per te fol ne baze te logjikes aksiomatike qe perdorin shkencat ekzakte (te cilen ti je nga te paktat shqiptare qe i njef pak a shume njesoj sa letersine, e megjithate logjika absurdit letrar ka predominace mbi ty), fete e Librit pershkruajne si fillese te se keqes nje akt individual (havaja, dhe me pas ademi, hajne mollen e HOZRASHOT-it) qe me pas behet publik, i bi me logjike rrefimi letrar ekzakt qe perkundrazi shpetimi te filloje me nje akt individual qe me pas behet publik.
Pastaj qe “Zoti qe ben fli Birin per mekatet e njerezimit” – eshte formule letrare absurde e krishtere gjysem e vertete, prandaj e rrejshme dhe per kete edhe e demshme, veçanerisht e demshme kur kete e perdorin si argument ateistet qe jo vetem se rrujne per keto gjera, por kur e rrujne jane shume te gezuar te zbulojne absurdin e formulave te krishtere, qe t’ja bashkangjisin absurdin e besimit ateist dhe absurdin e jetes se tyre.
Ne kete kuptim ateistet jane faqja tjeter e medaljes se krishtere, ateizmi eshte i mundur vetem ne shoqerine krishtere (pastaj eshte perhapur kudo nepermjet globalizmit, qe edhe ky eshte fenomen tipik i krishtere), dhe prandaj ne thelb ne shoqerine perendimore ka vetem katokomuniste (intuite e te Modhit ) nje prej te cileve je edhe ti, dashje pa dashje.
Meqe ke kohe qe na ke munguar, dhe nuk i je pergjigjur lutjes sime per sqarim ne nje nderhyrje te padrejte ndaj meje da parte tua, te kam borxh nje pyetje ne pergjigje tendes me lesh kashimiri sipas temes dhe mjaft e perdorur atebote:
Per la disobbedienza di uno solo, tutti sono stati costituiti peccatori (Rm 5,19)
Come a causa di un solo uomo il peccato è entrato nel mondo e con il peccato la morte, così anche la morte ha raggiunto tutti gli uomini, perché tutti hanno peccato… (Rm 5,12)
Come dunque per la colpa di uno solo si è riversata su tutti gli uomini la condanna, così anche per l’opera di giustizia di uno solo si riversa su tutti gli uomini la giustificazione che dà vita (Rm 5,18)
është në thelbin e vet absurde pasi, premisat në bazë të saj janë të gabuara.
Akti është gjithmonë (dhe vetêm) individual. Nuk egziston akti kolektiv - si kundërshti apo kundërthënie e të parit. Kolektivi s’është gjë tjetër veç një grumbull individësh, të bashkuar nga një ide, qëllim apo arsye - akti i të cilit mund të qëllojë të përputhet me aktin individual të një individi thjesht si rezultante vektoriale e veprimeve individuale (edhe këto të fundit jo që të gjitha domosdoshmërisht të njejta). Forca që realizon këtë liearizim apo uniformizim aktesh në në drejtim të vetëm është pikërisht ideja, qëllimi apo arsyeja - “e përbashkët” ndoshta (përgjatë një kohe), por gjithmonë e vënë në pikpyetje nga çdo individ përbërës…
Në këtë mënyrë mund të flasim për veprime, interesa të përbashkëta (deri kur?)…
Përfundimisht, shpëtimi i botës - sikundër çdo veprim tjetër njerëzor (i drejtë apo i shtrembër qoftë), mund të vijë (vetëm) nga akti individual!
sakte e ke, por duhet me kuptu se ne çfar kuptim e hedh fjalen finistere individualistja qe eshte tip shume i hidhur, dhe eshte bere akoma me e hidhur se ashtu eshte i pune.
Nuk e ka hallin se si eshte akti, individual apo publik, e ka hallin te demaskoje aktin e shpetimit.
megjithate me shpjegimin tend, ti ke bere maksimumin e mundeshm, me teper se kaq mund nuk mund te behet tu bo i dor muhabet, kusuri i takon zemres dhe ndjeshmerise, ose hallit, hetuar si fuks, se vete personit individual (qe me thene te drejten nuk eshte kurre vetem individual, por hajt mo çar t’i bojme muhabetit me individe individuale) qe hem do te shpetoje, e hem nuk i pleqe te shpetoje.
pale si e ka hallin edhe finisterre, halli hallit nuk i gja!
nuk diskutohet fakti se diku-diku, aktori individual kondicionohet nga faktorët kolektivë (traditat, kultura, edukimi - habitusi i Bourdieu), por është gjë tjetër aktori dhe tjetër akti!
Pikërisht këtu hyn ideja “e zgjedhjes” së kryerjes së aktit individual nga aktori, pjesë e një kolektivi njerëzor. E bëj apo s’e bëj?
nuk duhet thene diku-diku, por deri diku ndikohet aktori individual nga faktoret kolektive, qe nuk jane vetem ne hapsire (si besoj e ka fjalen Bourdieu), por edhe ne kohe, ne kuptimin e trashegimese. Prindet tane nuk na lene trashegimi vetem pronat, por edhe veset e virtytet. (shkuar larg e me larg ne kohe, arrijme deri te Ademi dhe Havaja).
E keqja eshte se ne shofim ne menyre te dukeshme vetem individin, dhe pak ose aspak trashegimine e tij. Por e qarte, per eksperience edhe personale, qe individi kondicionohet (si mundesi probabel) nga trashegimia ne zgjedhjet e tij.
Konkretisht nese nese baba, gjyshi, nona, gjyshja i nje individi, kane vene koken ne sater per hir te nje ideje publike, mos prit qe zgjedhjet e individit ne fjale, te jene te njejta me nje individ qe baba, gjyshi, nona, gjyshja kane vdek tu pjerdh ke votra.
Thene kjo si mundesi me e madhe, ne menyre qe mos te kapet per leshi finesterre, se eshte e vertete qe formalisht “nga trendafili del ferra” (dhe anasjelltas). Megjithse edhe kjo kerkon nje Tomas Man per tu sqaruar si duhet, qe s’eshte tamam keshtu konsideruar fenomeni ne kohe te zgjatur brezore.
finisterre, sa te pagu Blendi per te bo komente per shpetimin e njerzimit tek Peshku? Mos me thuj se bo komente pa leke, se nuk e ha njeri kete tek! Pse pune vullnetare do bejme prap ne? Tabela emulacioni? Do bejme prap aktrimin e “heroit pozitiv” te perbuzur nga disidentet ngambrapa tip Katrori ha ha ha qe eshte prostitute me pagese ha ha ha (e pagu e djathta 50 euro ora) dhe prandaj perbuz prostitutat me pune vullnetare, dmth prostitutat pa pagese ha ha ha?
Ne besojmë se veprojmë, pohon ai (Tomas Man), besojmë se mendojmë, por është një tjetër, ose janë të tjerë, që veprojnë dhe mendojnë tek ne: zakone stërgjyshorë, arkeotipë të përcjellë në formën e mitit nga një brez tek tjetri… Konflikti midis Jakobit dhe vëllait të tij Ezau nuk është gjë tjetër veçse një rifillim i rivalitetit të vjetër midis Abelit dhe vëllait të tij Kain, midis të zgjedhurit prej Zotit, dhe tjetrit të përbuzurit ziliqar. Ky konflikt, kjo “skemë mitike e fiksuar nga shtërgjyshërit tanë” gjen një mishërim të ri në fatin e djalit të Jakobit, Jozefit, edhe ai përkatës i racës të së zgjedhurve… Theksohet që imitim nuk do të thotë mungesë vërtetsie, sepse individi nuk mund të mos imitojë atë që dikur ka qenë; sado i sinqertë, ai është vetëm një rimishërim; sado i çiltër, është vetëm një rezultat i udhëzimeve dhe urdhërave që i vijnë prej pusit të së kaluarës - (M. Kundera, Testamentët e tradhëtuar)