Çfar mendoni dhe propozoni qe ne blog te mund te diskutohet normalisht? Apo e quani situaten normale, nuk ju ben me pershtypje?

per te qene korrekt vertet nuk eshte e lehte, por me rregulloren e kalamojve te kopshtit qe diskutojne me biberon ne goje eshte e pamundur te jesh korrekt.

Eshte e mundur te jesh korrekt kur ke rregulloren e duhur per horrat dhe gangsteret potenciale me biberon ne goje.

Rregull nr. 1.

Admini nuk merr pjese ne diskutim, eshte mbi mejdanin e diskutimeve, entitet i panjohur si hyjet e maleve, arbiter i paanshem.

Rregull nr. 2

Njesoj si ne rregulloren e futbollit, te bazuar ne kartelen e verdhe dhe te kuqe, kush prish, temen, blogun dhe diskutimin, t’i behet ban, dmth te nxirret me fishkellime jasht me kartele te kuqe mbas nje denimi me kartele te verdhe.

“t’kena shnetin”, asht batuta e e nje personazhi te prtokallise kete sezon. :stuck_out_tongue:
ban-i, ka egzistu te peshku i vjeter. te kufizonte komentet, pastaj dhe te perjashtonte per nje kohe te caktume, biles edhe per fare.
laj - thaj, vetem gjembi ka ngel edhe square kajhere qe merren me peshkun.
blendi as qe ja hedh syte per vete. para ca kohesh i pata lexu i shkrim neper portale, nderkohe qe ne peshk s’e mori munimin per ta hedh.
kushteqe, ne horrat me biberon shfrytzojme situaten e favorshme.
t’kena shnetin!

2 Likes

Tere rregullat që do veri vetë, po u zbatuan, ti je i pari që digjesh

Sikur aty ke ty sherbimi shendetsor osht falas ? … apo t’i kon heq shpresat ?

image

image

o qemolo ha ha ha, o qemolo!

Pjeter, ç’ka te beje rregullorja qe duhet te beje ban, me me adminet qe nuk pjerdhin per Peshkun duke bere fena banbarabam?

Ketu po flitet per çeshtje mendesie apo koncepti: a mund te lejosh te prishesh blogun ne emer te lirise demokratike pirdh sipas qefit, apo nuk e lejon sepse çdo bashkejetese ose bashkesi rregullohet nga ligje? Kokretisht çeshtja eshte: a t’i behet ban nje horri dhe gangsteri, apo t’i mos behet?

Ç’hyn ketu se çfare ben Blendi, square, gjembi? Ketu po flitet per rregulloren e Peshkut te Ri qe ka mbet njesoj me biberon edhe kur Blendi ishte aktiv. Apo ke harru fillesat e mbara te Peshkut te Ri si pjesmarrje peshqish dhe impenjim i forte adminesh? Ndoshta fajin e ka rregullorja me biberon qe kemi arrit deri ketu.

Pastaj kam thene qe adminet, edhe po te duan, nuk mund te bejne ban asnjeriu sepse teknikisht nuk e kane kete mundesi, rrezja e veprimit te tyre nuk perfshin “zyren e kuadrit” te Peshkut. Mes lexoni ato qe keni ne koke.

Idea eshte se ketu nuk mund te besh muhabet me zor me njerzit. E kam kuptu ngahera qe ti ke nevoje me zgjedh nje grup njerzish me e ba muhabetin “persmari”. Po nuk mjafton deshira, tjetrit duhet t’i imponohesh me cilsine qe ti ofron ne ket lloj muhabeti dhe jo te rrafish kamt t’u mallku dyjane qe s’po jane ne linje me ty. Per hire te vertete, per sa me takon, ti ofron cilesi me nje forme acaruese, e persa kohe forma eshte permbajtje, gjinja nuk ka fort qef muhabetin me ty. Shto pastaj mungesat e atyne me nje stad te caktum, ke ngel t’u ju bertit mureve te Peshkut. Mungesa e rregullave asht vetem sebep,

2 Likes

ja te zeme se une gjej sebep (e ja ta zeme se ti nuk gjen sebeb sepse un gjej sebeb), dhe ti si psikolog i modh paske kuptu ku e kom hallin un. Ja un u veteskartova se s’kam per te komentu me, meqe gjeta sebeb rregulloren per te mos komentu.

Por si i behet hallit qe ti ke gjysmat e peshqeve qe gjejne sebep here pas here t’i gerthasin njeri tjetrit ta qifsha te bofsha? Gjysma tjeter gjejne sebep me edukate duke i ça sumen njerzise vazhdimisht me edikristaqramen dhe ramsaliberishen me te njejtat fraza per vite te tera. Ti vete vjen nje here ne senet, sigurisht sepse je neverit nga keto lloj diskutimesh e fut i vjellme alkolike ne blog.

Ke ndonje propozim konkret si mund te rregullohet gjendja? Se nuk e rregullon gjendjen duke i bere psikologjizma nje te vdekuri. I ka vdek nena asaj pune, une nuk komentoj me ne kete gjendje idjote te pergjitheshme, sepse nuk shkruaj me, dhe nuk jam parazit kafenesh.

Ti ke hall se nuk di te bej muhabet, ashtu qofte, por kam dy vjet qe nuk bej muhabet sepse ka dy vjet qe nuk komenton me njeri ne temat e mia, 0 komente ose 2-3 komente maskaralliqe te llojit Katror dhe Varik. E vetmja qe ka majt muhabetin gjalle ka qene Aqua. Indiference totale per shkrime qe jane me te mira se shkrimet e vite me pare ku te njejtit peshq vinin 10 pelqime ne teme e komentonin rregullisht. Ti mund te psikologjisesh se kam nevoje per pelqime llapa dap e llapa dap ku di un se çfare, ashtu qofte, por kjo nuk i leviz nje presje faktit qe un jam po i pari, shkrimet gjithashtu, atehere çfar ka ndodh ne Peshk?

Ta them une çfar ka ndodh, degradim ka ndodh, biberoni eshte kthyer ne prezervative.

Ktu asht parimi i force se elasticitetit, me at force qe perplasesh topin e llastkut per muri, me at te kthen mrapsht.
Per te marr nje shemull, nje ish antar i kuotum i Peshkut si Emigranti,ta zam, me thuj nje rast te vetem qe ta kete cu punen qe te tjeret, jo ai vete, ta kene shajt nga robt e shpise. Ty te ka nodh. Pse?
Ky asht propzimi im; po deshe muhabet do ta gjejsh si ta kerkosh. Kerkush nuk ka armik kerkan. Po ka sjellje armiqsore krashi teje, diku s’ke dit te sillesh perkundrejt. Ata qe dune me u shajt me liber shpie do te kene klubin e tyne ktu, kush don nje lloj tjete bisede, vetvetiu muhabeti i mbledh rreth njani tjetrit. Me direktiva zor se vjen ne binare ky milet. Le te lulzojne 100 lulet, thoshte shoku Mao, masanej gjithkush i merr ere lules qe i pelqen.

e di ku e ke hallin, e mora vesh qe nuk do me diskutu konkretisht perveç se çfar ka thon Mao, qe thoshte shum gjona, por i kishte burgjet plot.

ta them un pse nuk e kan sha emigrantin. Per disa arsye, njera nga arsyet: sepse emigranti nuk trubullonte trokellimen demokratike te boleve te Marlonit, bile i bite edhe ai here pas here kumonave. Pra Emi nuk shqetsonte njerzit si une qe kerkoj ca gjona parimore si shoku Mao, ndersa Emi ishte si Maoceduni, i lente te lulzonte lulet, bile i hidhte edhe bajga artistike.
tani un po shkoj te bej nani se jam i lodh. Per te bo nerin te prita deri tash. Noten. Neser pergjigjen çfar do shkrush.

Ka edhe nje problem te vockel. Peshqit e vjeter kane patur pak a shume te njejtin profil profesional dhe te njejtat interesa jashte profesionale per kulturen, shkrimtarine, filozofine, perkthimet etc. Me aq sa kuptoj nuk kane mbetur me te tille, pjesa me e madhe ketu ka profesione me teknikalitete qe jane gjuhe e huaj per te tjeret dhe per me teper s’ia vlen te diskutohen gjate kohes se lire. Nga ana tjeter, gjuha dhe autoret e perdorur neper shkrime te arrira me natyre filozofike, artistike etc eshte e veshtire te pertypet per dike qe i ka dedikuar gjithe kohen nje fushe tjeter, komenti pastaj (sic thote vlonjati) do akoma me shume pune per t’u shkruar. Keshtu qe pjesa me e madhe e peshqve te mbetur i bien shkurt e kohen e lire e konsumojne me artikuj modeste gazetash, per shkak se ka nevoje per me pak perqendrim per t’i kuptuar ato. Une personalisht frekuentimin e peshkut e kam sipas periudhave te relaksit nga ngarkesa e punes, sepse ne dite te ngrakuara nje shkrim jashte fushes sime, i bie ta lexoj 5 here qe ta marr vesh, me shkeputet vemendja, ngaqe edhe gjuha e struktura e fjalive eshte krejt e ndryshme nga cfare jam mesuar te lexoj. Keshtu qe cfare kam pelqyer e komentuar ketu jane edhe perpjekja ime per te zgjeruar horizontin ne fusha te panjohura, por qe gjithsesi s’ka qene e lehte si perpjekje.

2 Likes

mir e morrem vesh pikpamjen intelektuale te intelektualeve qe merren me teknikalitete, po çfar lidhja ka kjo me faktin se gjysma e peshkut shan nga nona motra, kurse gjysma tjeter nuk shan nga nona motra sepse eshte me edukate, por ben me keq, flet me edukate per trokellimen e boleve te Marlonit sala-rama. Apo i ben keto per relaks mbasi zhvillon pune shkencore ne profesionin e vet?

Jo kjo ska lidhje. Une po shojegoja tjeter gje: qe nje nga arsyet qe peshku eshte varferuar kaq shume dhe temat e mira qe flasin per kulturen artin letersine nuk kapin shume komente eshte edhe fakti qe nga peshku jane larguar disa anetare qe e kishin profesion letersine, perkthimin, shkrimtarine, filozofine pra ishin te kenduar nga kjo fushe dhe kishin cfare te diskutonin. Sa per te shamet, sherret politike me te shara mbare e prape kane qene edhe tek peshku i vjeter, por kishte me shume censure dhe nuk bienin aq shume ne sy sepse kishte me shume anetare qe komentonin, komunikimi ishte me intens ne disa tema njekohesisht. Tani ka mbetur vetem diskutime te lira per shkak re varferimit te peshkut nga anetaret. Nuk besoj se do te pasurohet me peshku. Njerezit preferojne facebookun e instagramin tani. Besoj eshte nje ecuri natyrale e jetes se ketij blogu.

1 Like

dmth une jam jasht kohe?

Absolutisht jo. Ti faleminderit qe i sjell shkrimet here pas here, une te pakten, kam patur kenaqesi t’i lexoj ndonese jo gjithmone ka qene e mundur per shkak te impenjimeve jashte peshkut. Nepermjet komentit me siper po sqaroja se nuk do te kete permiresim situata ne peshk, pasi anetaret qe kane patur interes dhe njohuri te mjaftueshme te diskutonin gjate per art dhe kulture jane larguar. Kush ka mbetur, dikush ngaqe se ka profesion, dikush ngaqe mund te mos jete shume i lexuar, nuk para angazhohet ne tema te gjata ku idete jane te shprehura ne menyre komplekse, pavaresisht cilesise se larte. Cilesia e larte ekziston ne cdo kohe, nuk ka si del jashte kohe. Thjesht, per arsyet me siper, ka nje audience te kufizuar, ka nevoje per audiencen e saj qe ka njefare pervoje te lexuari ne fushen ku zhvillohet diskutimi.

Ne rregull, mire e ke, por ka nje gje qe se ke mire, dhe nuk kuptoj se perse nuk e ve re, njesoj si te tjeret, megjith insistimin tim. Ose e kuptoj pse beni sikur nuk e vini re. Hamëndësoj.

Po flas vetem e vetem per ata peshqit qe kane mbet, jo per ata qe jane larguar, e pse jane larguar. (interesohem pse eshte larguar vetem per Emin :stuck_out_tongue:)

Peshqit e mbetur nuk jane ata qe dikur kane qene, kan hy n’uje.

(perfshire dhe une vete. E kam fjalen per muhabetin qe bejne, jo arritjet e tyre profesionale jasht Peshkut)

Mendimi im është që çdo peshk që e ka ndier veten të acaruar të paktën një herë në ditë nga një tjetër peshk, të agjërojë të paktën 21 ditë, pra të mos e lexojë peshkun për 21 ditë. Nëse pas kësaj kohe ndien sërish dëshirën për ta lexuar dhe komentuar, të kalojë në fazën 2: të mos komentojë i nevrikosur, po të presi ti bien nervat. Gjatë kësaj kohe të mundohet të kuptojë pse është nevrikosur, se sigurisht që kur nevrikosesh, vetë e ke një krimb brënda.
Te unë ka funksionu. Efekti lateral është se më ka heqë dëshirën për të marrë pjesë aktivisht në Peshk… po dhe naj humbje nuk është fundi i fundit. Ka peshq deti plot.

1 Like

Dranje, ke nje gabim t’modh 21 ditor brenda ne koment.

ashtu eshte, vetem se “tigani ne det, por edhe peshku ne det!”

image

1 Like