Çfarë do ndodhte nëse të gjithë do bëheshim veganë?

aha, ne fillim mu duk si fenomen sinkroniciteti, sepse sapo po diskutoja ne temen e permbysjes se klases se vjeter politike ne France nga Makron, te njejten gje qe rrek Moza me brezin e ri te shkrimtareve qe do te permbyse brezin e vjeter.

pune organizmi dhe gjeni ,si duket , gjerat jane specifike nuk mund te pergjithesohen ,
perkunder meje qe me te vertet duket mbleserenese kjo dijeta vegane , ndoqa recept nga punimet shkencore te universitetit te Hauardit dhe perveq renjes ne peshe , pastrimit te organizmit nga toksinet kurr me energji dhe elan nuk kam ndjere se ne ate forme te te ushqyerit .Sa qe erdha ne perfundim qe titanen vertet kane egzistuar ( fal formes se te ushqyerit qe natyra duhet te ju kete ofruar )
p.s.
si duhet nuk keni praktikuar si shtese
Natriumin , Kalciumin, Kaliumin , Magnezium dhe shume vitamine tjera ,ndryshe nuk arsyetohet plogeshtia ?

do na hante uku

kjo qe ke ndjere ti, ndjehet normalisht kur agjerohet. Gjithnje behet fjale per nje organizem te shendetshem dhe relativisht ne moshe te re…

Ne fakt dieta vegan eshte ne vetvete nje diete agjerimi sepse eviton gjysmen e ushqimit normal. Sigurisht jo qe te kompesosh mungesat duke ngrene pa kontroll brumera, se ne kete menyre i bie te shendoshesh me teper.

titanet hane karrota?! :smile:

Ka goxha studime kontradiktuese ne fakt; nuk mund te pergjithesojme dot.

Te gjitha qe permend kane qene ne rregull dhe e vetmja vitamine ku kam pasur deficence ka qene vitamina D. Dhe meqe ra fjala, kjo deficence eshte shume e perhapur tel veganet dhe vegjetarianet pikerisht per shkak te dietes. Nje nivel i ulet i saj ndikon ne nivel te ulet énergjie, muskuj te dobet, depresione, etj.
Per shumicen e njerezve ushqimi i pasur ne proteine eshte mundesuesi me i mire per énergji te mjaftueshme per te perballuar rendesat fizike qe kemi ne jeten e perditshme.

• Një person që ushqehet me dietë me bazë shtazore, ka nevojë për 13 152 m2 tokë të kultivuar në vit, kurse një vegjetarian/vegan ka nevojë vetëm për 674 m2 tokë të kultivuar në vit.

1 Like

Pyetje dhe fakte mbi veganizmin
Statistika
• 7 miliardë kafshë të fermave theren çdo vit vetëm në SHBA.
• Ka mbi një miliardë lopë në Tokë me një peshë totale më të madhe se të gjithë njerëzit të marrë së bashku. Ky numër i madh mbahet artificialisht, për të furnizuar kërkesën për mish.
• Dietat me produkte shtazore janë të mbushura me yndyra të ngopura, teprice proteinash dhe kolesterol që shkaktojnë sëmundje zemre, hemorragji cerebrale, dhe 50% të vdekjeve në SHBA.
• Një person që ushqehet me dietë me bazë shtazore, ka nevojë për 13 152 m2 tokë të kultivuar në vit, kurse një vegjetarian/vegan ka nevojë vetëm për 674 m2 tokë të kultivuar në vit.
• Mishi nuk përmban ndonjë element ushqyes që nuk mund të përftohet me një cilësi më të lartë nga bimët.
• Nëse nesër të gjithë amerikanët do të bëheshin vegjetarianë, rreth 810 000 km2 territori mund të riktheheshin në pyje. Imagjinoni sa tokë do të kursehej sikur shumica e globit të kthehej në vegjetarianë.
• Vetëm sasia totale e jashtëqitjeve që prodhojnë kafshët e mbajtura në ferma në SHBA, është 20 herë më tepër sesa sasia e jashtëqitjeve që prodhon i gjithë njerëzimi.
• Sistemi tretës i njeriut nuk është i përshtatur për mish. Zorra e një kafshe mishngrënëse është e shkurtër (2-3 here gjatësia e bustit të tyre) dhe e lëmuar në brendësi, kurse zorra e njeriut është 12 herë më e gjatë se busti i njeriut, dhe me rrudha në brendësi. Mishngrënësit kanë acid gastrik shumë herë më të fortë se të njeriut. Në zorrën e gjatë të njeriut, mishi dekompozohet dhe bëhet toksik për trupin.
• Një nga argumentet e shpeshtë që dëgjohet nga ata që ushqehen më një dietë me bazë shtazore, është se vegjetarianët/veganët vuajnë nga mungesa e hekurit i cili sipas tyre gjendet vetëm në mish. Në bazë kalorish, spinaqi ka 14 herë më tepër hekur sesa një filetë bifteku. Produktet shtazore kanë mangësi në vitaminë C, e cila nevojitet për përthithjen e hekurit.
• Kafshët në ferma, ushqehen dhe me mish e mbetje shtazore përveç misrit e sojës. Lopët e derrat ushqehen me mbeturina peshku, mishi, antibiotike, e ilaçe. Pesticidet dhe helme të ndryshme transmetohen nga mishi që përdoret për ushqimin e lopëve e derrave, tek njeriu.
• American Journal of Clinical Nutrition and the Food and Nutrition Board (Revista amerikane e të ushqyerit klinik dhe Bordi i ushqimit e të ushqyerit, rekomandojnë të hahet vetëm 2.5%-6% të kalorive të konsumuara, si proteina për të plotësuar kërkesat e trupit. Është e pamundur që me një dietë vegjetariane të biesh nën 9%. Një amerikan tipik merr 28% të kalorive si proteina shtazore dhe 12% si proteina joshtazore. Mbidoza e proteinave është shkaku kryesor i osteoporozës.
• Kafshët e rritura në kushte ferme, kanë 30 herë më shumë yndyra të ngopura sesa kafshët që mbaheshin në kullota natyrale.
• Qumështi i lopës është për viçin jo për njerëzit. Një foshnje njeriu ka nevojë për 5% të kalorive të tij/saj në formën e proteinave. Qumështi i lopës ka 15% të kalorive të tij si proteina.
• Pulat në ferma, ushqehen me pesticide të fuqishme, të cilat vrasin larva insektesh edhe kur ato bien në kontakt me glasat e pulave.
• Një fakt historik na tregon se kur Aleatet i bënë bllokade detare Danimarkës gjatë Luftës së Parë Botërore, danezët u detyruan të hanin vetëm perimet që mund të mbillnin në vend duke u bërë kështu vegjetarianë me detyrim. Niveli i vdekjeve të popullatës gjatë kësaj periudhe ra me 34% në krahasim me më parë.
• Një dynym tokë e kultivuar me spinaq, jep 26 HERË më tepër proteina sesa po të përdorej për prodhim mishi.
• Dieta vegjetariane/vegane është kura më e shpejtë për kolitin ulçerativ.
Burimi: studime të ndryshme nga universitete perëndimore.

1 Like

Mund të flasim shkencërisht, ose mund të flasim sipas dëshirave e pasioneve. Ashtu siç mund të flasësh shkencërisht për dëmet e duhanit me një duhanpirës, por nuk do të thotë që për të shkenca ka kuptim.
Prandaj zgjidhni në cilën mënyrë do ta bëni diskutimin, me shkencë apo me qejfe?


Artikulli në anglisht.

Ja thelbi i muhabetit nga ky artikull qe solle, dhe qe eshte me e arsyeshmja:

“But fortunately, the entire world doesn’t need to convert to vegetarianism or veganism to reap many of the benefits while limiting the repercussions.
Instead, moderation in meat-eating’s frequency and portion size is key.”

Formula magjike: gjithcka me moderim.

Po, prandaj mos hani mish përditë, por vetëm një copë në dy javë.

Ose perdite, po nga pak, jo nje kofshe te tere qengji per shembull.

ja ku erdhem prap te fakti qe shok enver ka qene profet vegan! per inot te kapo fuksit te demokracise qe ben dosje sanskrite.

Sa me inot e paske morr’ me kto vegan’t…

Zoti t’falt ( ai qingjave t’pjekun m’hell - me t’përmbronshmet kukurrec - vallahile!)

Nga ana ime, asnjiher’ s’kom arrit me e morr vesh: - ku ju flen lepri ktyre vegans’ve:

1- me mbrojt planetin m’rrezik nga kafshet e hellit dhe t’byftekut, që po shtohen si miz’ e lisit?

2 - me mbrojt kafshët e keqtrajtueme nga mishngronsit e babzitun?

3 - me mbrojt gjon’ e gjall n’përgjithsi nga njeriu i papërgjegjsuem?

4 - me mbrojt vetë rracën e njeriut të pandërgjegjshëm, të papërgjegjshëm - pra të pafan’ ?

Po qe e din përgjigjen, t’lutna na i jep !

P.S: hudh nji sy anej kah kasta e përmysme…

Ose… porosit sufllaqe normale, jo sufllaqe dopio mish dopio pite.

Viganet u shtofshin si mizat e lisit. Sikur i vetem te mbetem, do ta coj gjer ne fund luften me mishin.

1 Like

Ceco… vegan qenke… s’do ma merrte mendja. t’jep pershtypjen sikur rri gjithe diten me meze perpara.

E di pse i ke dhëmbët e qenit?

1 Like

S’kemi vec dhembe qeni kaninus lupus afamatus kemi edhe dhemballet e tagjise (molari 8, qe poplli ndryshe i thote dhemballa e pjekurise), te cilat sipas evolucionit jane rudimente qe i kemi trashegim nga barngrenesit.

veganët nuk bëjnë dot seks!:grinning: janë me probleme shpirtërore,duken si pleq,nuk mbushin mirë.