Armanda Hysa: Prejardhja pellazge e shqiptarëve për shembull nuk është mit, por rrenë e pastër


#81

sllavet si pushtues te organizuar, kane lene emertimet e tyre, shqiptaret kane qene gjithmone te pa organizuar e te perçare, po te perjashtojme vetem 25 vjet te Skenderbeut.


#82

Po psh gjate shek XIV afersisht 20-30 vite gjithe ballkani ka qene ne sundimin e car dushanit (sot ajo perandori quhet greko-serbe), kishat e perbashketa ortodokse kane patur ndikimin qe te jete e pranueshme edhe sllavishtja te popullsia vendese (krahas greqishtes). Pastaj ka pase edhe periudha kohe pas kohe qe serbet kane qendruar andej.

Une sa here i degjoj toponimet sllave neper shqiperi me ben pershtypje qysh 50 vite shqiperine ne pellembe te dores enver hoxha, nuk ia vrane veshin toponimet serbe?

Ne aspektin politik e historik, s’besoj se kane ndonje efekt sot. E shumta jane deshmi te “gjalla” te pushtimeve e tendencave asimiluese etj.


#83

Te njejten gje thashe edhe une ne komentin e pare .Fakti qe historia nuk duhet perdorur per te justifikuar politiken moderne e me keq per te ndryshuar kufijte e sotem , nuk duhet te na beje te mohojme faktin se ajo periudhe kur ballkani ka qene nen sundimin e car dushanit te jete burim krenarie per serbet e ta konsiderojne kosoven si djep shpirteror te kombit te tyre .


#84

Ne “te moderuarit” mendojme keshtu, ok. Pastaj po te shikosh gjeneratat pak me te reja (si kjo armanda maradona), qe as lodhen per te menduar ne kete drejtim. Ato jane te bindura qe ujku eshte vegjetarian.
Deri ketu edhe s’ka ndonje problem. Pastaj qellon qe vie ne pushtet ndonje sheshel a millosheviq “i krisur”, qe i pret si qengja, me mastersa e phd-ra ne dore.


#85

sipas ciles metodike shkencore znj Hysaj ka faktuar se prejardhja pellazge e shqiptareve nuk eshte mit, por rrene e paster?

ne pergjigje te pyetjes, mua nuk me rezulton qe Armanda te jete perpjekur fare te merret me kete ceshtje. Ajo e paraqet kete pohim ne argumentim e siper te debatit “c’eshte mit e c’eshte jo-mit/ e genjeshtert”. Dhe ajo besoj ka dashur ta lancoje ate pohim per te iniciuar nje debat mes nesh mbi vertetesine e hipotezes pellazge, per te na bere te fillojme te shohim ndryshe ate pohim, te cilin ne si masa e kemi marre te dhene, por te cilin ajo per veten e saj eshte me se e qarte se nuk qendron, ama nuk ka pas qellimin te na e vertetoje pergjate intervistes. Lancimi i qendrimit te saj per hipotezen pellazge ketu, ka tjeter qellim. Kjo eshte pergjigja qe kam per pyetjen me lart.
Qellimi me te cilin Armanda Hysi ka folur mbi hipotezen pellazge behet e qarte po te lexohet kjo pjese shkeputur nga intervista konkrete, pra konteksti i atij pohimi .

Shkrimi i historisë është një proces i ndërlikuar, ku ndërthuren faktorët objektivë e subjektivë; faktorët ideorë e ideologjikë, që mbizotërojnë në periudha të caktuara kohore; si dhe faktorët etikë, perceptimet mbi të mirën dhe të keqen.
Faktorët objektivë mbështeten tek faktet, në rastin e historisë ato janë burimet parësore e dytësore, dokumentet pra dhe literatura.
Faktorët subjektivë përbëhen nga disa nivele: subjektiviteti i kronikanit dhe i dokument-shkruesit; subjektiviteti i atyre që disa dokumente i kanë ruajtur e disa jo, si dhe subjektiviteti i vetë historianëve.
Vetë subjektivitetet kanë lidhje me moralin, etikën, idetë dhe ideologjitë e caktuara të një periudhe kohore.

Historianët profesionistë janë të vetëdijshëm për këtë kompleks dhe përpiqen të përballen me nivelet e ndryshme të subjektiviteteve kur bëjnë analizat historike.

Në Ballkan shkencat humane janë themeluar me një qëllim të përcaktuar mirë që në nisje, t’i shërbejnë kombit përkatës. Ato i janë nënshtruar pra që në fillim ideologjisë nacionaliste e historianët kishin detyrë mes të tjerash, të formulonin tezat mbi të drejtën historike mbi territoret përkatëse kombëtare.

Me daljen e dekonstruksionit, në shkencat humane lindi prirja tjetër që çdo grand narracion ta quajë mit. Historianë e antropologë iu vunë me zell analizës së ideve e të platformave ideologjike në kuadër të së cilave ishin shkruar studimet historike e etnologjike, duke e nxjerrë çdo histori të mbushur me mite.

E vërteta mbeti jetime nga të dy këto prirje duke marrë automatikisht për të mirëqenë se miti është gënjeshtër.
Por pse mitet na qenkan gënjeshtra?
Le të flasim për mitet e mirëfillta, për shembull Mujin dhe Halilin, ose më saktë ciklin e Eposit të Kreshnikëve.
Tani sigurisht se nuk po argumentoj këtu që Muji e Halili dhe gjithë personazhet e eposit janë figura historike. Por përmes përshkrimeve të ambienteve të tyre jetësore dhe strukturave të mendimit të shprehura përmes dialogëve, figurave e simboleve, a nuk mësojmë ne diçka mbi zeitgeistin mesjetar të malësive të veriut? Apo mbi njëfarë organizimi shoqëror të tyre? Apo mbi marrëdhëniet me grupet e tera etnike e fetare? A nuk nisim të pyesim veten pse fuqia dhe pushteti merren nga linja amësore përmes qumështit të zanave? Pse e mbinatyrshmja është femërore në ato ambiente tipike patriarkale?

Tani flitet shume mbi mitet e komb-formimit, pra miti i origjinës dhe i vazhdimësisë. Kjo sepse mungojnë faktet objektive historike që t’i mbështesin ato teza.
Por a mund të themi se ato janë gënjeshtra të pastra? Jo, pasi po njësoj mungojnë edhe faktet objektive për të kundërtën.
Atëherë përmes analizës së burimeve dytësore mund të hidhen hipoteza të ndryshme, disa prej të cilave rezultojnë të jenë më të logjikshme e disa të tjera jo.
Prejardhja pellazge e shqiptarëve për shembull nuk është mit, por rrenë e pastër.
Prejardhja ilire ose trako ilire mbeten hipoteza deri diku të logjikshme. Mund të flasim për mit të prejardhjes ilire të shqiptarëve kur bëhen përpjekje të kota për të provuar vazhdimësinë mijëra vjeçare në të njëjtin territor, duke mbyllur sytë ndaj dyndjeve të shumta të popujve gjatë 900 viteve (200-1100 era jonë) apo faktorët asimilues romanë e helenë, por nuk është se nuk ka të vërteta fare aty.
Prejardhja prej albanëve të Kaukazit për shembull nuk është fare mit, por rrenë e pastër edhe ajo.


#86

Shume eshte me rendesi me fole shume. Me fole shume dukesh si e mencur. Nuk ban me u ndale kurrsesi, edhe nese as vet nuk e din cka je tu folë.


#87

Kur studiohet historia e ballkanit duhet patur parasysh se popujt e ballkanit kane jetuar nen te njejten cati nen disa perandori .shtetet mudherne nuk ekzistonin si sot popullatat identifikoheshin nga feja jo nga kombesia .nese ishe shqipo orthodoks psh mund te zhvendoseshe e te jetoje pa problem fare midis serbeve orthodokse e anasjelltas .kjo lloj jetese ka sjelle perzierje etnike sidomos ne zonat kufitare te vendeve te ballkanit.pra kur gjykon historine duhet te vihen gjerat ne dekorin e kohes e jo nga pozita e sotme e marredhenieve serbo shqiptare .


#88

Se u zgjatem si shume me kete profesionisten e antropologjise.
Ama, tipit te kesaj armanda hyses me ia ble vec nje pale kepuce prada, ta nxjerr te bazuar hipotezen qe jezu krishti ka qene shqiptar me rrenje pellazge.


#89

faliminderit Alba qe nuk me le te vdes injorante …!
edhe sikur fati i gjithe njerzimit ( edhe pse filantrope deri te Zoti mbahem ) do te mvarej nga Une vetem po te qellonja kombinimin e shprehjes -dekori i kohes ( aq me shume ne kontestin historik te shprehjes ) do kthehesha dhe do i thonja …njerez ma beni hallall , kaq e paskemi pasur ,ju e une .


#90

je me se e mirepritur.ndritimi i mendjeve te bashkeatdhetareve eshte misioni im .one mind at a time :slight_smile:


#91

Ka qene na i here ne Shqiperi kjo Justice Kagan kur ka qene e re ?

image


#92

mare pa leje nga blgou i studiueses, mbase peshku ka ide me te qarte mbi patriotizmin e saj me leximin e mendimeve nga A. Hysa ne kete studim.

Loja ngatërrestare mes etnicitetit dhe përkatësisë fetare ka bërë që shpesh grupe shqiptarësh të vuanin pasojat në shtetin jugosllav, si para, ashtu edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Para luftës, në kuadër të shkëmbimit të popullsive mes Jugosllavisë dhe Turqisë, shumë shqiptarë jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Maqedonia e pësuan këtë fat. Nërsa pas luftës, të paktën për Republikën Jugosllave të Maqedonisë mund të thuhet se kjo dukuri vazhdoi, por në një formë tjetër, atë të emigrimit. Disa prej informantëve të mi thonë se emigrimi ishte me vetëdashje vetëm në pamje të parë, pasi shumë nga njerëzit që ata kishin njohur, kishin pësuar presione të ndryshme nga shteti dhe kishin qenë të detyruar të iknin. Ata që shpërnguleshin në Turqi, më pas i humbnin lidhjet me familjarët e tyre në Maqedoni. Ndërsa kjo nuk ndodhi me të mërguarit në Perëndim.
Kështu informantët tregojnë se pavarësisht se më parë çarshia njihej si “çarshia turke”, pjesa më e madhe e atyre që njiheshin si turq ishin shqiptarë. Ndërsa mendohej që, me shpërnguljen drejt Turqisë, me shtetëzimin e dyqaneve vakëf dhe me ndërtimin e pjesës së re të çarshisë, të arrihej një farë balance etnike. Por përpjekja për ta shtetëzuar të gjithë çarshinë, sikurse e thashë, hasi në kundërshtimin e fortë të pjesës më të madhe. Ndërsa kontratat e qirave për pjesën shtetërore lidheshin kryesisht me maqedonas.
Lëvizja e studentëve kosovarë e vitit 1981 ishte një ngjarje tronditëse për të gjithë Jugosllavinë e kohës. Ishte hera e parë që kërkohej aq hapur disintegrimi i Jugosllavisë, si dhe sinjali i parë paralajmërues se kjo ishte një dukuri e pashmangshme e që do të ndodhte shpejt. Deri në atë kohë, shqiptarët kishin qenë grupi etnik më i margjinalizuar në Jugosllavi. Shqiptarët e Maqedonisë ishin akoma më pak të përfaqësuar sesa ata të Kosovës, të cilët kishin fituar statusin e krahinës autonome.
Në disertacionin e saj Dimova ka analizuar me hollësi pozitën inferiore sociale, ekonomike dhe politike të shqiptarëve para viteve ’90, pra para se Maqedonia të krijohej si shtet i pavarur. Për ta përmbledhur, në një kohë që qytetet në Maqedoni rriteshin e zhvilloheshin, duket se shqiptarëve u ishin rezervuar vetëm hapësirat rurale dhe pak periferi të hapësirës urbane. Arsimi në gjuhën shqipe për nivelin e mesëm e të lartë mungonte thuajse tërësisht, me shumë pak përjashtime në fund të viteve ’80, ndërsa pozitat drejtuese apo edhe thjeshtë ngritjet në detyrë, në çdo sektor ekonomik apo politik, duket se ishin rezervuar tërësisht për maqedonasit (Dimova 2003). Kështu ndarja shqiptar / maqedonas filloi të merrte kuptimin e kundërshtisë dyshe, ku shqiptari përfaqësonte prapambetjen, patriarkalin, orientalin, fanatikun dhe injorantin, nëdrsa maqedonasi përfaqësonte përparimin, qytetarin, evropianin e të arsimuarin (Dimova 2003).
Shqiptarëve dashur padashur u erdhi ne ndihme politika e gastarbeiterit qe të dilnin nga margjinalizimi. Emigracioni u kthye kështu në mjet jetik për shqiptarët, e sidomos për ata që banonin në Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Ndërkohë që gjendja e tyre ekonomike përmirësohej, kjo përjetohej me ankth nga pjesa tjetër e popullsisë. Në këtë moment filloi të bëhej e qartë për maqedonasit se me rritjen e mirëqenies, shqiptarët do të kërkonin më shumë hapësira përfaqësimi si në fushën e marrdhënieve sociale (do të rriteshin kërkesat për arsimim, për të drejta të barabarta në marrdhëniet e punës, për përfaqësim në organet drejtuese të ndërmarrjeve, etj), ashtu dhe në atë të politikës. Por këto të drejta që shqiptarëve duhet t’u takonin normalisht shiheshin nga ana e maqedonasve si kërcënim për pushtimin e hapësirave të tyre të përfaqësimit. E nëse ligjërimet nacionaliste janë të kuptueshme në gojën e të margjinalizuarve (shqiptarëve), ato filluan të bëheshin pjesë e fjalorit të përditshëm të maqedonasve dhe të gjenin pasqyrim edhe në politikat shtetërore.
Kjo ishte gjendja kur në Kosovë filluan në vitin 1981 demostratat studentore. Jo vetëm politikanët e Republikës Jugosllave të Maqedonisë, por edhe njerëzit e thjeshtë të kombësisë maqedonase filluan të besonin se frika e shpjeguar më sipër nuk kishte qenë e kotë, dhe se duhej bërë diçka për t’i frenuar shqiptarët.
Informantët e mi thonë se pikërisht në këtë kohë dhe për këtë arsye, filloi politika e braktisjes së çarshisë prej qeverisë.
Xhaviti tregon sesa e çuditshme kishte qenë për të kur një ditë të zakonshme si gjithë ditët e tjera, kishte lexuar në gazeta e më pas kishte parë në lajme se në çarshi ishin kryer disa vjedhje e vrasje. E pas kësaj dite për vite me radhë, nëpër faqet e gazetave jepeshin lajme se çarshia ishte kthyer në qendër të tregtimit të drogës. Pas disa kohësh, në çarshi nisi puna për ndërtimin e dy qendrave për kurimin e drogës. Të njëjtat lajme m’i konfirmuan edhe disa informantë maqedonas që punonin afër çarshisë, dhe kur unë i pyeta nëse këto ngjarje ishin të vërteta, përgjigjja ishte se të vërteta apo jo, ato kishin mjaftuar për të ngjallur tek njerëzit ndjenjën e pasigurisë për këtë pjesë.
Xhaviti vazhdon më tej rrëfimin për atë që ai e quante si strategji të qeverisë për braktisjen e çarshisë. Sipas tij, zejtaro-tregtarëve maqedonas u ishin krijuar kushte të favorshme për ta vazhduar aktivitetin e tyre pranë lagjeve të tyre. Meqenëse edhe puna në çarshi binte çdo ditë e më shumë, ata filluan të shisnin dyqanet e të largoheshin. Xhaviti kujtonte se me sa dhimbje ishte ndarë me dy kolegë të tij, kur ata e kishin shitur dyqanin. Edhe për ta kjo nuk ishte e lehtë. Me rënien e frekuentimit, shumë zejtarë të tjerë i lanë profesionet e tyre dhe filluan t’i shndërrojnë dyqanet në dyqane me mallra të zakonshëm tregu.
Duke hedhur dyshime për sigurinë në çarshi, ishte prekur kështu tipari kryesor që çarshia kishte trashëguar nga e shkuara e që vazhdonte ta mbante gjallë atë.
Pas vitit 1991…
Në vitin 1991, pas krijimit të shtetit të ri maqedonas, gjërat thuajse nuk ndryshuan. Pas këtij viti, sikurse edhe Shqipëria, Maqedonia përjetoi një valë migrimesh të brendëshme, kryesisht nga zonat rurale drejt atyre urbane. Si qyteti më i madh, Shkupi e përjetoi më me intensitet këtë dukuri se sa qytetet e tjera. Shumë shqiptarë që kishin jetuar në bregun e djathtë të Vardarit, lëvizën drejt pjesës së vjetër orientale dhe anasjelltas. Ndërkohë edhe të ardhurit rishtaz, nëse ishin maqedonas vendoseshin në të djathtë të Vardarit, e nëse ishin shqiptarë në të majtë. Tashmë Ura e Gurtë nuk ishte më simboli i ndarjes fetare, por i asaj etnike.
Në këtë kohë u dëmtua rëndë ura automobilistike që lidhte çarshinë me pjesën maqedonase.
Shpërbërja e Jugosllavisë u shoqërua me një rënie të dukshme ekonomike të pjesës më të madhe të popullsisë maqedonase. Maqedonasit kishin qenë ata që kishin dominuar sektorin shtetëror si në industri, bujqësi, shërbime, administratë e arsim. Por në fillim të periudhës së transformimit, si kudo në vendet e ish-bllokut socialist, rrogat shtetërore u ulën shumë në krahasim me periudhën para viteve ’90. Familjet që vazhduan të mbaheshin vetëm me të ardhurat shtetërore, pësuan një rënie të dukshme ekonomike.
Në Maqedoni, rënia ekonomike dhe marrdhëniet e reja klasore morën karakter etnik. Kështu familjet shqiptare që kishin pasur akses të pakët në sektorin shtetëror, nuk u prekën menjëherë dhe në mënyrë të dukshme nga kjo rënie. Varfërimi i një pjese të mirë të popullsisë maqedonase u përjetua si një humbje e madhe në statusin e tyre. Në zonat e përziera etnikisht, zhvillimet divergjente u pasqyruan në hendekun e dukshëm të mirëqenies mes dy grupeve etnike (Derler & Pichler 2007:58).
Ndërsa Dimova (2003) ka përdorur konsumin dhe kulturën materiale, veçanërisht të hapsirës së brendëshme dhe dekorimeve, për të argumentuar se konsumi krijon dhe ndërmjetëson (apo bëhet mjet) për përcjelljen e konflikteve etnike mes maqedonasve dhe shqiptarëve të Maqedonisë. Ato kanë ndryshuar hapësirën shoqërore dhe fizike mes këtyre dy grupeve etnike. Në qëndër të studimit të saj ajo vendos humbjen dhe përfaqësimin material të tij përmes të mirave dhe hapësirës. Humbja dhe mungesa janë ato që ndërtojnë identitete të reja dhe proçese të reja dialektike. Humbja e privilegjeve klasore për maqedonasit, që bëhet e dukshme me lindjen e afrimitetit dhe ngjashmërisë mes dy grupeve etnike ka krijuar tensione etnike të forta.
Etnografitë e paraqitura prej saj në nënçështjet “Realiteti i humbjes” dhe “Semiotika e hapësirës: sa më pranë aq më i rrezikshëm” janë shumë domethënëse për shpjegimin e këtij tensioni. Tek Realiteti i humbjes, informantët maqedonas të Dimovës kujtojnë në radhë të parë kohët kur kishin funksione drejtuese në ndërmarrje të ndryshme. Ata kujtojnë të ardhurat e mira financiare për shkak të rrogave të bollshme si dhe privilegjet e tjera, si strehimi në apartamentet më të mira të qendrave të qyteteve, pajisjen me makinë, pushimet verore nëpër vente të ndryshme të Evropës, etj. Ndërsa informantët shqiptarë tregojnë sesa të pamundur e kishin të ecnin përpara në profesion, si dhe të ndiqnin shkollat e larta. Për pajisje me apartament në qendër të qytetit as që mund të flitej. Ndërsa pas 1990 të njëjtët informantë maqedonas tregojnë se sa e vështirë ishte bërë mbijetesa për shkak të rrogave dhe pensioneve shumë të vogla, ndërsa informantët shqiptarë
tregojnë sesi me ndihmën e familjarëve emigrantë kishin arritur të hapnin biznese të vogla që jo vetëm u siguronin jetesë të rehatshme, por edhe blerjen dhe pajisjen luksoze të apartamenteve të reja nëpër qytete apo ndërtimin e vilave luksoze, si dhe pushime në vende të ndryshme të botës.
Tek Semiotika e hapësirës…, informantët maqedonas tregojnë sesi shqiptarët me familjet e tyre të mëdha janë gati të jetojnë edhe në apartamente të vogla në qendër të qytetit, mjaft që ato më parë të mos u ishin rezervuar atyre. Njëra prej tyre tregon:

“e kam shumë të vështirë kur shikoj se shiptarka (term fyes për gratë shqiptare në Maqedoni e Serbi) në katin e fundit të pallatit ka një celular të sajin, udhëton gjithë ditën me taksi dhe mban aq bizhuteri të arta që ndoshta vlejnë sa një tjetër apartament. Nuk e kuptoj pse ata jetojnë në një vend kaq të ngushtë. Ndoshta për shkak se pallati është në qendër. Por nuk e kanë fajin ata për atë që po na ndodh ne (korsivi është i imi – A. H.). Ne, populli jemi përgjegjës për shkak se kemi zgjedhur këta të paaftë që na qeverisin, e që nuk dinë ta bëjnë këtë si duhet”

Ndërsa vetë shqiptarët mundohen që të kenë një mënyrë moderne jetese, siç nuk u është mundësuar më parë. Kështu ndërmejt shumë gjërave të tjera, njëra prej informanteve shqiptare tregon se i ati i saj që ishte një biznesmen i fuqishëm, kishte shumë miq maqedonas dhe se familja e saj blinte gjëra të ngjashme me miqtë maqedonas.
Një maqedonase, pas një takimi që Dimova organizoi me dy miq dhe informantët e saj shqiptarë u shpreh:

“Nuk e prisja që këta shqiptarë do të ishin kaq të këndshëm. Mersiha dhe Adnani janë një çift shumë i këndshëm dhe modern. Por përshtypjet më të mëdha m’i la Luani. Ai ishte kaq i lexuar dhe i veshur kaq mirë….As nuk e dallon që është shqiptar…. Por mos u gënje. Shqiptarët e tillë janë më të rrezikshmit. Nuk mund t’i dallosh ata”.

Ndërsa informantia që u ankua për qeverinë e saj, në një tjetër moment shprehet:

“Të lutem mos më keqkupto, nuk i urrej shqiptarët, por ata janë kudo. Ata do të na përzënë nga vendi ynë. Kam shumë frikë se do të humb apartamentin tim, vendin tim. Kjo është një frikë e vërtetë dhe jam e bindur se nëse ne nuk i kundërpërgjigjemi atyre, ata do të na pushtojnë, do të na përzënë nga Maqedonia.”

Këtë përmbledhje e bëra për të kuptuar më mirë dinamikën e marrdhënieve etnike në çarshi. Kur shqiptarët ishin periferia e periferisë së shoqërisë në Maqedoni, ata ishin të padukshëm. Por në momentin që ata fituan disa të drejta, kryesisht për shkak të ndihmës së të ardhurave nga emigracioni dhe të rënies ekonomike, u bë e qartë se shpejt do të pasonin edhe kërkesat për hapësirë përfaqësimi në arsim, ekonomi e në politikën shtetërore. Atëherë shqiptarët u “bënë të dukshëm” dhe një realitet i prekshëm. Dhe kjo u përjetua nga pala maqedonase si pushtim i hapësirës që duhet t’u përkiste vetëm atyre, ndërsa frika e pushtimit shqiptar i tensionoi marrdhëniet etnike në atë pikë, deri sa erdhi natyrshëm konflikti i armatosur i vitit 2001.
A përbëjnë shqiptarët tjetrin negativ për maqedonasit? Është vështirë ta thuash këtë me siguri, por nga ana tjetër fakti është se çarshia e Shkupit është etiketuar sidomos pas vitit 2001 si çarshia e shqiptarëve, për shkak se në vitet ’80 – ’90, e sidomos pas atij 2001, pjesa më e madhe e tregtarëve maqedonas ua shitën dyqanet ose kontratat e qirave me shtetin shqiptarëve. Nga ana tjetër, shqiptarët, të gëzuar që tashmë kanë një hapësirë më shumë përfaqësimi, tek sheshi në hyrje të çarshisë vendosën monumentin e Skënderbeut. Dhe janë të lumtur që Skënderbeu u erdhi më në fund në Shkup. Kjo i bën ata të ndjehen pjesë e botës shqiptare, ku ata aspirojnë të jenë.
Kur e pyeta një informant timin se mos ndoshta vendosja e simbolit kombëtar shqiptar i jepte çarshisë karakter përjashtues, duke lënë jashtë saj maqedonasit dhe të tjerët, ai shumë i habitur nga pyetja m’u përgjigj se kjo nuk kishte mundësi të ndodhte, se maqedonasit e donin shumë Skënderbeun. Në fund të fundit, ata jo më kot pretendonin se Skënderbeu është maqedonas, po të mos e donin.


#93

rrofsh …!
kjo me mbane ne jete …


#94

Nga keto te “perpjekjes” qenka kjo cuca!:confused:mall lubonje dmth!! Ja bente muuuuuuuu ne fakt


#95

Ah, good ole kundershtimi i nje argumenti me “ti s’je specialist” levruar selektivisht drejt atyre qe thone dicka ne kundershtim me idene tende per X ceshtje. Une as nuk pretendova specialitet historiani, as po flisja per teknika berthamore. Per me teper, nese specialistja ne fjale eshte shprehur per cka po argumentojme ne, vlen me shume ta citosh ate sesa nje harte pa lidhje.

Vete serbet nuk argumentojne se Kosova ka qene historikisht e banuar nga nje shumice serbe, sepse nuk jane te kontestueshem nga historiane-specialistet as fakti qe serbet/sllavet kane zbritur ne Ballkan relativisht me vone, as fakti se gjate periudhes shtet-berese ne Ballkan Kosova ishte me se shumti e banuar nga shqiptare. Ndaj ata levruan keto perrallat me “beteja e shekullit X ne Kosove na lidhi shpirterisht me ate vend, keshtu qe pa Kosoven ne s’mundemi te jemi”, nje argument aq ashqipar-trapllik, do ishte i ngjashem sikur specialistet shqiptare te thonin betejat e arvaniteve ne Greqi dhe banimi i tyre rreth Athines na lidhin shpirterisht me Athinen keshtu qe Shqiperia smund te jetoje pa Athinen.

Ti vete as nuk e angazhon as e kundershton kete argument te serbeve, po hedh nje harte pa lidhje. OK, ja prit te google-oj une harten e Kolombit per te nenkuptuar pa argumentuar me stilin tend qe Amerika e veriut per ca kohe ishte India lol.

Harta jote dmth qe si batute ne kete kontekst, si te sjellesh nje harte qe paraqet X troje shqiptare si otomane ose bullgare per te argumentuar se gjate pushtimit otoman ose bullgar ne ato troje s’kishte popullsi shqiptare (sepse harta zotri). Autoktonet e Amerikes veriore qe s’kishin harta te botuara + referuara me vone nga specialistet neper libra e revista si i bie, kane qene aty para evropianeve hartaxhinj apo eshte nje ceshtje e debatueshme? Si behet nje X harte argument me i forte se nje X pretendim i nje historiani, ngaqe gjeja e shkruar eshte harte dhe jo thjesht fjale?

Duke qene se ti nuk eshte se bere apo solle ndonje argument (as tendin as te historianeve te tu te preferuar) ne lidhje me c’ka thashe une, hedhja e nje harte + “le ti leme specialistet te flasen” te akordon pozicionin elastik te mos qenit as gabim as korrekt, as pro as kunder, thjesht nje cun qe vlereson specialistet kondrarrymiste, nje hobi i cili shpresoja te kishte dale jashte shqip-mode tashme (po c’ne).


#96

Po unë nuk kam si të angazhoj apo kundershtoj argumentin é serbeve sepse nuk jam historian. Në fakt, postimi im ishte për të të thene se duhet ta kishe lexuar të teren interviste të saj (dhe jo të ndaleleshe në nje x vend).
:slight_smile:

(kaq ishte é gjitha “puna e hartes”)


#97

Po mire te kushtonte gje ta thoje kete qe ne fillim qe tjetri mos te grije sallate kot? Se kjo menyre te diskutuari me hermetizma te interpretueshme eshte bere rruge, dhe prandaj une nuk diskutoj kurre seriozisht, por veçse tallem midis tallesve qe tallin veten ne radhe te pare, se e di qe gjithmone do arrihet momenti i frazes standard: “nuk e kisha me kte kuptim, por e kisha me qeter kuptim!”.

Eshte detyre qe ne komunikimin publlik te shprehet qarte, sidomos per komunistet qe vejne publiken ne krye te sofres, sepse edhe duke u shpreh qarte ka rrezik keqkuptimi, pa le kur folet me hermetizma artistike gjithsekush per hesap te vet si regjizoret e mdhej fashiste qe shtiren si balliste te maskuar ne komuniste.


#98

Pas kesaj nuk lexova me tej.


#99

E veteshpjegueshme apo mund ta zgjerosh me tej?


#100

Ai stan ate bulmet ka.