Celularizma - tarkovskmedium

Pyetje:
Andrej, çfarë mendon për dashurinë?

Përgjigje:
Është një katastrofë. Nuk më pëlqen të jem i dashuruar … për mua është si një sëmundje e rëndë. Nuk ndjehem i lumtur, ndjehem i shqetsuar.

Andrej Tarkovskij dhe filmat e tij ka qenë idhulli im deri para vitit 89-të. I ndodhur para pyetjes idiote (por njëkohësisht edhe mjaft inteligjente për të kuptuar tjetrin): “Cili është autori që të pëlqen më tepër?”, përgjigja ime, jo pa një farë hezitimi fillestar, ishte e prerë: “Tarkovskij”. Dhe arsyeja nuk ishte vetëm admirimi si majë e artit, por edhe sepse ishte i vetmi autor, ose më saktë nuk njihja tjetër, që rropatej në mes katastrofës së ateizmit, me rezultat banal sistemin sovjetik, të restauronte besimin e mëparshëm, por pa qenë konservë bombazh e kaluar kohe.

Mbas përmbysjes se 1989 kjo shpresë rezultoi e kotë, kjo lloj disidence rezultoi vërtet një konservë bombazh e kaluar kohe, gjë më se e dukëshmë në rastin polak, as mish sindakalist e as peshk krishtërisht i Solidarnoshit përfundoi në hiçin e vorbullës post-komuniste.

E çfarë erdhi më pas, kudo në ish-Lindje, ishte më keq se ateizmi i mëparshëm, që të paktën ishte safi, kurse çfarë pritej me shpresë, erdhi në formën e një vjellurine çorbë derri agnosticiste që s’ka të sosur akoma. Kështu e pësoi edhe idhulli im, Tarkovskij përfundoi në magazinën e harresë-kujtesës si shumë të tjerë; të meta që në filmat e tij më parë pothuajse nuk i vija re, ose i konsideroja merita (tani kam harruar cila prej të dyjave), si psh misticizmi pa rrugëdalje, antiracionalizmi onirik, hermetizmi etj, tani më bezdisnin. Rusia kishte ndryshuar, Shqipëria kishte ndryshuar, dhe ç’është më e rëndësishmë unë vetë kisha ndryshuar nga eksperienca të reja që kthyen përmbys çfarë besoja më parë. Konkretisht nuk arrrija më të çoja deri në fund një film të tij, më dukeshin të mërzitshëm, pavarsisht se teknikisht dhe imazhërisht i vlersoja dhe shijoja më tepër se më parë, sidomos imazhin e tij për natyrën, gjëndur gjithnjë gratë në mes, edhe ndonjë qen. Kjo i takonte pjesërisht edhe strategjisë mbrojtëse ndaj bombardimit me informacion artistik mbas Rënies së Murit, dmth për të mbrojtur mëntë e kokës nga dalldia e lirisë. Tani në mes të ofertës infinite të tregut kulturor, problemi nuk ishte më leximi, dëgjimi dhe shikimi me babëzi si dikur, por përkundrazi, konsumi kulturor sa më i përkorë, si të mbahej dietë elegante në mes një obeziteti kolektiv. Prandaj vari hejbet Tarkovskit me shokë.

Por në situatën obeze të karantinës, ha e ha me babëzi celularizma se nuk ke ç’bën tjetër, mrekullia e rastësisë celulare të jutubit më propozoi disa intervista të Tarkovskit, nga të cilat kuptova se ai është një nga ato rastet fatlumë kur autori qëndron më lart se vepra e tij. Që Tarkovskij si person është më i vërtetë se vepra e tij duket më se qartë në videon sipër kur matet të përgjigjet, nuk përgjigjet, pastaj matet të përgjigjet, përsëri heziton, e më në fund i përgjigjet pyetjes se nëse ka rënë në dashuri apo jo. Në pak sekonda kupton se çfar ndodh vërtet në shpirti e tij, dëshmi e vyer se far ndodh në përgjithsi në shpirtin e njeriut për një problem kapital që obsesionon tërë njerzit pa përjashtim, pavarsisht se si reagojnë apo përgjigjen, apo shtiren me hipokrizi. Në raste të ngjashëm zakonisht nuk përgjigjen, dmth përgjigjen me hipokrizinë e mohimit. Tarkovskij ka meritë të jashtëzakonshme si person krejt i çiltër ndaj një teme delikate, pa asnjë pozë artistike hipokrite si rëndom në kësi rastesh kur mbrohet intimiteti i plagosur rëndë i personit për shkak eksperience të hidhur. Ky tipar duket në të gjitha intervistat e tij të gjendura në jutub, ku shfaqet krejt i çlirët si person, shëmbull i shkëlqyer që njeri i vërtetë është pozitë më e lartë se artist i vërtetë (artist i modh).

Në një video me seri të Rai-t (e gjeni në jutub) që përshkruan udhëtimin e tij në tërë Italinë për të gjetur vëndxhirimet e filmit të tij Nostalgjia, mbas një shëtitje nëpër rivierën e Amalfit, duket që sillet vërdallë në dhomë të hotelit tepër i shqetsuar. Shoqëruesi e pyeti se çfar kishte, dhe Tarkovskij ju përgjegj me pak a shumë (citoj në kujtesë):

Nuk më interesojnë fare vendet turistike më të bukura në botë që vizitohen nga milionerët, më intereson jeta e njerzve të çfardo, si jetojnë, si punojnë, si hanë, pinë, vetëm kështu mund të njoh vërtet Italinë.

Njëkohësisht mësova për të disa të dhëna biografike të paditura më parë, që më bëri të kuptoj hallin e tij lidhur me veprën e tij (vepra e vërtetë është gjithnjë rrëfim autobiografik, njerzit i prek vetëm eksperienca personale, ndryshe nuk do t’ja dijë njeri se çfar dokrra flet). Kishte lidhje të fortë me nënën e tij sepse i ati e braktisi familjen kur Tarkovskij ishte 3 vjeç. Atë mungues, dhe për pasojë nënë me dashuri obsesive, është formula standard që prodhon artistin modern. Përgjatë studimeve universitare Tarkovskij pati një krizë të rëndë depresioni për shkak të mendësisë ateiste të shkollës sovjetike, nuk ishte më në gjëndje të vazhdonte studimet. Nëna e tij, tepër besimtare, i shkroi një letër ku i thoshte të largohej menjëherë nga ambjeti shpirtërisht rrënimtar dhe të shkonte në Siberi si pjestar i një ekspeditë gjeologjike me qëllim purifikimi në dlirësinë e natyrës së pandotur të tajgës. Tarkovskij ja dëgjoi fjalën, dhe në natyrën e virgjër siberiane rigjeti dhe rifitoi besimin e humbur, dhe aty vendosi të bëhet regjizor. Kur u kthye në qytetërim mbas 3 vjetësh, filloi të xhironte filma që rrëfenin restaurimin e historisë së Rusisë, paralel me restaurimin e historisë personale të tij. Vini re se edhe intervistën në video e jep, jo rastësisht, në natyrë buzë një përroi që rrjedh. Vetëm tani kuptoj se nga vjen trasparenca e imazhit filmik ekologjik të tij ku identifikohen dashuria e nënës (përforcuar nga mungesa e atit), figura e Sofies (Madona ortodokse ruse), planeti misterioz Solaris, Mëma Natyrë etj.

A nuk e ka me hak celulari të paktën një titull shkrimi?

pjesën e mëparëshme e gjeni këtu

@Stalker, o personazh i Zones me zhul te Tarkovskit, harram e paç nofken nese nuk komenton edhe ne kete shkrim. :smiley:
Dergo sekretaren te pakten, Sofien e Notre Dame :smiley:

shif sa shume “s” ka kjo parulle:

sesso ossesso possesso

Stalker:

Zona eshte kuverta e Titanikut ku bojne i dore muhabet Profesori, Shkencetari dhe Linguisti per Ardhjen e Dyte te Krishtit.

kurse i Modhi :smiley: eshte ne sallen e makinerive te Titanikut se jon tu u fik kaldajat, ka plas uji ronshem, zjarri dhe uji po perleshen midis tyre si ne diten e pare te Krijimit te botes.

o Stalker, por ky Stalker i filmit qeka misogjin me keq se Tarkovskij qe nuk ve ne skenar asnje grua pretenduese per te shkuar ne Zone, kurse Stalker i thote gruas: shko laj leveret tina, se una po shkoj te çoj ne Zone Shkrimtarin dhe Profesorin.

m’paska dale emri

“Zerkalo” (The Mirror, Pasqyra), nje nga 7 filmat e tij, i kushtohet teresisht ketij ‘muhabeti’. Pra eshte autobiografik. Personazhi kryesor (nje poet, qe shihet vetem per pak sekonda andej nga 4/5-at e filmit), eshte i semure, në shtratin e vdekjes (premonition??) dhe riviziton, rishikon me syte e mendjes historine e tij familjare.
I vetmi detaj qe “ngaterron” punë (meqe heroi kryesor i filmit shfaqet i rritur vetem në 4/5 e tij dhe vetem ne ate moment kuptohet qe filmi eshte retrospektiv) eshte se, qellimisht, ajo qe luan rolin e nenes se tij kur ka qene e re (te themi në vitet '40)

luan edhe rolin e gruas se tij kur rritet (te themi në vitet '70)

falemneres qe erdhe, nuk e prisja me thene te drejten:

Shiko se kjo eshte me se e zakonshme ne perditshmeri, une edhe para se te behesha frojdist :stuck_out_tongue: e kisha vene re se burrat zgjedhin bashkeshorte me tipare fizike dhe shpirterore te ngjashme me nenen e tyre (anasjelltas per grate zgjedhin me tipare te atit te tyre). Dhe kjo eshte me se normale ne origjine, nuk ka asgje te keqe, idealisht keshtu duhet te funksionoje zinxhiri femer-mashkull i trashegimise dhe cikli i jetes. Transformohet ne anormale per arsyet e frazes qe edhe ti e ke cituar. Dhe nuk flitet per vetem mungese fizike te atit, si ne rastin tragjik te Tarkovskit, shumica e njerzve e kane te pranishem fizikisht atin e tyre, por shpirterisht e kane mungues, zere se nuk e kane (sidomos ne epoken moderne, “mungesa e atit” mund te jete perkufizimi me i goditur per epoken moderne). Pranej shumica e njerzve jane artista t’mdhenj :smile:

Shiko Stalker, meqe meqe bere kabull qe erdhe, po pate mundesi, ne qetesine e kesaj teme tarkovskjane, ma zgjero shprehjen tende kunder perballimit zyrtar te gjendes se virusit, qe “njerzimi nuk do te vdese”. Siç e kuptoj une thene kaq shkurt, ka rrezik keqkuptimi.

Stalker, komenti jot eshte nje rikonfimim vendimtar per vleren e jashtezakonshme te celularizmes, tani e kam te mushme menjen top qe celulari eshte distant superor si cilesi ndaj librit. Eshte çeshtje kohe, perparimi teknologjie, te behet superior edhe si sasi, dmth te munde bibliotekat.

Shkrimin per Tarkovskin e bera vetem per asosacion te shkrimit per Mikelanxhelon per çeshtjen e te renes ne dashuri, qe eshte dytesore ndaj mediumit qe eshte tema e ciklit, dhe per rastesine qe e solli celulari. Mirpo komenti jot me fiksoi çfare kisha me dy mendje dhe gjysem koshiente lidhjen midis mediumit, materies, nenes. Shtoj se prej komentit tend u kujtova qe Herzog eshte braktisur nga babai vet ne moshen 3 vjeçare dhe eshte rritur nga nena. Tani kuptoj pse si Tarkovskij ashtu dhe Herzog jane karakter nokturne, dhe vepra e tyre eshte onirike, filmat e tyre jane si enderr, femra ne bardhe e zi te yin yang i perket te errtes, jetes nokturne te subkonshit. Besoj se ti e di qe Herzog ka bere nje film me aktore te hipnotizuar prej vete Herzog. Tani kuptoj pse vendin e Tarkovsikit si kampion per mu dikur, tani e ka zene Herzog (megjithse pak me ndryshe, se tani kam ca kampione te tjere qe nuk jane te fushes se artit).
Por ajo qe eshte me e rendesishme, rastesi ketu e rastesi atje, sikur na u bene nji çike si teper rastesi, e tani jam krejt i ndergjegjshem se virtualiteti ka vlere si onirik, ka vleren e endrrave, e cila eshte metode pune per zbulim me e fuqishme dhe me e vertete se racionaliteti ditor ne drite te diellit. Ne fakt te dy bashke si komplementare, por akoma nuk jemi atje.
Vetem se tani kam nje problem, si mund te vazhdoj ciklin se tani mu ka prish programi, me keto mend temat e kaluara do t’i kisha shkruar ndryshe. Kshu e peson kur bon nji dor muhabet me komuniste :grinning:

ika te shof Zerkallon, qe s’mbaj mend e kam pare a po jo me pare.

che schifo

Stalker, shif siper se si regjizori i modh po pi qumesht nga mamaja vet.

Mama e artistit t’modh vjen verdalle, pini qumesht e merrni dhalle.