Best movies for 2016

Regjizorja gjermane eshte nje gjení i vertete! Ajo ka vene NJE dhe VETEM NJE plan filmik nga Rumania e sotme (kur heroina hedh nje sy nga dritarja e hotelit të saj 5 yjesh), dhe kaq mjafton për të denoncuar (jo me demagogji por me imazh) Rumanine e sotme (lagja rome).

Në fakt, fiks ketu qendron dhe ‘problemi’ me filmin e fundit të Ken Loach : sigurisht, ndershmeria e tij morale artistike e politike eshte e padiskutueshme por ate qe gjermania në fjale e arrin me NJE PLAN TË VETEM FILMIK në menyre gjeniale, Loach detyrohet ta beje permes provokimit. Gjynah… (i krahasoj, sepse të dy ishin filma konkurues në fest e Kanës : i pari s’fitoi asgje (nuk prish pune, sigurisht!!), tjetri fitoi Palmen e Arte)

1 Like

Ai plan fare mire mund te ishte kap ne tirane.
Disa plane sekuenca te gjermanes me duken mjaft antonioniane.

1 Like

[quote=“Albano-id, post:20, topic:1295”]me ane te mimikave te fytyres gjuhes trupore mizanskenes dhe ironise se personazhit te tonit.
[/quote]

Në fakt, janë disa filma të shkelqyer në 2016 qe konfirmojne tendencen e të shprehurit të poetikés (gjese poetike) nepermjet humorit (lufoque tek “Toni Edmann”).
Loçka ime” e ben permes burleskes; po të njejten gje (pra perdorin burleskun) bëjne dhe dy filma të tjere franceze (qe fatkeqesisht nuk i kam komentuar e qe do i vija të 11-in dhe 12-in) : LIGJI I XHUNGLES dhe APNÉE (snorkelling)
:joy:

Humori poetik si arme për nje Bote me të mirë

Patjeter! Gjermanka eshte nje expat, qe fare mirë mund të ishte vendosur me pune në Tirane (po aq sa dhe në Bukuresht). Gjenialiteti i regjizores eshte njerezilleku (empatia) me të cilen filmon rumunet (gje qe sigurisht do e kish bere njesoj nese ata do ishin shqiptare, serbe apo polake).

Po, Maren Ade eshte antonioniane edhe për mendimin tim. Por jo si ‘peng’ i antonionizmit, por si shtyse për të shkuat me tej. Me siguri, ngaqe i kam patur pritshmerite shume të larta (filmat e saj, në 5 minuta kuptohen qe janë shume ekzigjentë!!), duhet ti kem rene kokes tek filmi i saj pararendes. E kam patur gabim, sigurisht.

1 Like

Mu kujtua dhe nje skene tjeter qe spikat ajo e diskos ku shoku rumun i ben gjestin talles me shishen e shampanjes, lidhur me te skena e kwnges merr me teper vlere. Si dhe nje plan person i papare qe i behet tonit ne momentin e skenes se kokaines, vizuakisht shume i bukur, te gjitha pa llafe, por me veshtrime dhe gjeste.
Tani krahasoje me filmin e anagnostit, ne shtepine tone, me tematike te petafert.

“The passenger”. Per t’u pare me patjeter. Shume film i fuqishem. Njerezimi ne planetin Homestead II nis nga nga udhetimi ne anijen kozmike te kompanise Avalon.

Je me “fat” qe evokon “Në shtepine tone” : ti e di qe s’para shoh filmat e kinostudios, por kete e kam ripare para jo shume kohesh në ca rrethana komplet surrealiste (tek nje çift expat shqiptaro-francez qe jetojne në Australi e qe donin qe femijet e tyre anglo-franco-shqipfoles të shihnin filma shqiptare :grin: ).
Nuk e kuptoj lidhjen për nga tematika… :flushed: . Perndryshe, filmi me qe dukur i dobet për nga mizaskena: me kujtohet qe, që në minuten e 5 apo 6 fillova të kisha verejtje në koken time (por nuk ndihesha se kalamoj dhe të rritur nuk pipetinin :stuck_out_tongue_winking_eye:

nuk do desha te bija ne kulturalizem por eshte interesant sa i perbrendshem e i pandare nga dimensioni civil eshte te qenet i njerezishem tek disa grupe shoqerore ketu. Na uruan Merry Christmas dhe pasketaj ‘Or whatever you celebrate’, kaq organikisht e pa tingelluar nje fije si korrektesi politike saqe reagimi korrespondues eshte pure gratitude. Keta perbejne edhe pjesen inspiruese te njerezve me te cilet aspirojme te integrohemi perfundimisht.

However (per te dale tek tema jone) per nje njeri te kinemase e gjitha eshte e kote, nese nuk arrin dot ta barte kete cilesi ne ekran.

Po në kulturalizem ke rene se, po ata qe nuk festojne asnje feste fetare (ateistet), të njerkes janë ? :grin:

Shakà menjane, mu kujtua qe në Indonezi (nje nga vendet me reaksionare dhe konservatore të planetit), ti thuash dikujt ateist ose komunist eshte fyerje (dhe të mendosh se jo me shume se 50 vjet me parë ai vend ka patur partine komuniste të trete në shkalle boterore për nga numri i anetareve -pas asaj të BRSS dhe Kines)

une mund te kem rene ne kulturalizem (per injorance) por jo per ate qe thua ti (se e tha ajo, whatever u celebrate). Leqe vete ai urim i zgjeruar eshte kulturalizem :grinning:
megjithate siguroj se personalisht eshte me teper nevoje per disa domethenie sesa celebrim.
Ne lidhje me Indonezine, keqardhje dhe reflektim. Mendoj se shume shpejt do te arrihet edhe nga usa. Bota po ndryshon ne krahun e mbrapshte, fitoret njerezore nuk qenka e lehte t’i mbash, qe nga te drejtat me te thjeshta deri tek socializmi vete.

E shof perafersine e tenatikes te menyra si i shofin prindrit femijet e tyre, zhvillimin e tyre, rolit te tyre ndergjegjsimit shoqeor, larg e larg, sigurisht, evokim spontan :wink:
Nw filmin shqiptar tw kinostudios kemi syzet e realizmit qe influencojnw, ku femijet jane figura emancipuese ndergjegjsuese, ndersa te gjermani prindrit rimarrin kete rol, deshmi e postnodernizmit. Sigurisht nuk kane ngjashmeri por ne te dy filmat subjektivisht zhvillohen rreth famuljes, dhembshurise prinderore.
Paska qene vertete koha e tematikes familjare, we live in conservative, otherwise cynical era, te triumfit te borzhuazise, mbaj mend dhe julietta e almodovar, e po ketij viti vertitej rreth saj. Me duket se lojen e nisi moretti…
Edhe kartolina uruese e top channel kete fundviti kish ne qender faniljwn, si rralle me pare.

1 Like

Asnje pare kete vit. Sa kohe nuk i gjen ne torrent, zere se nuk ekzistojne. As kohe nuk po kemi.

Bulkth, s’eshte problem, ke nje vit të tere perpara ! (perpiqu mos gjen “ARRIVAL”. Kam nje parandjenje qe do të pelqeje shume SHUME!)

Dhe gezuar!

1 Like

Kerkoje te parin, nje nga torrentet eshte i sakte.
Dhe mundohu te gjesh “kodi-n” per tv, eshte mjaft komod per te pare filma falas ne tv nga nterneti, pa u lodh shume

Well seen ! Ke të drejte, sidomos kur thua : [quote=“Albano-id, post:31, topic:1295”]
ndersa te gjermani prindrit rimarrin kete rol, deshmi e postnodernizmit
[/quote]

Julietta-n e Almodovar nuk e pashe. Nuk di pse e anashkalova… (por me duket se kam qene me pushime kur doli). Kollaj i gjetshem gjithsesi.

Sa për “lojen” pastaj, nuk besoj se e ka nisur Moretti apo tjetri e tjetri. Po ta vesh re me kujdes, edhe Darnenne tek kryevepra e tyre “Femija” (L’enfant) temen e familjes trajtojne. Po ashtu Jim Jarmusch (Broken flowers). Dhe janë filmat të para 10-15 vitesh! Dhe nuk besoj se e bejne ‘qellimisht’, eshte epoka ajo qe ua imponon tematika të tilla (ose siç thua ti : we live in conservative, otherwise cynical era).

1 Like

nuk them se s’ka te perbashketa, por shof qe ka mjaft diference kjo liste me Cahiers du cinema.
Ne permbajtje & renditje.

Mund te them edhe ne blogun vete per ket vit, jo vec lista e tij 2016.
Jo se s’eshte e thene, dhe as krahasuar me vitet e tjera, thjesht konstatim. Ose me sakte, te kuptueshme diferencat me listat e ketejshme. Dhe disa te andejshme. Por jo aq te kuptueshme, me Cahiers…

Edhe vjet, plot divergjenca me Cahiers e kam patur listen http://smtp.peshkupauje.com/2015/12/blogosfera/best-movies-for-2015#comment-1056810
:stuck_out_tongue_winking_eye:

Plako, Kodin e kam perdorur qe ne 2008. Po pres nje orange pi tani e nuk po me vjen. Mallkuar qofte Arben Ahmetaj.

Ose ketu: https://www.editionsbessard.com/wp-content/uploads/2016/01/arton2126-2ce8a.jpg

Pastaj eshte me e ngaterruar se kaq: janë 15 redaktore tek Cahiers, dhe secili ka listen e tij. lista perfundimtare nuk eshte vecse nje konsensus kolektiv, dhe si cdo konsensus…

1 Like