FIAT LUX - pjesë e katërt (Pontormo)

Ndryshe nga çfarë zakonisht paraqitet dhe besohet, vuajtja në thelb ka gjithnjë të njëjtën fytyrë, është përsëritëse dhe pa origjinalitet, më e mërzitëshme nuk bëhet. Ndryshueshmëria është vetëm e jashtme, secili ka historinë e vet fatkeqe për të treguar, por në thelb vuajtja është e njëjta, përsëritëse, e mërzitëshme, mekanike, në thelb rrëfen të njëjtën gjë, ose më saktë nuk rrëfen asgjë tjetër përveç asgjësë. Kurse lumturia funksionon në të kundërt: megjithse lumturia ka një formë për të gjithë, thelbi është i ndryshëm, origjinalisht çdonjëri është lumtur në mënyrën e tij, megjithse historia mund të jetë e njëjtë, profumet janë të ndryshëm, dhe rrëfimi mund të tregojë fare bukur çfar ndodh brënda. Lumturia nuk bën histori, thonë artistët e mëdhenj, shumë e vërtetë, por më tepër se artistët e mëdhenj, bëjnë histori gazetat.