Çfarë ndryshon kombësia e Vojsava Triballit?

Alba, jam kurioz te ma zgjerosh pak me shume kete qe e permend dy here, edhe ne nje koment me siper, mos ke dashur te thuash ashtu siç e thote dhe Beluli, apo ka noi teori tjeter. Apo duke qene se mungonte nocioni shtet, ai perkufizohet me teper si princ fetar, teori qe e thone dhe te tjere dhe qe eshte e diskutueshme.

Cfare nuk kishe degjuar gjembo qe Gjergji ishte 1.57 metra?

Ndryshimin ne gjatesi te vellezerve.

gjemb, kto jan bemat e kastravecit dhe pjeshkes ne shekuj.

1 Like

identiteti kombëtar është i lidhur me gjuhën dhe jo me shetin. përderisa ka eksistuar shqipja ,ka ekzistuar dhe identiteti shqiptar. këto teorirat lubonjiste,që identiteti kombëtar lindi me shetin ,janë karagjozllëqe . territorret e pollogut,nga vinte vojsava,ka qenë gjithmonë të banuara nga shqiptarët. ka patur proces asimilimi fetar nga i cili humbën shqiptarët. ndërkohë që gjatë bizantit popullat quheshin romji,vetëm arbërit veçoheshin. po ashtu edhe nga osmanët më vonë.
tani,ky much legeni,provokon shqiptarët vetëm për pak vëmëndje ndaj tij. është shqiptari tipik i integrimit,i njeriut që mungesa e identitetit kujton se e bën ‘‘evropian’’. puna është se këta legenët i mban sorrosi dhe tjerëaspak miqësorë ndaj shqiptarëve, me bukë. ky,bashkë me shpurën e tjerë të inferiorëve,propagandojnë se shqiptarët nuk janë vendas në ballkan,se shqipja është krijesë greko-serbe-latine-turke,se shqiptarëve me pak fjalë nuk u takon të kenë shtet në ballkan . kanë goxha mbështetje politike dhe kanë dyert të hapura në të gjitha llojet e shtypit. ka ardhur koha tu tregohet vendi këtyre qënieve inferiore.

1 Like

Vendi ju tregohet duke mos i llogaritur, jo duke ju dhene platforme e t’u behet Jerome “ueee ca tha ky ore”. Ka platforms per budallenj plot, ne media sociale, po kur mediat masive ne Shqiperi behen shtojxe e fejsbukut apo tuiterit, natyrisht qe behet kjo zhurme.

Pergjigje e thjeshte: nuk ndryshon gje.
Mua me duket se keto debatet mbi origjinen e Vojsaves jane per t’u treguar njerezve qe bashkepunimet shqiptaro-sllave mund te japin rezultate te jashtezakonshme. Pra kane qellim integrues (pa nenkuptim negativ).

e ke shum gabim, kto debate jane shum te rendesishem, ndryshojne shum personin.

Psh neqoftese nje person ndjehet pa vlere, i panevojshem, sons importons sosial, i duket jeta kot me kot, sepse psh i pallohet gruja, ose shefi e trajton si qen i zgjebosur, ose shoqnia e ngushte i ka fut gishtin kur se ka pas menjen, ose jeton i vetem fillkat si klysh qeni pa njeri prane, apo çfardo arsye tjeter ekzistencjale, atehere ketij personi i jipet mundesija te shfreje gjithe mjerimin e jetes se tij ne rrjetet sociale me pretekst pjeshken e Vojsaves dhe gjatesine e penisit te heroit tone kombetar, e ja fillon:

“u bo bytha e Muç Nanos te na tregoje penisin e Jotit; sorristet jan fuksa te serbit; maloket jan t’gjith shit ke serbi, palloshat jan t’shit ke greku; shqiptari Kopiliç hyri ne çadren e Sulltanit dhe i futi n’myth shpaten myslimane te Skenderbeut; shok Enver eshte pallu tek dyqoni Flora me Dushan Mugoshen dhe Vukmanoviç Tempon etj etj”

me te vjelle tere kte vrer, qetsohet n’ven, ha i çap buke, shef nga penxherja shalet e nonjones qe kalon atypari, kru koken i menduar, pastaj kruhet midis shaleve se breket i kan picku leshin, kollitet, ha prap i çik buke, pi edhe uje, pastaj thote si person i ndryshuar:

Hajt me mo se kshu e kan kto pune, nuk eshte se ne jemi me te mire se ata!

2 Likes

Ka konotacione ne fakt :smiley:
Nese vojsava serbe, skenderbeu i biri shkines.
Kjo eshte lufta e salafisteve e mjekrrosheve talebane. Mohimi i figures se skenderbeut.
Moho skenderbeun, pastaj gjithcka eshte autostrade (turqia otomane ka qene shpetimtare e jona, turqit i kemi vllazen, mos me pas qene muslimanizmi na tash ishim kon shkije, kush ka luftu turkun ka qene serb ose gjak serbi, etj etj).

Per faktin, momentin, dhe menyren si e thote dhe trajton kete, mustafa nano duhej te shpallej e trajtohej si antishqiptar. Ose te mbrohej me ligj figura kombetare si skenderbeu etj.

2 Likes

Biles mustafa nanos duhet t’i fusim ne bythe ate shpaten qe ja futi kopiliqi ne bythe sulltanit (sipas cka raporton inkuizitori i moth nga ca njerez te lodhur). :smiley:
Pse kaq i ashper maqiteva? na plasi per salafistet. Ata gjithsesi nuk e duan Skenderbeun. Historia nuk behet sipas tekave salafisto-rastesore.

Kontiminacione zoteri, kontiminacione ! Duhet te jeni me i kujdesshem me fjalet qe perdorni :wink:.

Në veprën “Historia e Skenderbeut”, Fan Noli shkruan se Skenderbeu u nis në ndihme të Janosh Huniandit ne betejen e tetorit të vitit 1448. Por per fat te keq nuk arriti ta ndihmonte dot sepse Huniadi humbi ndaj otomanëve dhe lajmi per disfaten e Huniadit i erdhi Skenderbeut gjate udhes. Skenderbeu nuk arriti dot ne kohe sepse rruges u pengua nga pritat dhe sulmet e shpeshta te fiseve serbe…

  • “Në kthim Skenderbeu i zemeruar për pengesat qe ia bënë fiset serbe, e dogji Serbine mbare e prapë” - shkruan Noli…

Me sa shihet këtë libër nuk e ka lexuar Mustafa Nano që u mburr se “jeton me libra” …

pjer ketu ke nje shpjegim me themeli nga A Vehbiu.

shkollaret e botes bejne kujdes e nuk dalin me proklamacione bombastike si te Mucit ne kesi rastesh, dhe nje arsye pse e kane…

Propozimet e rileximeve te piktures se Paolo Veronezes ne Shen Sebastian ne Venecia:Skenderbeg atleta cristi dhe kisha e Shqiperise”

http://www.gazetatema.net/2017/07/25/italiania-qe-po-trondit-historine-flamuri-dhe-simbolet-e-skenderbeut-ne-kishen-e-famshme-te-venecias/

Cik i vjeter si lajm, nuk e di pse po riqarkullon prape. SIc duket eshte sezoni i riciklimit te historise se Shqiperise. Flamuri i Kastriotit ne fakt nuk eshte i Kastriotit, eshte flamur bizantin. Une e kam pare edhe si flamur i nje principate spanjolle te shekullit XV. 2 kokat e shqiponjes ne nje trup simbolizojne 2 perandorite qe dolen nga shperberja e perandorise romake.

Alba bere mire qe e solle kete shkrim te Vehbiut qe nuk e kisha lexuar; ne fakt eshte shkrimi me i mire qe ka shkruar, dhe per me teper me treguesi per gjendjen e sotme kulturore, te vetes tij dhe te tjereve qe akoma rropaten me pende ne dore.

Por si gjithnje shkrimet e tij, edhe ky shkrim kur e lexon gjerat shkojne mire si ide dhe si ritem, kur mbaron sikur mbetet pezull diçka pa thene qe eshte edhe kryesore, mungon kryesorja, e kam pershtypjen sikur nuk do me e thene, jo se nuk kupton. Ose te pakten i ben bisht, gje qe eshte simptoma e intelektualit ngambrapakristian (kryesisht fele e majte), qe i ben bisht figures se Jezuit, nderkohe qe rropatet ta aplikoje sipas Kartes se Helsinkit.

Kjo shprehje problematike gjendur ne shkrim, qe eshte dhe thelbi i shkrimit:

Duhet të dallojmë midis Skënderbeut historik, dhe Skënderbeut si Krisht të fesë kombëtare. Lidhja mes tyre nuk është gjithnjë drejtvizore.

eshte i njejti problem me figuren e Jezuit, te ndare ne dy fele: Jezui mitik dhe Jezui historik, qe eshte problemi kryesor i kultures se perendimit, dhe prandaj e gjen te pranishem kudo per çdo lloj figure pa perjashtim te ndare ne dy fele.

Po njesoj ndahet ne dy fele shok Enver mitik dhe shok Enver historik, dhe ne fakt Vehbiu - dhe dy perfaqsuesit kryesore mysketjere te literatures çmitizuese ngambrapakomuniste: Plasari dhe ai publiçisti tjeter qe nuk me bie ndermend emri - kunjin e ka me shok Enver, ka hall te çmitizoje shok Enverin (ne te vertete me atin, Sfinksin ne shkretetire).

Mund te vazhdoja akoma, por tani nuk kam kohe, me duhet me dal.

personi mitik dhe ai historic jane teme interesante diskutimi .psh mund te marrim nje shembull banal bashkekohes A hajdari.Azem hajdari mitik, permbyses I komunizmes-azem hajdari historic, piranec ordiner.

“Vetë Skënderbeu nuk më rezulton të ketë pasur ndonjë farë ndjenje “shqiptare” të spikatur; as mund të kishte pasur në një kohë kur grupet sociale identifikoheshin sipas fesë, jo sipas gjuhës që flisnin.”

po mire o Vehbi, po Leonardo da Vinci (pak a shume bashkekohas i Skenderbeut) , pse na rezulton italjan sot ?! jo per gje, po ne kohen e Da Vincit nuk kishte as Itali e as italjane dhe vet Da Vinci ishte fiorentin.

e qe thua ti Alba, meqe ti e ke sjelle kete shkrim te Vehbiut si zeri se vertetes .:joy: , megjithse reket Vehbiu te sqaroje “logjikisht” e “kronologjikisht” se si ishin ngjarjet dhe situata 500 vjet me pare, por duke ngaterruar dhe bere lemsh shume fakte, saqe edhe vet Vehbiu e kupton edhe di mire qe po na thote hamendesime ne hava, e te bazuara kerkund ,aq me pak shkencerisht, aty nga fundi i shkrimit si sume e squt qe eshte me nje dalje lozonjare Vehbiu thote: “e theksoj, ky eshte mendimi im personal”.

pra Alba , Skenderbeu arber i mesjetes na rezulton albanes / shqiptar sot aq natyrshem , ashtu sikurse Da Vinci fiorentin na rezulton italjan sot, apo sic prusianet e mesjetes na rezultojne gjermane sot… e mund te vazhdoje me shembuj te tille gjithe diten…

-te gjithe keta biçimstudiuesa apo biçimhistoriane biçimseza, hobista e ku di une, se jane shume mor vlla, ne fakt me keto biçimstudimet e tyre duhet te sqarojne jo shqiptaret, por studiuesit dhe historianet e Evropes , Botes, arkivat e Vatikanit (qe mbase jane arkivat me te cmuara ne Bote per vjetersine dhe vlerat historike qe mbartin dokumentacionet e tyre) etj, pasi jane keta qe e njohin Skenderbeun arber dhe rrjedhimisht arberit sot si shqiptar, jo dhe aq rilindasit… gjithashtu , keta qe permenda me siper kane vleresuar me se shumti edhe bemat heroike e historike te Skenderbeut !

p.s, e meqe ra fjala, me kujtohet nje shkrim -studim-analize e Vehbiut qe dallonte qarte lidhje inçestuale mes Gjergj Elez Alise dhe motres se tij…
500 , 600 vjet kesaj te shkretes, motres se Gjergjit, nuk i kish dale ndonje llaf i keq per nderin… mirepo ja nxorri Vehbiu fët e fët te palarat…:joy::joy::joy:

4 Likes

Kaq eshte Shqiperia jone, tre milione. Formula larmi x volum x cilsi e ben shume te veshtire te ngrenit buke lepurushi nga publicistika. Meqe volumi eshte ky qe eshte, cilesia e ulet e materialit duhet kompensuar me larmishmerine e tij. Ndaj, une cuditem se si akoma nuk ka dale ndonje “mendim personal” mbi relaten e perzemert Gjergj-Hamza… Do hane buke lepurushi gjithologet tane apo jo?

:joy::joy::joy: Beluli ke shume sens humori.

1 Like