Detyrimi moral

Shume i bukur ! Une nuk kam qen ! Ose me sakte nuk kam patur kurre nje qen timin ! Per nje periudhe te jetes time kam jetuar ne nje shtepi me qera ku i zoti i shtepise kishte 2 qen qe i mbante aty , nje pastor gjerman e nje Doberman fillimisht e me vone nje tjeter qe nuk mbaj mend racen, te cilet gjithe kohen qendronin ne kopshtin e shtepise e nuk e kalonin kurre gardhin ! Isha thjesht indiferent ndaj tyre fillimisht , u coja ndonjeher per te ngrene ose luaja me ta 10 min kur kisha kohe ! Dy te paret ngordhen fatkeqesisht shpejt , kurse me te tretin ndenja me gjate ! Nje mbasdite nuk di pse (mbase per arsyhen qe shihja shume njerez rrugve me qen per shetitje ) vendosa te mar qenin me vete ne makine e ta nxjerr per shetitje ne lulishten e qytetit ku jetoja! Qeni fillimisht u frikesua e pastaj mund te them se u cmend nga lumturia , qendroi gjithe rruges me koken jashte dritares se makines me gjuhen perjashta e me vone vraponte si i cmendur kudo ! Shikonte kudo, perpinte cdo gje me syte e tij !Ishte nje ndiesi fantastike qe nuk kam per harruar gjithe jeten (prandaj ky shkrim me ngacmoi) !

me behet qefi, megjithse ky eshte perkthim shume i vjeter dhe halli im atokohe nuk ishte per te ngacmuar lexuesit qe te duan qente, por qe te ngacmoj intelektualet e medhenj qe te turperohen se kanë rënë me poshte se qente nga pikpamja e beses, intelektuali i modh do të thotë tradhëtor i madh! qen bir qeni!

arb ishkomunisti qe ke tradhetu komunizmin per animalizmin :grinning:, kape kete qe kam shkruar ne nje koment me lart:

Sa me shume njoh e shijoj kapitalizmin(sidomos ate shqiptar), aq me shume ndiej respekt per komunizmin ose me sakte per komunistet (sidomos ata shqiptar) ! Animalist eshte fjale e madhe, megjithse i dua kafshet e shpendet (dmth i kam qejf eshte fjala me e sakte) une jam i ndergjegjshem qe nuk jam i afte apo i zoti per te mbajtur nje kafshe shtepiake ! Ehhhh shok , kapitalizmi na ka mesuar e ndergjegjesuar per limitet …kete ja pranoj ! Pershendetje revolucionare !

arb, kape ket qe ishte shkrujte tek libri i kimise ne klase te gjashte:

Asgje nuk krijohet, kurrgje nuk shkaterrohet, gjithçka transformohet - Lavuazje

ve bast se ti ne kohe te Qemal Stafes kishe per te shit qepe ne pazar te vjeter me kandar ne dore, dhe do te kishe respekt t’modh per ata qe kishin dyqon me qepena.

kurse un sa here hap fejsbukun do te gjej pa tjeter nje post qe e ka te shkruajtur aforizmin ketu poshte (pa tjeter do jete e animalistit Oscar Wilde, jane te tij shumica e aforizmave ne fejsbuk):

Sa me teper njoh dhe shijoj qente dhe mocat, aq me teper urrej njerzit!
:smiley:

lidhur me temen “nene e babe” te shtjelluara me lart komenteve me temen “qente”:

Pse kemi nënë e babë, andaj kemi atdhe e mëmëdhe.

PD akuzohet se është e majtë, ndersa PS se eshte e djathte. Partia e Nolit, Zogut, Avni Rustemit vetequhej konservatore dhe emertohej Partia Popullore, kurse partia konservatore e Mehdi bej Frashërit dhe bejlerëve emertohej Partia Përparimtare dhe mbahej si liberale.

Trokellijne bolet e Marlonit ne harmoni te plote me felet ne shekuj te shekujve.

Sekreti i ekzistencës: në mospranitë e mëdha fizike të ketë prani akoma më të mëdha shpirtërore. Larg syrit, akoma më afër mendjes!

Pse kemi nënë e babë, andaj kemi atdhe e mëmëdhe, Papat dhe Perandori, Kishe dhe Bashki, Komitet Qendror dhe Kryeministri, Komitet Partije dhe Komitet Ekzekutiv në rrethe.

:smiley:

Pse kemi trup e mendje, andaj kemi nënë e babë.

dhe eshte turpi i botes qe gjendja universale dypolare yin-yang e Krijimit te peshtjellohet nga trokellima e dy boleve te Marlonit.
:smiley:

Më tepër se çdo tjetër më shqetëson për vdekje në mënyrë kriminale një copë mbeturinë plastmasi që valvitet nga era mbi barin e një parku të gjelbëruar. Shqetësimi shumëfishohet kur të njëjtin fenomen e ndesh mbi barin e parqeve të shkretë të një zone industriale që nuk i viziton njeri. Në rastin e parë mbeturinën e plastmasit mund ta ketë hedhur ndonjë i pandërgjegjshm, ndoshta ndonjë femijë që edhe mund t’i falet, kurse në rastin e dytë vendi i krimit, objekti i krimit, krimi dhe autori i krimit janë direkt të pranishëm, pëgjegjsia është e plotë. Në këtë rast ndjej fort se ka kaluar çasti historik dhe është humbur rasti historik që konfliktet të zgjidhen me të mirë, tanimë lufta e re botërore teorikisht është shpallur, nëse nuk arrihet me të mirë, arrihet me të keq, dmth me kallaçnikov.

A ja vlen vallë që një foshnjë të mësojë duke qarë atë që mund të mësojë duke qeshur? - Gianni Rodari

Thënia e Rodarit vlen njësoj edhe për të rriturit, jo vetëm për fëmijët. Për këtë arsye, pothuajse e gjithë kultura është një qarje e vazhdueshme qurrashësh prodhuar për qyrrashë - i Modhi :smiley:

Nëqoftëse krijohet një skutë e errët, kudoqoftë, edhe mbrapa ndërtesës së Kryeministrisë, do të vihet re të dalë prej errësire ndonjë shqipëtar i ndritur duke lidhur ushkurin e pantallonave.

nje koment i modh i nje anonimi ne Fejsbuk, qe sherbimi sekret italian me siguri ma ka vjedh mu sepse s’ka mundesi qe nje koment te tille ta beje nje intelektual italian:

Mio padre diceva che esiste la cultura e le culture, i la conoscenza e le conoscenze, il sapere ed i saperi. Ma poi esiste la natura di ognuno che spiega perché pur essendo colto, sapiente e conoscitivo ti comporti nella maniera contraria ai tuoi valori.

:rofl:

Përderisa njeriu shfrytëzon njeriun, përderisa njerëzimi është i ndarë në zotërinj dhe shërbëtorë, nuk do të ketë as normalitet as paqe. Kjo është arsyeja e gjithë së keqes së kohës sonë - Pier Paolo Pasolini

Përderisa njeriu i ditur shfrytëzon injorantin, përderisa njerëzimi është i ndarë në shkrimtarë të mëdhenj dhe lexues të vegjël, nuk do të ketë as normalitet as paqe, sepse nuk ka asnjë dallim midis të kesh para e jesh i varfër pa para dhe të kesh njohuri e të jesh injorant analfabet. Të akuzosh vetëm të pasurit si të padrejtë është një dinakëri e shkrimtarit të madh dhe intelektualëve të mëdhenj për të shpëtuar fytyrën e tyre. Në fakt është edhe padrejtësi dhe poshtërsi e përzjerë me budallallëk dhe injorancë hipokrite, sepse të tjerët mund t’i mashtrosh, por kurrsesi nuk mund të mashtrosh dot ndërgjegjen tënde - i Modhi :smiley:

Pse shkruaj? Nga frika. Nga frika se mos humbet kujtimi i jetës së njerëzve për të cilët shkruaj. Nga frika se mos humbet kujtimi për mua. Ose edhe vetëm për t’u mbrojtur nga një histori, për t’u përfshirë në një histori dhe për të mos qenë më i njohshëm, i kontrollueshëm, i shantazhueshëm - Fabrizio De André

Nëse shkruhet nga frika atëherë gjithçka që shkruhet është false, sepse çfarë bëhet nga frika është false dhe nuk mund të jetë tjetë vetëm se falsitet, e si e tillë nuk meriton të lexohet, dëgjohet, shihet. Ka një ndryshim të madh midis të shkruarit që mbetesh në kujtesë të pasardhësve dhe të shkruarit nga frika se mos harrohesh. Sikur ka një ndryshim të madh midis të mbeturit gjallë me çdo kusht nga frika e vdekjes dhe thjesht të jetuarit me ndjesinë se je i pavdekshëm. Në këtë ndryshim të madh qëndron ekzistencializmi si një gjendje shpirtërore totale në epokën moderne, që është njëkohësisht edhe e keqe totale - i Modhi :smiley:

Mos bëni thanatos, bëni eros :stuck_out_tongue:

Rastësisht ndesha një frazë të Volterit: “Njeriu nuk lind i keq, ai bëhet i keq, ashtu sikur sëmuret”, të cilën e dija ide origjinale të vetëm Rusoit (thënë me të tjera fjalë). Duke ditur që Ruso dhe Volter - dy iluministët më të shquar që ndikuan më tepër Revolucionin Francez -, urreheshin midis tyre (si dy vëllezër komplementarë), një arsye më shumë që ideja në fjalë përbën dogmën të iluminizmit në kundërvënie dogmës së mëkatit origjinal të krishterë: njeriu lind i keq. Këto dy dogma skajshëm kundërshtuese bardhë e zi përbëjnë bazën ku ngrihet ngrehina përkatëse e krishtërimit dhe komunizmit, pra janë aksioma përkufizuese për dy ideologjitë përkatëse që përcaktojnë në mënyrë fatale strategjinë e ndërhyrjes për të shkatërruar të keqen aty ku ajo struket: në shpirt të njeriut (krishtërimi) dhe në strukturat shoqërore (komunizmi).

Sa më sipër janë dy teste provë që përcaktojnë qartë se kush është komunist dhe kush është antikomunist, ndërsa përzjera e dy testeve, dhe për pasojë përzjerja e dy ideologjive dhe strategjive të ndërhyrjes përkatëse, gatuajnë çorbën e derrit postmoderne - postkomuniste dhe postkrishtere - që po përjetojmë 30 e kusur vjet si trokëllimë e dy boleve të Marlonit.