Nje tip kthehet nga puna nje dite dhe te shkallet e shtepise gjen nje mace te vogel. I erdhi gjynah, e mori brenda, i dha ca qumesht dhe e mbajti gjate nates. Te nesermen para se te ikte per ne pune, e nxorri jashte dhe iku. Kur u kthye, shikon prape macja aty. E mori prape. e ushqeu e te nesermen e mori me vete ne makine deri diku dhe e leshoi. Kur kthehet, i njejti avaz, macja mbajti mend rrugen dhe ishte kthyer. Vazhdon ky muhabet ndonje jave dhe ky tipi po cmendej se s’po e hiqte dot qafe. I tregon nje kolegu ne pune dhe ky vendos ta ndihmoje.
-Neser merre macen me vete ne makine dhe do shkosh ne rrugen nacionale nja 15 km do shikosh nje rruge te pashtruar ne krah te djathte. Futu te rruga, ec nja 2 km do shikosh ca pisha. Aty ne krah eshte nje rrepire qe te con poshte te nje lume. Ndaloje makinen, merre macen me vete dhe shko poshte te lumi, kaloje, ec nja 500 m e do dalesh ne buze te detit. Aty do shikosh kasollen e nje peshkatari, Petros, qe ka nja 200 mace dhe i ushqen me peshkun qe ze. Lerja atij macen dhe ik.
Pas 2 ditesh takohen koleget ne pune.
-He, si dole? Ja le macen peshkatarit?
-C’si dola? Aty ku me cove ti ne fund te botes ngaterrova rrugen ne kthim. Te mos kisha macen s’do isha kthyer dot.