Nuk kam nevoje per ndihme, aq me pak ne etimologji. Ty ndoshta do te te bente mire te studioje ndryshimet mes “nationality” dhe “citizenship”.
Pra per teatrin u sqaruam.
Parkun s’po e permend fare sepse besoj se behet fjale per parkun e bjeshkeve, i cili eshte tamam kombetar sepse merr pjese dhe Shqiperia ne mirembajtjen e tij. Madje mund te behet nderkombetar pasi edhe Mali i Zi ka shprehur deshiren per te bashkuar territoret e tij ne kete park.
Flamuri eshte disi me i komplikuar si ceshtje sepse u krijua enkas per republiken e re. Dihet qe ato yjet perfaqesojne etnite e ndryshme qe banojne ne Kosovo, pra s´mund te konsiderohet kurrsesi kombetar, per aq kohe sa “kombi kosovar” nuk ekziston.
Qe ta mbyll repliken me ty dhe me kete teme: nuk ka komb kosovar, ka vetem komb shqiptar!
Ne cdo dokument zyrtar te republikes se Kosoves, ka komb kosovar.
Kete nese don mund ta ndryshojme, mohojme, luftojme, pranojme, injorojme, por pikerisht ne kete moment ky eshte fakt dhe realitet.
Sa per ato idilat me bjeshket e parqet, ok, edhe bjeshket e dalmacise jane bjeshke shqiptare, sepse iliret dikur kane… nejse, nuk e dij cka kane, por me nje detaj te vogel, jane prone e nje shteti tjeter.
kush nuk e kupton, apo nuk do ta kuptoje, qe kjo “shpikje e djallezuar” si fillim ne term “komb kosovar”, eshte me zarar dhe ne kohe ka per te çuar ne ndarje dalluese mes shqiptareve te Kosoves dhe Shqiperise, ne rastin me te keq eshte naiv, budalla !
-historia e shqiptareve e ka provuar njeher nje ndarje te tille, nga e cila ka humbur thuajse gjysma e kombit… e kam fjalen per arvanitasit e Greqise (kur as nuk kishte ende Greqi) ,nder te tjera, te djallezuarit pikerisht “emertimin” “shqiptar” dhe “arvanitas” shfrytezuan per tua mbushur mendjen atyre qe jane te dy popuj te ndryshem… dhe ja arriten deri sa i asimiluan ne grek.
O Belul, eshte ushtria e kolltukxhinjve. Sajojn komb per ministrira, institucione, partira etj etj. rroga, pozita, e kshu me radhe. Po ne fund e ka popolo ne dore.
Se pari s’ka asnje baze krahasimi me arvanitasit.
Ne kosove nuk ekziston mekanizmi represiv i nje populli tjeter me nje gjuhe tjeter.
E dyta, kosova dhe shqiperia, perveç gjuhes (kjo me hater, se e dini muhabetin), kane dallime. Sociale dhe kulturore.
Historikisht kemi jetuar dhe jemi zhvilluar te ndare.
Do te them edhe nje gje qe jam shuuuume i bindur: une personalisht e shoh shume me te mundshem greqizimin e shqiperise, ne jug, si dhe sllavizimin e italianizimin e tiranes, ne terma afatgjate, sesa ndryshimin e kosoves.
Kosova ka pase rast dhe e ka treguar te veten, me pashiq rankoviq tito e millisheviq mbi koke. Kosove mbeti. As serbi as shqiperi.
Shqiperia me nje enver te vetin u bene kaqusha vlladimira qytet stalina marenglenina, mao ce dunga, e njerez te paidentitet kombetar. Deri ne vitin 1999, ju, te skeletosur nga enveri, kur ne vriteshim e ndiqeshim per flamur kuq e zi, na pyesnit “ç’e doni kete lecken, ju keni vetura e shtepi, shume mirë jeni me serbin”.
C’mereni me kete o njerez. Te hapet drita jeshile* po kush po e pjerdh kete e shoket e tij. Minoranca do kete gjithmone, per kete jallane demokraci leftuam, tha. Deri atehere krimbi i mendafshit punon perdite.
*Se dhe per shtetin e Kosoves mendohej tabu gjersa Xhorxhua ia plasi ne Tiron (Tiron, jo Prishtine, kapish), kur ta shpallim dhe u bo.
Shtet (nen okupim) u shpallem ne vitin 1990 ne. Lame zyrat e shkollat e serbit, hapen shkollat e spitalet tona, neper shtepi private e fshatra, por serbit ama i thame ncuk. Bushit plak i hyme ne white house ne vitin 1989 dhe i treguam pllanin,
Ti ne ate vit po spiunoje fshataret qe sabotonin pllanet e xhaxhit.
Ne pllanet tona ecen bijte me te ndritur e me te shkolluar te kosoves qe dijten te lidhin miqesi me imperialistet amerikane, armiqt e republikes popullore te shqiperise.
Gjuha? Hera e parë që po dëgjoj që në kombin shqiptar u flitkan disa gjuhë. Kombi shqiptar ka një gjuhë, shqipen. Brenda shqipes ka disa të folme/variante. Në atë Kosovo* ka 3 variante/të folme sa për dijeni dhe ka pastaj dallime të folmesh nga qyteti në qytet. Gjakova, Peja, Hasi, Luma, Prizreni janë të ndarë në dysh. Nuk mund ta bësh gjakun ujë sado që të mundohesh ti e shkijet.
Ti edvin, me zemer qenke patriot.
Nuk i kane munguar shqiperise patriote si ti, sado qe armiqte nder shekuj jane munduar ta zbrapsin.
Edhe neper komente kur te lexoj, ti seç ma kujton frymen qendrestare te ketij kombi.
ne fakt une nuk doja te pergjigjesha ty, por qofte edhe pa deshire po e bej qe te mos mendosh qe haperdimat e tua jane argumente , klasi, bindese.
ka shume baze krahasimi ajo qe them me siper per arvanitet sepse eshte fakt historik ! une kam pas kontakt me arvanitet edhe kam akoma, edhe me ka bere pershtypje justifikimi i tyre, ‘‘bindja e tyre’’ kur ju thosha: po ju flisni gjuhen shqipe , pse thoni qe nuk jemi shqiptar (apo nuk kemi prejardhje sqhiptare)… -jo thoshin ata, une flas ‘‘arvanitika’’ dhe sjam shqiptar jam arvanit !
pra keshtu nisi dikur me arvanitet… filluan ti bindin qe ishin popull tjeter dhe kishin dallim , madje nuk kishin te benin me shqiptaret. pastaj me kalimin e kohes kur zuri vend kjo, hapi i dyte: ua ndaluan gjuhen e tyre. dmth eshte e njejta si ‘‘kombi kosovar’’ qe po serviret sot… dhe e them me bindje te plote, qe nese kjo teori me kalimin e kohes do zere vend, hapi i dyte eshte gjuha… ja, shiko sa mire ti e ke ne mendje punen e gjuhes, kot se permende me siper ate, ‘‘me hater’’.
per ato argumentet e tjera pastaj, cfare te them… dallime sociale e kulturore ka ne cdo komb te Evropes, edhe te kombet me te zhvilluara si Gjermania , Italia, Franca etj, por ata keto dallime kulturore qe ne fakt i quajne diversitete kulturore, nuk u fryjne por perpiqen ti shohin pozitivisht si vlera qe pasurojne kombin. kombi pra nuk preket !
shqiptareve te Kosoves nuk ua mohojme dot meriten e madhe kombetare qe me heroizem dhe sakrifica arriten ti mbijetojne per gati 1 shekull represionit serb. -por ama duhet te dish qe kjo u be e mundur sepse ata luftuan dhe rezistuan si SHQIPTAR, jo si kosovar ! -perndryshe serbet ua kishin pergatitur planin djallezor dallues ‘‘shiftari’’ vs ‘‘albansky’’. por gjysherit e tu nuk rane ne kete gracke.
Belul, une te falenderoj per pergjigjen.
Une jo vetem ne kete teme, ku si nga Kosova mundohem te sjell dhe te shterroj argumentet e mundshme ne dobi te debatit ne fjale, por edhe ne kete forum, nuk jam me mision, nuk me ben pershtypje aspak kush e fiton debatin, nuk jam per t’i mbushur a ndrruar mendimin askujt.
Nese nuk e ke verejtur kete, me vjen shume keq.
Nese ka dicka qe me intereson, ajo eshte fakti qe derisa ne shkruajme ketu Kosova eshte e lire. Per me teper e pavarur.
Nuk ka humbje identiti. As per ndryshim nuk behet fjale. Ne kete teme po, por ne realitet jo.
Po verej ketu, sa me pak qe eshte i informuar individi, aq me sulmon, aq me shume e “mbron” Kosoven.
Ajo qe po mbroj une ketu, eshte rrjedha e natyrshme e perpjekjeve dhe sakrificave te Kosoves.
Serbia pas viteve 80 ishte dorezuar ne luften per ta na bere turq sllav a dicka tjeter. Pasi u dorezuan ne kete, e pane si te pamundur, serbet zgjodhen vetem nje opsion ndaj nesh, zhdukjen fizike. Gjenocidin. Nderkohe ne shpetimin asnjehere nuk e menduam se na vjen nga shqiperia. Ishim realë. Nuk kishim kohe as te analizonim arsyet pse. Ameriken dhe evropen e pame si shpetim te vetem. Jane te dokumentuara deklaratat e para te lidereve tane kosovare ne ato fillime, fundi i viteve 80ta: “ne jemi shqiptare, jemi ne trojet tona. Nese ju insistoni ne mosndryshim te kufijve, zgjidhja minimale qe kerkojme eshte pavaresia. Maksimumi yne eshte bashkimi me shqiperine”. Porosia e miqve ka qene qe kerkesa per bashkim do te jete fatale per ju, ju kthejme shpinen.
Gjerat rrodhen sic dihet tashme. Me direktive te amerikes ne vitin 1991 ne kosova organizuam referendum, populli me 100% perkrahu pavaresine. Asnje 0% nuk kerkoi si opsion bashkimin.
Nuk eshte as qe karahasohet kjo me aravanitasit. Nuk ka mekanizem represiv ne kosove per asimilim a imponim identiteti. Kemi ne paralament parti legjitime qe ka ne program bashkimin. Kane edhe votues.
Kemi ne libra te historise te gjitha ngjarjet e figurat shqiptare qe femijet tane i mesojne lirisht ne shkolla, do t’i mesojne edhe femijet e femijeve te tyre te njejtat.
Gjuha gjermane ka dialekte te renda. Austria gjate gjithe historise e pati rrugen e ndare me shtetin gjerman. Pse nuk e humbi gjuhen???
Ku e bazon ti argumentin kur me thua “do ta harroni gjuhen”?
Si organizem te gjalle, gjuhen ose standardin me siguri dikur do ta perpunojme, pse jo edhe me komisione te perbashketa shqiperi-kosove. Sic bejne qindra shtete kombe qe kane gjuhe te njejta (shtetet e spanjishtes etj).
këtu ka përgjegjësi e tij edhe shteti shqiptar i shqipërise. përrallat me integrim,me be,me një shtet ku luftohet ndjenja kombëtare,kanë bërë që trojet shqiptare të ngelen në mëshirë të sllavëve. ata po punojnë në prapaskenë duke përkrahur parti islamike,fondacione dhe gazeta krahinariste si dhe duke mbështetur partine jugosllaviste të mustafoviçit… ngurrimi i shqipërise për të folur hapur për kosovën ,i cili ndodh për shumë arsye po më kryesorja është frika nga etiketimi si nacionalist, ka bëre që tu hapet oreksi mbeturinave sllave në kosovë. me argumente boshe si_ i ka kaluar koha shteve kombetare,apo dhe karagjozlleqe të tjera . pra është koha që shqipëria të bëje te qartë interesin e saj per trojet e rrezikuara shqiptare. këtë nuk mund ta bëjne ata që i kapin ambasadoret për veshi.__
del-ta,
Ti je kunder shteteve kombetare?
Ti je edhe kunder integrimeve?
Meqe je kunder shteteve kombetare, aq me teper qe u paska kaluar koha si karagjozlleqe, cfare shteti do ta besh ti shqiperine e bashkuar??? Meqe nuk i do shtetet kombetare?
Ose ti nuk e di si funksionon nje referendum, ose po i manipulon faktet sipas qejfit tend. Referendumi nuk eshte hartim, ku secili mund te shkruaje c’ti doje qejfi. Referendumi paraqet nje pyetje (apo edhe disa) per te cilen kerkohet pergjigje “ne favor” ose “kunder”.
A mund te me thuash cila ishte pyetja e referendumit te vitit 1991?