Çfarë ndryshon kombësia e Vojsava Triballit?

Pjese nga intervista e Kadarese dhene Gazetes Shqiptare

Një polemikë e gjatë dhe e ashpër ishte ajo mes jush dhe Rexhep Qosen mbi identitetin e shqiptarëve. A keni diçka të re për të shtuar mbi këtë debat?

Debatet me Rexhep Qosen mbi identitetin europian të shqiptarëve, janë të njohura nga shtypi dhe nuk kam asgjë të re për të shtuar. Kam shprehur mendimin tim se jemi popull europian dhe duhet të jemi pjesë e familjes europiane. Qose mendon se jemi gjysmë përgjysmë. Nëse turpi nuk do na mbetet për çmitizimin e figurës së Gjergj Kastriotit, do na mbetet për këtë çështje. Të ngresh tezën se një popull e ndryshon identitetin e tij pas një pushtimi, është një gjë e turpshme.

Si i vlerësoni tezat historike të hedhura përgjatë këtyre viteve, një pjesë e të cilave e çmitizojnë figurën e Heroit tonë Kombëtar?

Kjo dukuri është një nga turpet e kombit shqiptar. Ka disa autorë që janë përpjekur ta bëjnë këtë gjë në mënyrën më të pafytyrë. Problemi është shumë i thellë dhe themelor për kombin shqiptar. Të çmitizosh figurën e Gjergj Kastriotit, do të thotë të bësh sulm kundër konceptit të lirisë. Duan të na mbushin mendjen se Gjergj Kastrioti ka qenë një figurë negative e historisë shqiptare. Kjo është një histori e vjetër në shëmtinë e saj. Ka pasur teza për këtë çështje. Teza e parë është krijuar nga fqinjët tanë rreth 200-300 vjet më parë. Para tyre, këtë tezë e kishin ngritur turqit, se për ta, Gjergj Kastrioti është një renegat, tradhtar dhe armik. Ka pasur përpjekje dhe nga pjesa renegate e popullit shqiptar që janë bashkuar me këtë tezë, se janë të dërrmuar nga kjo pjesë. Të jesh kundër Gjergj Kastriotit, do të thotë të parapëlqesh robërinë para lirisë dhe Shqipëria do të ishte vendi i parë në Europë që do ta bënte këtë. Vendi ynë do të ishte i pari në Europë që do t’i vinte një njollë të madhe dhe të shëmtuar historisë, që nuk do të hiqej në shekuj. Njerëz perversë me shpirt pseudointelektuali, janë bashkuar në këtë fushatë kundër Gjergj Kastriotit, i cili është figura që simbolizon bashkimin e Shqipërisë me Europën. Fushatë më të turpshme në histori nuk ka për të pasur dhe nëse e pranojmë, do të jemi kombi më pa dinjitet në Europë./Gazeta Shqiptare/

belul si e shpjegon fenomenin qe veren Vehbiu si gjuhetar ?

"…Është fakt i njohur që Skënderbeu dhe epoka e tij pothuajse nuk kanë lënë gjurmë në kulturën popullore të shqiptarëve – gegë dhe toskë, të krishterë dhe myslimanë.

Kjo mund të shpjegohet me atë që Skënderbeu, në thelb, nuk i përkiste identitetit “shqiptar” si të dallueshëm nga identiteti “arbëror”.

Pas përfundimit të rezistencës arbërore, në fund të shek. XV, ata arbërorë që kishin marrë pjesë aktive në luftrat ose u larguan drejt Italisë e ndoshta Greqisë e Dalmacisë, ose u shfarosën, ose u konvertuan në Islam.

Stërgjyshërit e drejtpërdrejtë të shqiptarëve të sotëm, pas gjase, do t’i kenë përkitur atyre shtresave që pak u përfshinë në Skënderbejadë – p.sh. banorë zonash të thella malore.

Mungesa e gjurmëve në foklor është shumë serioze, kërkon shpjegime, nuk mund të injorohet. Aq më tepër që, në këngët e ashtuquajtura “legjendare” ose historike ka plot që i referohen asaj periudhe. Por personazhet të cilëve u këndohet atje – si Gjorg Golemi – nuk njihen, ose janë fare minorë.

Për të sjellë një krahasim, gjurmë të Skënderbeut në foklor i kam ndeshur deri edhe në një përrallë italiane të mbledhur në Napoli, ku heroi ynë përmendet si “Scannarebecco” (“La Fiaba dell’Orco”).

Në të vërtetë, Skënderbeu u thirr nga Ferdinandi i Napolit për të marrë pjesë në ca luftra të vockla fisnikësh, të cilat i fitoi duke u shquar edhe për mizori të madhe. Që këtej edhe frika trashëguar në vargjet…"

Skenderbeu se fundi permendet vetem neper rastet ku trajtohet identiteti kombetar.
Duhej te mjaftonte fakti qe nuk e trajton dot identitetin shqiptar pa permendur skenderbeun. Pa le te jete mit, realitet, rom egjiptian kinez serb. Etniteti dhe entiteti shqiptar e ka kapercyer ate lum. Punen (funksionin) e tij skenderbeu e ka kryer ne shek XIX, ne udhekryqin historik te popullit shqiptar. U gjet dhe u perqafua.
Pa arrogance, por sot mund te bejme edhe nese dalin fakte s’ka ekzistu kurre skenderbeu etj.

Ceshtje ekzistenciale sot per tu trajtuar eshte kjo lehtesia e padurueshme e intelektualit shqiptar qe derisa pi kafen e mengjesit ve kazmen ne themelet e identitetit te etnise se vet.
Nje m nano qe shkruan per vojsaven ne fakt tenton te fshehe m nanon ideator te aleances se qelbesirave. Kulmi i kreativitetit te tij mbetet aleanca e qelbesirave qe duhet te drejtoje shqiperine.

2 Likes

Pashmangerisht u pru ne kte muhabet te bere boze Kadare dhe Qose si deshmi qe edhe ky diskutim eshte komplet i politizuar bole e majte dhe e djathte (Kthup ja ku i ke dy bolet e Marlonit qe ju rri siper ngambrapa), dmth komplet i paragjykuar; studjuesit kane bindje dhe kushtezuar nga keto bindje dalin per gjah ne gjetjen e dokumentacionit dhe fakteve objektive :stuck_out_tongue:.

He mer Belul, meqe deshe historian akademik, ja ku e ke Qosen te tille, krahasuar me te per studime historike Kadareja eshte katunar fare.

machiteva, eshte pikerisht ky lloj pragmatizmi niçean qe na ka sjelle ne kete derexhe, qe mjafton qe kemi kombin, por nuk e rru njeri per te verteten dhe Skenderbeun. Iluministet, dhe rilindasit tone qe ishin kryesisht iluministe, me te njejtin pragmatizem se rrujten per Krisht e Pejgamer dhe e zevendesuan me Skenderbeun. Rrokopuje shkojne keto pune, tani nuk e rrujme as per Skenderbeun, por vendi nuk mund te rrije bosh, do ta zeje njeri (ose mbinjeri) tjeter. Dhe hop vjen Marlon mbinjeriu mbi kale qe pyet sumen me dy fele ne shkretetire.

Mbajeni n’tullum se vete e kerni kerkuar! (me perjashtim te Kthupit qe nuk flet gjera banale).

Mund te jemi i vetmi popull ne bote me ndergjegje te paster, dmth me duar te papergjakura e te paperlyera ne kurriz te tjetrit.

Nese i kishim besu aq fort krishtit ose muhamedit, kishim shkele mbi kufoma femijesh e pleqsh pushtimesh tokave te huaja :slight_smile:

-po kjo spjegohet me faktin e thjeshte; pasi morren perfundimisht trojet e Arberise, inati i turqve ishte aq i madh, saqe jo vetem perndoqen dhe detyruan shpernguljen e nje pjese te mire te popullsise nga trojet e tyre, por gjithashtu me dhune ja arriten ti ndajne arberit/ shqiptaret nga cdo lloj lidhje historike me te kaluaren e tyre… dhe ja dolen me sukses te plote sepse paten ne dispozicion 5 shekuj .
-ti e ke degjuar besoj ate shprehjen popullore : “i luajti fene”… e pra, turqit ne na luajten fene, jo tjjesht tekstualisht, por ne plote kuptimin e fjales ashtu sikurse e nenkupton edhe shprehja e lashte popullore, na zhbënë kombetarisht , kulturalisht duke na nderruar zakonet, etj…

e bukura eshte se Vehbiu e permend kete fakt shume domethenes ne shkrimmin e tij , megjithse ne nje kontekst tjeter sepse ai fajson Skenderbeun qe u binte me qafe turqve.:joy: , por kuptimi eshte i njejte… pra e pranon Vehbija qe ne krahasim me fqinjet serbo-greke, arberit / shqiptaret e pesuan absolutisht me se shumti nga turqit osmane. mirepo i njejti studiusi Vehbi, qe megjithese sapo e ka pohuar katastrofen kombetare qe pesuan arberit nga turqit, nuk nguron te shtroj edhe pyetjen (argumenitin) ekzisteniciale qe te ka magjepsur ty.:stuck_out_tongue: , -“pse Skenderbeu dhe epoka e tij nuk ka lene gjurme ne kulturen popullore shqiptare ?”
-sepse per 500 vjet na luajten fene pra, kulturen, zakonet, na zhbene ndergjegjen kombetare, i thuaj studiuesit Vehbi…po edhe ty bashke bashke me Vehbine ! -jo me kot te kam thene te komentet me siper qe Vehbija i ngaterron, i ben lemsh “argumentet”, pamvaresisht se i artikulon bukur.:smiley:

-nese do te kerkonim te gjenim ndonje gjurme te ruajtur me mundim nga epoka e Skenderbeut ne kulturen popullore, kete nuk mund ta gjejme dot me ne Shqiperi sot, por ama mund ta gjejme te arbereshet jashte Shqiperise kudo ndodhen ata… ne Itali, Kroaci, Bullgari etj e deri ne Odese (Ukraine). -eshte sinjifikant fakti qe arbereshet e Ukraines qe permblidhen ne disa fshatra kane nje feste tradicionale fetare ; festa e Shen Gjergjit, por qe per ta eshte festa me e rendesishme dhe e festonjne me fanatizem per 1 jave. po pse festojne pikerisht festen e Shen Gjergjit dhe jo te Shen Thomait.:smiley: , apo Shen Merise etj, do thuash ti ? -po sepse sic thashe eshte nje feste tradicionale e trasheguar nder breza dhe Shen -Gjergji , apo Gjergji i Madh sic e quanin ata, evokonte pikerisht Gjergj Kastriotin , Skenderbeun.

2 Likes

HISTORIA E SHQIPERISE

Krijimtaria gojore e shqiptarëve në shekujt e mesjetës

Deri në fillim të periudhës së pushtimit osman tradita kulturore shqiptare ishte kryesisht e karakterit parashkrimor. Forma më e rëndësishme e saj ishte krijimtaria gojore, eposi shqiptar. Në eposin shqiptar ka edhe zëra të periudhës osmane, që shfaqen sidomos në ligjërim dhe në emërtime, por në thelbin e vet ai është një përmendore kulturore shekuj më e hershme.

Në këtë krijimtari njihen rapsoditë historike e tregimet legjendare, që përbëjnë epikën heroike, si dhe proverbat, të cilat u fiksuan të shkruara vetëm në shek. XVII. Vendin kryesor në epikën heroike e zënë rapsoditë kushtuar kreshnikëve si Muji e Halili, Gjergj Elez Alia etj. Me gjithë numrin e shumtë të motiveve e varianteve ekzistuese, këto rapsodi kanë një farë përbashkësie që u jep atyre karakterin e një cikli unitar epik. Në qendër të këtij cikli qëndrojnë bëmat e çetës së kreshnikëve, si edhe kundërshtarët e tyre, “kralë” e “kapedanë” veçanërisht nga viset bregdetare.

Lufta e kreshnikëve është vendosur në një kohë e në një ambient që s’njeh ende armët e zjarrit. Nga brendia e tyre dhe botëkuptimi shoqëror, nga elementët artistikë që përmbajnë, këngët e kreshnikëve të çojnë në një periudhë më të hershme se shekujt e invazionit osman.
Sikurse shumica e popujve evropianë, në këtë kohë (në shek. XV) shqiptarët e kishin kaluar “shekullin e epopesë legjendare”, e cila me kohë ishte formuar si gojëdhënë letrare kombëtare, që qarkullonte gojë më gojë e brez pas brezi, duke marrë nga koha në kohë gjurmë, dëshmi e jehona të tyre.

Hershmëri të thellë historike dëshmojnë veçmas dy tipare të rëndësishme të figurave mitologjike të ciklit verior: karakteri i tyre matriarkal, nga njëra anë, dhe ktonik, nga ana tjetër. Kjo është një anë tjetër e çështjes së autoktonisë së popullit që i ka krijuar. Në eposin helenik hyjnitë janë matriarkale e patriarkale. Heronjtë e eposit shqiptar janë bij të Ajkunës. Për herë të parë në epos babai shfaqet me figurën e Mujit në raport me Omerin (ose “shtatë Omerat”). Figurë qendrore është Ajkuna që ka një autoritet të madh. Muji dhe Halili formalisht nuk kanë babë, ata janë bij të një nëne që urdhëron shtëpinë dhe e marrin fuqinë prej zanave.

Tipari matriarkal i figurave mitologjike të epikës legjendare theksohet nga fryma e përgjithshme e rapsodisë së njohur të Gjergj Elez Alisë. Janë gjurmuar e janë gjetur gjurmë të kulturës bizantine, si kërkimi i haraçit nga bajlozi “tim për tim” (oxhak për oxhak). Por, në thelbin e vet, burimi tragjik i rapsodisë së Gjergj Elez Alisë është mbarimi i epokës së flijimit të njeriut (gruas) për një vepër, për një fushatë apo për haraç. Gjergj Elez Alia amniston përgjithnjë gruan nga flijimi.

Karakteri ktonik (tokësor) i hyjnive të eposit shqiptar thekson karakterin
autoktonik të popullit. Ndryshe prej poemave homerike, ku hyjnitë kanë një hierarki shumëshkallëshe (nëntokësore), në eposin shqiptar figurat mitologjike të botës shqiptare janë tokësore. Në folklorin rrëfimtar, duke përfshirë eposin dhe përrallat, nuk ekziston “e bukura e qiellit”. Krahas me “të bukurën e dheut” (të kësaj toke) në traditën etnofolklorike të vendit dalin e bëhen bashkë figura të tilla si shtojzovallet (aglutinim i “shtojua zot vallet”), shtojzorreshtat (“shtojua zot rreshtat”), “ato të lumet”, shita.

Cikli shqiptar i kreshnikëve përmban një ndërthurje tiparesh të eposeve antike dhe atyre evropianë të periudhës mesjetare. Por ka më shumë tipare të eposeve antike se të atyre mesjetare. Një varg argumentesh folklorike janë në të mirë të një përcaktimi kronologjik relativ të burimit të eposit në periudhën e kalimit prej ilirëve te shqiptarët, prej ilirishtes te shqipja, prej periudhës së fundme të romanizimit në përballjen me dyndjet sllave.

Eposi shqiptar sundohet fund e krye nga konflikti i bartësve të tij me popullsinë e ardhur në Ballkan, ai mban vulën e dyndjeve sllave. Eposi shqiptar nuk u krijua qysh në kontaktet e para me popullsinë e ardhur. Vetë rapsoditë e këtij cikli bëjnë të njohur se të tjera gjëra ndodhnin “kur kem’ pas’ besë me krajli”. Këto fakte e arsyetime lejojnë të mbrohet mendimi se në epos, pavarësisht nga karakteri i tij shumështresor, megjithatë, ekziston një “kohë e parë”. Ajo përkon me shek.VII-VIII, kur ndodhin proceset më të rëndësishme divergjente të brendshme në kulturën etnike, kur vërtetohen shndërrimet cilësore kulturore, si kalimi nga ilirishtja te shqipja. Pikërisht në këtë periudhë vendësit përballen me dyndjet sllave në Ballkan dhe njohin pak nga pak karakterin ekspansiv të tyre.
Faktet folklorike të eposit çojnë në kultin e dheut të të parëve, në mitin e vendlindjes, në shenjtërimin e bjeshkës, në hyjnizimin e dheut, në atë kuptim që gjermanët e përdorin këtë fjalë kur thonë “land”. Ndonëse të kufizuara, në epos ka të dhëna me karakter etnoveçues, që gjenden të trashëguara në botën shpirtërore shqiptare. Këto fillojnë me dallimin “të vetët - të tjerët”, që është nga shenjat më të hershme të ndërgjegjes së bashkësisë. Ndonëse më shumë mund të flitet për një nocion landi, vendlindjeje, sesa për një hapësirë të përcaktuar qartë, prapë vetëdija e një atdheu që i bën bartësit e eposit të ndihen mes tyre “të vetët” del aty-këtu.

Eposi shqiptar në mesjetë kishte formën e vet artistike të kryer. Prej shekujve të sundimit osman ai mori me vete një shtresë të re ndikimi, që preku pjesën më të dukshme të tij: emrat e heronjve dhe, deri diku, dekorin e ngjarjeve. Kjo shtresë, më në sipërfaqe të eposit, ngjan më e pranishme sa është në të vërtetë. Pjesa më e madhe e emrave të heronjve mendohet të mos jenë huazime të drejtpërdrejta prej osmanishtes, por kalime kuptimore të emrave të mëhershëm, përkthime strukturore të tyre. Emri i Halilit, që i kthyer në shqip do të thotë “i bukur”, i përgjigjet thelbit të personazhit, që trashëgohet prej kohësh shumë më të hershme. Në emrin e Gjergj Elez Alisë gjymtyra e tij e tretë do të thotë “i lartë, fisnik”, që gjithashtu vlen për të theksuar një tipar që personazhi e kishte para kontakteve me botën e Perandorisë Osmane.

Me frymëzimin e tyre poetik, me mjetet e trajtimit artistik, me vargun e tyre të rrjedhshëm e me gjuhën e pastër, rapsoditë e kreshnikëve përbëjnë një thesar të poezisë sonë popullore.
Bashkë me eposin, deri në kohën e kontakteve të para me rrezikun e ri që po shfaqej nga Orienti, me invazionin osman, shqiptarët kishin krijuar gjithashtu fondin e baladave, të cilat vinin si kujtime tronditëse të epokave të shkuara. Njëra prej tyre është ajo që njihet në jug me emrin e Konstandinit dhe Doruntinës, kurse në veri me emrin “Kënga e Halil Garrisë”. Koha e lindjes së baladës së ringjalljes përkon me ata shekuj, kur dija biblike e quante të papranueshëm rikthimin nga bota tjetër, qysh prej ringjalljes së Krishtit. Balada e Kostandinit dhe Doruntinës shpesh është trajtuar si kryevepër që ngre lart kultin e besës, shenjtërinë e fjalës së dhënë, për hir të së cilës mallkimi mund të të ndjekë në këtë jetë dhe në tjetrën. Mesazhi i besës është i pranishëm në frymën e baladës, por para këtij mesazhi është fryma e fuqisë së njeriut për të riardhur në këtë jetë.

Në mesjetë e para saj funksiononin edhe gjini e zhanre të tjera të folklorit, duke filluar prej atyre më të shkurtrave, si proverbat, deri te rrëfimi popullor.
Me pushtimin e Shqipërisë nga dyndjet osmane u krijua mjedisi kulturor për shfaqjen e epikës historike. Kësaj periudhe i përket cikli i Skënderbeut, i cili përmban 10-15 këngë, të ruajtura kryesisht tek arbëreshët e Italisë. Këngë historike të periudhës së qëndresës së arbërve madje para Skënderbeut janë ruajtur edhe në Shqipëri. Në një prej këtyre këngëve i këndohet trimërisë së Milosh Kopiliqit, i cili vrau sulltanin në betejën e ballkanasve të Fushë-Dardanisë. Ai paraqitet duke udhëtuar me kokën e vet të prerë nën sqetull dhe motivi i kokës së prerë që merr e jep mesazhe nga bota tjetër, është ballkanizuar në një shkallë relativisht të gjerë.

Cikli i Skënderbeut në poezinë popullore të arbëreshëve bashkon historicitetin e figurave dhe ngjarjeve reale me legjendarizimin e trashëguar prej epikës heroike. Skënderbeu në këto këngë bën të njëjtat mrekulli si Shën Gjergji në letërsinë biblike dhe vdekja e tij përshkruhet me të njëjtin vajtim të botës, natyrës, qiellit, tokës dhe njerëzve si kryqëzimi i Krishtit. Me këtë cikël ka studiues që bashkojnë edhe këngën e Gjorg Golemit (Gjergj Arianitit), bashkëkohës i Skënderbeut, mbledhur e botuar për herë të parë në vitet 30 të shek. XX.
Këngët epike dhe legjendat që i ruajnë arbëreshët e Italisë, të larguar nga Shqipëria qysh në shek. XV, të cilat me pak ndryshime i gjejmë edhe te fshatarët e malësorët e vendit tonë, dëshmojnë se ato kanë qenë thurrur nga rapsodët shqiptarë para shek. XV.

Tradita e arbëreshëve të Greqisë dhe të Italisë, e cila përputhet me atë të mëmëdheut, tregon se poezitë epike dhe lirike rituale këndoheshin, përcilleshin me muzikë dhe shoqëroheshin me lëvizje ritmike. Këto valle bashkë me kostumet e mrekullueshme të valltarëve, përbënin së bashku një shprehje të lartë artistike që mishëronte gëzimin e jetës dhe shijen estetike të shqiptarëve.
Kultura popullore shqiptare e mesjetës nuk u zhvillua e shkëputur nga kontaktet me popujt fqinjë ballkanas. Ajo ndikoi me një varg elementesh të saj, veçanërisht në veshje, me muzikën, vallet dhe me tiparet e saj shpirtërore, në kulturën e popujve fqinjë në Maqedoni, në Mal të Zi, në Serbinë Jugore dhe në Greqi. Nga ana e tyre, shqiptarët e pasuruan gjithashtu kulturën e vet me ndikime të marra prej fqinjëve të tyre që i shkrinë në tërësinë e trashëgimit të vet kulturor.

3 Likes

Shkrepur nga teqeja

Fallmerayer e pershkruan keshtu Skenderbeun nisur nga deshmite e arkivuara:

Skenderbeu ishte edhe strateg, edhe ushtar. I gjate dhe atletik, ishte ne krye te betejes, ku me topuzin dhe ku me shpaten e tij te harkuar. Gjithmone sipas deshmitareve qe sherbyen si ushtare te tij, ishte me i afte ne lufte sesa i tere kontigjenti kalorsiak qe e shoqeronte. Dhe megjithese thuhet te kete shpuar mijera me shpate, ai vete u plagos vec nje here ne shpatull.
Pastaj me tutje e pershkruan se ishte i thjeshte edhe pse donte qe ushtaret qe e shoqeronin te ishin te veshur e te paguar mire. Thjeshtesia e tij vihet ne dukje edhe ne diferencen ne paraqitje mes tij dhe kardinaleve qe e priten ne Venedik.

Nga pikturat e kohes dhe lexime te tjera Skenderbeu nuk ka qene i gjate, dicka me i gjate se 1.5m po s’me kujtohet mire. Gjithashtu shpata nuk ka qene e harkuar, te pakten jo ajo qe ruhet ne Vjene.

edhe perkrenarja te le pershtypjen se mund ti beje vetem nje koke femije 12 -13 vjec.

une nuk jam historian po lexoj qe behet debat i madh per pikturat e kohes, per autenticitetin e tyre.
2 shpata u ekspozuan ne Tirane, njera eshte shume e gjate dhe e harkuar. Nje i shkurter do e kish te veshtire ta manovronte

ka ndonje lidhje , te afert a te larget, me Nard Ndoken ky Haxhi Bektash Veliu ?

Mund te jete me llastik nga brenda qe te zgjerohet kur e ve ne koke :joy:

mbase nuk qe bere qe te futej krejt koka ne te

Mbase bredh, kush dreqin e merr vesh. Nuk e di nese ka ndonje gje VQ ne lidhje me kete.

me shume nga Fallmerayer, te cituar nga Noli:

Ata qe paten rastin ta shohin ne krye te batalionit te tij, nuk mund te harronin kurre ate madheshti.
Energjia e tij ishte e pashtershme, nuk ndikohej nga i ftohti ose i ngrohti, por kish nevoje per sasi
te medha ushqimi e vere qe te ndihej ne forme. E megjithate, i mjaftonin vec 5 ore gjume ne dysheme te forte.

I thjeshte dhe modest ne veshje, njesoj si Hanibali e Napoleoni, ai donte qe luftetaret e tij te shkelqenin ne ar e mendafsh, te ushqeheshin e te paguheshin mire.
Dhe me poshte pershkruan betejen e Torviollit ku pas triumfit, i la te lire ushtaret e tij qe te plackisnin c’te mundnin dhe permend qe shume u kthyen ne Kruje duke sjelle nga pas tufa te tera me bageti e trofe te ndryshem qe ua kishin marre turqve

Noli, Naimi, Samiu, etj ishin idealist dhe do te sajonin cdo gje shume bukur mjafton qe te ishte shqipetare per te krijuar dhe forcuar ndjenjen kombetare. Por, ti me kujtove edhe nje pikture madheshtore (nuk me kujtohet emri i piktorit) dikur ne galerine e arteve qe e paraqiste Gjergjin trupmadh me mjeker, gjysem i shtrire e i mbeshtetur tek nje trung ulliri duke thithur nje llulle. Pra po tymoste, ne nje kohe qe tymosja erdhi me vone dhe u importua nga Amerika e larget. Po nuk ka asgje te keqe qe te jesh i shkurter. Napoleoni i shkurter shume ish por famen e pati ta madhe. Edhe Gjergji xhuxh ishte por pallen e kishte te modhe!

o berber, je i sigurt qe nuk ngaterron Ali Pashane me Skenderbeun, mo derman?
Tani, ti je ca i mefshte keshtu dhe kjo nuk eshte me doemosdo gje e keqe. Po Noli (te cilin permenda me lart), citon historiane, mo berber. Nuk thote Noli qe ai ishte ashtu e keshtu. Noli thote qe Fallmerayer ka thene keshtu dhe vete Fallmerayer citon te tjere para tij ose prova te kohes etj

Mbronte doktoraturen, tjetri, berber! Dok-to-ra-tu-re!
Nuk po merrte diplomen te universiteti i Cilit
.

2 Likes