Detyrimi moral

Kurrë nuk do të doja të vdisja për idetë e mia, sepse ato mund të ishin të gabuara - Bertrard Russell

Për të njëjtën arsye nuk do të donit të jetonit për idetë e juaja - i Modhi :smiley:

No vax i sotëm është modë si të qenurit komunist në vitet 30-të dhe anarkist në fund të shek. XIX si e njejta esencë rrebelimi prometeik; dmth modës nuk i duhet qasur me mendjelehtësi, pavarsisht se modën zakonisht e ndjekin mendjelehtët. Edhe kur të fitojë e verteta një ditë, do fitojë si e modës.

apo jo Korrikse?
Ti nuk je e modes, Stalker eshte i modes :joy:

Pamvarsisht nga arsyet që mund të përfliten në rastin e një vetvrasjeje, motivi i fshehtë është seksi, tabani i thanatos është eros. Kur vetvrasja ndodh në pleqëri arsyet e përfolura fitojnë prioritet sepse ju mungon tabani i seksit, i cili për paradoks është i pranishëm si mungesë: impotencë seksuale.

Kemi 100 vjet qe kendojme : ne gjirokaster u vra bimbashi per te cliruar vatanin , bimbashi qenka vrare per pune seksi :joy:
E vërteta për vrasjen e bujshme në 1908-ën/ “Dikush kallëzoi se e fejuara e Çerçizit Topullit, Qamoja ishte me barrë dhe…”, ç’zbulojnë kujtimet e ish-ministrit (panorama.com.al)

E kena diskutu kushedi sa here kete problem qe nga fillesat e Peshkut, e ka shpjegu Hegeli me konceptin “dredhia e arsyes”, qe njerzit edhe kur veprojne sipas interesave materiale dhe ambicjeve shpirterore, dashje pa dashje me aktet e tyre permbushin qellimin e historise. Pak njerez te zgjedhur veprojne te ndergjegjshem ne perputhje me motive ideale dhe misionin historik, shumica jane koqe fare, gjendje majmuni, nuk jane ne gjendje te mbajne presionin më përtej ekzistencës së tyre, si të mbushin barkun me bukë dhe të gjejnë ndonjë noçkë. Por edhe te zgjedhur jane relativisht te ndergjegjshem, 100 % i ndergjegjshem eshte vetem Mesia.
Sidoqofte ne artikull kishte disa gjera interesante, dhe te falenderoj qe e prure. Me vone mund te them ndenje gje, tani nuk kam kohe.

Sot në një kafene të mbipopulluar frikshëm nga klientë me maska, më erdhi e natyrshme të praktikoja një marifet të lashtë që dikur e përdorja në Tiranë. Meqë filxhanet i lanin sa për sy e faqe, e kur kishte shumë kallaballëk vetëm i shpëlanin në një tenxhere alumini mbushur me filxhanë, kafenë e pija duke përdorur një teknologji higjenike aspak komode: i vija buzët tek bishti i filxhanit për të shmangur rrezikun e infektimit, kështu që ishte pak e mundur që të tjerët më parë të kishin vënë buzët për të rufitur kafenë në të njëjtin vend.
Një herë një budalla famoz (nuk ja mbaj mend emrin), që bridhte rrugëve e kafeneve të Tiranës veshur zhele-zhele, i pa rruar dhe i pa larë tërë zhul, rastisi pranë gjatë ritit të pirjes së kafesë në këmbë mbështetur tek banaku. Pasi pa mënyrën time origjinale të rufitjes së kafesë, tha buzagaz me dashamirsi prej kolegu përbetues:

-Edhe unë aty i vë buzët, njësoj si ty.

(nga Ditar i një fuksi)

Pije kavene ne kupa letre si ketej . :grinning:

e di qe ju andej jeni me te zgjuar se ne budallejte kendej qe nuk perdorim prezervative :smiley:. Po ja mundo SPAKU sa anej-knej, po ne kendej nuk kemi kulture seksuale, ja derdhim mrena :joy:

Mbas eksperiencës Covid19 kanë ndryshuar shumë gjëra për të cilat akoma mungon vetëdija e plotë (hesapi bëhet në fund, dhe fundit akoma nuk po i duket fundi). Më kryesorja ndër to: humbje e besimit, jo vetëm tek njerzit dhe liria e informacionit (humbje e sosur përkryer gjatë Luftës së Ftohtë), por edhe tek gjërat dhe sendet më të thjeshta që na rrethojnë. Gjithçka ekzistuese përmban potencialisht rrezikun e infektimit edhe sendi më paqsor dhe më neutral ndjehet si rrezik vdekje :skull_and_crossbones:. Tashmë është bërë reale metafora mesjetare që i tërë Kozmosi (krijimi) është i infektuar nga Satani.
Ne te vertete e vetmja qenie e infektuar ne Univers eshte njeriu.

apo jo Stalker lesbiku? :smiley:

Meqë desha te blej një mall në Amazon, për të gjykuar lidhur me cilësi-çmimin, konsultova komentet e blerësve poshtë ekspozesë së mallit. Si rëndom në sitet e shit-blerjes, në mënyrë alternative një koment pozitiv pasonte një negativ, dhe anasjelltas. E pamundur të gjykoje, mendja pordhë njësoj si të ishte fjala për Berishën dhe Ramën, trokëllinin bolet e Marlonit si herët edhe në Amazon.
Një tjetër dëshmi për gjendjen bipolare skizofrenike të njerzimit, i cili ka zëvendësuar dy hemisferat trurit me dy bolet e Marlonit.

-Mua me pëlqejnë shumë librat horror. A të pëlqejnë ty?

-Jo, unë nuk para lexoj libra horror, nuk e ndjej të nevojshme sepse që mbas Manierizmit e tëhu e tërë kultura është horror bashkë me historinë, sidomos kultura dhe historia e shek. XX.

(nga Ditar i një fuksi)

Verë, zheg gushti, peisazh i zhuritur, harbonin gjinkallat, të gjitha dritaret e pallatit hapur kanatesh për të dhënë iluzionin e freskisë, ore dreke, xhan xhin në rrugë përveç meje. Nga një kuzhinë e katit parë dëgjohet një zë gruaje:

-U të marrsha t’keqen un ty, vdeksha un për ty!

Me siguri kjo dashuri i drejtohej të birit të saj, i cili, meqë mami tregoi se e donte për vdekje, bëri tejkanjozin e përkëdhelur, e si duket theu diçka, sepse u degjuar një krismë qelqesh të thyer që pasoi turfullimin e mamasë në sens të kundërt:

-U të hëngërt mortja, vdeksh n’ven ishalla!

Stërvitje eros-thanatos: vdeksha un për ty - vdesh ishalla që përgatit kuadrot e ardhshëm bipolarë që do i bëjnë yzmet 2 boleve të Marlonit në të ardhmen e ndritur.

(nga Ditar i një fuksi)

Nëse dikur ekzistonte një kuptim ose një e vërtetë që e shpjegonte botën, ose të paktën dhe me saktë besohej që bota ka një kuptim ose një të vërtetë të kapshme - siç pretendonin psh dy sistemet më grandiozë, më totalizues dhe më të zbatuar në sferën perëndimore: marksizmi dhe krishtërimi -, në epokën e sotme postmoderne besohet rëndom që bota ka shumë kuptime ose të vërteta alternative (që në plan të fundit do të thotë nuk ka as një kuptim ose as një të vërtetë). Si çdo besim, edhe në këtë rast motivi është emocional dhe aspak logjik: meqë për eksperiencë fresko dhe të hidhur të sistemeve totalitarë të strukturuar sipas një të vërtete, ateherë jo vetëm që nuk ka një të vërtetë siç besohej në këto sisteme të dështuar, por nuk duhet të ekzistojë as edhe një e vërtetë, sepse një e vërtetë do të jetë detyrimisht dhe me përkufizim totalitare, dmth tiranike gënjeshtare. Thënë popullorçe: për inat të sime vjerre, vete të fle me mullixhiun. Ka vetem lejë për një të vërtetë tiranike: bota është kot, absurde, pa kuptim, e pavërtetë, pa të vërtetë, pa një të vërtetë. Por kujdes, nuk ka tjetër të vërtetë përveç kësaj që sapo u tha; domosdo, nuk jetohet pa një të vërtetë gjithsesi!

Kam kaq shumë ide, sa do të isha i lumtur të m’i vidhnin. Kam vetëm një problem, se jam unë që shtie në ngasje vjedhajdutin - i Modhi :grinning:

Në mes koqe injorantësh keqadashës vuan, jo vetëm për ato që s’di, por edhe për ato që di.

1 Like

Nëse një personazh i një autori thotë një marrëzi, nuk është e thënë që kjo marrëzi është detyrimisht kredoja e autorit, ndryshe nuk do të bridhnin Gjashtë personazhe në kërkim të autorit, dmth në kërkim të krijuesit ose atit të tyre për ta vrarë në përputhje me Kompleksin e Edipit.

Dyshoj që ankimtarët thellë thellë ju pëlqen çfarë ju ndodh, pamvarsisht nga ankesat, ose pikërisht sepse ankohen. Veçanërisht nëse ankimtari është intelektual i modh, për çfarë do shkruajë pa u ankuar?

Sa më tepër afrohet rënia e një perandorie, aq më të çmendur bëhen ligjet e saj - Ciceroni

Thënia, që përkufizon ligjin e paraleve historike, rikonfirmohet nga ç’ndodh edhe në bashkohësi; mandje, nga çfar po na dëgjojnë veshët e ç’na shohin sytë, mund të thuhet akoma më tepër: sa më afër rënies së një perandorie, aq më të çmendur bëhen perandorët dhe ligjëvënësit e saj. Që njëkohësisht bëhen më të çmëndur edhe banorët e perandorisë, sot është më se e qartë dhe logjike, kështu i bie të ishte; por për Perandorinë Romake nuk mund të vihen duart në zjarr sepse ato kohë nuk kishte gazeta dhe liri demokraci - i Modhi :smiley:

Disa ngjashmeri jane te frikshme .pas disa perandoreve legjendare aty nga vitet 100-200 erdhen ne fuqi karagjoze ,e njejta gje edhe me perandorine osmane ,pas mehmet fatihut e sulejmanit te madherishem erdhen ibrahimi i cmendur apo selim pijaneci.SHBA jane ne te njejten moshe kur filloi tatepjeta e ketyre perandorive .

Edhe me Bashkimin Sovjetik njesoj, degradim i vazhdueshem, Gorbaçovi ishte ringjallja e pashpjegueshme te semurit para se te vdese. Ekuivalenti i Gorbaçovit ne Perandorine Romake ishte Mark Aureli, perandori me i ndritur i Romes, i fundit pagan i iluminuar qe paralajmeroi ardhjen e krishterimit. Eshte i vetmi pagan qe un vazhdoj ta lexoj.