Breathless (“Synonymes” – film franco-izraelit me regji të Nadav Lapid)

Per ta ilustruar akoma me tutje ate idene e melartme (po citoj veten, modestine menjane)

nese nga i njejti regjizor sheh dy filma te bere me po te njejtin talent (art, … etj,etj) dhe njeri ka tematike aktuale ndersa tjetri eshte film historik, jane te gjitha shancet qe i pari te te pelqeje me teper se i dyti

Keto dite po bej nje kurë Mizoguchiane : kinemaja ime 'art & essai" shfaq nje cikel prej 8 filmash (te gjithe te dixhitalizuar, pra cilesia e filmit eshte kryeveper!!) te njerit prej dy regjizoreve japoneze me te medhej te te gjitha koherave : Kenji Mizoguchi (tjetri pa dyshim eshte Ozu).

Jane 8 filma te periudhes se fundit te jetes se tij: 1951-1956. 3 nga 8 filmat jane me teme aktuale (pra te kohes kur jane xhiruar: Street of Shame, The Woman in the Rumor, A Geisha aka. Gion Music Festival). Te tjeret jane me teme historike (Japonia mesjetare ose ajo e shek. XIX).

Une jam shume (po shume amà!) fan i filmave te Mizoguchit. Amà, 3 filmat me teme aktuale (te kohes kur jane xhiruar) ndjehet se jane më te bukur, me te magjishem, më kinematografikë. E perseiris, diferenca eshte e vogel, por eshte e dukshme

1 Like

te faleminderit, pa fjale :slight_smile:

besoj se eshte teatri ai qe mundeson te flasesh per historiken, te kaluare; kinemaja… jo shume.

:pray:

Eshte vertet interesante ta mendosh qe Ozu apo Cassavetes apo Godard nuk kane bere kurre filma historike. Sigurisht, jo se nuk ‘kane ditur’, por pa dyshim nuk u ka interesuar. Ose ndofta sepse EDHE kur kane folur per te sotmen (momentin kur kane bere fillmin), kane ditur te flasin në menyre tangente EDHE per te kaluaren.

Por kuptohet, jo te gjithe e kane kete dhuntí

1 Like

megjithese mengjes dhe dite plot energji si konstatim e gjej pak te komplikuar ose s’po perqendrohem dot. Sigurisht me se i drejte,por sic u shpjegova mesiper: pa fjale, mindblowing !!

biles tani po i bie ne të qe, filmi me pak i arrire i Brian de Palma (@Albano-id) mund te mos jete rastesi qe eshte… nje film historik, I vetmi i tille i regjizorit : Casualties of War (1988) por qe i merr ngjarjet nga lufta ne Vietnam (1966)

Perveç dokumentareve etongrafike dhe mbi artin, ekzistojne edhe keto kategri te tjera te dokumentarit artistik:

  • dokumentari politik
  • ai mbi luften
  • ai mbi krimet ndaj njerezimit
  • dokumentari social
  • ai ekologjik
  • ai autobiografik

ndofta kete verë i bej secilit nga nje qokê te vogel me nga nje liste perkatese

1 Like

top5 dokumentare politikë:

  1. Le fond de l’aire est rouge (A grin without a cat / Horizonti eshte i kuq) - Chris Marker, 1977
    image

  2. Itchkéri Kenti (Bijtë e Ceçenisë) - Florent Marcie, 2007
    image

  3. Santiago, Italia - Nanni Moretti, 2019 - duhet te shkruaj diçka per kete dokumentar, parë para pak muajsh…
    image

  4. Tahrir Liberation Square - Stefano Savona, 2011
    image

  5. Brahmani i Kominternit - Vladimir Léon, 2007
    image

1 Like

oo sa mire
thank you thank you really

nese do kisha renditur gjithe cfare filmi kam pare deri me sot, pavaresisht bukurise se pamohueshme te padiskutueshme te panumurt te shumllojshme te secilit, i pari dhe ne krye do ishte ‘Le fond de l’air est rouge’ dhe nuk ka tjeter

1 Like

tema po behet overwhelming me shume njohuri te pamundura per t’i fituar ne kohe te shkurter dhe qe kushtezohen nga shikimi i filmave e duke ditur veshtiresine per kohe shkakton ankth fakti qe nuk ia arrin dhe nuk mundesh te merresh me to nderkohe qe eshte gjeja me e mire qe do doje te beje sidomos kete peridhe te supozuar pushimesh…
Me duhet te paralajmeroj se hapin do e kem te avashte, kushedi kur dhe nese, do jete mundesi qe tu kthehem vertet gjithe titujve rreshtuar e qe fillimisht edhe premtova t’i gjej e shoh…
Gezohem qe te jesh ne forme per ne, ku ta gjesh kete dite :slight_smile: As behet fjale per humbje kohe.

stalker, mos e la pa fut edhe kete ne liste te dokumentar mbi artin:

ne listen e dokumentareve nuk shof dokumentarin shkencor.

ka pas qen i film ato kohe qe quhej “Vizitore nga kozmosi”, 2 ore film shkencor qe trajtonte te gjitha misteret e UFO, por misteri me i madh ishte se si e kaloi çensuren. Sot tema UFO eshte e bere boze, por ato kohe ishte teme e ndaluar. Ky film shokoi njerzine, ishte i bere mire, shum impresionues, kam kuriozitet ta rishoh, por nuk e gjej. Siç duket ne origjinal ka titull tjeter.

nuk di ne hetimin mbi kinemane vs teatri ta dhane filmat e Mizoguchit apo pyetja ime per te gjetur ndonje faktor ne preferencat per favoritet e listave me lart. Lidhur me kete te dyten faktikisht mendova se i tille faktor mund te kete qene kinemaja e viteve te para si me e pakompromentuar krahasuar me te sotshmen, apo veprimtarite e para artistike te njeriut si me te delira te drejtperdrejta te thjeshta te mistershme etj si keto. Pra keto kisha parasysh kur pyesja mos ka ndonje lidhje mes Nanook dhe Cave of forgotten dreams. Por aq me mire qe ti dole diku tjeter. Sepse e gjitha c’thua eshte kaq e cuditshme. Une teatrin nuk e njoh fare por nuk kisha takuar ndonje teori te tille me pare si kjo e jotja qe te diferencoje kinemane si art i se tashmes dhe teatri si art per te shkuaren. Kam pershtypjen edhe ti e ke bere kete konstatim ne shkrim e siper dhe mund te mos e kesh ditur paraprakisht.
Hmm sa e cuditshme aq edhe e sakte me duket mua. Sidomos me argumentin e kostumeve me te cilat hyhet ne teatralitet gje qe e ndjej te jete e vertete. Nuk mund te flas per kete gje por ne radhen e shembujve te kinemase qe ka ofruar risi e modernitet duke trajtuar te shkuaren titujt qe me erdhen ne mendje ishin La France e Serge Bozon, dhe Femijeria e Zhan D’Arkes e Bruno Dumont. Dhe keto ishin nje me nje me c’percaktove ti sa i takon stilzimit dhe jo-realizmit. Per t’u habitur se i mendova ne moment si kunderargument ne fakt, ndersa lexoja paragrafin per Godard, Ozu, Akerman Cassavetes e me radhe. Kur pastaj zbrita ne paragrafin me poshte pashe se me c’kishe folur kishe bere nje vend per te tille filma historike.

Nuk di c’mendon akoma per The Queen i S. Frears qe eshte historik por sidomos biografik - atehere e vleresoje mjaft dhe ai nuk ka elementet teatral jorealiste qe argumentove .
ose ta zeme The night of the hunter qe trajton teme te shkuar edhe pse nje film rrugetim - pra si dhe westerns. Malet me blerim mbuluar psh film rrugetim sh i vleresueshem me teme nga e shkuara.
Sic thashe nuk e kam menduar ndonjehere nje relacion te tille mes ketyre dy formave te medha kinemase e teatrit, lidhjen mes natyrave te tyre dhe kohes si gjendje e tashme a e shkuar. Dua te them eshte nje venie e madhe ne pikepyetje.
Ti je ne gjendje te parakalosh prodhimtarine e regjisoreve mesiper e ta permbledhesh nga ku te konstatosh ne kane bere a jo kinema me te shkuaren. Une e gjej te veshtire ta bej kete. Por ne eshte e vertete, eshte nje gjetje mjaft e madhe, si ato teorite e fizikes me universin brenda psh ajo e Dr. Laura Mersinit :slight_smile: Interesant.

te peshku i vjeter kemi folur per Mizoguchin - 3 filma te tij historike - madje ata edhe u pane.
Jutube paska akoma mjaft tituj te tij

Ky diferencim ishte i vertete ne vitet 60-te.

Po sikur edhe sinemaja tani te jete bere art i se shkuares? Ndoshta duhet te vdese Godardi qe ta kuptojne katunaret kete!
Kur ka akoma intelektuale t’mdhenj qe mendojne se Van Gogu osht piktor i modh qe shtyp tubetat ne palete, e pse te mos kete kinofile t’mdhenj qe mendojne se Godardi osht regjizor i modh qe gerthet “Kamera start!” “Kamera stop”?

per me teper qe kronologjikisht, qendron (teatri eshte mijra vjet me i vjeter se kinemaja).

:pray: parfait ! Jane dy shembuj te tjere qe tregojne se, e kaluara, nese stilizohet (nepermjet kostumeve, mizaskenes (Zhan D’Arka kendon rrok !! etj etj), eviton has-been-llëkun.

Por dhe ketu ka perjashtime: “The New World” i Malick (per te cilin, une njoh kinofilë qe kane reazerva dhe nuk u ka pelqyer filmi sepse, duke qendruar realist me kostumet (per shembull), ai u eshte dukur alla-new-age, jo pak has-been etj etj - une mendoj se jo, sepse Malick manovron shume me muziken dhe montazhin (plane-sekuenca sh te shkrurtra) qe i japin filmin modernitet, gjithe duke qene poetik).

Me pelqen shume The Queen, e kam ripare para pak kohesh. Me pelqen mbi te gjitha per ‘te padukshmen’ qe rrin te filmojë, te kapë (pra dinamikën e ndryshimit te mendjes nga ana e mbretereshes: edhe ajo, njeri-si-gjithe-te-tjeret-eshte).

ps: per raportet teater/kinema nuk jam as i pari as i fundit qe flas; qofte edhe ne sensin e debatit ne fjale
:slight_smile:

1 Like

kjo eshte kryevepra e Mizoguchit, por mua nuk me del me titra :

Keto pastaj jane po aq te shkelqyer si filma (më te miret e tij) :

ose

ose (kete ripashe parmbreme ne ekran)

ose

1 Like

nr. 1 & 2 kujtoj, te veshtire (shkak japonia e mesjetes) por te bukur
interesant se del tek cfare nenvizove me lart, kinemaja e mire nuk varet nga kultura (psh europe vs. japoni) ashtu si nuk varej nga tematika, zhanri etj

Gjithashtu interesant pikeveshtrimi mbi The new world, meqe kinema moderne dhe qe merret me te shkuaren. Nuk eshte e lehte analiza. Hera e 1re te me qelloje ky lloj debati.
Faleminderit per Queen, kur e mbarova kujtoj te kem thene do ta rishoh por s’e kam bere akoma ama ky ishte mendimi pasi u ndava me ate film.

The woman of rumor eshte nje kryeveper e vertete, mbi temen e prostitucionit (tema kryesore e filmave me teme aktuale te Mizoguchit). Mundohu ta shohesh, nje ore e gjys zgjat.
Po ta mendosh mire, Mizoguchi mbetet regjizori absolut feminist i historise se kinemase (besoj se temen e prostitucionit, Godard (“Vivre sa vie”, “De trois choses que je sais d’elle”), i cili ka qene dishepull i regjizorit japonez, e ka te huazuar (frymezuar) nga ai

1 Like

flm. per rekomandimin, do perpiqem kete jave.
Vete kur te lexova per Mizoguchin se fundmi risolla ne mend ato 3 tituj te pare dhe cfare mendova ishte se vertet kinemaja e mire nuk njeh kufij gjeografike e kulturore. Per t’u habitur jo vetem lirizmi i tij por sidomos nje lloj emancipimi… Dhe ku? ne Japoni. Jo ne evropen perendimore, djepi i emancipimit boteror. Crucified lovers ka mbetur shume mire ne mendje ne ilustrim te kesaj.