Best movies for 2016

Sipas traditës së fund-vitit, voilà top-10 imi (subjektiv, sigurisht!) për vitin kinematografik 2016.

  1. Toni Erdmann” - regjia Maren Ade (Gjermani)

  2. Kaili Blues ” - regjia Bi Gan (Kinë)

  3. Kulla e kontrollit te trafikut ajror” - regjia Eric Judor (France)

  4. Sully” - regjia Clint Eastwood (USA)

  5. Gjykata” - regjia Chaitanya Tamhane (Indi)

  6. Aquarius” - regjia Kleber Mendoça Filho (Brazil)

  7. Homeland: Irak year zero” - regjia Abbas Fahdel (Irak)

  8. Thésari” - regjia Corneliu Porumboiu (Rumani)

  9. Train to Busan” - regjia Yeon Sang-ho (Korea e Jugut)

  10. Big father, small father and other stories” - regjia Phan Dang Di (Vietnam)


2 Likes

Albano, dhurate për viti riun nga youtube (pa e hequr akoma) : KAILI BLUES !! :astonished: :astonished: :astonished:

1 Like

fantastc!
po per ne liste totalisht e pakonsumuar,
e pamundur t’i gjesh gjekundi titujt e saj.
sivjet edhe me keq se 2-3 vitet e shkuara te themi
kjo te merzit goxha. por edhe mban gjalle nje kuriozitet te perhershem c"eshte e verteta, si dicka qe mbetet e paarritshme.

(me të drejte eshte cituar aty dhe “ARRIVAL”, qe e pashe dje. Hera e parë qe me pelqen nje film nga Denis Villeneuve)

“Knight of Cups” sikur i perket 2015,
Po ashtu 'Victoria", per te cilen me vjen mire
Paska “Wiener Dog” (dhe disa tituj te tjere me “dog” :stuck_out_tongue_winking_eye: ), sh. mire
(Pardon, qenkan vetem dy)
Kisha degjuar per “Everybody wants some”, nuk dukej i keq por nuk e shtyva dot me shume se 15 min, mbase jam gabim
"Mia Madre" - vendi 28te, pika qe s’i bie.

Varet nga viti kur X apo Y kritik ka parë filmin.
Në princip, listat ndertohen duke marre për baze vitin e daljes zyrtare në kinema në filan apo fistek vend (dhe jo vitin e productionit të vete-filmit). Prej nga dhe ndonjehere, shkartisje të viteve…

http://www.filmcomment.com/blog/best-films-of-2016/

i vetmi film nga ata qe kam pare te ketij viti qe e vleresoj eshte Elle. po me duhet ta pranoj qe nuk kam qene fort i vemendshem. edhe Sully dhe Nocturnal Animals meritojne nje permendje.

rrofsh Stalker qe na mban te informuar vazhdimisht me review-s.

Ben top 10 filmave qe jane ne netflix ose amazon prime?

Ok, ja e falim per ‘Mia Madre’ meqe ne usa u prezantua sivjet. Por Knight of Cups sikur s’shof justifikim meqe eshte i ketejshem…

Amazon prime per movies it’s a joke. Me te rralle kur ka dicka me vlere. Imagjino, tani mezi e nxori ‘Cafe Society’. Une e mbaj abonimin per deliveries.

Qenka goxha arritje per Sully i cili mban vendin e 4-t ne kete liste, ku Elle nga ana tjeter s’ia paska dale dot…

Flm per Kaili Blues!

cudi kjo fabula me prindin qe i punon rreng femijes/ve me qellimin per t’u gjendur prane a ndihmuar ata, (Toni Erdmann), paska gjet perdorim ne Gjermani
https://youtu.be/V6-0kYhqoRo

dhe best muvi i te gjitha kohrave eshte “Last Tango in Paris”.

Ky film eshte ikone e palevizeshme, megjithe sinemaje - siç ka thene albano-id ne nje koment qe tani nuk e mbaj mend ku ndodhet - eshte ne vetvete dinamike, levizese.

1 Like

Tematika familjare e filmave si “Mia Madre” (vjet) dhe “Toni Erdmann” (kete vit) janë nje tjeter prove e faktit qe jetojme kohe konservatore, të mbyllura në vetvete. Kjo nuk pengon qe të dy të jene filma të shkelqyer.

Eshte i njejti konkluzion qe mund të nxjerresh nga western te shkelqyer të viteve '40-'60 të John Ford, Hawks, Peckinpah etj. Hollywoodi, permes tyre, regjistroi (në celuloid) themelet e krijimit të Amerikes. Në vetvete, nuk ka gje me konservatore se kjo (sikurse kamunizmi, për të forcuar të ndenjurat e veta, bente 2 në 3 filma me partizane). Por kjo nuk pengoi faktin qe filmat-western te regjizoreve të cituar të mos jene kryevepra !!

Shpjegimi lidhet me vete natyren e kinemase, e cila, duke qene art total qe pershfaq në teresine e saj jeten, i tejkalon ato. Pra: edhe pse “Mia madre” apo “Toni Erdmann” trajtojne, në dukje, tema konservative, arrijne të dalin pertej ketij konservatorizmi (nje tjeter prove suplementare qe konfirmon se kinemaja nuk ka fort të beje me “historine e nje filmi”). Historite janë ato qe janë, kohet janë ato qe janë (here progresiste, here reaksionare konservatore e cinike).
Filmat qe behen pastaj janë "tjeter gje"

1 Like

fakt qe ekspozon aftesine/meriten e kinemase, e cila sic konkludove ne fund, realizon kryevepra edhe ne rrethana te limituara
Ne fakt une jam habitur me fabulen atehere kur fole per Toni Erdmann, pikerisht per kete qe vure ne dukje tani, konservatorizmin e subjektit, sepse nuk e prisja nga nje kinema europiane autoriale dhe pse eshte ide e shkelqyer, por atehere s’e kam formuluar dot habine time.

I jap te drejte per toni erdmann, eshte film qe i perket kohes ku jetojme. Ripare dje per here te dyte me titra u asimilua me mire, dhe personazhi i tonit merr me kuptim. Kenga e whitney houston qe perben dhe klimaksin e filmit, eshte mese e qelluar. Ne fakt kam pas simpati per stilin formal te rregjizores maren ade qe kur kam pare prodhimin e pare, te cilin ke pas komentuar te kinoditari
Per train to busan kemi fol. Per Nje pjese te tjerave do behem mukaet keto dite.

Skena me e bukur e nje filmi 2016 qenka në tub.
(sigurisht qe e shkeputur nga teresia e filmit, skena nuk ka peshen e vertete. Megjithate, pour le plaisir des yeux …)

Ah, e paske pare !
Tek skena e “Whitney” ka nje moment të hatashem: e bija nuk do të kendoje. Ose me sakt, heziton. Toni vazhdon ti bjere pjanos komplet i prere ne fytyre. Por dhe Ines, e bija, vazhdon të hezitoje. Dhe, në nje sekonde të vetme, nderton mendje (rregullon bluzen) dhe… dorezohet!
Énorme !!

PS: edhe skena e naked party eshte gjigande !!! :joy::joy:

Po e ripashe madje se heren e pare nuk gjeja titra sinkron, me nje cilesi shume te mire video

Ne ate skene toni riperserit ne pjano te njejtat nota muzikore disa here ne pritje te fillimit te kendimit, element i gjetur, sikur te vintw disa here gishtin ne plage. Pastaj efekti katarsis i muzikes
Edhe skena e naked party eshte spontane etscheidung :stuck_out_tongue_winking_eye:
I gjithe konflikti eshte subtil, shpaloset me ane te mimikave te fytyres gjuhes trupore mizanskenes dhe ironise se personazhit te tonit.
Me pelqeu dhe menyra si e filmon rumanine qwndrat tregtare parehatine e ines, tehuajzimin e saj.

1 Like