Basha: Luftë do të ketë

Mua s’me rruhet shume as per njerin as per tjetrin me thene te drejten, dhe as po them qe te PS-se jane qelibare, po mos na cani kallamin e shurres me budallalleqe te kesaj natyre, rini e shkolluar jashte vendit, ka 2-3 mastera, doktor/avokat/biznesmen i zoti, heronj e martire demokracie, pishtare e lesh me tresh. Ata qe jane kthyer jane kthyer per te bere leke, nuk po i behet vone njeriu per vendin. Edhe nese u ktheve me ideale, ta thyejne koken a me hir a me pahir dhe gradualisht behesh edhe ti dore me nje me ata qe te vene ne ofiq. Nje tufe gangsteresh qe duan pushtet jane te dyja palet, as me shume as me pak, t’i shoh ne litar/burg te gjithe s’me vjen keq. Populli si populli, s’do shume qe te terhiqet hundesh.

4 Likes

Kapo, po nga Niku kemi ndonje te re? Apo ai nuk merret me deklarata por me vepra. Prit kur te thyej ndonje xham me llastik.

Neqoftese ka njeri qe lufte do, mos u habisni , Basha i ka dhene provat , vrau kater vete ne mes te dites ne mes te sheshit , pra keto jo Basha keshtu e Basha keshtu …jo cakmaku jo rubineti …jo eshte i urte apo eshte nevrik kursejini se do dilni bllof masnej …me komentet sigurisht.

as per te PD-se nuk po thua qe jane qelibare, pse duhet ta thuash per ato te PS-se? po mqe the per robt ne foto, te kujtova robt ne parlament e ne bashki. se rob ne foto per proteste per cape buke kane dale skane dale me shkrujt ligjet e reformave. nqs ke prit ti shofesh me kostum firmato aty do ngelesh icik i zhgenjym se gjyshja e kesaj smund ti mbuloje te gjitha kerkesat

http://www.lapsi.al/paparazzi/2016/10/15/zbulohet-mashtrimi-i-ajola-xoxës-me-fustanin-e-gjyshes#.WLCD5fJcDGg

http://iconstyle.al/dora-e-gjyshes-apo-dolce-gabbana-fustani-i-ajola-xoxes-i-ngaterron-te-gjithe/

une degjova te gjithe diskutimin dhe tre ishin me tipiket me bene pershtypje;

–i pari ishte nje i ri qe kishte mbaruar Doct. per finance dhe ishte larguar nga puna kur erdhi minister i financave nje mesues i anglishtes
— idyti ishte nje qe kish mbaruar per ekonomi ne angli dhe kishte ngritur bisnesin e tij privat.
—dhe etreat gaca enje te persekutuari qe kishte mbaruar Mas. per politike ne angli 8 vite.
te tre keto kategori te japin shprese per PD dhe shqiperine,sepse Luli ka premtuar mbi 30% te rinje. dhe
koha e Sales po iken gradualisht

tani na hape muhabet te ri. i vrau Basha apo Berisha? Ka qe thone qe i vrau Rama. edhe 1 here qe i duhej merita, i hyjne Bashes ne pjese.

2 Likes

Berisha ka vrare me shume prandaj e kane frike komunistat, per keta te kater une them dy tja leme Berishes dhe nga nje Bashes dhe Rames.

po me duket dhe komunistat kane vrare ca. beji vete llogarite.

komunistat ne fakt hengren kokat e njeri tjetrit.

Po, ti degjove 3 veta qe kane bere shkolle apo sukses jashte vendit dhe jane kthyer dhe tani po ankohen per qeverine. Dhe nga keta 3 veta t’u mbush mendja qe Shqiperia do behet. Nderkohe qe po te lexosh psh “Zerin e popullit” apo te degjosh Edin kur thote “kemi punesuar 80% te te rinjve qe kane studiuar jashte vendit” atehere dikush tjeter krijon mendim tjeter. Keshtu funksionon PR, ka strategji dhe taktika per te gjitha. Ashtu si emisionet e lajmeve ne TV psh, po te degjosh media qe anojne djathtas, tjeter ide krijohet per Trampin, po te degjosh media qe anojne majtas tjeter ide krijohet.

Persa kohe Shqiperia nuk ndeshkon politikane, gjyqtare, biznesmene te pushtetshem apo individe publike qe thyejne ligjin, nuk ka per t’u bere ndonjehere, ose do behet si nje kopje e keqe e sistemeve ne Perendim. Nuk eshte Shqiperia e para qe po kalon ne keto faza, disa vende i kane kaluar me pare, te tjera do t’i kalojne me vone. Rumania e hoqi qafe Causheskun, Kroacia e futi ne burg Sanaderin. Ne Shqiperi nje mut, del tjetri me bllok ne dore duke kerkuar perqindjet me ze e figure dhe te thote “eshte e montuar” pa ju dridhur qerpiku fare se ja ka cuar gocen Shpreses ne ambasade dhe I ka krahet e ngrohte. Korrupsion ka kudo, edhe ne SHBA, edhe ne Kanada, edhe ne Evrope, por jo aq masiv. Por ama heret a vone dikush denohet, ligji dhe sistemi mire apo keq funksionojne pergjithesisht. Ne Shqiperi Shullazi 12 here po shtyn seancen e gjyqit, nderkohe qe ne Amerike as qe behet fjale qe i pandehuri te shtyje seancen e gjyqit. As avokati s’e shtyn seancen, vetem gjyqtari e ka ate tager dhe per arsye te forte.

2 Likes

perfundimisht si u la? eshte i forte Basha apo jo?

dukesh ato tipat perendim-shkolluar aty ne background me gishtat e duarve si karrota dhe fytyren e thare si fruta te thata

si thot amerikoni: too little too late

prandaj duhen zgjedhje te lira, vetem zgjedhjet e lira do inkurajojne nje publik te paperlyer ti futet organizimit politik per ti ndryshuar gjerat.
tani nqs presim qe keto politikane te perlym e menderosur te na bejne reforma ne drejtesi duke emeru njerezit e vet neper gjykata atehere skemi gjo ne vije, just another spiral.

nuk duhet gjykate qe psh ministri i rendit te japi doreheqje kur ja nxjerrin fotografine e makines se vet duke transportu hashahsin.
nuk duhet gjykate qe psh drejtorin e policise qe e hoqen nga puna se kishte mcef urdher arrestin e mark frrokut, ta katapultonin ne detyre ne amerike.

nqs presim nga keto njerez qe te na vije e ardhmja, kena bo mire qe kena ik.

qe duhet me u fut ne Evrope duhet se ajo mbase do ishte nje zhvillim pozitiv qe te pakten ne mos ta frenonte komplet babezitjen e ndyresirave, te pakten ta vinte nen nje ngadalesim dhe rrallim qe me shpresen se njihere ne nje kohe jo shume te larget do merte fryme pjesa e emancipume dhe do e kishte nje dore per ta luajtur.

por ne Evrope duhet te ishim fut qe me rastin e pare qe na erdhi, e jo te kishim nxjer Fierin sebep. atehere kur gjonat po ecshin, heqja e vizave NATO, pavaresia e Kosoves, etj.

megjithate me mire vone se kurre thote populli i mencem.

2 Likes

Ore dhe nje here mos te keqekuptohemi, po behet thirrje per lufte jo per vrasje… Se per pabesi, pa burreri dhe vrasje frikacakesh - tip nxirre tjetrin ne prite te vritet dhe pastaj beje hero, nxirre ne gjah pasi ke ndarre pazaret dhe shtyp veten me makinen e tij ai , apo ndrro tyten e pistoletes dhe e ka bere kokbardhi me cader jam dakord une qe PD-a eshte e afte… E kane ne gen pabesine, vrasjen pas kraheve dhe te qajne te nesermen.

Po per lufte qe ben thirrje te hane mune. :stuck_out_tongue:

O kapo, Saliu nuk u duk sot me duket nga cadra, gojet e liga thone qe ja beri gropen Lulit… E o kapo si vajti kjo pune, sa ta haje femija im ta haj i yti ne hollande.

ti shpallin organizatë terrorriste e të mbarojnë punë me çetën serbofile të saliut. asnjë shqiptari ska për ti ardhur po u var saliu si haxhi qamili

Me kete ritem ne Evrope do hyjme kur te dalin gjithe te tjeret :smile: Kete hyrjen ne Evrope une e shikoj si puna e qyteteve, ne sensin qe nese Evropa perfytyrohet si nje qytet I madh kur disa lagje jane te pasura dhe disa jane geto, Shqiperia eshte ne keto te fundit, dhe nuk perben ndonje gje te madhe nese je ne Evrope apo jo. Prape geto mbetesh. Greqia ka qe ne 1982 ne Evrope, po nuk eshte mall Evrope. E moli lopen sa deshi me lloj-lloj marifetesh (400,000 minoritare ne Shqiperi i tha, na duhen fonde per t’i mbajtur + na jep edhe Lojerat Olimpike se na duhen) pastaj i tha “s’kam para te te kthej borxhin” dhe hedh vickla e po i terheq te gjithe me vete poshte. I rrofte qe ka 30+ vjet ne Evrope.

Nuk mendoj se zgjedhjet jane zgjidhje, sepse sado te lira jane, persa kohe futin duart te tjeret, rezultati prape shtremberohet. Nje fshat ne Lushnje, Dushku nxorri 64 deputete para ca vitesh. Ajo cfare duhet eshte te ndryshoje per mendimin tim eshte mentaliteti, qe njerezit te mos jene apatike ndaj atyre fenomeneve negative qe ndodhin rreth tyre duke thene “He mo se Shqiperi eshte”, te mos ngrihen ne protesta per interesa te ngushta, por kur demi kolektiv eshte shume i madh. Pse s’u ngriten ne protesta kur doli Likja me bllok ne dore, apo kur vodhi floririn me gomar (!!!), apo kur u vodhen 300 milione euro nga Rruga e Kombit, apo kur nuk u denua Saliu, Agim Shehu apo Gazidedja per demet e 1997? Pse nuk dalin ne protesta kur Guvernatori i Bankes “humbet” miliona dollare se gjasme ka nje punetor qe ka fiksim te luaje ne kazino dhe pastaj merr pafajesi nga gjykata, apo kur qeveria jep me koncesion aeroportin e vetem te vendit per 100 vjet duke eliminuar konkurrencen, apo kur Telekomi lidh kontratat me te shtrenjta te interkonjeksionit ne Europe, apo kur gerryhen lumenjte e Shqiperise per te ndertuar HEC qe nuk i sherbejne askujt? Shqiperise i duhen njerez me integritet, si bicim Eliot Nes, qe te mos tremben dhe t’u bien kokes atyre qe bejne zullume, qofte ai edhe Presidenti apo Kryeministri. Asgje nuk eshte absolute, prape do dalin dru te shtrember, prape do luhet politike si kudo, por nuk do jete norme “bej c’te duash se s’te gjen gje”.

1 Like

nuk ben njeri lufte per karrigen tende qe ti besh hije berishes, don kishot i shqupit

Pse shqiptaret protestojne vetem per politike dhe asnjehere kur u shkelen te drejtat (gje qe ndodh ne cdo sekonde)??Sepse nuk jane largpames dhe qytetare te pergjegjshem.Mendojne te perfitojne sot (duke u bere aktiviste te partive per te kapur nje vend pune ) duke mos e kuptuar ose duke mos dashur te kuptojne cfare demi i shkaktojne te ardhmes se vendit.Cfare eshte me e keqja?Qe kete e shoh shume me shume te te rinjte se sa te brezat e tjere.

1 Like