Celularizma - inkuizitorimothmedium

Ka shumë mundësi që në Kopshtin e Edenit nuk ndjehej nevoja as për libra e as për arte - George Steiner, Prani të vërteta .

Duhet të kesh dreqin në bark për të shkëlqyer në çdo lloj arti - Volter.

Arti modern ka një prirje kryesisht demoniake - Bodler.

Shkatërrimi ishte Beatriçja ime - Malarme.

Dëshira për të shkatërruar të Bukurën ka qenë forca lëvizëse e artit modern - B. Newman.

Arti i vërtetë do të jetë antiarti - Argan.

Desha të them dy fjalë për të sqaruar se përse unë komentoj prej vitesh duke humbur shumë kohë në virtualitet. Duket si kohë e humbur, por në fakt është kohë e fituar. Përveç të tjera vlerave të mediumit web që kam përmëndur në shkrimet e kaluara, ose kam lënë të nënkuptohen, shtoj vlerën që kanë kufizimet në diskutimin në virtualitet. Gjithashtu anonimati, por edhe joanonimati, dmth kufizimi që nuk sheh personin real përveç frazave që shkruan dhe emrit (ose nofkës). Tjetër kufizim vlerë: diskutimi dal vivo ku flitet në të gjallë në menjëherësi me lehtësinë e papërballueshme të qënies, por nga ana tjeter, nuk flitet por shkruhet, gje që kërkon një impenjim më të madh se fjala e thënë. Që ka vlerë mediumi web kam eksperiencën personale, kur shkruaj direkt në blog mesazhin me gabime shtypi dhe mungesa në fjalë, më del më i gjallë, më origjinal dhe më frymzues se kur e shkruaj veçan në word pa gabime, e pastaj e hedh në blog. Tjetër kufizim që prodhon vlerë të jashtëzakonshme, komenti është relativisht i shkurtër në dialog, keshtu që je i detyruar të shprehësh një ide në pak fraza. Nëse një ide nuk shprehet dot në pak fraza, atëherë nuk ka vlerë si ide, ose nuk ja vlen komentusi kaqol. Gjithë arti i të lexuarit dhe të shkruarit reduktohet në sa je në gjendje të thuash me pak fraza “idenë kryesore të romanit”, pikërisht çfarë kërkonin nga nxënësit melejezyshat e letërsisë atëbotë, dhe çfar kërkon twitter këtë botë.

Por më kryesorja është që vlera e jashtëzakonshme që diskutimi në kohë reale ka të njëjtën vlerë që ka biseda në realitet me njerëz. E pra, gjithçka që di me vlerë, i detyrohet bisedave me njerëz të gjallë, e jo leximit të autorëve të vdekur e librave të mykur nëpër rafte bibliotekash. Leximi më ka vleftur më pas, për të fortifikuar diturinë e të gjallëve, dhe për të kaluar kohën e lirë, që s’dija si ta humbja ndryshe, sidomos atëbotë.

Konkretisht: një prej problemeve që më ka munduar sa më s’ka, është pohimi i pranuar gjërësisht që “lumturia nuk bën histori”, me pasojë që leteratura mund të rrëfejë vetëm fatkeqsi (në happy end bie perdja), e një tjetër pasojë akoma më e mynxyrshme, që artisti duhet të jetë fatkeq që të prodhojë art. E për më tepër, nëse i lumtur, duhet të bëhet fatkeq se s’bën që të jetë artist sipas Artur Rembo që e ka programuar konkretisht se si arrihet me metodë statusi i të qënurit artist. Ky lloj diskutimi, i bërë me mijra herë, edhe në ambjentin e sallonit mondan të sinjora Bertinit, ka qenë një torturë e vërtetë, sepse i shtyrë muhabeti në pasojat më të skajme, sinjora Bertini bënte pyetjen provokuese: “Atëherë i bie të zhduket arti!?”.

Kur vinte puna deri këtu, atëhere përgjigja shpesh herë ishte akoma më provokuese: “Le të zhduket, e kujt po i rref?”

Por vetëm gjatë një diskutimi në kontekstin e mediumit web gjeta më në fund zgjidhjen e problemit. Meqë bota virtuale shqiptare tashmë është e vdekur, bëhet e gjallë herë pas herë me orgji filozofike duke gjetur si pretekst ndonjë pseudondodhi fatkeqe (si ne rastin e Teatrit), zakonisht komentoj nëpër botëra virtuale “të jashtme”. Sjell një diskutim me sinjora Bertinin në një grup të mbyllur fejsbuku, ku çdonjëri nga pjesmarrësit, var një post që komentohet nga të tjerët anëtarë, dhe anasjelltas. Sapo më pranuan në grup, pashë postet e publikuara njëri pas tjetrit dhe komentet nën to:

Post 1
-A ekziston ndonjëri midis jush që ka gjetur dashurinë në moshën 50 vjeçare? E pranoj se nuk e besoj më këtë ide, dhe mbase kjo është arsyeja përse kam mbetur vetëm. Një pjesë e imja mendon se nuk është e mundur, në këtë moshë, të krijosh një lidhje të vërtetë me dikë me të cilin nuk ke ndarë një “të kaluar” dhe me kë nuk do të mund të ndërtohet një e ardhme “e rëndësishme”, sepse në 50 vjet shumë nga ngjarjet kryesore të së kaluarës janë, pikërisht të kaluara dhe pjesa më e madhe e “të ardhmes” tashmë është realizuar (punë, shtëpi, familje …) … . Pra në çfarë baze mund të ndërtohet një marrëdhënie e thellë me një person tjetër kur tashmë ke arritur përtej gjysmës së jetës? Pse një i huaj duhet të të donte në mënyrë të mosinteresuar? Për më tepër, në një moshë në të cilën tërheqja estetike është gjithnjë pak e më pak, dhe për këtë arsye është për tu përjashtuar tërheqja pasionale … . Do të më pëlqente që të më thoni se gaboj. Vetëm me të dhëna të vërteta, jo me dëshira …
Post 2
-burri im nuk di gjithçka nga e kaluara ime, madje edhe sekretet e mia më të errëta, çfarë duhet të bëj??? A duhet t’i them atij të gjithë të vërtetat duke rrezikuar divorcin? Apo mos ta vras mendjen?
Post 3
-sa guxim duhet për të dashur një person që do një tjetër?
Post 4
-po pyesja veten, a mendon se njerëzit që mashtrojnë partnerin e tyre, janë sidoqoftë në mënyrën e tyre të dashuruar me personin me të cilin janë bashkë, edhe nëse nuk janë besnikë?
Post 5
-Ex-i im më ka shkruar përsëri. Dy muajt e parë të marrëdhënies sonë kanë qenë shumë të bukura. Pastaj, ai më la. Për të isha vajza e parë për të cilën provoi diçka, dhe prandaj pësoi traumë të rëndë. Pastaj, vazhduam me tërhiqe mos e këput për 7 muaj të tjerë. Dje më ka shkrur duke më thënë se unë jam e vetmja që e kuptoj dhe mund ta ndihmoj.
Post 6
-Përshëndetje, gjithnjë e më shpesh ndjej nevojën të jem vetëm, përse? Kush të jetë shkaku vallë?


Lexova pa fund poste dhe komente të këtij lloji, më kapi një mërzi për vdekje, po i njëjti ankim kozmik kudo. Çfarë ndjeva e thashë pa një pa dy:

-E çuditshme, duket sikur të gjitha postimet janë shkruar nga i njëjti person.

(në fakt desha të thoja të njëjtën gjë edhe për komentet, por ishte pak si tepër për miletin e web-it)

Sinjora Bertini mu përgjigj me këtë koment:

-ka shumë gra që arsyetojnë në të njëjtën mënyrë … . Por funksionon në të njëjtën mënyrë edhe për burrat … . Unë e shpjegoj kështu.

Përgjigja ime:

-Mendova një tjetër gjë shumë më të thellë të stimuluar nga leximi i postimeve, që nuk ka asnjë lidhje me gjininë e postuesve, për më tepër disa prej tyre janë meshkuj.
Ndryshe nga çfarë zakonisht paraqitet dhe besohet, vuajtja në thelb ka gjithnjë të njëjtën fytyrë, është përsëritëse dhe pa origjinalitet. Ndryshueshmëria është vetëm e jashtme, secili ka historinë e vet fatkeqe për të treguar, por në thelb vuajtja është e njëjta, përsëritëse, e mërzitëshme, mekanike, në thelb rrëfen të njëjtën gjë, ose më saktë nuk rrëfen asgjë tjetër përveç asgjësë. Kurse lumturia funksionon në të kundërt: thelbi është i ndryshëm, origjinalisht çdonjëri është lumtur në mënyrën e tij, megjithse historia mund të jetë e njëjtë, profumet janë të ndryshëm, dhe rrëfimi mund të tregojë fare bukur çfar ndodh brënda. Lumturia nuk bën histori, thonë artistët e mëdhenj, shumë e vërtetë, por më tepër se artistët e mëdhenj, bëjnë histori gazetat.

(pjesa tjetër e diskutimit me sinjorën, nuk ka rëndësi për temën)

Kjo e vërtetë nuk do më vinte kurrë në mëndje jashtë diskutimit në virtualitet, është meritë e kontekstit të virtualitetitit, u përgjigja pothuaj pa e pasur mendjen, vetëm më pas e pashë se kisha zgjidhur një çështje që më kishte munduar gjithë jetën. Komenti im vlen si kusht fillestar për të arritur gjëndjen e mëtejshmë, që një lumturi e brëndëshmë krijon aventura të jashtme pa fund, dhe të lumtura.


pjesën e mëparëshme e gjeni këtu

nje fjalim im programatik i sapo bere taze ne virtualitete “te jashtme”:

Unë nuk lexoj si të vijë, rastësisht me rekomandim, ose sepse është në modë etj. Pothuajse gjithmonë filloj nga një shprehje e thënë dal vivo e një autori që më tërheq vëmëndjen, e më tregon me pak a shumë se kush është, dhe më pas filloj të lexoj, dhe kur shoh se vërtet ja vlen, lexoj gjithçka të tij dhe për të. Pak a shumë e njëjta mënyrë se si njohim njerëzit ne jeten reale që ja vlen te njihen. Në këtë mënyrë kam shumë boshllëqe në njohuritë e mija, por nuk e konsideroj problem, madje e konsideroj avantazh. Ka gjeni të famshëm që nuk humbni asgjë nëse nuk i njihni, perkundrazi. Shoh shumë njerëz që hanë si të babëzitur çfardo kulturë dhe autor te çfardo lloji, edhe këtu: “ky është i madh, ah sa i madh është ai tjetri!”. Por janë vetëm të mjerë të mëdhenj, s’ke çfar meson ne shoqeri te tyre.

Nuk e le veten te me perdore kultura dhe libri, jam une qe e perdor kulturen dhe librin - i Modhi :smiley:

Edhe ne librin me te shkelqyer ku eshte shkruar krejt e Verteta Absolute, ky liber nuk mund te jete kurresesi e verteta, sepse e verteta vertet e Vertete eshte e jetuar. Eshte jeta qe mund te permbledhe dhe permbaje bashke, si Tekstin (librin), ashtu dhe Kontekstin ku ndodhesh.

Kjo nuk eshte akoma e qarte, megjthse eshte histori e 2000 vjet me pare.
Kur Jezui fliste, skribet e tempullit (intelektualet e shquar te kohes) i tregonin Librin (Testamentin) duke i thene: “nuk eshte e vertete, shiko se kjo qe sapo the nuk e shohim te jete ketu”. Jezui i pergjigjej: “Jam une e Verteta, Udha, Jeta”. Dmth jam une Libri.

Dhe pa qene Jezui te ndodh e njejta gje, nese ti thua nje gje te provuar se verteteti ne lekure, per mire apo per keq, te vjen intelektuali i shquar, skribi modern qe roit biblotekat, e te thote: “Nuk eshte e vertete, shiko se ky ka thane ne faq aq e kaq, e ky tjetri e ka thane ne faqe kaq e aq!”

Ka nga ata qe vertet kane vuajtur shume ne jete, por kane bere te vuajne te tjeret me shume - i Modhi :smiley:

Krishti dymbedhjete vjeçar midis intelektualeve te shquar hebrej, Albrecht Durer 1506

prandaj njerzit nuk lexojne më libra, por lexojne gazeta.