çast ne jeten e tyre (ose disa çaste, sipas vleres se çdonjerit) qe perballen me Sfinksin ne shkretetire, dmth kompleksin e Edipit.
Ka me teper, shif nje informacjon me vlere per te thelluar me tej psikologjisjen e shpetimtarit:
Très attaché à cette toile, Gérôme l’expose pour la première fois au Salon de 1886 sous le titre Œdipe. L’artiste renvoie alors à la mythologie classique en établissant un parallèle entre le libérateur thébain et le héros sauveur de la France. Frappés par les similitudes de forme entre tête du sphinx et légendaire chapeau du futur empereur, les caricaturistes s’emparèrent de la composition. L’une de ces satires y discerna une mise en abîme du sujet qu’elle sous-titra avec comique: Stupéfaction du général Bonaparte rencontrant au milieu du désert une statue colossale de Napoléon I-er!
Pranej me pelqejne shum frenget (nje pakice, se te tjeret jane perverse si Godardi i moth), e tjerrin holle muhabene, kane esprit, fjale qe nuk i gjendet shoqja ne gjuhe tjeter. Me pak fjale nuk ka Sfinks tjeter perveç vetes tende, me fjale te tjera fatin dhe fatalitetin e vendos ti vete, ne fund te fundit nuk vendos as Zoti per ty, je ti vete qe vendos, ne kete kuptim ekziston vertet liria absolute.
Kaq per sot, kam qef me i bo i analize piktures se Gerome qe me trasmeton nje ndjenje krejt ndryshe nga analoget e saj, humor, deri edhe ilaritet, ilaritetin e gjeniut, kesmet me vone.
PS. shiko se raporti si lidhje e forte me nenen dhe raport i prishur me baben eshte kostante e diktatorit modern dhe artistit modern. Stalini ishte komplet i lidhur me nenen, sepse i ati i vinte ne shtepi i dehur dhe i kapte me shkelma te emen dhe gjithe te tjeret kalamaj, perfshire edhe Visianoroviçin. Kur Stalini mori fuqine tha se sa keq qe i ati kish vdekur se do ta plaste ne burg dhe torturuar e rrjepur te gjalle. Njesoj shok Enver qe permendte vazhdimsht anene, ndersa baben nuk e permendte kurre. Me te ndigjume e kam nga gjirokastrite se Enveri e mbante te atin per koqe, edhe lagja e mbante per te tille.
Nje keshille qe e zbatoj edhe vete: nese takon njeri shum te lidhur me mamane qe mban per koqe maskarai babane, ruaju!