Pershendetje
Doja te dija ndonje menyre per te realizuar bashkimin familjar ne Gjermani por pa dhene provimin e gjuhes .
Bashkeshorti im eshte Gjerman .Nuk po arije dot ta marr dot.Ju lutem me ndihmoni me mendimet e juaj .
Bashkim familjar
Ke ardhur fiks. Ketu ke plot qe cfare nuk kane bere per te mashtruar sistemet e botes. Jane mjeshtra. Eshte forum emigrantesh. Pac fat.
Di ajo por provimin e gjuhes gjermani e ka te veshtire nuk merret kollaj. Do icik pune. Ka qe nuk e perballojne dot, duan rruge alternative.
Duhet te kesh vetem nje nivel fillestar te gjermanishtes .
do kete fat se s’ben per keto pune emigrantet jane mjeshtra
I ka heq birisha vizat, te ikin e mesojne gjuhen me nga tre muaj, nese se meson dot, te shkoje e ruaje delet ne malsi
Pershendetje
Me falni per shqetesimin por doja tju thoja se kur nuk e njeh dike dhe nuk ke informacione nuk eshte mire te shprehesh ashtu.Une nuk vij as nga mali dhe as nuk jam e cmendur ashtu si shpreheni ju ,kam mbaruar nje shkolle te larte ,jam ne nje pune te mire dhe nuk jam e pa ditur.Gjuhen gjermane e di sa per te kuptuar dhe folur por problemi qendronte qe duhej certifikat nga qendra e gjuheve te huaja Goethe ne te folur ,shkruar dhe ne te lexuar.Kerkova mendim se ndoshta dikush mund te kishte kaluar situaten time .
Me falni dhe njehere per shqetesimin .
Diten e mire
Rri me Shkaben ne Shqiperi, c’te duhet Gjermania. Ja te te tregoje Shkaba ca histori me kusherinj qe te lemerisesh.
Shiko se me 200k blen nje lokal te Komuna, jeton si mbret. Thuaji Jermenit te kontaktoje Titin per me shume detaje.
take it easy
Te dhashe si zgjedhje te marreshbcertifikaten, sukur je ( nuk thashe qe je) qe te mos marresh provimin
Duke qene se je me fakultet, do e kesh me kollaj pervetesimin e gjermanishten sesa te dalesh ne malsi me dele ( ske nevoje te jesh nga mali, ke tironca dok qe kane rujt dhite ne itali e greqi)
peshku nuk duhet t’i aprovoje postime me permbajtje kundravajtje ligji si mesiper
Pershendetje
Nuk po kerkoje ndonje rruge te jashteligjshme thjesht pyeta se mos dikush dinte ndonje informacion me teper si veprohet ne kete raste
ne fakt e kisha me sugjerimet ne kundravajtje te ligjit, 2 here gjer tani, per ju.
Pyetja e mireseardhur.
Pyetje nga une per ju ne mundet: cfare gjuhe te huaj dini, meqe po perpiqeni per gjermanishten nje gjuhe tjeter e huaj ndihmon deri diku
Nje mendim imi do ishte: jepi pak me shume kohe kesaj pune te gjuhes dhe mos u dekurajo.
sapo me doli parasysh nje thenie sot, sekreti i jetes eshte edhe kur rrezohesh shtate here te ngrihesh ne kembe heren e tete - Paulo Coelho, Alkimist
nese ta zeme je rrezuar 2 here ne provimin A1 kjo s’do pare doemos negativisht. Ndoshta eshte pritshmeri e larte per rastin tend ta marresh me 1-2 perpjekjet e para.
Te pakten ke lexuar dicka, vetem s’ke marre dot piket kaluese. Me nje perpjekje tjeter truri do nxere akoma me shume, te nxenurit funksionon edhe me perseritje.
Cfare metode perdor, se ka rendesi kjo… Bej nje hap prapa dhe shiko metoda me te pershtatshme, psh per femije qe jane me me shume figura, ngjyra, interaktive, etj… Rifilloje me keto…
Ka pastaj disa aplikacione fjalori dhe metodash edhe per cell. Aty eshte komode te praktikosh veshin dhe shqiptimin.
Shikoje edhe njehere provimin dhe pak me shume perkushtim per kete pune, po te isha une do mendoja vetem kete gje dhe gjithe shqetesimet e tjera do i zbrazja nga mendja.
Suksese!
Dushmani ta ka thene qarte e zeza mbi te bardhe :duhet te kesh njohuri baze te gjuhes gjermane .kur eshte puna e ligjit ata jane sikur i flet murit.
Pershendetje
Italisht dhe Anglisht
Gjermanishten e kuptoj por me sa duket nuk paskam fat ta marr direkt ndoshta ndikon frika dhe emocionet qe te kapin ne ato momente .
Ju faleminderit
Por duket kontrolluar ne faqe e ambasades Gjermane lexova disa perjashtime te provimit te gjuhes se huaj por nuk po arij dot qe ti gjej si ligje per te pare a me lejohet apo jo
¢ Bashkëshorti juaj ka një lejeqëndrimi si
¢ njeri me kualifikim të lartë (§ 19 Ligji për qëndrim).
¢ kërkues (§ 20 Ligji për qëndrim).
¢ themelues firme (§ 21 Ligji për qëndrim).
¢ i autorizuar për azil (§ 25 kryerr. 1 përkat. § 26 kryerr. 3 Ligji për qëndrim).
¢ refugjat i pranuar (§ 25 kryerr. 2 përkat. § 26 kryerr. 3 Ligji për qëndrim).
¢ i autorizuar për qëndrim afatgjatë nga shtete të tjera të BE-së (§ 38a
Ligji për qëndrim).
Çfarë duhet pasur parasysh?
A dëshironi të transferoheni te bashkëshorti juaj në Gjermani?
Ap o a dëshironi të transferoheni bashkë me bashkëshortin tuaj për në
Gjermani?
Ap o a dëshironi të vini në Gjermani për t’u martuar dhe për të jetuar me bashkëshortin tuaj?
Po. Në përgjithësi nuk keni ne-vojë të dëshmoni njohuri të gjermanishtes nëse, mes tje-rash, njëri prej pohimeve vijue-se është i vërtetë1:
A ka përjashtime?
Po. Normalisht ju nuk duhet të dëshmoni njohuri të gjermanishtes, nëse ndër të tjerat një prej pohimeve të mëposhtëme është i vërtetë:
¢ Ju ose bashkëshorti juaj jeni nënshtetas një vendi anëtar në Bashkimin Europian ose si gjermanë keni përdorur të drejtën e lëvizjes së lirë.
¢ Përvetësimi i gjuhës jashtë vendit brenda një viti pavarësisht përpjekjeve tuaja nuk është i mundur, i arsyeshëm ose i suksesshëm (vetëm në rastin e emigracionit tek gjermanët).
¢ Për shkak të një sëmundjeje ose një hendikepi fizik(e), mendor(e) ose psiqik(e) nuk jeni në gjendje për të dëshmuar njohuri të thjeshta të gjuhës gjermane.
¢ Ju keni një diplomë të një shkolle të lartë dhe për shkak të njohurive tuaja gjuhësore parashikohet që në Gjermani mund të gjeni një vend pune (nevojë dukshëm e ulët për integrim).
¢ Nuk dëshironi një qëndrim të përhershëm në Gjermani.
¢ Bashkëshorti/a juaj është posedues i një Karte Blu të BE.
¢ Bashkëshorti juaj ka një lejeqëndrimi si
¢ njeri me kualifikim të lartë (§ 19 Ligji për qëndrim).
¢ kërkues (§ 20 Ligji për qëndrim).
¢ themelues firme (§ 21 Ligji për qëndrim).
¢ i autorizuar për azil (§ 25 kryerr. 1 përkat. § 26 kryerr. 3 Ligji për qëndrim).
¢ refugjat i pranuar (§ 25 kryerr. 2 përkat. § 26 kryerr. 3 Ligji për qëndrim).
¢ i autorizuar për qëndrim afatgjatë nga shtete të tjera të BE-së (§ 38a
Ligji për qëndrim).
¢ Bashkëshorti/a juaj është shtetas i Australisë, Izraelit, Japonisë, Kanadasë, Republikës së Koreas, Zelandës së Re, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Andoras, Hondurasit, Monakos ose San Marinos.
Sa kohe ke ne De? Jane ca gjera qe duan kohen e vet, perfshi ketu edhe gjuhen.
Beje provimin se eshte me mire.Une mendoj se duhet te marresh mesime formale. Bile ne varesi te planeve qe ke per te ardhmen, ndoshta eshte me mire te regjistrohesh per kurs gjuhe ne Uni, sesa ne ato shkollat popullore. Sic mund ta kesh ven re, gjermanishtja e kultivuar ndryshon shume nga ajo e perditshmja.
Nuk me kane lejuar te beja kursin ne Gjermani ma kerkojme kursin patjeter nga Shqiperia dhe patjeter me Qendra Goethe.
Keshtu qe un nuk mund te rij me shum se 3 muaj ne Gjermani
Wow. Te gjitha landet e kane ket rregull? Githsesi pak rendesi ka, sic duket ai kursi Goetes u dashka ba patjetr. Ca shkolle ke mbaru ne AL?
Kam mbaruar tek fakulteti i Shkencave Sociale Bachelorin dhe Master per degen Punonjes Social ne Tirane.Nuk e di kur pyeten nuk na lejuan ta beja kursin dhe provimin ande .Eshte me e leht te mesohesh me gjuhen kur je ande se sa ri ande vjen ketej.Dhe me sa kam lexuar keto dite dhenia e provimit te gjuhes gjermane perben nje problem ande per shumicen e atyre qe duan te bejne bashkimin familjar pasi ka edhe vende kur njerzit duhet te udhetojne me ore te tera per te vajtur ne kurs plus shpenzimet qe kane plus dhe pritjen qe bejn per ta nis kete kurs .Une nuk jam kunder per ta mesuar por thjesht te eleminohen keto rregulla pasi ai qe shkon ande per te punuar apo per te krijuar familje normale qe do e mesoj .
Shkruaji nje leter kancelares dhe jam i sigurt qe keto rregulla do eliminohen.
Nuk udheton dot cdo tre muaj si bejne shume veta? Meqe burrine ke atje, shko e rri me te. Edhe meson gjuhen, edhe rrin me burrin
Rregullat jane rregulla, nuk anashkalohen. Me nje kurs intensiv si dhe me udhetime te shpeshta ne Gjermani, mund te arrish brenda nje viti nje B1 ne gjermanisht.
Kurajo!
Jam ne mardhenie pune dhe nuk me lejohet te largohem cdo 3 muaj .
Aman muaj per gjuhen me pas muaj te tere per te prit dokumentat dhe iken vitet .Kur shume mir mund te jepej mundesia kujdo qe ta bente gjuhen ande .
Atehere ke opsion te besh nje kurs gjuhe ne Gjermani dhe te kerkosh vize per kete. Eshte me mire per ty, por eventualisht kushton me teper. 
Mos u lodh kot se nuk ta japin , duhet te rrish me shume me ndonje shok qe di Gjermanisht 
Shiko se edhe shqipja ka gramatike te veshtire jo vec gjermanishtja. Po shyqyr i kena kalu provimet e lirimit me sukses.
Mos ndoshta burri eshte shqiptar me pasaporte gjermane e vjen here pas here ketej
Ketu po ke te drejt se kemi tere keto vite qe ka klasa e pare dhe akoma nuk e dim shqipen tamam ashtu sic eshte e jo me tani te mesojme gramatiken e gjermanishtes ,do na mjaftoj ta dim aq sa te kuptojme gjerat elementare
Si shqiptar me pashaport gjermane si gjerman po te jesh ande je ne pune dhe nuk levize dot si te duash vec ato dy dit pushimi qe ke ne jave .
E kam shokun atje thjesht me mjaftojne te me lejojne ta mesoj ande gjermanishten smile:
Mund te duket dicka qe kalon me disa sakrifica qe mund te bej njeriu ,por une edhe mund te ri nje vit e ta mesoj sa per te ikur ande por ka individ te tjere qe nuk mundem qe e kane dhene disa here provimin dhe nuk e kane marre plus ka edhe nga ata qe nuk dine te shkruajne e te lexojne dhe thjesht ky kusht i pengon qe te shkojne tek familja e tyre e te jetojne te gjithe bashke .Ne kete menyre cenohet e drejta familjare qe e ka cdo kush .Ne nje faqe te nje avokati ne gjermani lexova nje individ qe i kerkonte ndihme se si mund te vepronte qe te merrte familjen e ti nga kosova ne gjermani pasi problemi ishte provimi i gjuhes se e shoqja e tij nuk dinte te lexonte dhe te shkruante dhe nuk ekzistonte asnje perjashtim per keta individ .
Mos e merr per ters, por ky sensi sikur dikush ju ka borxh dicka dhe duhet t’ua jape, mire eshte te mos e keni. Nuk eshte e drejta jote te jetosh ne Gjermani me familjen, eshte privilegj qe ta ofron shteti gjerman. Nuk te detyron njeri me zor, dhe nese do shkosh duhet te zbatosh dhe ligjet e rregullat e atij shteti ashtu sic jane. Nuk te pelqen qe Gjermania ka provim? Shume mire, mbushi mendjen burrit e rrini ne Shqiperi qe nuk ka provim, ose gjej nje zgjidhje tjeter, por mos thuaj qe po te cenohet e drejta.
Sidoqofte, te uroj sukses, jam i sigurt qe do ta kalosh, pak sakrifice ketu, pak mbeshtetje atje, s’ka hall qe I ka rene ne supe njeriut e s’e ka duruar.
Te jap te drejte tek veshtiresia ne mesimin e gjuhes. Per fat te keq eshte gjuhe shume e veshtire dhe nuk e meson dot kushdo. Duhen njohuri shume te mira edhe te gramatikes se gjuhes shqipe. Megjithate kurajo.shiko filma, video ne gjermanisht. E ke youtube plot, me video per te gjitha nivelet, me filma per femije etc. Ka shume rendesi te mesohet veshi me strukturen e gjuhes pasi ne shqip nuk mund te perkthehet fjale per fjale, mund vetem te pershtatet. Merru nderkohe edhe me libra qe trajtojne vetem gramatiken e gjermanishtes (jo vetem libra mix qe kane brenda lesen, schreiben, sprechen, strukturen, hören) si psh Collins Easy learning german grammar, mund ta gjesh free ne internet, sepse librat ekskluzive per gramatiken te lehtesojne shume. Dhe fjalite model tek librat e gramatikes mesoji permendesh. Se fundmi, frymezohu nga dashuria per burrin dhe lexo gjermanisht 4-5 ore ne dite
. Pasi ke mbaruar do fluturosh nga gezimi.
Shum flm per librin po me ndihmove edhe me ndonje emer libri tjeter shum faleminderit
Shqiptari ka motiv per te ardhur me shpesh ne Shqiperi anyway. Gjithsesi kushtet ekonomike dhe puna te kufizoje, ya right
Only the dead have enough time to learn German
Mark Twain 
Eh sikur e kisha ber me plan un te shkoja po ja qe qelloj e ngeca ande
Nga dashnia apo nga mesimi I gjermanishtes ![]()
Both. Mund edhe t’i hipe vetja ne qejf e ta leje burrin mbasi e ka bere uje gjermanishten. Se kur studion gjate dhe vigorously gjera te veshtira ben vaki dhe del nga binaret 

Ens mos ma merr per ters se e thashe per gallate, se kam fare me ty, thjesht u bere sebepi per kete supozim ngaqe gjuha gjermane te luan mendsh
Ti te trashegohesh edhe jete te lumtur.
Ke edhe nje aplikacion ne playstore qe quhet German Complete Grammar, me ikone ngjyre roze dhe flamurin gjerman ku lexon 50000 teste per nivelet a1, a2, b1, b2, c1. Eshte fantastik.
Ti shum faleminderit .Tamam te luan nga trut kjo gjuhe smile:
Kur e degjon dhe e shikon me figura e kupton aman kur vjen puna per ta folur me pas si gramtik cmendesh nga trut
Sepse duhet patjeter te mesosh fjalite qe jane modele te gramatikes permendesh dhe ti recitosh permendesh me zë, 3-4 here rresht derisa ta thuash pa gabime. Keshtu te fixohet struktura ne koke dhe rezultatin e sheh pas nje muaji, papritur te vijne fjalet vete ne gjermanisht. Vetem se nuk duhet te rrish asnje dite pushim, meso qofte edhe 10 fjali, por mos rri pushim total se do kesh veshtiresi. Ke edhe kete aplikacionin ketu. E ke me lexim dhe degjim teksti njekohesisht dhe nese nuk njeh ndonje fjale, klikon siper dhe te dalin perkthimet ne anglisht.
Hahahahha kam qe ne klas te 4 fillore qe kam mesuar permendesh me sa duket duhet ta nis prap .tani u pa puna mbas 8 ore pune duhet te nis prap mesim .
Gjermanishtja nuk eshte aq e veshtire sa e bejne. E paske marre me pertese bashkimin apo eshte pershtypje e gabuar? 
Me shum do thoja frik nga provimi .
- Rosetta stone
- Duolingo
S’do jetë më e vështirë sesa shqipja 
Ka dy variante per te shku ne gjermani.
1 . Thuaji shokut tend ne gjermani te gjeje nje kontrate pune . Psh si lavapjatese ose pastruese ku nuk duhet gjuha. Shko ne ambasade , merr vizen per pune e kaq . Martohu atje pastaj.
2 Variati tjeter eshte ai qe tha Bradi
Une jam e martuar ande .thjesht per bashkimin familjar ne kerkojn gjuhen
