"Ç'na duhet shkolla" - pjesa e katërt

1803434_orig1

Njerzit ndahen në dy kategori: në ata që ndajnë njerzit në dy kategori dhe ata që nuk i ndajnë - anonim, meqë ka shumë pretendentë për autorsi.

Në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar në Perëndim vihet re fenomeni i kundërvënies ideologjike, quajtur kundërkulturë ose kulturë alternative, i cili kishte një karakter të theksuar antikonformist, jo vetëm ndaj kulturës zyrtare, por edhe çdo aspekti tjetër të jetës: kundër traditës dhe zakoneve të shoqërisë perëndimore (në të njëjtë kohë me parrullën tonë të famshme: “kundër zakoneve prapanikë”), konsumizmit, progresit të çfrenuar teknologjik etj. Ky fenomen u paraqit në formën e një valange që përfshiu çdo aspekt të jetës, me rezultat të dukshëm revolucionin studentor të 68-tës në Evropë dhe të “bijve të luleve” në Amerikë. Nga nahija jonë tallazi u ndje si epoka disidente e mbas vitit 72 ku bitëllsmania, stonsat, canzonissima, futbolli anglez, xhejms braun etj, konceptohej si kundërvënie autoritetit të Sekretarit të Parë.

Përfaqsuese e këtij revolucioni, njëkohësisht tejet iluminuese për ta kuptuar në thellësi fenomenin, është feja alternative new age si dava lëvizje fetare e llojit sinkretik ku përzjehen bashkë forma shpirtërore, terapeutike, politike alternative etj,; një lloj panteizmi mistik që zëvëndëson ndjeshmërinë e besimit të krishterë për ardhjen e ditëve të fundit (Ardhjen e Dytë të Krishtit), me parandjenjën e besimit laik se janë pjekur kushtet për një ndryshim themelor të individit, shoqërisë dhe botës, ose thënë ndryshe në gjuhën new age (huazuar nga astrologjia): alias kalimi nga Koha e Peshqëve (karakterizur nga dhuna e luftra, dhe dominuar nga krishtërimi), në Kohën e Re të Akuariumit si kohë e paqes dhe dashurisë midis të gjithë njerzve.

Që prej asaj kohe filluan të bëhen të modës alternativat në çdo fushë të kulturës; më të dëgjuarat e më aktivet në bejlegun kulturor shqiptar janë: “histori alternative” dhe “gjuhësi alternative” (prejardhja pellazge) si kundërvënie e historisë dhe gjuhësisë zyrtare e akademike. Më pak të përmëndura janë fjala vjen: “mjekësi alternative” (erboristeria, agopuntura, omeopatia etj), shkencë alternative, energji alternative, kuzhinë alternative (veganizmi) etj.

E dëgjuar apo e padëgjuar në Shqipëri, fakti është që edhe shkolla alternative i përket këtij universi me yje e yllësi të panumurt, dhe është shumë më me rëndësi se të tjera alternativizma, për arsye që janë prekur disi në shkrimet e kaluar. Referuar këtyre shkrimeve kujtoj faktin me rëndësi që arsimi i detyruar lindi si kundërvenie autoritetit të Kishës, pra Shkolla vrau Kishën. Atëherë, meqë rebelimi kundër autoritetit është konstante historike moderne, ta do mendja që t’i vijë radha edhe Shkollës të lajë hesapet duke u kërcënuar për vdekje nga opsione alternative mësimi që sulmojnë nga jashtë, por edhe nga reforma dhe reformistë që kërkojnë ta reformojnë nga brënda atë. Me fjalë tjera o vdekje, o restaurim për institucionin; kjo sepse, mbas vitit fatidik 89, klasa politike e mëparshme u zëvendësua nga personë që në të ri të tyre nëpër demostrata kishin hedhur shishe molotov mbi policinë. Dmth hipitë revolucionare me kalimin e kohës pa kuptuar ishin bërë xhaja reaksionare që kishin pushtetin në dorë. Saktë e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Shqipërinë e mbas viteve 90-të, ku elitat politike dhe kulturore janë ish-disidentë të vitit 72 (epokës së liberalizmës) dhe simpatizantë të tyre.

Më poshtë paraqes një histori minimaliste të shkollave alternative për të treguar se si koncepti i shkollës alternative ka udhëtuar në histori. Janë përmëndur vetëm ata që kanë dhënë ide të reja, por edhe kanë shkolluar nxënës në praktikë, e jo ata që kanë dhënë vetëm ide si psh Ruso, Montagne.

470 p.e.s - Sokrati lë që nxënësit të arrijnë vetë në përfundimet e tyre. Mënyra e tij e të pyeturit dhe hulumtimit nëpërmjet dialogut - metoda sokratike - vazhdon të përdoret edhe sot e kësaj dite.

1907 - Maria Montessori hap shtëpinë e parë të fëmijëve në Romë, ku fëmijët inkurajohen të luajnë dhe të mësojnë vetë. Amerikanët më pas vizitojnë shkollat ​​e saj dhe shohin metodën Montessori në veprim e sipër. Përhapet në të gjithë botën. Në vitin 1933 Musolini, në fillim përkrahës dhe admirues i Montessorit, i mbyll shkollat e saj si të papërputhëshme me fashizmin.

1919 - Shkolla e parë Waldorf hapet në Stuttgart, Gjermani. Bazuar në idetë e filozofit Rudolf Steiner (frymzuar nga mësimet e Gëtes), inkurajon të mësuarit e vetë-motivuar. Sot ekzistojnë më tepër se 1.000 shkolla Waldorf në 60 vende. Në vitin 1935 në Gjermaninë naziste, megjithse shumë jerarkë të nazizmit admironin ezoterizmin dhe Steiner ishte përfaqsues kryesor i tij, shkollat e themeluar nga Steiner mbyllen si të papërputhëshme me nazizmin.

1921 - A. S. Neill themelon shkollën Summerhill, ku fëmijët kanë “lirinë të shkojnë në mësime ose të qëndrojnë larg, lirinë për të luajtur me ditë të tëra … ose vite nëse është e nevojshme”. Shkolla demokratike të tilla shfaqen në të gjithë botën.

1945 - Loris Malaguzzi ofrohet vullnetar për të dhënë mësim në një shkollë që prindërit po ndërtojnë në një fshat italian të shkatërruar nga lufta jashtë Reggio Emilia. Lindi “Qasja Reggio Emilia” - një komunitet mësimi i vetë-udhëhequr.

1967 - Seymour Papert, një ndjekës e psikologut të fëmijëve Jean Piaget, ndihmon në krijimin e versionit të parë të Logo, një gjuhë programimi që fëmijët mund të përdorin për të mësuar veten e tyre. Ai bëhet një mbështetës permanent i rolit të teknologjisë në mësim.

1999 - Sugata Mitra zhvillon eksperimentin e tij të parë “vrimë në mur” në New Delhi, Indi. Fëmijët e varfër mësojnë vetë të përdorin një kompjuter. Mitra mbështet qasjen e tij të mësimit në mënyrë sa më pak e mundur invazive.

2006 - Ken Robinson shfaq çfarë do të bëhet rekord i klikimeve të TED Talk Shkolla ​​vret Krijimin. Sipas Robinson studentët duhet të jenë të lirë të bëjnë gabime dhe të ndjekin interesat e tyre krijuese.

2012 - Common Core, një seri e re e kurrikulës standard që ka të bëjë me mësimin referuar studentit, është miratuar nga 45 shtete të SHBA. Studentët e matematikës psh duhet “të fillojnë t’i shpjegojnë vetes kuptimin e një problemi”.

Pak a shumë ideja ose intuita e edukatorëve alternativë i jep prioritet figurës së fëmijës, Lulit të vocërr, në kundështim me arsimin zyrtar që i referohet figurës autoritare të mësuesit. Pra në plan të fundit reduktohet si pozicion politik i majtë si kundër autoritetit të shtetkombit, siç u tha Musolini në 1933 dhe Hitleri në 1935 mbyllën shkollat e Montessorit dhe Steiner. Të njëjtën gjë, afersisht në të njëjtën kohë dhe për të njëjtat arsye, bëri edhe Stalini kur i dha fund eksperimenteve në fushën e arsimit të epokës revolucionare që ishin shumë më tepër avangardiste alternativiste se ato evropiane(1). Ministri frëng Jules Ferry, i cili në vitin 1882 krijoi për herë të parë arsimin e detyruar të shkëputur nga autoriteti i Kishës, do jetë rrotullur në varr. Por nuk prish punë se nuk është ndonjë gjë e re, të gjitha kufomat e atyre që kanë bërë historinë herë pas here rrotullohen në varre. Varrezat nuk janë aq të qeta sa në pamje duken.

Përfundimisht konflikti midis shkollës alternative dhe shkollës zyrtare reduktohet si konflikt politik midis të majtës dhe djathtës; pra konflikt kurrë i zgjidhshëm, sepse të dyja pikpamjet janë njësoj legjitime, përveç për tifozët politikë kalë karroce. Shkollimi në familje futet gabimisht në të njëjtin thes me shkollat alternative të tjera sepse zëvendëson figurën e mësuesit, si i huaj që shkollon kalamajt e të tjerëve, me të prindit, ndërsa alternativizmat nuk prekin figurën e mësuesit. Shkollimi në familje është tejet i vyer sepse krijon mundësinë t’i përmbajë të dyja konceptet: zyrtare dhe alternative, autoritetin dhe vetëvendosjen, e për pasojë edhe potencialin për t’i bashkuar në harmoni, duke qenë kështu një shpresë për paqë. Në shkrimin e ardhëshëm do shpjegohet më hollësisht kjo çështje me rëndësi kapitale.


(1) - Eksperimentet e Revolucionit Rus në fushën e artit janë disi më të njohur për publikun, por pak i njohur është fakti që avangarda ruse ishte shumë në pararojë se avangarda evropiane (për amerikane as që flitet, atë kohë akoma nuk kishte ndezur motorrët). Kjo për shkak të boshllëkut të informacionit të epokës staliniste që e mohoi, dhe për ironi, mbas fundit të komunizmës, u rimohua edhe prej antikomunizmës, plus indiferencës së shtirur perëndimore që rrezikonte superioritetin e saj kulturor fitimtar.
Ka edhe nje arsye tjetër për tu marrë në konsideratë: eksplozioni i revolucionit rus ishte një eksplozion kulturor, dhe si i tillë vetëzhduku në çast çfarë krijoi. Çfarë njihen sot janë disa mbeturina të shpëtuara për fat, më tepër nga protagonistë të avangardës që mërguan në Perëndim.

Saktë e njëjta gjë ka ndodh me eksperimentet rusë të bëra në fushën e shkollimit mbas Revolucionit, të cilët ishin po aq avangardë sa të fushës së artit dhe paralele me to.


pjesën e mëparshme të shkrimit e gjeni këtu

Pa lidhje me temen, nje shprehje grandioze lexuar online:

Un bacio a tutti.
Giuda

Intelektuali eshte nje figure teper komplekse, sa komplekse, aq dhe jo komplekse, dmth nje figure e kokolepsur, nuk ka zot ta ndaje fijet sa nga jugu ne veri.
Kompleksiteti njerzor eshte pasoje e kompleksit te Edipit, i cili ka qene teper i kompleksuar qe ne femijni te tij ngaqe i ndodhur midis nyjave te koklavitura midis tyre: nyjes aterore te Gordes dhe nyjes amtare te Godelit. E çfar pret te dale nga kjo koklavitje, kur pyetjes enigmatike: “Çfare del nga kompleksiteti i gjarperit me iriqin?” i eshte dhene nje pergjigje e thjeshte si titull instalacioni artistik “2 metra tel me gjemba” qe rapresenton Luften e Ftohte ne Muzeun e Harreses qe do fillohet te ndertohet mbasi te perfundohet Insitucioni i Muzeut te Kujteses prit se kena i çik pune me dosjet e infektuara nga tartabiqet? Nje pikpyetje eshte me komplekse se nje pikeçuditese, ashtu si nje presje eshte me komplekse se nje pikepresje?! Pika eshte e thjeshte, prandaj Klitemnestra mallkon: “Te rafte pika!”. E nese nuk te bije pika qe eshte e thjeshte, a nuk mund te bjere psh pikepresja qe eshte komplekse?! Ne fund te fundit pse kompleksiteti i per shembull bjerret tek thjeshtesia e kompleksuar psh!? Tekefundit a nuk ka te drejte nje fraze te mos mbaroje me nje shenje pikpresjeshkrimi e ç’do te thote kjo tirani gramatikore sot ne epoken e lirise seksuale te tregut lire rrasja plasja simas qefit kjgfame jngaek sriluut kxhguh gfddhmp esc gbn hd k

Korriku po kte film te truffaut e ke pa qe patjeter Stalker e ka pa? e ke pa sa ngjan me “Beni ecen vete”?