Detyrimi moral

Per shkak te progresit teknologjik e perhapjes de shpejte te diturise ngritja dhe renia e perandorive do te jete me e pershpejtuar mejtoj una .Shiqo kinen vetem 40 vjet me pare kenaqeshin me nje tas me oriz.nashi po konkurrojne perendimin.

Ajo qe eshte me e frikeshme nuk eshte renia e Perandorise, n’pith t’somes Amerika bashke me amerikont e kush i ka bo, por akselerimi i vazhdueshem i historise postmoderne - shkaktuar (siç thu ti) prej progresit teknologjik e perhapjes de shpejte te diturise - qe nuk jep mundesi me si dikur, qe nje superfuqi te bjere e te rrenohet komplet dhe te shkelqeje nje tjeter. Tani, ne shoqerine globale, qe eshte fenomen mirfilli postmodern, jane ne diskutim 2 mundesi: renia ose shkelqimi perfundimtar i gjithe shoqerise njerzore. Mirpo loqet e mdhenj intelektuale akoma vazhdojne te kendojne kengen e lashte te alternatives se loqeve te Marlonit:

Ne ato maja
rripa rripa,
nje here ma hipe
nje hera ta hipa.

populli (kaluar stafeta Marlonit)

Do ta lë këtë botë pa e ndjerë. Jeta nuk ka më asgjë për të më ofruar, kam parë gjithçka, kam përjetuar gjithçka. Por mbi të gjitha e urrej epokën aktuale, më bën të ndjehem keq! Gjithçka është false, gjithçka është tjetër për tjetër, nuk ka respekt për fjalën e dhënë, tani gjithçka që ka rëndësi janë paraja dhe pasurija! Di që do të largohem nga kjo botë pa pikën e keqardhjes! - Alain Delon

Shihe kush flet! Intelektuali i shquar kritikon boten ne menyre perfekte, por ne papergjegjshmeri totale, pa vene re qe ben dhe mbeshtet pikèrisht çfare kritikon. Ti thote keto fjale ndonje lypes qe flen poshte ures, hajdede, por Alain Delon ka qene nje ikone seks simbBole i kesaj bote false per nje gjysem shekulli ne konkurence me Marlon Brandon.

Pikëpamja e Bergson për mënyrën se si funksionon truri është grandioze dhe krejt kundërryme, sipas tij truri nuk percepton realitetin, siç rëndom mendohet, por funksionon përkundrazi si një valvul që mban nën kontroll informacionin në shërbim të vetëdijes. Nëse një njeri do të ishte pa valvulën e trurit, vetëdija e tij do të merrte në mënyrë intuitive në çast të gjithë informacionin e Krijimit ose të Kozmosit, dhe njeriu do të çmendej, ai nuk mund ta mbante ortekun e informacionit (ka shumë mundësi që kjo ndodh përgjatë çmëndurisë, ndoshta edhe përgjatë krizave mistike të shenjtorëve dhe krizave epileptike). Truri kontrollon informacionin duke filtruar çfarë i intereson prej realitetit, kështu që shkenca nuk është komplet e vërteta e realitetit, por një gjysëm e vërtetë e kontrolluar nga shërbimet sekrete të trupit.
E vërteta totale i takon të çmëndurve, mistikeve dhe epileptikeve, të tjerët janë sa për të marrë rrogën.

Nëse një klasik nuk i thotë gjërat më mirë se autorët bashkëkohorë, nuk vlen për asgjë. Për futuristët, klasikët nuk vlejnë asgjë, dhe meqenëse ambicia e futuristëve nuk u realizua në të ardhmen - e ardhmja e tyre është e sotmja jonë -, tani përballemi me 3 mundës: klasikët nuk vlejnë asgjë, futuristët nuk vlejnë asgjë dhe sinteza, që është e pamundur pasi në çdo rast sinteza mes dyve që nuk vlejnë asgjë është baraz me të tretën që nuk vlen asgjë.
(0+0=0)

Me përkufizim quhet skizofren ai që nuk dallon dot këtë botë nga ajo botë, që e përkthyer në politikë do të thotë: me përkufizim quhet skizofreni kolektive situata ku nuk mund të dallohet një bole e Marlonit nga bolja tjetër e Marlonit, alias çfar ndodh në situatën postmoderne.

Morali i përrallës: duhet qendruar larg politikës për të mos u bërë skizofren.

Kapitujt e Komedia Hyjnore duken si skeçe estrade në një epokë ku pothuaj asnjëri - nga çfar dëshmojnë mediat - nuk beson më në Zot.

-Pse nuk e di ti që filani ka qenë hafije e Sigurimit?

-Jo nuk e di, s’kam nga ta di; duhet të kesh qenë vetë spijun që të dish kë ke koleg. Pastaj ka spijunë që as ata vetë nuk e kanë ditur që janë të tillë, sepse janë përdorur për marrje-dhënie informacioni pa e ditur. Ose ndoshta edhe e kanë ditur edhe nuk e kanë ditur, meqë edhe intelektuali i shquar thotë se qenia ndodhet në kufi të dijës dhe mosdijës, dhe se proçesi i njohjes bëhet nga e panjohura tek e njohura.

Pyetja që më ka munduar në vite pa mundur t’i jap përgjigje: Pse shqiptaret nuk shkruajne kujtime?, mbas vitit 1989 pasoi pyetjen e kundërt dhe njësoj të pamundur për t’i dhënë përgjigje: Pse shqiptarët shkruajnë kaq shumë kujtime?

Shtruar njëkohësisht dy pyetje skajshëm përkundrazi, vetkuptohet që s’ka nevojë fare për përgjigje.

Sa më shumë kalon kohë, aq më shumë më bëhet mendja top se problemi i njohjes keq të botës është pështjellimi midis Tekstit dhe Kontekstit.

Problemi kryesor i epokës postmoderne që përjetojmë është përbuzja e Tekstit dhe glorifikimi i Kontekstit.

Aksioma postmoderne arti është subjektiv është e rreme, e rrezikshme dhe katastrofike për shoqërinë. Subjektivja nuk është fantazi në hava, por është një vizion i pjesshëm i objektivitetit të perceptuar nga kënde dhe nivele të ndryshme prej secilit subjekt si polifoni e qenies objektive. Nëse do të ishte gjithçka subjektive në kuptimin kapriçioz “kështu e ndiej unë”, kritika e artit nuk kishte kuptim dhe legjitimitet. Lëre mos e nga se sa do kishte kuptim dhe legjimitet të bëhej histori e artit dhe histori e njerzimit në përgjithsi.

-Nuk jam tepër mbipeshë, vetëm 10 kile tepër.

-Pse pak të duken? 10 kile janë pak për tu spostuar me pizhama nga një krevat spitali në tjetrin; pa provo të mbash mbi kurriz 10 shishe ujë 1 kilshe dhe të bësh jogging!?

-Nuk është nevoja për të ngritur një gardh me tuba dhe të tjera hekurishte; harxhime të kota paresh, orë të tëra pune në zheg të gushtit, plus që rezultati do jetë një shëmtirë; mjafton të mbërthehet rrjeta xingato në muret e shtëpive të komshijve përbri. Katër vida janë të shkretat, ngulur në mur mbrapa shtëpive shtëpive, e as nuk duken fare se janë të mbuluara nga bimë kacavjerrëse!

-Jo mos e fol, gjë që s’bëhet këtu, as që duhet të shkojë ndër mend t’ja kërkosh komshijve këtë!

-Çar lesh vendi qeka ky? - mërmërita.

-Paskërke harrur që ka “lesh vendi” ku komshiu ndërton pa lejë një shtëpi tjetër sipër shtëpisë tënde.

-E kisha harru vërtet “lesh vendi”, por tani që ma kujtove ti dhe më duhet të instaloj në këtë “vend leshi” një gardh absurd në mes të vapës, them: -Çar lesh bote qeka kjo?

(nga Ditar i një fuksi)

-Si t’ja bëj që t’ja mbush mendjen asaj që disa copa gjethe shkurresh e disa fije bari shtigjesh mali, të sjella në shtëpi me këpucët trekking, nuk bëjnë pis dyshemenë, përkundrazi, poetizojnë mediokritetin e papuçeve?

(nga romani Përse trokëllijnë këto bole?)

Bëj çudi kur shoh se të njëjtët persona që dikur festonin kur amerikanët braktisën Vietnamin, tani po qahen për braktisjen e Afganistanit.
Një tjetër shembull në dobi të tezës që historia është një grumbull ngjarjesh absurde dhe kaotike si avull alkoolik në trurin e një të dehuri, të pamundura të kuptohen e shpjegohen në mënyrë logjike.

Me briskun e vjetër vuan kur përdor gëzh-gëzh sepse nuk pret mirë, por ke qarin se nuk pritesh kurrë, me briskun e ri përkundrazi, rruhesh rehat, por nuk rri pa e berë të therrurën e lehtë me pak gjak të sakrificës mëngjezore.
Historia mund të mësojë nga teknologjia.

Motoja e epokës moderne:
Bëji mutin Tekstit, dhe haje se të bën mirë në formën e Kontekstit.

Ne nuk i shohim gjërat siç janë, ne i shohim ato siç jemi - Talmudi babilonas

Për delikatesë Talmudi nuk e thotë të vërtetën deri në fund, e cila është shumë më e rëndë:
Ne i deformojmë gjërat ashtu si ne vetë jemi të deformuar.

Nëse sapo hyn në një dhomë, paradhomë, sallë, etj, dhe instiktivisht kërkon një vend për tu ulur, atëherë dije që je i marrë fund.

(nga romani Përse trokëllijnë këto bole?)