Best movies for 2017

Kam frike se nuk eshte pune PTSD-je, por thjesht sepse Spencer duket çik trap per nga natyra :grinning:

E them kete sepse ne kete historine e trenit, po ta mendosh mire (le qe duket edhe ne film), keta çunat nuk eshte se bene ndonje gje realisht te madhe qe te prodhoje stres post-traumatik.

Konkretisht: kur terroristi del nga haleja e trenit brenda te ciles po armatosej, tek dera e saj pret nje pasagjer tek te 40-at (i vetmi qe plagoset rende ne ate ngjarje, pasi merr nje derro plumbi ne gjoks) i cili, pak minuta më pare i thote te shoqes se dikush eshte futur ne banjo dhe ka çerek ore brenda. Kur terroristi del nga WC, pikerisht, eshte ky burri tek te 40at qe perpiqet i pari tja heqe kallashin nga dora; dhe me pas ha plumbin.
Po ashtu, eshte edhe nje tjeter pasagjer qe perpiqet ti imponohet terroristit.

Kur vjen momenti qe ky i fundit hyn ne vagonin ku jane 3 djemt amerikane, ka diçka interesante. Ne konferencen per shtyp, Spencer ka thene qe, kur pame se terroristit nuk i funksionoi arma (gun jammed), ju hodhem siper.
Clinti, per ta dramatizuar çik ngjarjen, e ka treguar skenen sikur Spenceri i hidhet terroristit 2-3 sekonda para se ai te konstatoje qe kallashi i ben shkrepje boshe (gun jammed). Vazhdimi pastaj dihet.

Clint Eastwood eshte regjizor i apasionuar pas heronjve te heshtur (dhe mire e ka!!); per me teper qe disa nga filmat e kesaj natyre i ka qare (“Sully”, “Jersey Boys”); ca te tjere ç’ka (“Amerikan Sniper”, “Invictus”), dhe ndonje si puna e ketij “The 15:17 to Paris” e ka çuar per lesh. Por ndofta nuk eshte dhe aq faji i tij: si duket, nuk eshte se kish shume lëndë per te bere nje film te mire, pra heronjt nuk ishin aq te heshtur (ose siç thash ne nje mesazh te melartem: ne film mungon totalisht konflikti, misteri)

mos, na dhe spoiler ,:wink:
mbaj mend te gran torino, ka nje skene te fundit ku merr pozicionin e krishtit. ke pas bere nje review interesante dhe per ate film.

S’ka perëndi (s’ka anti-spoiler) qe e shpeton “The 15:17” :grinning:

Gran Torino ishte film qe me bente nevrik, por s’ka gje, amà kish konflikt brenda vetes (brenda vete filmit); pozat kristianike te Clintit me irritonin, por kur e kam riparë filmin me vone, me se shumti me kane bo me qesh

ka bere goxha filma ky, kur e mendon, edhe si numer, jo te keqinje te gjithe, mystic river,po ashtu me konflikt e dramatik.
une do ta shof vetem per kuriozitet, se keto atentatet terroriste nuk i ndjek me, me ka humb filli

1 Like

Ky biles SHUMICEN e filmave i ka sh te mire!

po te beja nje top15-Eastwood shpejt e shpejt, do ishte pak a shume kshu:

  1. The Bridges of Madison County (1994) - masterpiece
  2. A Perfect World (1993) - masterpiece
  3. Honkytonk man (1982)
  4. Jersey boys (2014)
  5. Sully (2016)
  6. Play Misty for me (1971)
  7. J. Edgar (2011)
  8. Absolute power (1996)
  9. hereafter (2011)
  10. Midnight in the garden of good and evil (1997)
  11. Unforgiven (1992)
  12. Mystic river (2002)
  13. True Crime (1998)
  14. Million Dollar Baby (2004)
  15. Sudden impact (1983)

filmat me te mire, Clinti i ka bere ne vitet 90

2 Likes

flm sh. per shpjegimimin mjaft te imet.
kjo qe ka bere Clint (modifikimi i historise), pervec arsyeve qe lidhen ngushtesisht me ate vete (pasioni pas heronjve te heshtur), perkon edhe me nje kulture qe eshte ngritur ne usa - rrembimi dhe tjetersimi i ngjarjeve te realitetit- me justifikimin e teorise se individit te suksesshem.
Shume faleminderit per shpjegimin dhe listen :star:

ah ah ah… . Na hape pune, por per ti rene shkurt, Godard ka kohe qe e ka thene ne menyre metaforike (dhe jo vetem) : problemi i vertete i USA eshte fakti se s’kane Histori (ose e kane shume te re) e per rrjedhoje, u duhet te shkojne gjetiu per ta kerkuar (Vietnam, Irak…). Deri dhe emrin e kane te huazuar : Amerikat (Americas) eshte emri i gjithe kontinentit amerikan, verior dhe jugor, por ja qe eshte USA qe e ka bere te vetin kete emertim.

ps: po ta vesh ré, tek filmi “Che” i Soderbergut, ka disa fragmente nga arkivat e Mbledhjeve te OKB-se se vitetve '60. Aty fjalen e merr edhe Fidel Castro dhe ai, kur flet ne emer te vendeve te Amerikes Latine si Kuba, Kolumbia etj etj, thote :“Ne, shtetet e Amerikës, … etj etj”. Biles nje gje e tille sjell konfuzion tek spektatori sepse duket sikur Castro flet ne emer te Shteteve te Bashkuara te Amerikes
:wink:

1 Like

“Che” e kam ne plan, se e gjeta ne net.

Bird i '88-es eshte gjithashtu nje nder te preferuarit e mi nga Eastwood.

nga te paktit filma te tij qe nuk e kam pare asnjehere

Pak kisha pare nga lista. Por Breeeze, Flags of our fathers, dhe Letter from Iwo Jima, mungojne, dhe e di qe i ke rekomanduar si te mire.

te tre i kam pare ! Domethene qe i kam harruar ! Domethene qe Eastwood ka bere POTHUAJ VETEM FILMA TE SHKELQYER ! Domethene qe te tre meritojne nje vend midis vendit te 4 dhe 7. Domethene qe duhen spostuar te tjeret. Domethene qe kjo puna e listave ka te mire vetem rikujtimin e filmave dhe kaq
:smiley:

ps: nga ‘frika’ qe mos harroja disa te cilet nuk i kemi permendur kurre (si psh Jersey boys apo Midnight in the garden of good and evil - ti do marrosesh pas ketyre te dyve) kisha harruar ata qe kishe permendur
:face_with_raised_eyebrow: :star_struck:

1 Like

10 shkronja

10 shkronja