Best movies for 2017


#1

Sipas traditës së fund-vitit, voilà Top-10 imi (subjektiv, sigurisht!) për vitin kinematografik 2017.


#2

Paterson = i mahnitshem (per mua, abstrakt e metafizik) ndersa Billy Lynn’s e kam ne kategorine e ngushte te filmave me te mire.
Me shume do njihemi ne vazhdim, kuriozitet per filmin (i pervitshem?) e B. Dumont.
Jackie dhe Split :+1:pare heret kete vit, per pak harruar …
Me behet sh. qejfi per Paterson dhe Billy Lynn’s


#3

i dashur STALKER, te uroj per punen qe ben, por filmat gjermane, sikur nuk jane ne lartesine e duhur.


#4

jam kurioz Pjer, sa filma ke pare nga lista? (dhe jo vetem per ty)


#5

aty tek 30% apo 1 te 3-ten.


#6

nuk te besoj! edhe sepse u vonove shume te pergjigjesh.


#7

u vonova se pokontrrolloja kanalet e tv, se tani filluan filmat, dhe nuk po dija ke film te shikoja.


#8

e sa filma ne TV jane nga te 20 filmat e listes Stalker?


#9

kete vit nuk kam pare dhe aq shume filma, disa i kam filluar dhe lene pergjysme (split, jackie, the big sick, etj). Nga ata qe kam pare vecoj:

Call me by your name
Get Out
Three Billboards Outside Ebbing, Missouri

honourable mentions:

Baby Driver dhe The Killing of a Sacred Deer

dishonourable mention:

numri 3 ne liste :stuck_out_tongue_winking_eye:


#10

top10 sipas “Sight & Sound”:

sipas “The New Yorker” :


#11

9EB7068A-2238-4971-84F9-0BF92D658262


#12

Kete vit paskam pare pak me teper nga lista, madje nja 3 ne cinema, paterson, jackie, fai bei sogni.
Wester nuk gjendet gjekundi, shpresojme qe ti nxjerrin ne qarkullim ne janar, se dhe tony erdman ne ate periudhe doli pak a shume vjet.
Per aq sa kam pare lista me duket mire, te pakten ne 10 e pare. Ndoshta do shtoja certain women, per aftesine qe ka rregjizori per te te filmuar me epmati personazhet e veta, boten e tyre te brendshme.
Mbeten per tu pare nje pjese e mire e filmave, francezet hong e me rradhe.
E merituar dyshja e filmave te pablo larrain. Neruden nisa ta shoh para disa kohe dhe nder te tjera mu duk mjaft poetik e psikedelik.
Vitin tjeter pres me teper freski nga kinemaja autor, me teper billy lynn e western.
Ps. E mira e ketyre filmave eshte qe planet e tyre filmike te shoqerojne per me teper se nje vit.


#13

kete vit si çdo vit tjeter per Natale mbas do dite pushimi, u merzitem tu nejte n’shpi, ku shkojm, ku t’shkojm? Hajt po shkojme ne sinema, te pakten aty kalojme dy ore te enderritura duke ngrene pop corn para ekranit. Gjurmova ne web filmat ne sinemate afer, gjithçka byk, filma pa vlere, komedira, sentimentalizma, i vetmi i hajrit dukej remake i policorit “Vrasje ne Orient Ekspres”.

Lexova kot sa per te kalu kohen nje recension te filmit, qe nuk e kuptova mire sepse bente nje krahasim si me i keq si film se varianti i famshem i meparshem qe nuk me kujtohej mire. Pranej lexova nje tjeter recension qe thoshte te kunderten, pastaj nje tjeter … edhe nje tjeter, sallate demokratike truni fare. E lash fare.

Por me pas duke mendu shtrire ne divan per interpretimet e ndryshme, mu duk se kapa nje fare rregulli, e ju futa leximit prap. Vura re nje gje interesante - qe e nxjerr kritiken nje qelbsinllik i tere, por edhe nje vlere nese di ta çfrytzosh (dy fele si gjithnje) - se çfare nje kritik e quante te mete ne film, kritiku tjeter e quante merite (prap dy fele sume kritiku). E kjo per çdo gje te filmit, mekat se tani nuk kam ruajtur citimet, se ja vlente te behej nje shkrim kritike mbi kritiken e sumes kritikut. (sigurisht per t’ja dhi Stalker qe nuk denjon te diskutoje me mu)

Per ilustrim vetem nje aspekt: ngjarja ne variantin e pare zhvillohet e mbyllur ne nje vagon treni me qellim per te shoqeruar idene klaustrofobike te romanit. Ndersa ne variantin e tanishem regjizori e zhvillon ngjarjen edhe jasht vagonit; njera fele kritike ankohej se ka dale jasht temes klaustrofobike, ndersa fela tjeter lavderonte pikerisht se ka çliruar ngjarjen nga klaustrofobia e vagonit.

Taksirati i 10 eurove per te pa se si osht suma tamom ne salle te sinemase.


#14

Une veten 2 kam pare nga ata filma. Filnat europiane si shikoj dot me sy.
Gjermoni eshte per makina, gjynaf me i ra ne qafve me u kerku me ba edhe filma te bukur.
Francezit po i falim ca komedi, por filmat e tjere te shtyjne ne vetvrasje. Anglezet i kane filmat si motin, po ju pelqeu moti i tyre, eshte problemi juaj.
Italiane fantozin e filmat bardhezi kane, kinemaja aktuale te ben te qash.

Per kinema te mire duhet investuar 50 vjet. Te ja leme hamerikunit them une, tjeret sja kane haberrin.


#17

listen per kete vit e kryeson perseri nje film gjerman madje gati gati e njejta autore po te kujtohet se produksioni i Western eshte nga Maren Ade. Nuk eshte per t’u marre lehte emri i kesaj gruaje dhe nuk dime te kete te tjere emra gjermane domethenes ne filmin autorial per vitin.
Paterson dhe Billy Lynn e shpreha dakordesine e forte per renditjen ne pelqimin e tyre. Jackie eshte interesant per ekspresionizmin qe i jep filmit (per mua) nje lloj skizofrenie si natyre te tij. Nuk mendoja se mund te radhitej kaq mire por teresisht dakord. Do kisha dashur Fai bei sogni te ishte aty afer tij. Split e meriton vendin ne 10she si nje film i nendheshem edhe formalisht (2 heronj/anti-heronj). Dhjeteshen tjeter s’kam c’them pasi Neruden nuk arrita ta perfundoj, gje qe duhet ta planifikoj.
Good Time duhet te jete ne net, besoj, por harruar te kerkoj per te. Do e kerkoj patjeter.
Sfide mbeten filmat evropiane , Sang-soo dhe 10shja e dyte (qe e solla me copy/paste) per tu gjetur.

  1. “My happy family” – film gjeorgjian me regji te Nana Ekvtimishvili et Simon Gross
  2. “Get Out” – film amerikan me regji te Jordan Peele
  3. “The fits” – film amerikan me regji te Anna Rose Holmer
  4. “Neruda” – film kilian me regji te Pablo Larrin
  5. “Fai bei sogni“ – film italian me regji te Marco Bellocchio
  6. “Nje diell i bukur i brendshem” – film francez me regji te Claire Denis
  7. “Gabriel and the Mountain” – film brazilian me regji te Filippe Barbosa
  8. “La Villa” – film francez me regji te Robert Guédiguian
  9. “120 BPM” – film francez me regji te Robin Campillo
  10. “L’intrusa” – film italian me regji te Leonardo Di Costanzo

#18

Stalker, e pashe dje me 10 € imazhin e plote te sumes kritikut te filmit “Vrasje ne Orient Ekspres”, por pashe nje imazh sume akoma me interesante gratis pa pare fare.

Kur mbaroi filmi dhe ne ekran filloi muzika e shoqeruar me titrat, ca çou ne kembe per te vesh pardesyte, e ca akoma ulur duke pa ekranin me sy te topitur, degjova komshien perbri vajze e re qe tha:

-Shiko, shiko qenkerka film i Agatha Christie! (kishte lexu titrat)

I’u pergjigj shoqja e saj:

-E kush eshte kjo Agatha Christie?


#19

The fits eshte film i shkeqyer ! (dhe mund ta gjesh tashme ne rrjet)


#20

(korrigjoj) si te mos ishte ne net ky film amerikan, po e shoh sot
Nga top-10 e 2016 ende s’jane pare dot filmi indian, vietnamez e irakian. Dyshoj se mund ti gjej ndonjehere, sic ka ndodhur me keto kombesi edhe per listen 2015 - ketu merr kuptim “Te gjithe filmat lindin te lire e te barabarte” :star:

Ndersa toplist e Cahiers dhe Sight & sound, u komsumua pak ne fillim te Dhjetorit ketu.
Te dyja Sight & Sound dhe New Yorker preferojne te parin Get Out :confused:
New Yorker ka “Slack Bay” te Dumont te 5tin ne 10she, por gjermanit Western as nami as nishani aty.


me vjen keq per “The fits”, mendoj vlen jo me shume se konkuruesit e zakonshem te Sundance. Ndoshta jo aq fshikullues sa Get Out (ndaj liberalizmit white) por mjaftueshem pozant me pesimizmin e parashkruar te tij. Vleren kryesore e mban heroina si karakter. Mungesa e muzikes ishte qellim ne vetvete. Skena me e bukur ish konfrotimi me vellain per pune te vetheve (skenat e Tony-t me djemte e me vellain shume mire ne pergjithesi). Filmi vlen nese shihet ana e tij si himn per body fitness, gjithashtu aspekti anti-feminizem :+1:. Intriga ishte pretekst per te krijuar ket narrative rreth heroines, por nje pretekst pa shije.


#21

Stalker, pse ke kaq frike te jesh subjektiv ne Topet e tua, sipas Topes (ose feles) te peshkopit t’modh fashist George Berkeley (prej tij e ka marre emrin universiteti homonim) çdo gje eshte subjektive, ashtu si sipas Topes subjektive te Marksit çdo gje eshte materiale.

Subjective idealism is the monistic metaphysical doctrine that only minds and mental contents exist. It entails and is generally identified or associated with immaterialism, the doctrine that material things do not exist. Subjective idealism rejects dualism, neutral monism, and materialism; indeed, it is the contrary of eliminative materialism, the doctrine that only material things, and no mental things, exist.


#22

Stalker, na thua dot ndonje film te bukur per Vit te Ri qe mund ta gjejme ne youtube?