Çdo fatkeqsi e përballuar, është vlerë e shtuar

Arti japonez kintsugi është një derivat, analog dhe diçka më tëpër se wabi-sabi, për të cilin kam shkruar ditë më parë. Shkrimin e gjeni këtu, e ja vlen të rilexohet për të kuptuar si duhet idenë e shkrimit të sotëm, dhe idenë që i përmbledh të dyja bashkë.

Shpresoj se jam shpjeguar dhe jam kuptuar se si, qysh e tek filozofia artistike wabi-sabi vlerson kanonet e papërsosmërisë, papërhershmërisë thjeshtësisë, asimetrisë, anomalisë, rrënimit, rastësisë, aksidentit, dekompozimit, degradimit etj. Të gjitha këto shprehen të koncentruara nga estetika kintsugi (japonisht: bashkim me flori), e cila në origjinë aplikohej për të riparuar duke ngjitur bashkë copat e një vazoje porcelani të thyer nëpërmjet një teknike saldimi në të ftohtë që përdor si ngjitës pluhur metalesh të shtrenjte (kryesisht ar, argjend, platin), përzjerë me një llak të veçantë. Më pas mori kuptim më abstrakt dhe më të përgjithshëm: të riparimit të çfardo sendi apo gjëje të konsumuar dhe rrënuar nga koha, por edhe të dëmtuar, apo thyer nga ndonjë aksident.

Kintsugi shkon akoma më përtej dhe me lart se kanonet e wabi-sabi (siç u tha: thjeshtë pranim i papërsosmërisë, asimetrisë, anomalisë, rrënimit nga koha, të metave, rastësisë, aksidentit etj), sepse restauron objektin e rrënuar, vjetruar, aksidentuar duke i rritur shumëfish vlerën artistike dhe akoma më shumëfish rritur mbivlera në pare, për arsye se objekti i restauruar është më estetik (pra më i kushtueshëm si mbivlerë) dhe më i kushtueshëm si material, meqë saldatura është prej ari.


Çështë më e rëndësishmja, kintsugi është një filozofie ringjalljeje, rimishërimi, e cila vlen edhe për ne të vdekëshmit që kemi nevojë të ngjallemi prej të vdekurish. Natyrshëm gjatë jetës ne pësojmë rënie dhe ngritje, rrënim dhe ringjallje, pra jeta jonë është histori kintsugi me aksidente dhe shenja plagësh të shëruara, të cilat nuk ka përse të fshihen, përkundrazi duhen treguar me mburrje si pjesa më fisnike dhe më e artë e jetës sonë. Çdo fatkeqsi e përballuar, është vlerë e shtuar.

Kujdes, flitet për vlerën e aksidentit të fatkeqsisë të ndodhur dhe pësuar, dhe jo të kërkuar që është një qëndrim i sëmurë sado-mazo. Le që ka aq shume fatkeqsi në jete, sa nuk ka përse t’i kërkosh, natyrshëm dhe shëndetshëm duhet kërkuar e kundërta. Por snobi-leku i epokës postmoderne dhe postkrishtere, e ka për zanat t’i bëjë gjërat ngambraptazi si karikaturë, mbasi glorifikon mëkatin, natyrshëm glorifikon edhe fatkeqsinë duke e kërkuar me qiri të keqen e vetes, e për pasojë, edhe e të tjerëve.

Konkretisht për të kapur idenë e karikaturës ngambraptazi: disa prej koleksjonistëve të porcelaneve kintsugi janë akuzuar që kanë thyer me qëllim vazo porcelani të ralla dhe tepër të kushtueshme që t’i restaurojnë për t’i’u rritur vlerën dhe çmimin.

5 Likes

I kisha vene detyre vetes ta sheroja Heretikun, dhe me duket se ia kam arritur qellimit :slight_smile: shkrimi me pêlqeu, dhe kish nje tis prej intelektuali. Marshallah-marshallah, ptuj-ptuj-ptuj, se mos e ha me sy :slight_smile: dhe fillon prap pastaj nga llomotitjet e tija ngamrapa-djathtas-majtas :slight_smile:

ptuj, ptuj, ptuj ngambrapa Pjer, qe te mos bjere edhe mbi ty mallkimi i epokes ngambrapa!

Bëhet fjalë për artin wabi-sabi (në fakt më tepër se art), të cilin edhe mund të shpjegoja disi me fjalët e mija, por kam zgjedhur të përkthej nga Wikipendia, për lehtësi bjeri shkurt, dhe për një arsye që do të bëhet vetiu e kuptueshme përgjatë leximit (shpresoj t’i bini në të vetë, kush e gjen ka një shishe verë të zgjedhur nga qilari i Pjerit).

Pjer, meqe asnjeri nuk u pergjegj kesaj enigme siper, dmth asnjeri nuk ta piu veren e qilarit tend, pergjigju ti te pakten, keshtu pi veren tende.

gjithcka ne rregull si ne konteks artistik si real , dhe vleren e shtuar e pranojme ( me kenaqesi ).Te pakten tatimi i vleres se shtuar sikurse te mos perllogaritej ( ne te dy rastet ) do te ishte idealja .
p.s.
vazo e dyte ishte perfekte , ku mund ta gjejme …?

Esteti Inkuizitor,

OK dhe të falemnderit për përpjekjen ndaj vlerës së shtuar - me ndihmën e arit aq artistik - mbi kupat apo poçet e porcelanta raku, aksidentalisht apo qëllimisht të dëmtuara. Në mos vetë japonezët, shpresoj se qeramikat do të të jenë mirënjohëse.

Sidoqoftë, duke ju referuar shprehjes tënde çelës për këtë shkrim:

a nuk të duket se kapërcimi nga objektet materiale tek njerëzit, është disi akrobatik?

Pasi, një tjetër vëzhgues - ndoshta jo estet por ta zemë mjek - nisur nga një situatë e ndryshme nga kjo e këtushmja, mund të arrijë në një përfundim diametralisht të kundërt me këtë tëndin:

Cdo fatkeqësi e pësuar është vlerë e hequr

M’u kujtua nje bisede me nje te njohur qe ishte dorktorant filozofie andej nga USA. Dhe kembengulte qe njeriu ka nevoje per sfida ne jete, qofte edhe t’ia krijoje vetes. Psh permendte qe ky me ca profa used to smoke weed dhe pastaj ne 3 te nates shkonin Te perlesheshin me dallget e detit, pasi edhe pse mund te tingelloje cuditshem keto lloj pervojash i frymezonin filozofimet. Dhe i jepte theks te vecante idese qe njeriu duhet t’ia krijonte vazhdimisht vetes keto sfida.
Po mos ndoshta sfida e vertete ne keto raste do ishte qe njeriu t’i rezistoje budallallikut qe ka ne koke?

ne paranteze them se njeriu jo gjithmone e ka nen kontroll veten. Duket sikur eshte ne ADN-ne tone te ndermarrim veprime te guximshme, shpesh kunder mendimit racional. Eshte natyra eksploruese e njeriut qe ka bere qe edhe fale sfidave ndaj vetes, te mesojme me shume per gjerat qe na rrethojne, per veten, ose dhe si te permirsojme jeten. Jam i sigurt qe perpjekjet e hershme per fluturim te njeriut jane pritur me skepticizem. Nqse ai “i cmendur” nuk do i kushtohej “cmendurise” se tij, edhe sot nuk do te kishim avione. E njejta gje vlen per cdo inovacion te guximshem qe ka ndryshuar jeten e njeriut. Pastaj, e njejta gje vlen edhe per menyrat qe ka zbuluar si te zhduke jeten, bombat berthamore etj

Po eshte gje tjeter pasioni per te fluturuar. S’kam gje kundra cmendurive qe behen per nje qellim te caktuar, per te realizuar dicka qe e ke enderr apo shume pasion. Madje ne keto raste do kritikoja apatine. Por me duket paksa e cuditshme te besh dicka ‘thjesht per te sfiduar vetveten’ pa kreativitet, dicka qe s’te shpie askund. Why not me u la ne det me dallge me arsyen ‘it makes me feel so good’ dmth te vije natyrshem nje deshire e tille dhe jo ta besh me program ‘per te sfiduar vetveten’ … duket sikur me te tilla premisa rrezikon te humbasesh kontaktin real, raportin miqesor me natyren. Pra nga nje eksperience ku mund te fitosh kaq shume ndjesi te bukura, po t’i qasesh ndryshe rrezikon te jete boshe.

pasioni per te fluturuar ishte thjesht nje shembull ne perpjekje per te ilustru qe njeriu shkon kunder racionales dhe asaj qe i diktojne rrethanat ose konjukturat sociale.

Fluturimi shkurton distancat. E ben jeten shume me te perballueshme. S’ka dicka ma racionale se kjo.

Xixe, te dy shprehjet e komentit tend:

Çdo fatkeqsi e përballuar, është vlerë e shtuar.

Cdo fatkeqësi e pësuar është vlerë e hequr.

jane te verteta, dhe te dyja i ke ne shkrim.

nuk ka asnje akrobaci, sepse nuk ka asnje distance midis njeriut dhe objekteve materiale te perpunuar prej tij. Ja nje tjeter shprehje e modhe qe ilustron idene.

Njeriu, homo sapiens economicus, kur prodhon objekte materiale, humanizon materien. Ky eshte kuptimi filozofik i dizajnit.

2 Likes

ashtu eshte. Pasi i hypen si pasagjer eshte shume racionale. Nuk besoj eshte aq racionale kur ti beson se mund te fluturoje po nuk ke asgje te sigurt. Dhe se eventualisht, vret veten ne perpjekje per te provuar qe ke te drejte. Se per kete e kisha, per ata qe jane vrare ne emer te dickaje te cmendur tek e cila besonin pertej racionalitetit te kohes

E kjarte ideja e shpirtit te avantures, adrenalines etj.
Por ne rastin e fluturimit nuk jam shume i sigurte nese pasioni kishte me shume rendesi sesa nevoja (per te arritur me shpejte diku qe ke nevoje urgjente).
Nese nevoja, atehere eshte krejt racionale.
Nese pasioni, eshte ajo qe thua ti, kunder racionales.

Kjo eshte shume e bukur por ai kishte nje enderr… dhe tek endrrat ia vlen te besosh te sakrifikohesh, edhe pse mund te duken te parealizueshme, por kjo eshte completely different nga nje grup njerezish qe mendojne se po bejne cmenduri, per te maturuar dhe sfiduar veten, me kete intention ngambrapa, atyre actually u mungon frymezimi, dhe per kete arsye nuk kane cfare fitojne pervec se eksperience boshe, qe vjen ngaqe nuk e lejojne te flase shpirtin e lire, duke keqkuptuar se jeta dhe shpirti mund te kihen nen kontroll.

e vetmja vlere e kesi lloj eksperiencash, eshte se guximtari kerkon t’i mbushe mendjen vetes se nuk eshte frikacak. Po arrin vertet qe t’ia mbushe?

Jo po te lexosh ca tregime perla te Pushkinit, dhe ca romane psikologjises te Dostojevskit, qe jane nje riperpunim i ideve te Pushkinit.

Njeriu ka nje shtyse te forte per vetvrasje.

1 Like

Në një vijë me shkrimin, njëri thoshte që plasat, të çarat, janë interesante, sepse nëpërmjet tyre hyn drita. Tani, kur i riparojmë, a ngelet drita brënda?.. Në rastin e një ene të hapur, si e riparove, si nuk e riparove, drita hyn e del kur të dojë. Nga dhe një ndryshim mes enës dhe njeriut. Ndryshimi tjetër, është se kur njeriu i mbijeton një fatkeqësie, një krisje, nëse vërtetë “riparohet”, shenjat nuk mbeten. Njeriu ka aftësinë të bëhet si i ri. Fatkeqësitë janë rasti për tu afruar ndaj kuintesencës së vet. Shumë largohen. Nganjëherë për të marrë hov.

kaq e veshtire eshte me kuptu se nje njeri qe ka vuajtur, mbasi riparohet nuk eshte kurre si me pare (eshte me mire, ose edhe me keq po ta kete qefi i interpretimit). Psh mund te krahasohet nje qe ka vuajtur vite ne llogore te luftes me nje analog qe ka kaluar te njejtat vite shtrire ne divan duke pa filma me lufte ne televizor?

Ja dhe nje fakt domethenes: kur thyet nje kocke, dhe pastaj ngjitet ne allçi, ne rast se e njejta kocke thyhet perseri per te njejtin shkak, nuk thyhet kurre ne pjesen e salduar qe eshte me e forte se pjesa tjeter e kockes.

varet se kur e vendos “më parë”-n në kohë. mendohu.

pa mendu fare, e vendos “me pare” tek divani duke pare televizor filma porno, siç benin Heminguej, Remark, Junger, Henry de Montherlant, Barbys, Exupéry, etj, “me pare” se te shkonin ne lufte e te hanin dynjane.