Armanda Hysa: Prejardhja pellazge e shqiptarëve për shembull nuk është mit, por rrenë e pastër

Gjynah. Do te ishte shume me interesant si titull apo si teme diskutimi.

E thene ndryshe, universitetet tona ne kohet e sotme jane hale dhe jashteqitjet e tyre nuk ia vlejne ti marresh ne konsiderate.

1 Like

Po ku ta studioje historine e Shiperise kjo or ti? Ne Gërrqi apo Sërrbi?? Apo te lexoje ate gjermonin Shmidt. Pikerisht levizjet neper perendim ia kane cenuar shpirtin nacionalist.
Europa na do humble, te ulim koken e te qepim gojen qe te na pranoje ne gjirin e saj te ngrohte.

Prejardhja pellazge e shqiptarëve për shembull nuk është mit, por rrenë e pastër. ‘’

E lexova për të parë ndonjë të dhënë interesante që mund të argumentonte mendmin e shprehur në titull, por i vetmi rresht që gjeta për këtë, ishte ky rresht që është vetë titulli.
Ça janë këta tituj karagjozë!

titulli ish shkaktari i gjithe reagimeve negative (njerezin pertojne te lexojne permbajtjen)

tjeter titull idiot qe flet te kunderten e shkrimit, totalisht

Po të shikojmë foton konstatojmë se ajo përfaqëson një model të një anije fluturuese hapësinore me të cilën jashtëtokësorët kanë mbërritur në planetin tonë dhe konkretisht janë ulur në malin e Tomorit në Skrapar. Modeli i zbuluar në vitin 2005, botohet për herë të parë. Në pjesën e sipërme të këtij modeli të anijes hapësinore është skalitur në mënyrë mjeshtërore një pamje, që është ajo e malit të Tomorit. Me ndihmën e instrumenteve zmadhuese vërehen mjaft qartë konturet dhe bimësia e këtij masivi malor që siç thonë dhe legjendat e vjetra ka parë shumë ngjarje që kanë ndodhur. Dallohen qartë jo vetëm pjesa e pyllëzuar, por dhe ajo pjesë e zhveshur nga pyjet, ashtu siç mund të shikojmë dhe sot po ta vështrojmë nga maja e malit në Çukën e Abas Aliut. Pra pozicioni i paraqitjes së Tomorrit është një pamje nga sipër e tij. Në qoftë se i referohemi përcaktimit të ufologëve, forma e diskut është i një tabakaje ose “saucer shape”. Modele të ngjashme për nga forma janëshikuar e raportuar nga observues të ndryshëm
Unë di saktësisht nga dëshmi të sigurta dhe disa burimesh se pranë malit të Tomorrit, në fshatin shumë pranë tij, janë vërejtur fenomene dhe ndodhi reale të çuditshme dhe misterioze deri tani. Që mali i Tomorrit është mali ku qëndrojnë Perënditë, mendoj se nuk qëndron më në kufijtë e legjendave dhe hipotezave, por fatmirësisht po konfigurohet si një realitet objektiv. Mali i Tomorit dhe mjedisi përreth është i njohur për mbajtjen e vlerave ideale, jashtë tokësore, mistike, vendi i perëndive. Të gjitha këto etiketime dhe vlerësime të bëra në kohë të ndryshme nuk mund të jenë thjeshtë pjellë e fantazisë popullore, e legjendave e besëtytnive dhe e riteve dhe traditave që rrjedhin nga mosnjohja e fenomeneve në të kaluarën historike, ato përmbajnë diçka të vërtetë që lidhet me konstatime dhe vrojtime në kohë të ndryshme të zhvillimit të shoqërisë dhe që njerëzit me nivelin e zhvillimit të shkencës dhe mendimit nuk kanë qenë në gjendje me interpretimet e tyre të shpalosin realitetin e mirëfilltë që fshihet pas tyre. Por ata i kanë ruajtur e transmetuar mjaft mirë brez pas brezi ”.

1 Like

Interesante

1 Like