Arban, hidhju Firenzes, Londres, Antwerpit, apo Amsterdamit per rroba, kepuce e canta te mira e te leverdisshme nga krijues lokale. Edhe turizem, edhe blerje.
Vjet iu hodha Vjenes, por sic thashe, kam vendosur nja dy vjet moratorium: no blerje rrobash. I harxhojme parate qe mezi kemi fituar duke lare pjata, per te mos thene duke lare dicka tjeter, se jam njeri me edukate, dhe per cfare? Per t’i krijuar stres vetes. Po dola nga Antwerpi, do dal per te gjetur nje magazine, me shpresen se mos kam nderin dhe fatin te takoj, ose qofte edhe te shoh nga larg, nje personalitet te rendesishem qe punon aty.
Mbase ky personaliteti ne fjale do te te qerase edhe ty me fernet e luleshtrydhe sic ka qerase shume e shume djem te tjere te rinj e te paditur te peshkut.
Belul, siç te thashe dje jemi kthyer ne fillim te diskutimit, e mbasi rilexova te gjitha komentet (te ftoj edhe ty ta besh, megjithse gje e pamundur per nje qe s’eshte autor i temes), shoh qe gjerat jane thene te gjitha, e un s’di ç’te them tjeter, te pakten si nisje muhabeti.
Mund te them diçka per nje muhabet qe me duket analog. Nje nga muhabetet kryesore te agoras italiane eshte ai i pagave te parlamentareve dhe politikaneve qe jane shume te larta, ne krahasim sa merr populli i thjeshte dhe sa marrin koleget e tyre qe politizojne ne vende te tjera te Evropes dhe Amerikes. Njerzit kane nje urrejtje per kete pune qe ç’te te them, dhe pikerisht kjo perdoret nga brezi i ri i politikaneve (tip cinque stelle) per te eliminuar brezin e vjeter. Formalisht kane te drejte, por eshte nje problem fals, i zmadhuar dhe i manipuluar, sepse nuk eshte problem per buxhetin e Italise qe 200 politikanet e saj marrin nga 20 mije euro ne muaj secili. Tere kjo shume parash eshte nje fije kashte per buxhetin, problemi i vertete eshte korrupsioni qe vjedh miliona, e nuk dihet se ç’pjese e buxhetit shkon per lesh kashimiri. Dhe kete njerzit e dine, per edhe nese ja thua me faktet ne dore, gjithe inoti eshte pse Rensi te morri 20 mije euro ne muaj duke bere palle, e une te marr 1 mije qe me bie bretku ne pune. (analogjia shtrihet deri tek disidentet e medhenj qe shihnin, dhe vazhdojne te shohin dhe sot, krimin kryesor te komunizmit ne harxhimet qesharake te Byrose Politike). Dmth pune egoizmi ose egocentrizmi, pikerisht çfare ndodh edhe me paragjykimin qe i behet afaristeve tip Cucinelli, te cilet behen me te besushem per analogji, e per me teper se luftojne pikerisht duke demaskuar egoizmin e njerzve (shiko citimet e vazhdueshme prej tyre qe problemin ekologjik e reduktojne ne problem egoizmi personal, gje te cilen vetem Arbani e ka kap ne menyren e tij horizontale, por e ka kap tamam ama).
Per te gjykuar njerzit, ose thene pa asnje problem paragjykuar, ka kritere gjykimi ose paragjykimi, e ti nuk mund te fillosh ta gjykosh ose paragjykosh duke u hedh dege me dege me te verteta e te paverteta. Per te paragjykuar si duhet nisu nga kriteri: çfare kane sjelle gje te re ne bote keta njerez afariste? Dhe un ta kam sjelle, por ti se ke lexuar, e ka rrezik se ka lexuar asnjeri, se e kini mendje te merreni me mafiozlliqe politikanesh dhe manjatesh. Ketu poshte e ke, eshte edhe thelbi i shkrimit:
Ja pra pse i besoj ketyre lloj biznesmenesh qe s’jane mafioze, sepse nje mafiozi nuk i shkon mendja kurre per te tilla gjera. Po t’i shkoje mendja nje mafiozi per te tilla gjera, atehere un duhet te ndryshoj besimin tim, e ti nuk me shef me ne Peshk, e as shkrimet e mija. Po edhe sikur te supozoj per nje moment qe keta afariste tip Cucinelli jane mafioze, asgje nuk i ndryshon vleres se jashtezakonshme te se rese qe sjellin ne bote.
Ti me flet gjithe dyshim legjitim per keshtjellen e Cucinellit, interioret artistike dhe ndertimet qe ka bere ne katundin e vet. Por un kam qene atje dhe te siguroj se jane investime kot, pa vlere artistike krahasuar me vepra te tjera vertet artistike. Cucinelli, hiq vizionin fillestar origjinal per kashmirin e bojatisur, dhe dizajnin origjinal (por nuk eshte merite e tij si rafinim), eshte katunar i trashe fare. E thote vete qe ka kulture kafeneje, rri dite e nate duke fol per Kantin, Danten, Kafken etj, pikerisht per kompleks infierioriteti, se ne thelb eshte katunar fare. Por pikerisht per kete arsye un i besoj me teper, i besoj ketij si katunar i trashe mer jau, e jo nje te rafinuari. Trasformimi i botes behet nga vizionare katunare qe kane shpirt luftarak, jo nga Tarkovskij dhe tajkosvjanet qe jane te rafinuar bythpamuke. Ja pse i besoj komandantit te Patagonia qe e ka turinin si mekanik turni pensionist shqiptar dhe del ne fotografi me llamarina te ndryshkme mbrapa si me qene tek Vorri i Bomit. Interioret e restauruara te keshtjelles se Cucinellit, trasformuar ne ndermarrje, jane freske mesjetare te mykura siç eshte e mykur 90% e Italise, pa kushedi se çfare vlere artistike ne ambjente pune dizajni modern. Kam pare shume me te mira ne vende te tjera, me te hik tepeleku i krese si bukuri. Por ka vlere te jashtezakonshme motivacioni i tij, qe keto freske artistike i perdor si krijim artistike, qe te vendosura ne ambjente pune, e bejne puntorin kreativ, nje qenie krijuese, jo nje robot bythqim, siç ne fakt eshte puntori pothuaj kudo ne bote.
Tjeter pse i besoj Cucinellit dhe seres se tij, per konceptin novator te prones, te padegjuar me pare. Kur e kane pyetur se kush nga femijet do te jete trashegimtar i ndermarjes, eshte pergjigj se nuk duhet te ekzistoje koncepti i pronarit, por i rojtarit, dmth qe kalamajte e tij nuk jane pronare te ndermarjes, por rojtare te ndermarjes, dhe per kete duhet te japin prova zotesie, si çdokush tjeter.
Mund te vazhdoj me ore te tera te flas per keto gjera, por e kote nese nuk merr vesh me kaq, ose vazhdo maj njeren nga dy linjat e diskutimit demokratik parlamentar qe propozon square, ose linjen e veshMbathjeve ekologjike qe propozon zhardina. Un per vete mbaj linjen e katunareve te trashe mer jau ne diskutim, s’di me fol nryshe.
He mo tiku perversi, na fol pak per ate vizionin e botes.
vetem per vizionin e ri flas gjithnje, por perverset shohin vetem perversionin, ç’te shohin tjeter?
Njeriu shef vetem ate qe ka me shumice brenda vehtes. Nuk vjen asgje nga jasht, perveç ngacmimit qe quhet ndryshe edukim.
He mo tiku per te brendshmet e kujt do na flasesh perseri? Mes qiellit dhe aty-aty, he?!
Meqenese çdo gje varet nga motivacioni, kush ka motivacion qiellor, edhe kur flet per breket jep informacion qiellor.
Edhe anasjelltas, kush ka motivacion brekor, edhe kur flet per Qiellin jep informacion brekor.
Mire tiku adoloshenti. Diten e mire.
Per fat (te mire a te keq), nuk jam djale i ri, dhe keto pijet me ngjyre a si quhen, nuk para i ve ne goje. Ama nje gote nga vera e tij e vjeter qe nga koha e romakeve do ta pija me kenaqesi, sigurisht nese nuk i ka futur turshi.
Marrja e nje iniciative duke u mbeshtetur mbi te gjitha tek Dashuria per te Miren e te Bukuren qe SAKRIFIKON deshiren primare per te fituar parå (pra lakmine e grykesine) ---- eshte thelbi i 2 serive te shkrimit. Kjo sakrifice perfshin edhe mosberjen e kompromisit me rruge te shkurtra qe krijojne me shume siguri ne biznes e qe mund te shkelin mbi pasionin krijues dhe cilesine e produktit. Qe do te thote: investo me Dashuri, sakrifiko kohen, parane per ate cka ben me dashuri dhe pasion, ose thene me shkurt: Beso*! All good will come back to you.
*beso se jeta eshte prove.
Nxitoni se vec 1 ka mbet
Edhe kjo…only 1 left
https://www.marcjacobs.com/oversize-long-sleeve-cardigan/K4180032.html?dwvar_K4180032_color=650&dwvar_K4180032_size=XS&ptype=productpage&viewmode=null_
diçka si puna e asaj proverbës vendalije:
“Boje t’mirën dhe hudhe m’det, se do ta gjesh m’kryp!”
xixe, rilexoje kete shkrim, te kesaj teme, po t’dush se i kam bere shtesa me rendesi.
“I wish you all joy of the worm.”