Berisha-Ramës: Përdor krimin për qëllimet e tua

Këshilltarët e Bashës ishin mizerabël. Lista e Bashës jo e PD-së deklaron komandanti :v:

Berisha ka akuzuar këshilltarët elektoralë të Lulzim Bashës, si mizerabël dhe që ishin fiasko në çdo lëvizje. Për ish-kryetarin e PD-së, listat me të cilat u paraqit PD-ja në zgjedhje ishin vetëm të Lulzim Bashës dhe jo të partisë.

FYI bujar bukoshi per periudhen qe ti flet, shtator 98, tashme ishte vene plotesisht ne sherbim te kuqove marksiste leniniste qe koken e kishin ne klanin e fatoseve nano-klosi.
Kjo me fakte dhe siguri absolute. Sa per ceshtje argumenti ti vazhdo mbaji ison pijetores a çajtores a kudo qe rri kur nxjerr keto perlat.

1 Like
1 Like

Ky e ka fjale te pergatitur kete apo po shikon letren qe ka perpara dhe vjedh nga nje rresht tek-tuk?

Me siguri e ka patur ne italisht dhe e perktheu drejtpersedrejti :joy:

Dr Mortja ka patur nje “të mire”: KURRE nuk i ka zyrtarizuar veprimet e tij. Nuk mund ti gjesh as edhe nje dokument të vetem te bemave. Eshte pak a shume si ajo qe tha Dash Shehi dikur ne nje interviste : Saliu nuk urdheronte KURRE te vidhedhin votat. Kur e pyesnin “a ti vjedhim?”, nuk pergjigjej. Njesoj edhe me mercenaret e Bukoshit. Nuk eshte pergjigjur.

ps: njeri me fat. Gjeti si “l’homme fort de l’Albanie” ate “burrin me ze te holle”. Sic gjeti edhe beri (pa folur per Tos Alkolikun)

ps 2: Gramoz je t’adoooooore ! :joy:

Ahahaha, po c’thu mer c’thu: po Ahmet Krasniqi, ministri i mbrojtes se Qeverise Bukoshi eshte vrare fiks në 21 shtator të 1998-s, në Tirane !!!

A kishte lidhje FARK dhe Bukoshi me atë që ndodhi në 14 shtatorin e vitit 1998 në Tiranë?

Ata ishin krahu i djathtë i Berishës në atë kohë. I duheshin edhe si mercenarë, edhe si njerëz të stërvitur ushtarakisht, edhe si dëshmi para botës perëndimore se UÇK-ja mbështet Berishën. Disa kohë më përpara, përmes shërbimit tonë informativ, ne e informuam shtetin shqiptar se Berisha po përgatit një të ngjashme me atë që kishte ndodhur në Shqipëri në vitin 1924, pas vrasjes së Avni Rustemit. Pra, po përgatitej një gjë e ngjashme. Ky informacion na erdhi nga njerëz të afërt me strukturat drejtuese të Bukoshit. Ishte paramenduar se një grup i ndjeshëm luftëtarësh në zonën e Dukagjinit do të braktisnin luftën dhe përmes Malit të Zi, që ishte pjesë e Serbisë, do të vinin në Tiranë. Kjo ndodhi. Mijëra armë u dorëzuan në pak ditë. Lufta pësoi një goditje të madhe. Dezertorët kaluan përmes Malit të Zi, krejt lehtësisht, si të ishin në shëtitje dhe erdhën në Tiranë. Ndodhi vrasja e paralajmëruar e Azem Hajdarit. Pra, si ishte parashikuar, u gjet shkaku i luftës civile. Berisha bëri grushtin e shtetit.

Mes tyre edhe pjesë të FARK-ut, persona me uniformë. Rrëmbyen tanket, morën armët, pushtuan kryeministrinë, TVSH, bënë deklarata se qeveria ra, se erdhi një qeveri e re, FARK-u gëzoi nëpër kazermat ku ishte se kjo do të thoshte edhe shuarje e luftës çlirimtare, pasi kështu ishin bërë llogaritë. Po të krahasosh atë që ndodhi me 14 shtator 1998, në pikun e luftës dhe në pikun e ofensivës serbe në Dukagjin e në Drenicë, me atë që ndodhi me 21 janar, kjo e fundit duket si shëtitje. Por në këtë të fundit u vranë katër vetë, ndërsa më 14 shtator 1998, megjithëse Berisha dëshironte të kishte të vrarë, nuk ndodhi asgjë. Që atë mbrëmje, për të qartësuar gjërat, si drejtues i Lëvizjes Popullore të Kosovës, kam nënshkruar deklaratën politike, në të cilën ajo që ndodhi më 14 shtator ishte një grusht shteti, që aq sa drejtohej kundër qeverisë së ligjshme të shtetit shqiptar, drejtohej edhe kundër luftës çlirimtare, ndaj ishte dyfish e dënueshme.

E po asaj nate, anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe përfaqësuesi i saj në Shqipëri, Xhavit Haliti, në emër të Drejtorisë Politike, e cilësoi si grusht shteti. Dhe ishte një grusht shteti i mirëfilltë. Nëse do të ndodhte kjo deri në fund, të vrarët në Kosovë do të ishin mijëra e mijëra më shumë dhe sot, në Kosovë, do të ishte ende pushteti serbomadh. E vërteta është kjo dhe vetëm kjo. Dhe kur nuk arritën të helmojnë lëvizjen çlirimtare me grusht shteti,. ndërmorën një veprim tjetër, vranë Ahmet Krasniqin, në Tiranë, pikërisht kur ai ishte lidhur me strukturat e UÇK-së. Berisha më pas deklaroi se dinte se kush kishte marrë pjesë në vrasjen e tij, bile cilësoi se kaq ishin nga Shqipëria e kaq nga Kosova, por, edhe pas tetë viteve në pushtet, nuk e zgjidhi këtë enigmë, ashtu si nuk zgjidhi dot as enigmën e Azem Hajdarit, i cili, për hir të së vërtetës, nuk ka pasur asnjë lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

http://zeriikosoves.org/bukoshi-dhe-shitja-e-bankes-dardania-ku-ishin-grumbulluar-parate-e-mergimtareve/

Eshte prototip i kultures operative alla beograd ose moske.
Izet Haxhia tek tregonte sesi i refuzoi berishes atentatin ndaj ambasades amerikane me duket ne 1996, mbaj mend vuri ne dukje nje detaj pikerisht si ky qe thua edhe ti.
Nejse, se fjala ishte per bukoshin (por sic edhe thashe, berisha - teme e “preferuar”)

fark-u i ldk-së ishte kundra uçk-së dhe pro serbo-salinjve!kaq mjafton për mercenarët e farkut që nuk luftonin serbin ,po shqiptarët

Krasniqi pikerisht u tradhtua nga bukoshi.
Te thash “bukoshi tashme ishte vene ne sherbim te fatoseve nano klosi…”.
Po nejse ti vazhdo avazin e argumenteve te pijetores.

interesante keto materialet e STALKER-it

Po pra po, se te tjeret pa kokaine e ndriten, dhe ky po i prish punet, prej pluhurit. Mos u bej kaq naiv.

Kush foli cfare duam une dhe ti. Dhe clidhje ka Meta president, apo hajt ti biem, e gjetem te keqen. Se kur ishin presindent te tjeret, drejtesia e ndriti, tani u prish, qe u be Meta president.

E drejte qe kur ishin president te tjeret nuk u ndrit drejtesia. Megjithate, PS-ja votoi per President dike qe jo vetem njihet si me i korruptuari (dakort, po them nje nga me te korruptuarit qe te perfshij dhe familjen Berisha) por dhe u kap me presh ne dore. Dhe Presidenti, sic na mesuat juve, ka ne dore prokurorin e pergjithshem dhe KLD. Apo jo?

Nejse, vazhdoni juve se une s’do zgjidh gje prej ketej.

As une nuk e zgjidh dot prej ketej, po sic te thashe dhe sic ndodh shpesh ketu, problemi eshte ai i haperdarjes dhe i kalimit dege me dege. Une e kisha me pyetjeshtruesin qe hidhte idene e te renit nga Kina, domethene te heqim drogaxhiun, se pastaj “do te vije begatia”, kur institucionalisht ai qe ka me pak lidhje me drejtesine eshte kryeministri. Ne cdo vend kryeministrit i kerkohet llogari per ekonomine se pari, sa vende pune ka hapur, sa ka ulur varferine, sa investime ka terhequr vendi, nuk i kerkohet llogari per drejtesine, per te cilen ka nje pushtet te tere qe supozohet te jete i pavarur. Edhe sot po shihja nje nga emisionet e “Opinionit” dhe ajo gazetarja e ftuar, kur permendi qe ajo gjyqtarja e gjore qe u vra nga i shoqi i ishte drejtuar Manjanit, kur ishte minister drejtesie, me nje leter, tha qe Manjani beri ate qe duhej te bente, po nuk mund te bente shume, se i ka kompetencat te kufizuara.

1 Like

Shume dakord, asgje nuk zgjedhim ne prej ketej, zgjidhjen e ben vetem Z. Prof, Doc, Sali Berisha nese do, po duket se s’e prish me terezine me ate popull dele.