Best movies for 2019

bukur shume Asako :clap:

1 Like

duhet ta them al-bano se filmi me la nje afterthought maskilist sa i takon temes dhe realizimit te saj permes figures se Asakos

mua me pelqeu ritmi i shtruar, i ngadalte qe te lejon te refkektosh mbi personazhet, mungesa e “luleve” rregjizorjale
Nuk mu duk maskilist, por dhe po te interpretohet ne ate menyre, nuk do te ishte turp, fundja asako nuk e kish te lehte te dilte kunder natyres, forces se evolucionit.

ritem i shtruar, dhe edhe dialogje me mase, balance e mire heshtje/dialogje…

jo, e drejte, edhe nese maskiliste le te shfaqet ideja, nese egziston ashtu ajo nuk ka pse kinemaja as ta fshehe as ta gjykoje. Une e justifikoj aq me teper qe eshte i pavetedijshem si aspekt i filmit - kulturalisht Japonia apo Koreja e Jugut shoqeri me predominance maskiliste jane - si dhe shumica e globit. Dhe e thashe eshte nje afterthought dhe jo kryesore se po te shohesh pershtypja e pare qe dhashe ishte shume e mire.

nuk besoj se futet shume te shoqeria e kultura hamguchi, noton me teper ne ujrat e brendshme, natyren njerzore, fiksimet e Asakos, eshte me teper vertigo, hitchcockian kind of movie, po nga kendveshtrimi femeror kesaj rradhe. Gjithsesi ishte nje film qe meriton nje shikim me te plote nga ana ime sesa lejeonte linku me siper me ngecjet e veta.

Te thash? “Parasite”, në mos te parin, do e kene te dytin :wink:

Les 10 meilleurs films de 2019

selon la rédaction des Cahiers du cinéma

1. Le Livre d’Image de Jean-Luc Godard

2. Parasite de de Bong Joon-ho

3. Synonymes de Nadav Lapid

4. Bacurau de Kleber Mendonça Filho & Juliano Dornelles

5. Jeanne de Bruno Dumont

6. Douleur et Gloire de Pedro Almodóvar

7. Les Misérables de Ladj Ly

8. La Mule de Clint Eastwood

9. Joker de Todd Phillipps

10. The Irishman de Martin Scorsese

Asako eshte nje mrekulli, sepse bashkon kenaqesine e te shikuarit (pleasure) me rigorozitetin (e nje filmi, nga ana kinematografike). Une e kam tek te vetmit 5 filma te 2019 qe do doja ti rishikoja (mendoj se, personalisht, eshte menyra me e drejte per te vleresuar filmat, shume me teper se puna e notave pra menyra me e drejte do ishte ndarja e tyre në “do doja ti rishihja”, “një here mjafton” dhe “kot sa e pashë” (kryesisht filmat gjate shikimit te te cileve dal nga kinemaj).
Keto 5 filma te 2019 qe do doja te rishihja, jane: Synonymes, Les Miserables, Asako, Bacurau. Në fakt jane 4, se te pestin, “The Image book” te Godard e kam pare nja 4 here sepse e kam ne hard disk te TV (falë “arte”).

Në fakt, kenaqesia (pleasure) dhe rigoroziteti, po ta mendosh mire, nuk bejne dot pa njera-tjetren (doemos, kjo varet nga personi qe eshte para nje filmi , syte e tij etj etj etj, por keto nuk do rrime nje jetë duke i diskutuar, por do i marrim si te mireqena dhe pike). Kete e konstaton sidomos kur arrin te pelqesh filma qe jane te nje radikaliteti kinematografik ekstrem, por qe arrijne permes gjenialitetit te tyre edhe te te japin po aq kenaqesi. Per shembull, disa (jo te gjithe, sepse ata jane vertet ‘te veshtire’, radikalë’ si pakkush) filma te çiftit Straub & Huillet: po shihja nje dite nja dy prej tyre: ah ah ah, u shkriva ne fakt, kenaqesia operoi, edhe pse isha perpara filmash te nje radikaliteti … uhhhh !
Ose filmat e Ozu e kane kete meritë. Te Godard po e po, por me te kam edhe nje doze raporti “personal”…

Per Asako, kam kujtimin e nje te tilli (e tani qe flas do doja edhe me teper ta rishihja)

Almodovar dhe irishman te dy i kam nisur dhe nuk i kam kaluar gjysmen. Cudi se as me almodovar dhe as me scorsese s’me kishte ndodh ndonjehere t’i lija rruges. Te parit do i rikthehem me siguri por i dyti m’i duk harxhim kohe.

Dumont me sa shoh eshte i abonuar te lista e pervitshme e tyre. Edhe Eastwood. Mah…

Fituesit e golden globes

Fraza nga nje film qe e kam pare kushedi sa here:

The revolutionary does not discover the ‘authentic spirit of the revolution’ except before the revolutionary tribunal that condemns him.

:star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star:

Parasite qe per hir te vertetes mu duk pak videoklipesk, telegrafik, ka te njejten metafore pak a shune me “us” te jordan peele.

Almodovar, per mua, deri me sot nuk kish bere më mire. Ndofta me perjashtim te “Carne tremula” apo dhe “Hable con ella”.

“Us” eshte film i çmendur (nuk ka frike se del huq), “Parasite” eshte pothuaj klasik (i aplikuar, i ushtruar) : po ta kisha degjuar 100% veten, mund edhe te kisha dalë nga salla ne krye te 15-20 minutave (por ketu eshte dhe problemi: “bateria e narracionit eshte aq e forte sa na humb mendjen” do thosh Godard.
Film qe do plaket keq, per mendimin tim.

I fundit i Dumont eshte kurajoz, por me pak i ‘arrire’ se Jeannette.
Gabimi kryesor i tyre (në sensin redaksional, meqe listat e Cahiers kane dicka mitike, pra mbeten) eshte prezenca e Joker

1 Like

Ja dhe lista e lexuesve te saj per 2019

imazh

1 Like

waa Les Miserables…
Les Miserables movies: 1909 silent, 1912 silent, 1934, 1935, 1952, 1958, tv series 1967, tv series 1972, tv movie 1978, 1982, 1995, 1998, 2012, 2019, nuk ka te mbaruar

u knoqem tu bo diskurse, 4 persona diskursojne duke vene linke qe i hap vetem 1 person.
Ne Peshk vihet per t’i shpetuar tezeve dhe kusherirave qe jane me bollek ne fejsbuk.

Te Mjeret paska marre fund me t’tana, sepse nuk eshte me Zhan Valzhani ne film, nuk trajtohen me problemi i drejtesise te krishtere, por probleme noçke te jevgjeve dhe jevgave te periferise se Parisit.
Mjere kush shef filmin thuaj!

“Të mjerët” e Ladj Ly eshte, per nga qasja, hugojan, por s’ka te beje fare me romanin e Hugo

image

1 Like

E Stalker, ja morre hakun Korrikses, e nxorre kallup, haberin nuk ja ka gjerave, dhe as filmin nuk e ka pa, ka lexuar vetem recensione, e i ka bere lemsh çfare ka lexuar, pa kuptuar gje.

Korrikse, edhe filmi “Debatik” eshte pe të Mjereve, sepse Coli ishte Gavroshi, film “hygojan”.

“Te Mjeret” origjinal eshte liber fashist, sepse trajton moralin e krishtere, qe e ka qef Stalker.

a cope injorantash, kshu eshte kur behesh i ditur duke pare filma.