Celularizma - pjesë e katërt

Qoftë dinozaurët, qoftë UFO-t i keni midis jush.

Termi medium (asnjanjës, në shumës mediat) është latin dhe do të thotë “ajo çfarë qëndron në mes”. Në fushën e krijimit në kuptimin më të gjërë të fjalës, medium-i është mjeti shprehës përmes të cilit krijuesi (artisti në fushën e krijimit artistik) transmeton mesazhin e tij. Këtë mjet ose medium secili krijues artist mund ta zgjedhë ose shpikë në mënyrat që ai e gjykon më të përshtatshme për qëllimin komunikues që ai vetë paracakton. Thënë banalisht psh: një piktor zgjedh ngjyrën si medium, ndërsa një skulptor zgjedh mermerin. Ndërsa në fushën mediave kuptimi është vetiu pak më i sofistikuar, por njëkohëshit edhe më i thjeshtë për faktin që mediumi në këtë rast është si të thuash vetvetja në shumës: mediat. Kjo ndodh sepse mediat janë një fenomen modern, e si do ja mundoj të shpjegoj më poshtë, në epokën moderne domethënia identifikohet me mjetin shprehës, ose me fjalë të tjera domethënia dhe kuptimi zhduket, dhe mbetet në mejdan vetëm mjeti shprehës, gjë që mund të shërbente fare mirë si përkufizim i artit modern. Thënë banalisht: nëqoftëse një skulpturë e Mikelanxhelos kishte një përmbajtje të shprehur nga forma e mediumit mermer, një skulpturë moderne e psh Henry Moore është puro formë mermeri, nuk thote asgjë e as mëton të thotë asgjë të artikullueshme si imazh apo si rrëfim me fjalë. Nga kjo pikpamje arti modern është puro formë pa domethënie, sepse vetë mediumi do-me-thënë.

Idenë e ka formular shkurt me vetëm dy fjalë, e nuk bëhet më shkëlqyeshëm Marshall McLuhan: Mediumi është mesazhi, që më me tepër fjalë do të thotë: kanali i komunikimit i përdorur është në fakt vetë mesazhi i vërtetë. Pra nuk është kryesisht përmbajtja që ndikon publikun konsumator të një mediumi, siç shpesh besohet, por vetë kanali i transmetimit. Në rastin e McLuhan shtypi është medium (media), sepse bën të mundur që informacioni të transmetohet nga një dërgues tek një marrës. Shtypi si medium është më i shpejtë se fjala që kalon gojë më gojë. Por më shumë sesa shkurton kohën, më tepër ka rëndësi distanca më e madhe e përshkuar nga shtypi në të njëjtën periudhë kohe. Përfytyroni një bashki apo qeveri që jep urdhëra garnizoneve të tij nëpërmjet shtypit (mediat), bashkëveprimi i shtypit me trasportin rrugor bën të mundur kontrollin e një rajoni dukshëm më të gjërë. Kjo lloj media ka një rol tejet përqëndrues: nxit automatikisht shoqërinë të strukturohet rreth një qendre rregullatore që mban rendin. Kjo ide rezulton profetike për kohën ku mediat virtuale mundësuan përballimin e situatës katastrofike që përjetojmë, celulari është treguar shpëtimtari i situatës .

McLuhan e konsideron mesazhin jo vetëm në drejtimin linear tradicional si shprehje e dërguesit, pa konsideruar fare llojin e mediumit, por duke vënë në pah përvojën e përjetuar të mediumit të përdorur (telefon, Internet, etj), tregon se mesazhi ndërlidhet me mediumin, madje i nënshtrohet atij, duke përmbysur dialektikën tradicionale përmbajtje/formë në anasjelltas: formë/përmbajtje. Pra më e rëndësishme është lloji ose forma e medias (efekti i teknologjisë) dhe kombinimi i saj me mesazhin. Ky impakt i mediave, i cili ka përparsi ndaj përmbajtjes së vetë mesazhit, tregon se risitë teknologjike, duke shkaktuar modifikime në sistemin shqisor dhe intelektual të njeriut, kanë revolucionarizuar qytetërimet.

Pra që historia e artit (edhe e kulturës në përgjithsi) mund të rrëfehet e reduktuar edhe si histori e mediumit, dhe progresi të jetë progresi i mediumit. Me fjalë të tjera nëse - sipas Frollos së Notre Dame të Hygoit - libri vrau arkitekturën (imazhin), atëherë celulari vrau librin. Tezë-sintezë-antitezë, është celulari që shlyen vrasjen e imazhit, arkiteturës.

Historia i bindet Parimit Ekonomik, triumfon çfarë është më ekonomike, e cila si e tillë, meqë midis ekonomise dhe estetikës ka lidhje fatale si komplementare, është detyrimisht edhe më estetike. Konkretisht mediumi kartë fitoi mbi mediumin gur sepse ishte më ekonomik dhe me estetik, njësoj si mediumi celular (dixhital) është më ekonomik dhe më estetik se libri. Por celulari ka diçka më tepër, është edhe më ekologjik (nuk sakatos pyjet e planetit si libri), dhe çfar është me kryesorja është më teknologjik se libri, thënë pak më ndryshe: ka më dizajn se libri. Ideja e dizajnit është mjaft iluminuese në rastin e shqyrtuar.

Synimi i dizajnit është të përmirsojë funksionalitetin duke asgjësuar materialitetin. Për ta kuptuar më mirë këtë ide, shërben rasti i dizajnit të karrikes, të prodhosh një model të ri karrikeje, nuk punë aq e kollajtë rëndom sa kujtohet. Marcel Breuer, një prej eksponentëve kryesorë të shkollës Bauhaus, tregon me fotograma në një ekspozitë të shkollës, transformimin e karrikes model bauhaus që me kalimin viteve ka një dizajn gjithnjë e më tepër të rafinuar, më minimalist dhe më të lehtë si peshë, derisa në fotogramën e fundit shihet një grua e ulur në hava. Sipas didaskalisë “nga viti në vit shkon gjithnjë e më mirë. Në fund fare do të ulemi mbi një kolonë ajri elastik”, Breuer profetizon se modeli me dizajn të padukshëm do të projektohet në vitin “19??”, dmth diku aty në shekullin e shkuar.

Në fakt ne nuk kemi shijuar akoma mrekullinë e uljes mbi një kollonë ajri elastik, por kemi arritur një mrekulli akoma më të mrekullushme, jemi shtruar këmbëkryq mbi mediumin web që është më pa peshë se ajri. Epoka e shkrimit në gur (sumere) u zevendësua nga epoka e shkrimit në tablet me dyll (greket dhe romakët), pastaj erdhi epoka e pergamenës që u zevëndësua nga lehtësia e letrës (librit), e kjo e fundit u zëvendësua nga lehtësia e papërballueshme e qënies së webit.

Zakonisht dëgjohen akuza që virtualiteti i bën budallenj njerzit (edhe sipas Umberto Ekos), të cilët humbin sensin e realitetit, harrojnë që kanë personë realë rreth tyre, dhe një jetë reale (sipas Baudrillard virtualiteti e ka vrarë realitetin, francezët mbetën tu vra). Në fakt po njësoj janë akuzuar librat kur romani filloi të bëhet popullor: romanet kalorsiakë i shplëlanë trutë Don Kishotit, i cili nuk ishte më në gjëndje të dallonte realitetin nga fantazia. Po njësoj ndodhi me zonjën Bovari, të cilës i shpëlanë trutë romanet me dashuriçka.

Dëgjohen ankesa pa fund edhe që libri është i pazëvëndësueshëm për erën e kartës, era e bibliotekës është era e ditunisë, etj. E kam pasur të fortë edhe unë këtë lloj ndjeshmërie, mbaj mënd që atëbotë kisha në bibliotekë personale dy libra de poche që i mbaja të çmuara kryesisht për dizajnin e tyre. Ishin të lehtë si peshë, shkronjat i kishin shumë estetike, faqet të prera në cepa me një rrumbullakosje fine me shumë art. Ishte kënaqsi e madhe vetëm t’i mbaje në dorë si send luksoz, pa i lexuar. Por kryesorja, që i bënte tejet të çmuar, ishte një erë parfumi të lehtë si erë karameleje që të vinte vazhdimisht në hundë kur i lexoje (sigurisht meritë e shtypshkronjës de poche).

Në fillim vitet 90-të, mbas një babëzie leximi histerik gazetash histerike, e kuptova mirë çfarë donte të thoshte Bodler për gazetën:

Nuk kuptoj se si një dorë e pastërt mund të prekë një gazetë pa ndjerë një drithërimë neverie - Ditarë intimë, Bodler.

Mirpo sot, pak nga pak pa e kuptuar, për librin kartë më është krijuar e njëjta ndjenjë neverie; librat i hap kur jam i shtërnguar t’i hap, madje kam filluar të mos i hap fare sidoqoftë.

Ankesë tjetër e dëgjuar rëndom që leximi në ekran të bezdis sytë dhe është lodhës ngaqë ka shumë dritë. Por pikërisht për këtë arsye ekrani digjital është superior ndaj faqes së librit, ekrani shkëlqen me dritë të vetën si dielli, libri ndriçohet nga dritë e reflektuar marrë hua si hëna.

Eshtë drita mediumi par excellence.


pjesën e mëparëshme e gjeni këtu

Vallaj un jom me i modh se Jezui qe ka thene: “Mos i hidhni derrave perlat tuaja”; un i hudh pa problem fare.
Pastaj, e ku t’i hudh?

Let your light so shine before men, that they may see your good works, and glorify your Father which is in heaven.

1 Like

o @xhatani, me celular mund te besh poezi muti! :stuck_out_tongue:

ose thene me poetikisht ne menyre pyetese: çfar lesh poezi muti mund te besh me celular? :stuck_out_tongue:

Nuk behet lufta me telefon :smiley:

kjo eshte shpjehje e ndonje filmi te Kinostudjos, apo e Kadarese?

intelektuali i modh po lexon libra

https://i.a4vn.com/2012/8/6/biem-hoa-the-gioi-29-40c1b5.jpg

Skenari eshte bazuar ne librin e Kadarese,nuk mbaj mend nese e ka thene Kadareja tamam ashtu.
Nuk e di nese nga gjenia apo rastesia por shume thenie te kadarese qelluan profetike .

Kerkova ne Internet, nuk gjeta shprehje te ngjashme gjekundi. Nese ti kujtohesh dhe sjell shprehjen pak a shume te sakte, do ta dija per nder.

Theniet e Kadarese jane tamam profetike per kohen e para vitit 1989, mbas ketij viti mund t’i perdoresh ne menyre te sforcuar, shtyje or burre. Profecia gjithnje eshte produkt i nje rreziku ekzistecial, frike nga vdekja reale ne prite kudo, te cilen Kadare e kishte mjaft te fuqishme para renies se komunizmit per rrethanet ku ndodhej ne maje te pikaloit. Mbas renies se komunizmit, tensioni i rrezikut ra ne zero, thanatos mori fund, mbeti vetem eros. Kjo shpjegon edhe psene e nivelit te ulet te vepes se tij mbas 89-tes, romanet e tij postkomuniste jane me te bukur dhe teknikishtsht me lart, mirpo “seç ju mungon diçka”, e kjo “diçka” eshte pikerisht fryma profetike. E vetmja profeci e tij tani eshte: “Shqiperia do te hyje ne Evrope”. Prit gomar te mbije bar.

Filmi “Balle per balle” kur karakteri I Kadri Roshit hipi ne kamion ushtarak.
Kadareja mu kujtua kur pashe ne Netflix nje film gjerman mbi shkrimtaret qe survejoheshin nga STASS me Gjermanine Lindore .Pas renies se murit dhe ribashkimit ish ministri I kultures I thote shkrimtarit disident :” ke dy vjet pa shkruar .Si duket tani qe je I lire te shkruash c’te duash te ka ikur fantazia se s’ke kunder kujt te rebelohesh …”

1 Like

:joy: :joy: :joy: :joy: :joy: :joy:

Pranej them une qe ne fuksat jemi shkaku i krijimit artistik. Perveç se shume prej intelektualeve disidente ju kemi bere koken. Kompleksi i Edipit eshte shkaku i vertete, rebelimi ndaj babes.

nje restaurim nepermjet Inteligjences Artificiale, celularit, i filmimeve te Parisit nga vellezerit Lumiere:

e njejta gje per filmimin e pare ne histori (ne fakt eshte i dyti):

çuditerisht tre grate me kalamaj per dore mbajne maska koronavirus, por nuk shof gjekundi germadhat e Teatrit Moulin Rouge ku tun bolet sa majtas djathtas Marloni. :smiley:

nje tjeter artist modern qe i sugjeron idene vete mermeri si medium, njesoj si Mikelanxhelo: